Mendime
Leon Duhanaj: Lëreni Presidenten rehat
E diele, 07.10.2012, 05:52 PM
LËRENI
PRESIDENTEN REHAT
Nga Leon Duhanaj
Nëse në një
pike shqiptaret do të ishin kampion, atëherë kjo do ishte , aftësia e tyre për
ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik, nga problemet me thelbësore ne ato
dytësore apo që s’janë problem fare.
Kohëve të
fundit kur e gjithë bota gjegjësisht
kripi i kontaktit në krye me BE-në dhe SHBA-në, të cilët po përgatisin
opinionin e gjere dhe, apelojnë në politiken kosovare që seriozisht të përgatitet
për bisedimet me Beogradin. Bisedime këto të cilat shumë lehtë mund të prodhojnë
ndonjë kompromis të ri i cili do të kishte pasoja për shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Politika
Kosovare është tërësisht e preokupuar me probleme të cilat në asnjë formë nuk i
kontribuojnë kësaj çështje, por me shumë politikave ditore , të cilat janë në shërbim
të partive politike dhe pushtetmbajtës, dhe interesave klanore.
Përderisa
partitë në pushtet kanë probleme se si të
mbajnë pushtetin, si ta zgjasin agonin e vendit dhe të përfitojnë sa me shumë,
përmes korrupsionit, dhe krimit të organizuar. Përmes lidhjes se kontratave me
biznese private duke shfrytëzuar kapacitetin dhe imunitetin politik , gjë që në
skajshmëri e ka komprometuar shtetësinë e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Opozita në
vend që të merret me kundërshtimin e kësaj
politike shkatërruese për vendin , merret me kërkesat për dorëheqjen e
Presidentes se vendit, duke aluduar në marrëveshjet e bëra në mes tre individëve
dhe të cilët nuk kanë aspak peshe në krahasim me kushtetutën e vendit, e cila është
shumë e çarte dhe në bazë të se cilës është
zgjedhur Ajo.
Në politiken Kosovare vërehen çartë mungesë idesh politike
të mirëfillta si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Një shembull me eklatant
ishte edhe ideja e thirrjes së një referendumi, thirrje kjo e cila tregon saktësisht
gjendjen e mjerueshme, në të cilën gjendet skena politike e vendit. Përderi sa
pozita në parlament braktis kuvendin në momentin kur ka mungesë idesh se çfarë duhet
të jenë veprimet politike në situata të pa lakmueshme, në të cilat ajo vet din
të futet
Nuk është
qëllimi të mbrohet figura e Presidentes
Jahiaga , si personalitet, as ne aspektin intelektual as njerëzor, sepse nuk me
lidh asnjë interes, përpos atij. Interesit të se mirës së përgjithshme. Por qëllimi është që politika Kosovare duhet të koncentrohet në çështjet me të rëndësishme për
vendin . Presidentja Jahiaga është ndoshta e vetmja figure politike e cila gëzon
një reputacion normal në skenën ndërkombëtare.
O ju
politikan të korruptuar, armiq të paqes
dhe të lirisë se vendit tuaj , lejoni rrugën e zhvillimit dhe integrimit
të shtetit, për të cilin u derdh shumë gjak. Për të cilin u sakrifikuan
gjenerata të tera.
A nuk është
shqetësues fakti që edhe akter ndërkombëtar, miq të dëshmuar të Kosovës tashmë thërrasin dhe drejtohen me emra të përveshëm se këta njerëz nuk janë në pushtet për të mirën
e përgjithshme gjegjësisht të Kosovës, por duke patur vetëm qëllimin e përfitimit
privat, po degradojnë procesin e shtet ndërtimit dhe integrimit të vendit. Një shembull i tillë
ishte edhe thirrja e raportueses se BE-së për Kosovë Ulrike Lunachek.
A nuk është
ky një moment reflektimi, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të iu thuhet stop
këtyre dukurive?