Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Vetëtradhëtuesit nga vetëmashtrimi, a jemi ne?
E marte, 28.08.2012, 06:35 PM
Vetëtradhëtuesit
nga vetëmashtrimi, a jemi ne ?
Nga Fahri Xharra
Gjithëmonë
na është mëshefur e vërteta e jonë dhe me daljën e saj në dritë , vetë po e sjellim vehtën në mëdyshje
duke mos i zënë besë vetëvetës. Faktet janë ,faktet kanë qenë por ato na ishin
mëshefur historikisht. E na nuk dinim ,mashtroheshim lehtë, pastaj mohoheshim
edhe më lehtë dhe së fundi tradhëtoheshim deri në humbje të së vërtetës kombëtare.
E mirë kjo për një komb?
Mbeturinat
e qelbosura ne bërllogun me miza dhe
mushkonja, aty ku semundja ngjitese vdekjeprurese e fillonte inkubacionin, na lyenin kryet me
akull , me broçkulla dhe të pavërteta dhe fillonte epidemija e vetëtradhëtimit.
Nuk dinim edhe pse donim ta ruanim t`tonën; vetëbllokoheshim, vetëngujoheshim
dhe vetëdëmtoheshim.
”E
verteta e jonë nuk mund të gjindet as ne librat që janë shkruar në Romë e as në
Librat qe janë shkruar në Mekë , e as në ato të Konstantinopolit e as të Athinës e Stambollit por jashtë tyre,
sepse edhe ne shqiptarët kemi shekuj të panumërtë evolucioni, edhe ne jemi pjesë
e njerëzimit , pa te cilen pjesë nuk plotesohet historia e njeriut, dhe e gjithë
kjo histori është e shkruar në librin tonë të ndërgjegjës dhe është trashëguar
brez pas brezi me mijëra e mijëra vite, ;mirëpo ne në vend që të shpalosim
librin tonë dhe ta njohim vetën, po mundohem të gjejmë ate në librat e huaja
dhe aty po e takojme atë që nuk na duhet (jo- shqiptarin ) dhe po i falëmnderohemi
asaj që nga ne mundohet te krijoj jo-njeriun (jo-shqiptarin). (Fatmir Osmani)”.
E bukur kjo? Na jep pak mend që të mëndojmë më shumë?
”Në mesin
e 100 personave, midis tyre edhe deputetë greke, ra ne sy nje figurë e njohur
per opinionin ne Greqi, deputeti i Partisë neonaziste "Agimi i Arte",
Kristo Papa, i cili tha se "... nuk ka Epir te Veriut dhe Epir te Jugut,
por është një i vetëm (tokë greke). Pakkush e di se deputeti ne fjalë është me
gjak e origjinë shqiptare. Jemi të befasuar nga deklarata e deputetit Kristaq
Papa, i cili e flet shumë bukur gjuhën shqipe ( gjuhën e nënës fxh).Ai është nga
një fshat i Sulit të Janinës ose të themi është nga një fshat i varfër i banuar
nga ortodoks shqiptar.. Ai është një nga themeluesit e Agimit të Artë. Ideologu
i propagandës naziste të kësaj Organizate”. ( Shënim gazetaresk i këtyre ditëve).
” Himara është
tokë greke dhe se Epiri është një. Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë
gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke,
ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë
e saj më të mirë, kurban për lirinë. ( Kristo Papa)”
Duke ”mos
pasur ” fakte njeriu bie në një pikëpyetje shpirtërore se kush isha dhe kush
jam. ”Mospasja ” e fakteve i shkakton një mori simptomash ligështijeje të cilat
e sulmojnë trurin dhe një ”lëvizje” të vogël
të ”dikujt” ,njeriu bie në vetmashtrim. Lartëmadhëria e e tij e ”dikushit” e
krijon rrethin e tij i cili përditë e më tepër rritet duke ngërthyer në vehte
shumë e më shumë të vetëmashtruar. Të gjithë ata që futën mbrenda rrethit e
shohin botë plotësisht ndryshe nga ata që nuk janë në rreth. Paaftësia e njeriut për të
kuptuar se e ka një problem me vetvetën quhet vetëmashtrim. Vetëmashtrimi është
gjëja më e lehtë dhe më e zakonshme në botë. Kur njeriu futet në rrethin e të vetmashtruarit
atëherëtë gjithë ata që janë jashtë tij (rrethit) janë : përtacë, shpërfillës,të
pa ndjenja, ziliqarë, shpirtëkëqinj dhe tradhëtarë.
Dhe
njeriu kur e tradhëton vetën ai fillon ta shoh botën në atë mënyrë që e përligjë
vetëmashtrimin e tij. Hapi tjetër i të vetëmashtruarit qëndron në atë që ai
fillon ta shtembëron realitetin. Të vetëmashtruarit mbrenda rrethit të tyre nuk
munden më të dalin jasht apo të çkoqën nga ai rreth. Futja në rreth i ka pasojat e veta në atë se
njeriu fillon t`i zmadhoj të metat e të tjerëve ; i zmadhon
virtytet e tija , i zmadhon gjërat që e
përligjin vetëmashtrimin e më e keqja fillon atëherë kur ai e fillon fajësimin e të tjerëve.
