Mendime
Blerim Ramadani: Papunësia sfidon rininë!
E enjte, 04.10.2012, 08:01 PM
Papunësia,
fenomeni i radhës që do të sfidojë rininë!
Nga Blerim RAMADANI*
Evropën e
kanë kapluar ethet e papunësisë, pasi dy të tretat e vendeve evropiane janë përballur
me këtë fenomen gjatë dy viteve të fundit, sipas të dhënave nga raporti i OKB-së
për vitin 2012. Mirëpo, ajo çfarë paraqet shqetësim është se Maqedonia radhitet
si një nga vendet me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë. Fondi
Monetar Ndërkombëtar (FMN) shkon edhe më larg, duke parashikuar se në vitin 2016
Maqedonia do të jetë e para në botë sipas shkallës së papunësisë. Këto
parashikime pesimiste i ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke analizuar lëvizjet
në tregun e punës në 102 vende të botës.
Papunësia
dhe mungesa e investimeve të huaja
Përderisa
Maqedonia mbetet jashtë strukturave euroatlantike, zhvillimi i ekonomisë në vend
se të shënojë trend pozitiv, merr teposhëzën. Qytetarët e Maqedonisë janë kryesisht
të shqetësuar lidhur me zhvillimin ekonomik në vend. Sipas shumë studimeve të realizuara
nga organizata ndërkombëtare, qytetarët mendojnë se shkalla e papunësisë paraqet
problemin më të madh ekonomik dhe social në vend dhe ky fenomen në rritje
paraqet kërcënim serioz për përspektivën e vendit dhe sipas të gjitha
statistikave pritet që të keqësohet edhe më shumë. Maqedonia po hyn në një fazë
kritike, sa i përket gjendjes ekonomike dhe papunësia është duke i’u afruar 40
%, shifër e cila është më e larta këto vitet e fundit dhe më e larta nga vendet
e rajonit. Qeveria na shfaqet si punëdhënsi më i madh në vend, si rezultat i
asaj që sektori privat nuk ka çfarë të ofrojë në një ekonomi kaq të brizhtë dhe
të pasigurt. Si vazhdim i kësaj strategjie ne sot kemi një administratë publike
e stërngarkuar me afro 160 mijë të punësuar edhe përkundër vërejtjeve nga UE-ja,
se ky shtet duhet të ketë një adminsitratë me afro 80 mijë të punësuar. Mirëpo,
shtrohen dyshimet se kjo gjendje e krijuar deri sa mund të zgjasë?! Në ato
raste kur nuk do ketë çfarë të ofrojë as Qeveria, ne mund të ballafaqohemi
seriozisht me bankrot shtetëror?! ?farë më tej?! Rezultati i gjithë këtyre dështimeve vjen si
rezultat i politikave të dështuara qeveritare, të cilat janë fokusuar në investime
jokapitale. Edhe pas një viti, nga analiza e bërë nga e përditshmja londineze “Ekonomist”,
duke u bazuar në indikatorin e papunësisë, në një rubrikë të saj me titull “Feeling
gloomy”, paraqiste Maqedoninë në krye të indeksit të mizorisë në botë, duke
konstatuar se “…vendi është për askërkund”. Shumica e qytetarëve besojnë se
investimet e huaja janë kyçi për përparimin ekonomik. Mirëpo, Banka Botërore, në
raportet e saja, vendos Maqedoninë në vendin e fundit nga vendet e rajonit për
nga investimet e huaja direkte, dhe një gjendje e tillë bëhet edhe më alarmante.
Edhe ky opsion ka dështuar! Maqedonia nuk paraqet ndonjë vend atraktiv për
investime të huaja, si pasojë e mbetjes jashtë strukturave të NATO-së,
problemeve të brendshme politike, korrupsionit administrativ dhe gjyqësor,
fuqia e saj e ulët ekonomike dhe tregtare si dhe pozita e saj gjeografike e papërshtatshme.
Gjysma
e rinisë janë të papunë
Shqetësimi për papunësinë dhe varfërinë që ka përfshirë të rinjtë është theksuar çdo vit edhe në raportet e Komisionit Evropian, ku thuhet se gjysma e të rinjve të papunë, janë të moshës së re. Rrethanat katastrofale dhe prioritetet e gabuara e karakterizojnë këtë shtet. Nga shkalla e përgjithëshme e papunësisë, afër 50 % janë të rinjë të moshës prej 15 deri në 30 vjet. Në Maqedoni duhet të zbatohen strategjitë për investim tek të rinjtë, në industritë premtuese, me qëllim që të mund të shfrytëzohen aftësitë e tyre, dhe që njëkohësisht edhe të nxitet punësimi i tyre në forma të ndryshme. Një pjesë e të rinjve duke parë gjendjen e rëndë të tyre dhe pa perspektivë në këtë vend, i`a mësyjnë rrugëve të mërgimit, vetëm e vetëm për të pasur një jetë më të mirë dhe një sprovë për të shmangur varfërinë që ka kapluar këtë vend të mjerë. Baza e një shoqërie është rinia, por ky vend, me këtë trend zhvillimi, rrezikon të mbesë me një përqindje të ulët të moshës së re.
*Autori është
kryetar i Qendrës për Demokraci dhe Vlera Europiane dhe pedagog në Universitetin
Shetëror të Tetovës