Mendime
Reshat Nexhipi: Valët e Vardarit rrjedhin gjak!
E hene, 08.10.2012, 07:40 PM
VALËT
E VARDARIT RRJEDHIN GJAK!
-Momente të hidhura për shqiptarët nën Maqedoni. Disa nga veprimet e kryera nga ana e pushtetit serb dhe sllavomaqedonas ndaj shqiptareve ne vatrat e tyre etnike-(Renditja e vendeve ku kanë ndodhur ngjarjet është bërë sipas rendit alfabetik)
Nga Prof. Dr. Reshat Nexhipi
Le ta dijë mirë e gjithë bota se fjalët GENOCID-KRIM-MASAKER-TRAGJEDI etj., janë të pafuqishme të shprehin vuajtjet e sakrificat e popullit shqiptar, sidomos të atyre shqiptarëve që me dhunë u vunë e mbeten deri sot nën pushtetin terrorist të sllavomaqedonasve...!!
Arbëri
i Kërçovës. Ushtria serbe kishte vrarë tërë shqiptarët e
këtij fshati, kështu që, sipas Safet Hysenit, s’kishte mbetur asnjë njeri nga
ky vend për të dëshmuar mënyrën e krimit, por dihet, shton ai që: “ ata janë
therë si bagëtia te’ kasapi dhe më pas janë djegur në zjarrin e shtëpive të
tyre”.
Bajnica e Pollogut. Dr.Xhemaili njofton se pushteti komunist në këtë fshat vrau 48 burra
të zgjedhur.
Beliçica,afër Mavrovës. Dr.r. Fejzulla Shabani shkruan se
partizani Sergja nga ky vend, me urdhër të brigadës partizane, ose në
kokë të vet, kishte vrarë 50 shqiptarë.
Bellçishtë e Zlestë. Sipas Dr. Nebi Dervishit,
xhandarmëria serbe,aty nga mesi i muajit tetor të v.1913, kur burrat kryenin
faljen e namazit të Bajramit, pasi i nxjerrin me forcë nga xhamia e fshatit, i
lidhin dhe i arrestojnë 74 sish së bashku me imamin, të cilët më pas i ekzekutojnë
që të gjithë.
Bllaca,1944. Një ditë nëntori, Brigada e XVI partizane,
sllavomaqedonase, udhëhequr nga Glisha Sharanoviq, pushkatoi rreth 170
burra-thuhet në literaturën historike.
Bllaca, 1999, refugjatët e Kosovës. Aty ishin grumbulluar rreth 200.000 shpirt, të cilët, për shkak të
mos kujdesit sa duhet të faktorëve
kompetent maqedonas, hoqën të zijt e ullirit, e posaçërisht pleqtë, fëmija dhe gratë
të cilat lindnin në baltën e Bllacës.
“Bunari i Xhamisë”. Në këtë vend të Zajazit,sipa Safet Hysenit, më
1913, ishin varrosur një pjesë e 300 shqiptarëve të vrarë nga çetnikët serb.
“Central” i Kumanovës. Në këtë hotel, gjatë dimrit të vitit 1912-1913, në
mënyrë tinzake ishin vrarë rreth 500 shqiptarë nga ana e pushtetit serb. (Deklarata e Shaban Jasharit nga Kumanova).
Cerova e
Gostivarit. Në këtë fshat, veç të tjerave, ushtria serbe, gjatë vitit
1913 kishte mbytur 100 shqiptarë.
Cërveni
Breg i Kavadarit. Aty ka patur reth 180 familje nga ana e Strugës dhe Gostivarit, të
internuara nga ana e regjimit komunist sllavomaqedonas
Cërvica e Kërçovës, 1913. Aty u bë vrasja e 36
shqiptarëve nga ana e ser-
bëve, të cilët pasi i masakruan
me “kiza” (një lloj mjeti që pastrohen arat nga therrat) dhe thika,
i varrosën pothuajse të gjallë në një varrezë masive.
Çairi i Shkupit. Dr.Xhemaili,shkruan: ,,Shefi i policisë, Llazar
Iliç...mblodhi në sheshin e Çairit 18 shqiptarë, të cilët në fillim i
mbylli në shkollë, e më vonë i vrau, ndërsa trupat e tyre i hodhi në pus,
pranë fabrikës së tullave, në afërsi të Shkupit..,,
Çajle e Pologut. Në
këtë fshat, çetnikët serb,sipas dr. Xhemailit, vranë 7 veta dhe u
hodhën në lumin Vardar.
,,Gazi Babë,,
Shkup. Në shtëpinë e Muzafer Halimit të kësaj lagje,
më 7 gusht, 2001, forcat speciale të policisë së Maqedonisë, komanduar nga
vetë ministri i atëhershëm i Punëve të Brendëshme Lube Boshkovski, vranë në
gjumë një nga komandantët më të shkathët të UÇK-së, Lefter Bicaj-komandant
Teli, si dhe 5 shoqëruesit e ti. Arben
Bajramin, Ndriçim Koxhaj, Pajtim Rocin, Abaz Beqirin dhe Adem Hasanin.
Gostivari, 1944. Më 21 nëntor, në rrugët e qytetit, ishin pushkatuar brenda 15 minutash mbi 20 të
rinjë,djem të moshës 16-17 vjeçare, kurse në dhjetor, pa gjygj ,ishin vrarë 120
burra e djem, me pretekste se kanë ndihmuar ballistët e Xhemë Gostivarit etj.
Gjinovica e Gostivarit, Bigori. Bandat serbe djegin këtë lagje dhe vrasin 13 antarë të familjeve Halili,
Mislimi, Mersimi, Xhelili dhe Zenku.
Idrizova. Në këtë burg, afër Shkupit janë dergjur me
mijra shqiptarë,disa nga të cilët aty kanë gjetur edhe vdekjen.
Izvor i Kërçovës. Historiani Qerim Lita, shkruan se gjatë v.1944, aty,
partizanët vranë 40 shqiptarë.
Jabollçishta
e Poshtme e Velezit. Gjatë vitit 1942, ushtria bullgare disa
shqiptarëve të këtushëm ua priste këmbët dhe ua hidhte në një shtëpi që
digjej, kurse disa grave ia therri edhe fëmijët e gjirit dhe përsëri asnjë
nuk i tregoi ku fshehej aradha partizane.
,,Karposhi,,
shqiptarët e Lubotenit. Fjala është për masakrën e v.2001.
Driton Dikena, në Faktin e 11 gushtit 2007, prezanton shkrimin me titull ,, U
vranë për shkak se ishin shqiptarë,, dhe
tekstin lidhur me përjetimet e disave në ,,Karposh,,:,,Atje përjetuam
keqtrajtime më mizore si nga ana e policëve po ashtu edhe nga civilë të
egërsuar maqedonas që kishin ardhur të shfryhen në trupat e rinj
të shqiptarëve.
,,Karposhi,, Atje përdoreshin shkopinj
dore, shkopinj bejzbolli dhe
dërrasa që thyheshin në kokat tona. Podrumi i
stacionit ishte mbushur me gjak- tregon Ismaili
i cili vetëm të nesërmen me një
veturë policore e kanë hedhur në një
rrugë të lagjes Viz Beg të Shkupit.
Kërçovë.
Në këtë qytet, Pepe Jovanovski, kapiten komunist, me urdhërin e
OZN-ës maqedonase, ose me iniciativën e vet, kishte krijuar një burg special me
sëmundje të tifos së morrit, me qëllim që të likuidonte shqiptarët.
Kodra e Gradishkës të Gostivarit. Në këtë vend, afër qytetit në fjalë, në nëntor
të vitit 1944,u masakruan 80 vetë të
pafajshëm, të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre natën në fshatrat: Reçan, Debresh
dhe Vrapçishtë.
Korita e Gostivarit. Historiani
Qerim Lita,shkruan se në këtë fshat forcat partizane maqedonase, bëjnë arrestimin
e gjithë meshkujve, duke i dërguar në llogoret e qytetitt” dhe se “një
numër i madh i tyre u masakruan, me preteks se kanë ndihmuar ballistët,,.
Koroshishta e Strugës, krim. Në vendin “Trapi i keq” sipas dr. Nebi Dervishit, ushtria
serbe, pas dështimit të Kryengritjes të vitit 1913, pushkatoi 10 burra të të
fshatit në fjalë.
