Mendime
Pirro Prifti: Shqipëria në rrezik shitje?
E enjte, 13.09.2012, 06:45 PM
Shqipëri
me strategji privatizimi apo Shqipëri në rrezik shitje?
Nga Pirro Prifti
Më kujtohet fare mirë kur disa
vite më parë në vitet e para të demokracisë kur një nga liderat e së majtës
tashmë i hedhur në rrugë qoftë nga klasa politike e majtë qoftë nga politika në
përgjithësi kërkonte që Shqipëria të ishte `një Shqipëri e dyerve të hapura dhe
jo e Shqipëri e dyerve të shqyera`.
Ishte koha kur megjithe
indoktrinimin e drejtuesve të post
diktaturës kishte ende dinjitet,
Ishte koha kur megjithë skamjen e
madhe të viteve të para të post-diktaturës njerëzit mbetën të ndershëm jo se
zbatonin porosinë e ish diktatorit: më mirë i varfër por i ndershëm`, por vetë
familja shqiptare ka ruajtur në përgjithsi moralin dhe traditën e pastër bazuar
në religjionet e trashëguara,
Ishte koha kur shpresat e mëdha
për ` liri dhe demokraci`, si dhe `Ta
bëjmë Shqipërinë si Europa`, anashkalonin dëshirën për tu pasuruar
padrejtësisht dhe nëpërmjet korrupsionit.
Ishte koha kur ëndëra për një Shqipëri ku pronarët të merrnin pronat e tyre dhe të
persekutuarit të rifitonin të drejtat e tyre do të bëhej shumë shpejt realitet.
Ishtë koha kur Shqipëria si
atdheu i shqiptarëve së bashku me dëshirën për një Kosovë të , dhe për
shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë të mos ishin më qytetarë të dorës së
dytë të kishte kufij të sigurtë dhe një fqinjësi të mirë e bashkëpunim të
sinqertë e të shumanshëm.
Vitet rrodhën, dhe politikat
partiake të politikanëve të rinj të post –diktaturës sigurisht pa eksperiencën
përkatëse nuk arritën të realizojnë shumë kërkesa të KE, KiE, dhe SHBA, e deri
në 2011 Shqipëria ishte shtet pa inventar të popullsisë dhe pa inventar të
pasurisë dhe vetëm pas Censusit u arrit një sukses i madh por me 22 vite
vonesë. Strategjia dhe politikat e të djathtëve dhe të majtëve plot mangësi dhe
gabime shkaktuan që Shqipëria të vonojë integrimin dhe plotësimin e 12
kërkesave të KA para se Shqipëria të integrohet.
Grindjet e mëdha politike që të
kujtonin reminishencat e luftës së klasave nuk kishin më aspektin se kush klasë
politike do ta marrë pushtetin, por kush Klan politik do ta rrjepë pushtetin.
Një nga Filosofët perëndimorë ka
thënë një të vërtetë se `Pushteti të inkriminon`, dhe inkriminimi në klasën
tonë politikë ka filluar dhe vazhduar që nga mos bërja e një strategjie të
saktë (megjithë ndihmën e ekspertëve europianë për bërjen e kushtetutës, ndarjen
në 3 pushtete të pavarura, realizimi i pushtetit lokal, etj, etj), që nga mos
bërja e politikave përkatëse për të nxitur dhe nxjerrë Shqipërinë nga një vend
i botës së tretë. Lufta e klaneve politike për pushtet në vend të luftës
politikë nëpërmjet programeve dhe strategjive të sakta midis liberal
–demokracisë (e djathta e qëndrës) që përfaqëson so Maxhoranca me PD në krye-
me social-demokracinë (e majta dhe e
majta e qëndrës) që përfaqëson sot opozita, është kthyer në një kacafytje
politike ku secila i ve shkopinj në rrota njëra tjetrës qoftë për ta nxjerrë
keq palën kundërshtare në sy të europianëve, pa marrë parasysh dëmin e madh që
po i bëhet popullit shqiptar faktorit shqiptar në drejtim të vonesës me qëllim
të integrimit. Kjo kacafytje politike që po dëmton Shqipërinë si brenda ashtu
dhe jashtë vendit ka për qëllim pasurimin e pandershëm nëpërmjet korrupsionit
dhe shitjes së asketeve të vendit pas asnjë strategji të mirëfilltë sikur këto
asete të jenë pronë e këtyre politikanëve tashmë të inkriminuar. Pasurimi i
shpejtë i ka qorruar këtë klasë politike, dhe ka shkaktuar poshte saj tek
nëpunësit e administratës shtetërore, asaj lokale, enteve të pavarura, arsimit,
shëndetësisë, biznesit të madh e të vogël, një valë korrupsioni, rrushfeti, dhe
vjedhjeje të paparë ndonjëherë që nga koha e formimit të Shqipërisë.
Këtu po shkohet aq larg sa, nën
emrin e privatizimit (i cili nga pikëpamja strategjike duhet të ndihmojë dhe të
forcojë ekonominë dhe financën e shtetit shqiptar tashmë të prekur nga rënia
globale e ekonomisë botërore sidomos e fqinjëve tanë Greqi-Itali me të cilët
kemi rrth 50%-60% të shkëmbimeve
tregtare), po shitet pjesë të Shqipërisë, po shitet toka, nëntoka dhe deti. Ky
aspekt sado i cuditshëm qoftë po bëhet një realitet i hidhur. Mund të kujtohen
fare mirë propaganda : Shqipëria 1 euro?!, ose të jepen falas apo të shiten
fare lirë toka nëse ato kërkohen për të ndërtuar spitale ose shkolla?!. Lumi i
disinformimit i përhapur nga mediat shqiptare por i komentuar dhe i analizuar
shumë keq nga disa analistë aspak të pavaruar, ka hutuar popullin, komunitetet
e ndryshme, inteligjencën, aq sa dhe opozita e cila ka për detyrë e gjendur nën
presionin e kësaj propagande masive dhe e tradhtuar nga `ish`-at e nomeklaturës
së kuqe që ka në gjirin e saj – e ka të pamundur që të realizojë një strategji
kombëtare të vërtetë për të fituar zgjedhjet e ardhshme sepse- sigurisht do të
preket menjëherë nga virusi i korrupsionit sapo të marrë pushtetin....
Gjëndja është shumë e rëndë,
sidomos tani që nën pretekstin e shpëtimit të ekonomisë dhe financave kërkohen
të bëhen `privatizime` asetet
shtetërore, si dhe në disa raste dhe pjesë të territorit mund të dalin në
shtijë. Këtu në këtë pikë askush nuk po e sheh Kushtetutën e R.SH e cila
qartëson për këta politikanë klanorë:
Neni 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij,
dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi
kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare,
bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me
pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t'i
mbrojë.
Neni 11
Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në
pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë
ekonomike.
2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.
3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj
dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.
Neni 121
1. Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare
nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:
a) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe
ushtarake;
b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç
parashikohen në Kushtetutë;
c) anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare;
ç) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë;
d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve.2. Kuvendi, me
shumicën e të gjithë anëtarëve, mund të ratifikojë edhe marrëveshje të tjera
ndërkombëtare që
nuk parashikohen në paragrafin 1 të këtij neni.
3. Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave nënshkruan
një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj.
4. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe denoncimin e marrëveshjeve
ndërkombëtare parashikohen me ligj.
A kanë
harruar këta politikanë se kur problem qëndron tek asetet shtetorore nuk ka
shitje të mirëfillta por koncensione të cilat mund të jenë disa dhjetra vjecare.
Asgjë nuk mund të shitet, por privatizimi
i ndërmarrjeve strategjike bëhet me koncension, njëlloj ashtu si Greqia ka nxjerre në shitje ishujt e
saj por me afat 50 vjecar; ashtu dhe Kina shiti HongKong-un për 99 vite dhe
pastaj e mori përsëri. Po në në Shqipëri c`po bëjmë?
Do të shesin
Albetrolin, Hidrocentralet, Minierat, ujrat tokësorë dhe detarë, etj, etj, me
pretekstin që të dalin nga gjëndja e depresionit ekonomik apo të parandalojnë
rënien në depression ekonomik?! Cfarë strategjie dhe politkkash ka këtu kur
këto asete strategjike duhen dhënë në fakt me koncension; pra një privatizim me
afat dhe kushte.
Përse
Opozita nuk kërkon sqarime dhe transparencë se ku kanë shkuar paratë dhe se si
këto para do të futen në buxhet? Apo ka ndërmënt që edhe vetë Opozita e tashme,
pasi të marrë pushtetin, t`i përdorë asetet strategjike ashtu si dhe
Maxhoranca?
Si mundet që
Guvernatori i BSH të marrë një rrogë që e tejkalon 10 herë rrogën e Presidentit
të Shqipërisë , në një kohë kur BSH është e shtetit dhe nuk është privatë që të
vendosë Guvernatori sat ë dojë rrogën? Ku është piramoda e rrogave në këtë
rast? Kjo është politika financiare e maxhorancës?
Dimë këtë që
Zogu shiti pa pyetur njeri pjesë të
Vermoshit dhe Shën Naumin pa pyetur sovranin,
Dimë që
Zogu, futi ushtri të huaj pa patur asnjë lloj traktati për të ri-marrë
pushtetin,
Dimë që Zogu rrëmbeu thesarin 13
arka me florinj me pretekstin se mori rrogen: 12 muaj +rrogën e 13?!
