E diele, 28.04.2024, 04:07 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Ngritja dhe rënia e Behxhet Pacollit

E shtune, 29.09.2012, 10:31 AM


Ngritja dhe rënia e Behxhet Pacollit

Nga Faton Mehmeti

Me tu permendur emri i Behxhet Pacolli truri ynë instktivisht  palimson emrin e njeriut të pasur.

Behxhet Pacolli nje djalosh nga Marevci  si i ri emigroi  ne Hamburg.

Shumë shpejt themeloi, dhe u bë president dhe titullar i Mabetex Project Engineering, Lugano Zvicër,ku edhe themeloi kompaninë e tij MABETEX.Brenda një kohë të shkurtë krijoi pasuri me qindra milionëshe, për tu shumëfishuar pastaj fal lidhjeve me ish presidentin rus Boris Jelcin.Por emri i ti në Kosovë nuk ishte edhe aq i njohur,deri pas  luftës emri i ti u bë i njohur në veqanti pasi krijoi Fondacioni Behgjet Pacolli. Dukej se ambiciet e tija nuk tejkalonin luksin e të qenuri i pasur,për më tepër shperndarja e ndihmave humanitare për popullin e Kosoves dukeshin si vepër e një filantoripi i cili ishte i gatshëm të ndaj të mirën me bashkqytetarët e tij,të cilët po jetonin në varfëri të skajshme pas një lufte të tmerrëshme që kishte ndodhur.Më tepër se vepër humanitare ky fondacion shërbeu  si prelud për rikthimin e tij në skenën politike në Kosovë.. Në vitin 2006, Pacolli themel¬oi “Aleancën për Kosovë të Re” (AKR). Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend).Ndërsa në zgjedhjet e 2010  PDK-ja ka fituar 30.69% të votave, LDK-ja 26.2%, Lëvizja Vetëvendosje radhitet e treta me 12.78%, pastaj AAK-ja me 10.89%, dhe AKR-ja me 9 %. Megjithate Pacolli mbeti jashte koalicionit qeveritar ku partia fituese PDK lidhi koalicon me LDK.Por Pacollli kërkonte rastin,ndonëse  një pjesë e qytetarëve kryesisht shtresa e varfër kishin shpresë sa me tu futur në Qeveri Pacolli do mbante premtimet për krijimin e 300 mijë vende të punës, sa i kishte premtuar.Fal këtyre premtimeve ai, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, arriti të kalojë pragun e kërkuar prej pesë për qind. Pas zgjedhjeve grupi i’u bashkua koalicionit qeverisës me PDK-në. Në vitin 2010, parlamenti zgjodhi Behgjet Pacollin President të Kosovës,.dhe ketu rezultoi te ishte shkëlqimi i Pacollit.por kjo zgjati vetëm 35 ditë,kur edhe u detyrua të jepte dorëheqje  pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se votimi ishte jokushtetues.Nga këtu edhe filloi rënia e Pacollit., AKR-së iu larguan disa figura të rëndësishme të saj,gjithashu ajo pësoi humbje të thella në zgjedhjet  e jashtezakonshme ne Ferizaj dhe Kaqanik në vitin 2011.Pacolli tani një nga zëv¬endëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës  u kompretua me çështjet ‘’ Mali  dhe Nigeria ‘’.Pacolli kishte sjellur një letër te presidentit të Malit për kinse njohjen e Pavarësisë së Kosovës por që rezultoi të ishte letër fallso e që pasoi me kritika të rrepta nga mediat dhe qytetarët për të mbeshtetur për muri  Pacollin.Për me keq mënyra se si  kishte arritur të binde presidentin e Malit ,ishte  dhenie e ryshfetit me disa kompjuter,.Në çdo shtet normal ku sadopak ka moral politik,Pacolli do të duhet të jepte dorëheqejen e parevokushme.Por ai këtë nuk e bëri as me rastin e  Nigerisë që me mburrje e kishte deklaruar si meritë të tij,por që doli të ishte lojë blofi.Dhe këtu filluan të shfaqën edhe publikisht fërkimet në mes të Pacollit dhe ministrit të punëve të jashtme Enver Hoxhaj,se cili ishte  fajtori për dështimet e njohjave nga këto dy vende.Secili mundohej qe te hedhte topin tek tjetri.

Por këtu nuk mbaron renia e  Pacollit.Ajo merr dhenë me rastin e hotel Grandit.

Në një prononcim akuzon ish zëvëndës/ministrin e financave Astrit Haraçia se i ka kërkuar 3 milionë e 600 mijë euro për të zgjidhur kontestin pronësor të hotelit Grand,rast në të cilin thuhet të ketë qenë i përfshir edhe kreu i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i ndjeri Dino Asanaj. Në kohën sa ishte gjallë, Asanaj akuzohej se dërgonte sekser në derën e Behgjet Pacollit për të kërkuar miliona në këmbim të hotelit Grand.Pacolli bëri shkelje e ligjit,pasi nuk tregoi me kohe dhe nuk e paditi Astrit Haraçinë për mitdhënie,që sipas ligjit dënohet edhe ai që e fsheh një veper penale siç ëste dhenia e ryshfetit.Duke pas parasysh se edhe plani i tij ekonomik dështoi se zbatuari në koalicionin qeverisës,të cilen gjë e pranoi edhe vet Pacolli,këti njeriu nuk i mbetet asgje vetem se  të jap dorëheqjen. Si dhe të deklaroi të gjitha rastet e veprave pendal që nuk janë të pakët,e pastaj  ose e të  qendroi në shtëpinë e tij 23 milonëshe në Hajvali ose të rikthehet atje ku edhe kaloi pjesën më të madhe të jetës.Përderisa me ardhjën e tij kishte sjellur unin e tij për të shtuar pasurinë e tij ,me largimin i tij ai do marr turpin e një dështuesi…!!



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora