Mendime
Blerim Rrecaj: Permbledhje e (pa)përzgjedhur
E shtune, 22.09.2012, 10:26 AM
Permbledhje
e (pa)përzgjedhur
Nga Blerim Rrecaj
Rrodhën
disa ditë. Diç më shumë se dhjetë. O jetë,
o jetë! Dhe ndonjë tundim sikur të shtyn për t’u ndalur mbase për të përsiaur
diç (edhe publikisht), duke (mos) bërë me dorë a duke (mos)bërë me gisht. Me një
lloj mospërmbajtje a ngutie, ku mund të mungojnë elemente urtie a maturie. Me një lloj
lazdrimllëku, me vrulle çapkënllëku. Dhe vazhdoj(më) me tone të njohura nevrike a ironike. Me ofshama shpirti,
mekanike, eterike. Me ato që sheh, dëgjon dhe shumëçka (s’) të intereson. Dhe me ndërprerje e vazhdime dhe nëpër
mjegullnajë me turbullime. Dhe rimë që vërehet
e ndoku ke filluar ta përdorësh,
pra si p.sh : ç’të mbjellësh do të korrësh.
Dhe për vetë(reklamime) përvjetore
mediesh ku trumbetohen një mori të arriturash a male suksesesh. E secila mund
ta citojë Biblën a Kur’anin duke thënë se është e para a është më e mira. Dhe për
gjëra të shkuara e të pa(harruarra) dhe nga të mbuluara a të grumbulluara. Për
të vërteta të fshehura. E gjakra të (pa)nxehura.Për shantazhe, denoncime (disa
prej tyre anonime) për kontrata, udhëtime, harxhime, shpenzime, dreka, darka,
lekë, euro, paga. Denoncimet sa kanë vlerë kur ato mbesin si të tilla e të lirë
denoncuesit, të lirë të denoncuarit dhe arrestime bëhen herë herë. Dhe pastaj
kalojmë te peshqit dhe madhësia e tyre që I takojnë x,y,z partie a x,y,z ngjyre. “O sa mirë, o sa keq” titulohet një këngë
për fëmijë e” Bonu vetvetja” këndon tash së fundmi Golden Ag. Dhe për një emision
që shtëpi televizive ndërron e vazhdon. Dhe mund të ndodh siç ngjet dhe pa shtëpi
të jetë. Ah, more vëllezër, motra, miq, dashamirë e di që ju lodha e jemi lodhur por s’ka çare e s’kem çare për pa
e ba ma mirë…