Mendime
Ismet Uka: Diskriminohen pensionistët
E diele, 09.09.2012, 06:27 PM
Të drejtat
kushtetutare dhe legjitime të pensionistëve, parlamenti dhe qeveria i kanë futë si në lojë pingpongu!
Nga Ismet Uka, Vushtrri - Ish punëtor i Kombinatit Trepça
Pensionistët
kontribut pagues të Kosovës me pa durim e kanë prit seancën e 6 shtatorit të vitit
2012 duke menduar që institucionet e Kosovës diskriminimin që janë duke e ber
ndaj pensionistëve të Kosovës, me aprovimin e ligjit për pensione këtij
diskriminimi institucional të deri tanishëm kanë vendos mej dhanë fund, dhe
pensionistet e Kosovës të trajtohen si masë kushtetute e ligji.
Mirëpo
fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu, këto dy pushtete legjislativi edhe ekzekutivi i
Kosovës në seancën e 6 shtatorit te vitit 2012, edhe se qeveria ligjin e solli
në parlament për ta aprovua fare pa e përmirësuar ashtu qysh i kishte propozua
parlamenti, dhe ja kishte kthye ne
rishikim dhe përmirësim dhe përshtatje të nevojave të kësaj kategorie qeveria
le që se kishte krye punën e vet por në nenet ku e kishte prek ligjin e kishte
ber ligj diskriminues mbi baza nacionale. Tani grupet parlamentare gjëja se të zhgënjyera,
me punën e qeveris dolën me propozim se ligji ne fjalë të prolongohet për debat
në ndonjë seancë tjetër, dhe ky propozim i grupeve parlamentare u aprovua, duke
ua shuar shpresën pensionistëve se diskriminimi institucional ndaj tyre dot
pushoj së vepruari.
Diskriminimi
institucional ashtu qysh, po veprohet me pensionistë të Kosovës na bën të kuptojmë
se njerëzve në krye të këtyre institucioneve ju mungon etika njerëzore, humane
dhe morale. Sillja në ketë mënyrë ndaj njerëzve që e dhanë shëndetin për ndërtimin
e zhvillimin e Kosovës, shkollimin e gjeneratave që bash sodë disa janë në institucione
e tu shkelen të drejtat e pensionistëve, kushtetuare dhe legjitime duhet ta kenë të çart
se këto institucione vet janë duke e ushqye krimin e organizuar institucional
kundër pensionistëve në radhë të par dhe ndaj kategorive tjera dhe sjellja në ketë
mënyrë e rrënon çdo shpresë të qytetarit të Kosovës se vërtet jemi duke e ndërtuar
një shtet legjitim dhe demokratik që pik synim e ka mirëqenien e qytetarit të Kosovës.
Lojën e
grupeve dhe grupacioneve në ministrin për punë dhe mirëqenie sociale, që janë duke
e ber kundër pensionistëve dhe nuk i merr parasysh as rekomandimet e
parlamentit, por këto grupe i hyn edhe një, diskriminim, tani edhe më të vrazhdët
mbi baza nacionale na jep të kuptojmë, se institucionet tona në këto veprime
nuk i dhanë llogari e as përgjegjësi askujt por brenda tyre ekziston një anarki
e rrezikshme që nga kjo anarki e instaluar në parlamentin e Kosovës dhe qeveri,
janë duke pësuar kategori qytetaresh ku në rastin konkret nga institucionet e
Kosovës parja e pensionistëve është duke u keqpërdor dhe në vend që të përgjigjet
ministri para parlamentit, pse nuk e ka krye shërbimi i ti punën e vet të rekomanduar
.Deputetëve ju erdh më letë që të propozohet prolongimi i ligjit për një seancë
tjetër dhe problemi i pensionistëve të hedhet prapë në toborrine diskriminimit
institucional kundër tyre.
Pra të drejtën
kushtetuare dhe legjitime të pensionistëve të Kosovës, parlamenti dhe qeveria e
Kosovës e kanë shenduar në lojë pingpongu, qeveria e qon ligjin në parlament
parlamenti në qeveri, prapë qeveria në parlament prapë parlamenti në qeveri e në
ketë lojë institucionale po bahet diskriminim ndaj një kategorie njerëzish që shëndetin
e tyre e dhanë duke e ndërtuar Kosovën dhe duke i nda mjetet , në para që ti
harxhojnë në ditët e pleqërisë. Prandaj pensionistet nuk janë duke kërkuar lëmosh
po, po i kërkojnë parat e veta që ju
takojnë me ligj e kushtetutë, institucionet sa ma par duhet të hjekun dorë nga
diskriminimi, i kësaj gjenerate të ndrit të Kosovës.