“Krasta”e
Strugës. Në këtë vend,sipas dr. Nebi Dervishit, ushtria
serbe, pas kryengritjes së v.1913, pushkatoi 12 shpirt.
Kratova e Maqedonisë Lindore. Në këtë qytet ,sipas dr.Vebi Xhemailit, gjatë vitit 1912 ose 1913,gjenerali i Armatës II
serbe, Stefanoviqi, me dorën e vet kishte vrarë 100 të burgosur shqiptarë, duke
thënë: “Kjo pjellë duhet zhdukur,,.”
Kratova. Në
Kratovë, sipas librit të Nazif Selimit, kishte 100 familje shqiptare të
internuara nga ana e pushtetit komunist pas mbarimit të luftës. Atje, sipas të
njëjtit autor, punonin edhe gratë në ndërtimin e rrugës Kratovë-Probishtip,
ndërsa disa të tjerë punonin te stadiumi i Sileksit të sotëm.
Kumanovë.
Mbret serb, Petar Karagjorgjeviq, i në
një rast, duke kaluar në drejtim
të qytetit në fjalë, ose anasjelltas, ka vënë re një kolonë të gjatë me
shqiptarë, të cilët i shpinin që t’i pushkatonin dikund.Ai e qëndroi
automomobilin dhe u tha xhandarëve serb: “Pse po mundoheni kot me këta njerëz,
vritini sa më shpejt dhe kryeni ndonjë punë tjetër më të rëndësishme”.
Ladorishti,1944.
Forcat gjermane, të provokuara nga partizanët, më 28 tetor, pushkatuan
rreth 100 shqiptarë, nja dhjetë shtëpi i dogjën etj.
Lubishte. Gazetari danez, Fritez Magnussen, njofton se, pas
pushtimit të Shkupit, në këtë fshat serbët bënë krime dhe barbarizma të papara
ndaj shqiptarët. Një pjesë të grave të këtij fshati i dogjën së bashku me
fëmijët e tyre, kurse të tjerat, që mbetën gjallë, u shitën si skllave për 400
pijestra.
Luboteni,
2001. Në këtë fshat,afër Shkupit, më 10. 08. 2001, forcat ushtarake policore
maqedonase vranë disa shqiptarë të pafajshëm, prandaj fajtori kryesor, ministri i atëhershëm-Lube Boshkovski, u
fut në burgun e Hagut.
Mafmutaj i Kërçovës, 1912,1913. Ushtria serbe vrau në mënyrë më mizore dhjetra shqiptarë të këtij fshati.
Manastiri,2001. Peshkopi Petar, në mbledhjen komemorative të mbajtur
në sallën e madhe të Kuvendit komunal të këti qyteti, në asistencë të ministrit
të Punëve të Brendshme, ka thënë: ,,Për një mqedonas duhet vrarë 100
shqiptarë,, ( Fakti, 27 prill,
2007-Qenan Hasani)
Manastiri, 2001. Huliganët sllavomaqedonas u vunë zjarrin disa shtëpive
të shqiptarëve, duke përfshirë edhe atë të autorit të këtij shkriumi,duke u
hakmarrë për vrasjen e disa
maqedonëve nga forcat e UÇK-së.
Merova e Pologut, 1913. Dr. Xhemaili, shkruan se nga ky fshat,ushtria
serbe vrau 35 veta, kurse 15 të tjerë,
edhe pse ishin të lidhur, arritën të iknin.
Milinca e Kërçovës, 1913.Safet Hyseni, në “Faktin” e 18 tetorit, 2006,
duke bërë fjalë për 300 viktimat e vitit 1913,shkruan: “Të gjithë janë
masakruar me thik...Pasi i lidhin me brezat e tyre një nga një, i
nxjerrin dhe i dërgojnë te porta e shtëpisë që është ndodhur më afër. Aty dy
sllavë, Gavria bashkë me një fqinjë të vetin nga fshati Milincë, me thika i
therin viktimat, ndërsa dy të tjerëve u presin kokat dhe i hedhin në një
kasolle”.
Misllodezhda,e Strugës,“Ndërlivadh”. Në këtë të fundit, pas luftës së Petrinjës të
vitit 1913, sipas një shkrimit të dr. Nebi Dervishit, ushtria serbe
arestoi 35 burra shqiptarë të fshatit në fjalë dhe i pushkatoi.
Monopoli i Tetovës. Shaban Xheladini në Faktin e 27 tetorit 2003,
shkruan: “Pas çlirimit”, 1944, Monopoli i Tetovës u shëndrrua në burg dhe
kasaphane për shqiptarët. Në fillim të dhjetorit në “Monopoli”-in e Tetovës u
futën rreth 6000 shqiptarë (95%) të pafajshëm (1944), kurse me intervenimin e
eprorëve të Brigadës së Katërt shqiptare u liruan nja 3000 shqiptarë, kurse
fati i 3000 shqiptarëve të tjerë, duhet kërkuar në hapsirën dhe bodrumet e
“Monopol”-it tani më të diskutueshëm për pronarin e vërtetë..
Monopoli i Tetovës, krime.. Në Flakën e 22 tetorit 2003, autor i këtij libri, ka shkruar: ,,Në literaturën
historike një dëshmitar kujtohet: Rrinim në katin e parë dhe çdo ditë ndëgjonim
britma dhe piskëllima të njerëzve tanë që ishin në katin mbi ne. Pas britmave, fillonin
të binin pika gjaku, së pari nga pak, e pastaj më tepër në të çarat e tavanit.”
Monopoli i Tetovës, krime. Gjaku ishte i shqiptarëve të therrur e të
vrarë
....Nga qelia tjetër, që ishte në bodrum, dëgjohej
piskëllima e një shqiptari, i cili e luste kasapin e zi që t’i hiqte një plumb
ose t’ia priste kokën. Kasapi i zi e mbaronte cigaren mbi barkun e
shqiptarit të rrëzuar si kurban, me thikën që ia kishte ngulur në fyt…”
Monopoli, sipas Faton B. Mehmetaj-it. Ky, në Faktin e 8 majit,
2004, shkruan “Në vitin 1944 në stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë,
qarqet e OZN-ës kishin mbyllur mbrenda mbi 10.000 shqiptarë në mesin e
të cilëve kishte edhe pleq, gra e fëmijë. Vetëm mbrenda një nate u
pushkatuan mbi 1200 vetë, kurse të nesërmen u pushkatuan edhe 20 të tjerë.”
Monopoli, sipas Eugen Shehut. Në një shkrim eletronik të tij, botuar në
internet, thuhet se: Burra, djem, pleq, plaka e deri nëna me foshnja në gji,
rrëmbëheshin nga shtëpitë dhe nën britmat e kërcënimin e armëve të rreshtrur,
përcilleshin për në stacionin e monopolit të duhanit. Në këto ndërtesa ku
era dhe të ftohtët e egër të nëndorit,
1944 bënin kërdinë, kanë vdekur me dhjetra gra e fëmijë të vegjël, të cilët
sipas dëshmive të atyre që mbijetuan, u hodhën në disa kanale rreth 400-500
metra larg stacionit të monopolit në fjalë...”.
Monopoli dhe 500 djemtë shqiptarë. E.Shehu, vazhdon: “Në ditët e para të
janarit, 1945, oficerë të reparteve ushtarake maqedonase hynë në kampin e
monopolit të duhanit në tetovë dhe zgjodhën rreth 500 djem shqiptarë të aftë
për pushkë, kinse do të luftonin në formacionet e Brigadës së VII Nacional
çlirimtare në frontin e Sremit….të zhveshur,
të zbathur,të pangrënë i larguan nga kampi. Fati i tyre sot e kësaj dite nuk
dihet. Gjakun e pastër të tyre nuk mundën ta lanin as valët e Vardarit për
javë të tëra.
Monopoli, 2500 të shfarosur. E. Shehu, vazhdon: ,,Nëse këtyre 1700 vetëve
të pushkatuar pa gjyq nga stacioni i monopolit të duhanit, u shtohen edhe rreth
800 të tjerë që vdiqën brenda mureve të atij kampi famkeq prej sëmundjeve,
urisë, torturave, etj., atëhere del se brenda 2-3 javëve, janë rreth 2500 vetë
të shfarosur prej dorës vrastare komuniste sllavomaqedonase, e cila në këmbim
të ideve shoviniste kërkonte të viktimizonte krejt shqiptarët etnikë në ato
vise...”
“Muri i Veliut”, Zajaz, 1913. Në këtë vend, sipas Safet Hysenit,gjatë vitit
në fjalë, ishin varrosur një pjesë e 300
shqiptarëve të vrarë nga çetnikët serb.
Orizari i Manastirit. Në këtë fshat, gjatë vitit 1913, ushtria serbe masakroi rreth 20 të rinj
shqiptarë nga fshati Ostrec i kësaj ane.
Ostreci i Manastirit, 1944, diegia. Pas mbarimit të luftës në Manastir, një
brigadë partizane maqedono-serbe që vinte nga Greqia, hyri në fshatin Ostrec i
banuar vetëm me shqiptarë dhe, me preteks se aty ka armë dhe ballistë, i vunë
zjarrë, me ç’rast shkakëtuan dëme të mëdha materiale dhe dogjën disa njerëz të
pafajshëm, duke përfshirë këtu gra dhe fëmijë.
Pallçishta e Pollogut, 1913 dhe 1945. Dr. Fejzulla Shabani, shkruan: “Në f.
Pallçishtë, të Reçicës, në Sedllarcë, në Zherovjan, në mars të v.1945, ishin
marrë 105 shqiptarë të cilët i dërguan në f. Bërvenicë dhe nga 105 për një natë
i kanë vrarë 95, ndërsa 10 kanë shpëtuar”.
Patalishta e Pollogut. Dr. Fejzulla Shabani, shkruan se në këtë fshat forcat partizane dogjën
rreth 90 shtëpi si dhe plaçkitën të gjithë pasurinë e fshatarave të ikur për ti
shpëtuar vdekjes.
Pena,Tetovë. Në një vend afër këtij lumit OZNA maqedonase i dogji të
gjallë Kadri Saliun dhe Shaip Kamberin.
Pesoçani i Ohrit. Në një rast, shkruan dr.Nebi Dervishi, në prezencë të familjarëve dhe fshatarëve, në
mes të fshati, ushtria serbe masakron dhjetra banorë, disa nga të cilit i vari
në çengel, kurse në një rast tjetër kishte likuiduar duke i mbytur në pus rreth 50 shpirt të midis të cilëve edhe 2 fëmijë
dhe dy gra.
“Përroi
i Muçajve”i Kërçovës. Në këtë vend të anës së qytetit në fjalë,
në vitin 1913 ushtria serbe masakroi 11 shqiptarë edhe atë duke i therur me
anë të bajonetave, pa harxhuar asnjë plumb.(Fakti, 26 gusht, 2006 -Safet
Hyseni)
Poreçasie,Pollogu. Dr. Xhemaili, shkruan se “ushtria e rregullta serbe, kur
hyri në këtë fshat nxori të gjithë burrat jashtë fshatit dhe solli këtu edhe
gratë e tyre duke kërkuar para, me kusht që të lëshonin anëtarët e familjes.
Por megjithëse paguan ata përsëri i vranë. Çetnikët dhe bashkëpuntorët e
Vasilije Tërbiqit i mbyllën këta në xhaminë e fshatit dhe me 4 granata
xhamia u hodh në erë”.
Potoçani i Gostivarit, 1913. Në këtë vend, sipas shkrimit të Nazif Selimit, ushtria
serbe kishte pushkatuar 149 shqiptarë,
të cilët bogovinasit hapën gropë dhe i varrosën të gjithë në një vend. Dr.
Xhemaili, shkruan se ashtu siç ishin të
lidhur u pushkatuan të gjithë, pastaj u masakruan edhe me thika nga çeta çetniko-serbe
e udhëhequr nga famëkeqi Aleksa Popoviç.
Preshevci i Gostivarit, 1944. Në këtë fshat, komanda e ushtrisë partizane
sllavo-maqedonase, urdhëroi në një muzg dhjetori të vitit në fjalë, që krejt
banorët të mblidhen në një lëndinë. Pas kësaj, nën kërcënimet e thikave dhe
armëve, meshkujt, në praninë e të afërmëve të vet, i pushkatuan dhe i lanë në
gropat e hapura më parë nga vetë të pushkatuarit. (“Fakti”, 29 nëntor, 2005,
autor: Qerim Lita)
Probishtip, internime. Në këtë vend të anës së Shtipit, sistemi
komunist, pas mbarimit të luftës, kishte internuar disa familje të Prespës,
midis të cilave edhe atë të autorit të këtij libri. Atëherë, këtu ngrihej një
objekt ekonomik, në të cilin punët më të rënda fizike i kryenin jo vetëm burrat
por edhe gratë për të siguruar kafshatën e gojës.
Qafa e Gostivarit... Safet Hyseni, në “Faktin” e 31 dhjetorit, 2005
njofton se ushtria serbe kishte vrarë të gjithë shqiptarët e këtij fshati,
përveç disave të cilët shpëtuan rastësisht sa për të dëshmuar për mënyrën e krimit
të paparë. Dr. Xhemaili, në librin e tij,
f.170 shkruan: “ushtria serbe pas kryengritjes së shtatorit rrethoi
fshatin Qafë, mblodhi burrat e tij dhe i vrau pa i gjykuar fare. Të
njëjtën gjë ata e bënë edhe me gratë.
“Qarrishtë”e Ohrit ose Strugës. Në këtë vend afër Pesoçanit,sipas
dr. Nebi Dervishit, më 1913, ushtria serbe masakroi 8 shqiptarë.
Rahoveci i Pollogut, 1914. Sipas Dr. Vebi Xhemailit, gjatë vitit në fjalë, në
këtë vend u vranë mbi 40 burra nga ana e çetnikëve serbë.
Raveni dhe Zdunja, 1913. Nazif Selimi shkruan se këtyre
dy fshatrave ushtria serbe u vuri
zjarrin dhe pushkatoi 63 veta dhe se edhe sot e kësaj dite, kufomat e nja 11 vetëve
gjenden në pusin e një fshatarit.Shton se në fshatin Zdunjë, serbët dogjën për së gjalli 37 gra dhe fëmijë.
Reçani, 1913. Nazif
Selimi,shkruan: Një shqiptar i moshuar, Hazir Hajdari kujtohet se si ushtria serbe kishte djegur në
Reçan 335 shtëpi nga 350 sa i kishte gjithsejt…,,Në këtë masakër, sipas Hazir
Hajdarit humbën jetën mbi 200 veta, pjesa tjetër ikën si refugjatë në Shqipëri
dhe Rumani. Nga sëmundjet e ndryshme, më vonë kishin vdekur edhe 40
reçanas të tjerë.
Reçani, 1944.
Në literaturën historike, thuhet se në fillim të nëntorit, të vitit në fjalë,
repartet e OZN-s komuniste, në këtë fshat dogjën 14 shtëpi dhe pushkatuan pa
kurrëfarë gjyqi rreth 21 veta.
Sedllarca e Pollogut. Dr. Fejzulla Shabani, shkruan: “Në
f.Pallçishtë, të Reçicës, në Sedllarcë, në Zherovjan, në mars të v.1945, ishin
marrë 105 shqiptarë të cilët i dërguan në f. Bërvenicë, ku i udhëhiqte kapiteni
i lartpërmendur dhe nga 105 për një natë i kanë vrarë 95, ndërsa 10 kanë
shpëtuar”.
Selishta e Kumanovës. Në Flakën e 4 majit 2004, theksohet se “29 dëshmorët dhe
10 martirët e familjes Zymberi, e meritojnë që sot, të gjithë shqiptarët të
përkulen para varreve të tyre, pra para Kompleksit të dëshmorëve, kompleks ky i
ngritur pranë pishave, në Selishtë, mbi Sllupçan…,,
Sellca, 1944. Brigada Maqedonase bëri plaçkitje të mëdha, kurse Mulla
Sulën, sipas dr. Fejzulla Shabanit, e dogjën para fëmijëve të tij.
Simnicë, Gostivar. Çetnikët serbë, më 1913, bënë vrasjen e 100 shqiptarëve
të Simnicës të fshatit në fjalë.
,,Sokolski dom,,.
Në këtë vend të Maqedonisë, kuadrot
e UDB–ës, Bajazit Verbanit dhe dhjetra shqiptarëve të tjerë ua
dogjën sytë me cigare, pastaj i pushkatuan.
Shkup dhe rrethina, 1945-1947. Gjatë këtyre viteve, ishin likuiduar 1450 shqiptarë-thuhet në
literaturën historike, kurse numri i të dënuarëve me vdekje nga ana e gjyqeve
komuniste ishte shumë i madh.