Dimë që Enver Hoxha u rrëmbeu
tregëtarëve floririn dhe pas vdekjes së tij John McGoë tha se qeveritarët
komunistë po transferojnë floririn jashtë....!
Dimë që Thesari i shtetit i
vendos disa herë pas viteve `90 dhe në fund nga vitet 2001 dhe më vonë u
deklarua se përsëri është vjedhur thesari i shtetit..!
Dimë që vlera totale e rezervave
ushtarake e armatimeve në `90, i kalonte
të 20 miliard dollarët (vlera e viteve `90), por nuk dimë se sa para u futën në
arkën e shtetit dhe këtë për fat të keq këtë fakt skandaloz nuk e kanë
përmëndur asnjëherë as maxhoranca dhe as opozita.
Dimë që rezervat e shtetit dhe
pasuria kombëtare e paprivatizuar i kalonte shifrat e 10 miliard dollarëve
(vlera e viteve `90), por sa të ardhura kanë kaluar në dobi të arkës së shtetit
dhe sa kanë ndihmuar ato në progresin dhe forcimin e ekonomisë-financave
të Shqipërisë,
Dimë që kanë emigruar nga
Shqipëria 1.2 milionë njerëz të cilët kanë ndihmuar Shqipërinë dhe praktikisht
familjet me rreth 500 milionë euro cdo vit. Nuk dihet se si ekonomia shqiptare
është përmirësuar nga kjo., sepse nuk ka transparencë.
Dimë që shumica e politikanëve-
deputetë të pas viteve `90 janë dhe
bisnesmenë ose kanë aksione në ndërmarrje strategjike shqiptare dhe praktikisht
në Shqipëri nuk ka klasë biznesmenësh të mëdhenj që të mos kenë qënë dhe
politikanë dikur gjatë viteve `90-2012.
Dimë Lindjen dhe shkatërrimin e
firmave piramidale 1994-1997 dhe nuk dime se ku shkuan asetet prej 110 milione dollarë të ngrira me vendim
qeverie të Vehbi Alimuces, si dhe nuk dihet ku kanë shkuar asetet e firmave të
tjera piramidale...
Dimë dhe lindjen si kërpudha
universitetet private (pas zhdukjes së piramidave, a nuk duket si aspak rastësi
një gjë e tillë) të cilat shkaktuan uljen e cilësisë së të diplomuarve,
megjithë justifikimin banal se ... duhet
të arrijmë shifrën 55 studentë /1000 banorë që ka europa. Po, i ka BE këtë
statistikë, por për të arritur këtë statistikë duhet infrastuktura dhe cilësia
të mos bjerë. Nuk mund të futen në
shkollë të lartë edhe individë që Zoti i ka bërë handikapatë –të cilët kanë
aftësi të kufizuara natyrale inteligjence. S`mund të bëhen mjekë, infemrjerë,
farmacistë, laborantë, inxhinjerë e ndërtues
njerëz të tillë etj, etj. Zoti na ruajtë nga njerëz më Diploma të tilla.
Krahas zërave të protestës që në
fakt janë në fazën vetëm të britmave fëminore, opozita ashtu si dhevetë
politikanë të ndershëm të Maxhorancës duhet të ngrenë zërin për të patur
privatizime konform ligjit dhe duke mos shkelur Kushtetutën.
Një nga zërat më kritikë për këtë
problem është AK ecila ka thënë sot: ``Aleanca Kuqezi shprehet kundër shitjes të pasurive
strategjike kundër shitjes së burimeve të naftës, pasurive të tjera nëntokësore
dhe burimeve hidro e termoenergjetike. Ajo do të jetë në krye të aksioneve
politike, protestave e demonstratave për të ndalur me çdo kusht shitjen e
pasurive kombëtare të shqiptarëve. Qeveritarët e sotëm duhet ta dinë mire se
një ditë shqiptarët do të kërkojnë llogari, do të zgjohen e do t’i akuzojnë për
tradhti kombëtare.”.
Gjëndja është serioze dhe shpresoj që Opozita, inteligjenca e ndershme, opinioni popullor, të ngrejë zërin kundër privatizimeve të aseteve strategjike të cilat Maxhoranca nën justifikimin e privatizimit për ti bërë ballë tkurrjes ekonomike jo vetëm dëshëron të shesë Shqipërinë , dhe kjo është një përgjegjësi që do të rëndojë jo vetëm mbi vendim-marrësit , por do të dëmtojë Shqipërinë. Në këtë rast Integrimi është larg, bashkëpunimi i të dy forcave politikë gjendet në pikën më të errët, dhe Shqipëria do të mbetet një copë toke e lakmuar nga të huajt.