E enjte, 01.05.2025, 05:14 PM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Mëshikëzimi i Kosovës

E hene, 03.09.2012, 07:32 PM


Mëshikëzimi i Kosovës në emër të luftës çlirimtare !...

Nga Bekim Rexhepi

Shteti ligjor ndër të tjera thuhet se ndërtohet duke korrigjuar padrejtësitë e vjetra dhe duke i shtuar masat e tjera ligjore që i bëjnë dhe i bijën dobi shtetit. Në të kundërtën shteti nuk mund të quhet ligjor, nëse ati nuk i qasemi direkt në probleme, qe ka me qytetarët e vet dhe me shtetet përreth.

Se, Kosova ka probleme të shumta dhe se këto probleme nuk do të mund të mbartin më tepër asi komente të llojit shpifës, sepse me realisht mund të shikohet gjendja, ligjet e vjedhura  dhe problemet e shumta me qytetar. Kjo tregon se sa të vështira i ka ecjet Kosova për tu bërë shtet i parashikimeve tona dhe i atyre qe na ndihmuan të bëhemi shtet.

Historia e shtetit të Kosovës ka tendenca të shkruhet më shpejtë se sa që mund të parashihen gjërat të ndodhin për të. Ajo ka përshpejtuar formalisht në rrumbullakimin e formaliteteve qe mbase i duhen shtetit dhe realisht ajo, nuk i ka përmbushur domosdoshmëritë reale për ti ngjasuar shtetit normal.

Nga 2003 e këtej, kemi disa vite politike, por, assesi nuk mund t’ia shtojmë dhe këtë dozë formaliteti se politika e këtyre viteve ka pasur suksese të mëdha, ngase për autoritetin e saj përfaqësues, akoma janë dhe rrinë të hapura procese gjyqësore,  akuza dhe dosje të rënda krimi, gjë qe e rëndon, e demoralizon të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve të saj.

Këto procese në vend, duhet të ndodhin, të zhvillohen dhe të përfundohen sa më parë, aq më mirë, për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit.

Ndërkohë, që po zvarriten në mënyrë të pakuptueshme dhe në mënyrë të çuditshme nga vet autoriteti politik përfaqësues. Po zvarriten këto procese duke gjetur shkase të ndryshme, duke gjetur bashkëpunëtor të tjerë, të cilët janë po ashtu të gatshëm ta bëjnë atë apo këtë të zvarritshme, madje për të përfituar sa më shumë, sa më shpejtë në kohë, dhe të gjitha këto janë veçse profite të paligjshme në vend.

Autoriteti aktual politik, i cili me gjasat qe ka, fund e krye është përcaktuar për të mos bërë ligjin, për të mos bërë shtetin ligjor, sepse e thamë më lartë se është i inkriminuar, për këtë tash e dimë të gjithë, janë qerosur fytyra emblematike të UÇK-urëve politik. Dhe ata vet të vetëdijshëm se çdo ndërtim i një shteti ligjor, do të përbënte kërcënim për të ardhmen e tyre, dhe ata të inkriminuar vet nuk mund ta duan shtetin ligjor, sepse ai në të kundërtën nuk do të mund të nxirrte tolerancën për ta dhe faljen e tyre.

Pra, ky autoriteti politik, nuk do të mund të kishte atë liri nesër, qe e duan me çdo kusht sot ta kenë vetëm për vetën e tyre. Nëse, në shtetin e tyre ka ligje të njëmendta, që vërtetë e definojnë shtetin e të drejtës, ata do ta bënin strucin. Shteti i të drejtës në Kosovë është i largët, madje edhe më turpshëm qëndron fakti dhe kërkesa jonë për një drejtësi, për një drejtësi edhe nga të tjerët.

Me ligje tallëse po bëhet shteti i Kosovës, sepse po e shohim primitivizmin politik të zyrtarëve shtetëror qe kur tu teket atyre, qe kur tu cenohen interesat personal të tyre, e shndërron atë apo këtë ligji në invaliditet të tyre, dhe i gjithë shteti bëhet si të ishte një mulli prej ere.

Deri më tani, provat e zyrtarëve (e fytyrave emblematike të UÇK-urëve politik) për shtetin ligjor të Kosovës, kanë qenë vërtetë tallëse, ata më shumë janë orvatur që shtetin ta pronësojnë në çdo cep të mundshëm dhe vetëm për vetën e tyre. Të gjitha ligjet shtetërore i kanë konceptuar, i kanë përshtatur si një mundësi, madje përfundimisht për tu pasuruar shpejtë dhe lehtë, për ti rritur dhe përforcuar interesat e tyre individuale e klanore.

Nuk ka dyshim se përpjekjet e tyre ishin dhe mbesin për një shtetin përfundimisht pronë e tyre. Ndërsa më thjeshtë qytetari akoma nuk i kanë prekur apo shijuar gjërat e dobishme nga shteti nga pritshmëria e tyre për shtetin. Qytetari tashmë është ndarë dhe beson se shteti i tyre, i pritjeve të tyre, po shndërrohet përfundimisht në një ndërmarrje në cilën aksioni i qytetarit nuk vije në shprehje, sepse në të ka vend vetëm për grupe mafioze dhe klane politike. Qytetari mbetet serish skllav i regjimit, por me emra të tjetër, me kombësi tjetër, ndërsa dihet se regjimet nuk dallojnë fort nga okupatori, të cilët qytetarët e një vendi i perceptojnë skllav të përjetshëm.

Shqiptaret e Kosovës dhimbshëm mbesin akoma pa ndryshime, pa iu ndryshuar gjendjen e tyre e rëndë ekonomike edhe përkundër kontributit dhe sakrificës qe bënë ata për vendin e tyre...

Në Kosovë e kemi më shpesh se si shtyllë e parë e aksionit vihen vet qytetarët, madje pa ndihmën e institucioneve, ata viktimizohen në proceset e shtetzimit. Derisa e kundërta do të duhej të ishte autoriteti shtylla e aksionit në interes të shtetit dhe qytetarit. Kjo bashkërenditje shtet-qytetar mungon, më këta politikan duket se do të mungoj edhe për kohë të tjera, fatkeqësisht.

Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar, nuk mund të mohohet për kohë të gjata, nuk mund të mos ndëshkohen hajnat e mëdhenj dhe vrasësit me paramendim, sepse kjo gjendje le të kuptoj se shteti ynë, qytetaret tanë nuk kanë merita të tjera, ata janë një valixhe e parëndësishme në dorezën politike.

Ky mëshikëzimi i Kosovës në emër të luftës çlirimtare, duhet të ndërpritet sa më parë, sepse duhet ti hapet rrugë e domosdoshme proceseve kombëtare të zhvillimit dhe jo limitimit të fatit nacional, për interesa personale e klanore të individëve të caktuar, që nuk shquhen si racional dhe si rezonues. Ndërsa definicioni për shtetin është organizim racional dhe rezonues (moral) i një komuniteti, të cilit nuk mund t’i shtrohen qëllime të tjera...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx