Mendime
Dren Shahini: Gjenerata e Abetares së Kombit
E merkure, 19.09.2012, 06:31 PM
Gjenerata
e Abetares së KOMBIT
Nga Dren Shahini*
Muaji
shtator mund të konsiderohet lirisht si muaji i shkollës. Nxënës e mësimdhënës
sërish bashkë.
Nuk po
shkruaj për gëzimin e nxënësve. Nuk po shkruaj as për ata nxënës që vetëm në gjumë
janë të gëzuar, në ëndrrat e tyre! Ata nxënës që në mëngjes zgjohen dhe e dinë se
nuk kanë fletore të reja, çantë të re ose rroba të reja, si disa nga shokët e
shoqet e tyre. Ata nxënës të cilët duhet të udhëtojnë me kilometra deri te
shkolla e tyre, e kur mbërrijnë aty, në objekte “Ahur-Shkollë” nuk kanë ujë që ta shuajnë etjen e
kilometrave ose ta pastrojnë baltën e rrugëve malore!
Nuk po
shkruaj as për ata nxënës, që nuk kanë çfarë të shkruajnë në temën e tyre të parë,
në hartimet e vitit të ri shkollor. E dini, ajo temë quhet “Si i kalova
pushimet verore”. Çfarë të shkruajnë ata?
Ç’e dallon “pushimin” e tyre prej pushimeve të viteve të kaluara? Ata
nuk dinë për plazhet, gjyshërit i kanë aty, sepse shtëpitë e tyre ngjajnë në banesa
kolektive, së paku 13 anëtarë!
Nuk po
shkruaj as për ata mësimdhënës (prindër), që sado të gëzuar për fillimin e
vitit të ri shkollor, stepen kur e dinë se
lëmosha e quajtur pagë ka mbaruar, sepse pagoi borxhet e muajve të kaluar. Borxhe
që nuk e lanë të blejë së paku një palë këpucë , t’i ndërrojë ato , me të cilat
e pranoi klasën e tij dhe tani është viti që do të ndahet prej tyre! Na mbetet
të gjithëve të shpresojmë në ndryshimin
e këtyre paudhësive!
Objekt i
këtij shkrimi është një gjeneratë e tërë...
Janë më fatlumët
e kombit. Engjëjt që këtë vit filluan klasën e parë. Gëzimi dhe ndjenja janë përafërsisht
të njëjta edhe te ta, si tek të gjithë ne kur filluam klasën e parë.
Të lumtur,
pa dyshim.
Por çfarë
e dallon këtë gjeneratë?
Kjo
gjeneratë po fillon t’i hapë shtigjet e diturisë me të shenjtën Abetare.
Ju do të thoni:
“Edhe ne me Abetare e filluam”! Mirëpo Abetarja e tyre dallon. Dallon shumë nga
ajo jona.
Ajo është
Abetare e përbashkët e trojeve shqiptare. Gur-themel me peshë në procesin e
Bashkimit Kombëtar. Me të do të mësojë Dardani nga Prishtina, Taulanti nga
Saranda, Labeati nga Shkodra, Isai nga Mitrovica, Arbana nga Gjilani, Teuta nga Peja, Agroni
nga Presheva, e shumë të tjerë nga qytete të tjera të trojeve shqiptare.
Gjithandej
krenari. Ata u lindën në kohën kur të tjerët thanë se koha po punon për
shqiptarët. Kohë e avancimeve të mëdha. Kohë e mundit për ta nxënë kohën e
humbur.
Mësimdhënësit,
të privilegjuar natyrisht. Por kam një kërkesë nga ata!
Ju lutem,
tregojuni për rëndësinë e veçantë të asaj Abetareje. Tregojuni për sakrificën që
kalo kombi që ata ta kenë në duar atë. U tregoni se heronjtë nuk janë vetëm në filmat
e tyre vizatimorë, që tash sa e sa vite flasin shqip. Të tillë kombi ynë ka
shumë. Nuk janë të vegjël, jo! Tani ua
shtoni atdhedashurinë e mbjellë nga prindërit.
Tani u
tregoni për luftërat me okupatorë. Nuk janë të vegjël , jo!
Unë e di
se mund të duken disa kërkesa, mirëpo është vetëm një : U TREGONI se sa krenarë
duhet të jenë për atë se çfarë janë: shqiptarë!
Dhe natyrisht, e di se këtë ju e bëni, por edhe një herë ju lutem, bëjeni këtë çdo ditë!
*Anëtar i
Kryesisë së LB - drenshahini@levizjaperbashkim.com