Shutova e Kërçovës, 1913. Në “Faktin” e 9 janarit, 2007, qëndron shkimi i Safet
Hysenit, me nëntitutllin “Në vjeshtën e 1913-së Shutova masakrohet dhe teksti:
“Ushtria dhe xhandërmaria serbe pasi që kishte zhdukur disa fshatra të banuara
me shqiptarë në lindje të Kërçovës u sul drejt Shutovës... Me të hyrë në fshat
i mbledhin të gjithë burrat e fshatit dhe kërkojnë që çdo njeri të paguajë
jetën me ar ose do ta vrasin.
Tetova, 1945.
Në fillim të këtij viti ishin mobilizuar 500 djem tetovarë, me pretekst
se do të inkuadrohen në Brigadën IV Shqiptare të Maqedonisë. Rrugës për në
Shkup 300 prej tyre, duke i ndarë mënjanë, i pushkatojnë mizorisht, duke i
varrosur më pas në një gropë të përbashkët. Fehmi Ajvazi, në shkrimin e tij, botuar në
“Faktin” e 23 gushtit 2006, njofton se pushteti komunist maqedonas, gjatë vitit
1945 “vetëm në rajonin e Tetovës kishte arrestuar 10.000 veta, prej të cilëve
pa gjyq u likuiduan 1200 veta”.
Tivari, vrasje. Eugen Shehu shkruan: “Në fillim të vitit 1945, Shtabi
Suprem i Armatës Jugosllave, lëshoi në urdhër në krejt Kosovën e Maqedoninë për
rekrutimin dhe mobilizimin e 30 mijë djemve shqiptarë që do të shkonin për të
luftuar në Serbi, Vojvodinë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Pra, makina shfarosëse
kriminale ishte e përgatitur mjaftë bukur. Djemtë shqiptarë prej 16 vjet e
lart, u thirrën, u organizuan dhe u nisën në mënyrë të poshtër drejt vdekjes,
nën parullën se do të luftonin kundër armikut të përbashkët, Gjermanisë
hitleriane.
Tivari, vrasje… Kush nuk i përgjigjet urdhërit, merrte menjëherë plumbin
ballit, duke u etiketuar si ballist dhe “armiq të çështjes së komunizmit”.
Megjithëse të rinjë, të pa veshur dhe të pa ngrënë, djemt tanë nga Kosova e
Maqedonia Perëndimore, rrëmbeheshin prej shtëpive, futeshin nëpër kazerma dhe
ishin nën një presion psikologjik të vazhdueshëm. Mbrenda një ore, nuk mbeti në
këmbë asnjë nga grumbulli i njerëzve prej gati 3000 vetash, që ndodheshin
aty…,pranë rrugës rridhte një lumë gjaku i një kataklizme të vërtetë”.
Tivari, vrasje… Në fund, Eugen Shehu, prezenton shënimin se: “Ploja u
krye në natën e zezë të 1 prillit
Vallkovi i Tetovës. Më 24-25 tetor, 1944, në këtë fshat, nga ana e
reparteve të OZN-s komuniste, ishin rëmbyer 40
djem të rinj, gjoja se do t’i armatosnin dhe do t’i dërgonin në veri, në
frontin e luftës kundër gjermanëve. Mirëpo ata ishin hedhur në Vardar.
Zhelina e Tetovës. Gjatë vitit 1913, në komunën e Zhelinës,
ushtria serbe kishte masakruar 73 veta.
Le ta dijë mirë e gjithë bota se fjalët
GENOCID-KRIM-MASAKER-TRAGJEDI etj., , janë të pafuqishme të shprehin vuajtjet e
sakrificat e popullit shqiptar, sidomos të atyre shqiptarëve që me dhunë u vunë
e mbeten deri sot nën pushtetin
terrorist të sllavomaqedonasve...!!
Ndaj e themi me plot gojën se valët e Vardarit rrjedhin gjak. Ta
kujtojmë e respektojme këtë histori vuajtje të panderprerë, sidoms këto ditë e
javë në prag të festës së madhe të 100 vjetorit të mvetësisë sonë kombëtare.
-------------
-Për ZSh-në, nga redaktori ynë në NJ, USA, Zeqir Lushaj-