Padashtas
i tilli si i vetëmashtruar ndikohet shumë
lehtë ,fillon pra të veproj kundër asaj që e mbronte pa hyrë në rreth ,gjithënjë
duke e arsyetuar dhe përligjur vetëmashtrimin e tij.Duke e përligjur vetëmashtrimin
,njeriu kalon në fazën tjetër të vetëmohimit;
mohimin e çdo gjëje që para futjes në rreth ishte për te e pranueshme, e
kapshme për realitetin dhe të vërtetën personale. Ky është një moment kritik qën
në mohimin e së vjetrës në favor të një të reje që as vet nuk e di se pse. Nuk
pranohet qenja,roli, rëndësia ,vlera, domosdoshmëria e të mirave psh. kombëtare.Mohon
dhe zhdukë çdo gjë që i jep krah zhvillimit. E mohon të drejtën mbi vetëvetën;nuk e merr parasysh
as të kaluarën e tij.I mohon të mirat. I mohon fjalët e thëna ,mësimin e parë ,e
mohon evolucionin shoqëror. E mohon
rolin dhe rëndësinë e vetëvetës që e kishte dikur.Nuk ia pranon meritat dhe virtytet dikujt.Nuk i përmbahet etikës
shoqërore me të cilën ka jetuar ; i quan të pa vlerë e pa dobi. Vazhdimisht
shprehë mohim ,mospajtim,mospëlqim. Jeta
i fillon me kuptim mohues ,me të bëma mohuese, me pjesëza mohuese. Mishërohet në
kundërshtimin e mospranimin e çdogjëje që
është jashtë rrethit. I ha fjalët ,e
harron vetëvetën dhe e pohon vetëm atë që e bindë rrethi. Pra, një kukull në duar të askushit për qëllime
të rrezikshme të cilat i servohen çdo
moment. Gjendje e rëndë , errezikshme për familjen e rrezikshme për kombin
Si i vetëmashtruar
dhe vetëmohues e fillon bashkëpunimin që
sa më shumë njerëz të ketë në rethin e
vetëmashtrimit; e fillon rrezatimin e asaj që tani i duket se është më e mirë, më joshëse ; por në të vërtetë vetëmashtruese
dhe vetë mohuese.
Futja në rrethin
e të vetëmashtruarit dhe vetëmohuesit ,me kalimin e kohës e bën gëdhendjen në mendjet e tyre me
karakeristika që i bartin gjithë kohën me vehte. Bëhet mendar;i ”mençur” , ”i
zgjuar” dhe dëshiron që ta mbajnë për të mençur. Fytyrë dhe personalitet prej mendari. Por në të vërtetë bëhët bartës i një ”virusi” ndjellakeq.
Tani kur
e krijuam vetëashtrimin dhe vetëmohimin , a e dini çka na pret? Vetëtradhëtimi.
Vetëtradhëtimi është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk nuk
njeh asgjë e askënd ,përveq urdhërdhënësit. Shenjat janë mungesa e angazhimit
dhe mospërfshirja në rrjedhat normale të
shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve dhe konflikteve. Të gjitha ndër
komandën e urdhërdhënësit:
Kemi shumë
shembuj të kësaj rrymeje të vetëshkatërrimit; por një është e sigurtë që ideologët
janë të mëshefur, të siguruar nga çdo rrezik ,të pasur dhe vetëm i infektojnë
qelizat e shëndosha të shoqërisë , dhe sëmundja kombvdekjepturëse sa
vjen e rritet
Për të pasur
më të qartë se si duket shembulli tipik
i vetëmashtrimit dhe vetëmohimit është arrijta
përfundimtare e Kristo Papës:”... midis tyre edhe deputete greke, ra në sy një figurë
e njohur per opinionin ne Greqi, deputeti i Partise neonaziste "Agimi i
Arte", Kristo Papa, i cili tha se "... nuk ka Epir te Veriut dhe Epir
te Jugut, por është një i vetëm (tokë greke). Pakkush e di se deputeti ne fjalë
është me gjak e origjinë shqiptare. ”...
Kurse vetëtradhëtimi
është faza më e rrezikshme; njeriu në një stad të tillë nuk nuk njeh asgjë e
askënd ,përveq urdhërdhënësit: ” Himara është tokë greke dhe se Epiri është një.
Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë
kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se
ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”.
(Kristo Papa).. Vetëtradhëtimi është mungesa
e angazhimit dhe mospërfshirja në rrjedhat normale të shoqërisë dhe kombit; krijimi i problemeve
dhe konflikteve. Të gjitha ndër komandën e urdhërdhënësit: ”Tradhëtoje Kombin”!
Vetëmashtrimi
e sjellë vetëmohimin kurse vetëmohimi e
sjellë vetëtradhëtimin. Që të trijat na sjellin shuarjen kombëtare dhe na
drejtojnë drejt vrimës së zezë e cila me fuqi kosmike na përpinë në vorbullen (vortexin)
e saj ,në një rrugë të pakthim.