| E hene, 03.09.2012, 07:32 PM |
Mëshikëzimi
i Kosovës në emër të luftës çlirimtare !...
Nga Bekim Rexhepi
Shteti
ligjor ndër të tjera thuhet se ndërtohet duke korrigjuar padrejtësitë e vjetra
dhe duke i shtuar masat e tjera ligjore që i bëjnë dhe i bijën dobi shtetit. Në
të kundërtën shteti nuk mund të quhet ligjor, nëse ati nuk i qasemi direkt në probleme,
qe ka me qytetarët e vet dhe me shtetet përreth.
Se,
Kosova ka probleme të shumta dhe se këto probleme nuk do të mund të mbartin më tepër
asi komente të llojit shpifës, sepse me realisht mund të shikohet gjendja,
ligjet e vjedhura dhe problemet e shumta
me qytetar. Kjo tregon se sa të vështira i ka ecjet Kosova për tu bërë shtet i
parashikimeve tona dhe i atyre qe na ndihmuan të bëhemi shtet.
Historia
e shtetit të Kosovës ka tendenca të shkruhet më shpejtë se sa që mund të parashihen
gjërat të ndodhin për të. Ajo ka përshpejtuar formalisht në rrumbullakimin e
formaliteteve qe mbase i duhen shtetit dhe realisht ajo, nuk i ka përmbushur
domosdoshmëritë reale për ti ngjasuar shtetit normal.
Nga 2003
e këtej, kemi disa vite politike, por, assesi nuk mund t’ia shtojmë dhe këtë dozë
formaliteti se politika e këtyre viteve ka pasur suksese të mëdha, ngase për
autoritetin e saj përfaqësues, akoma janë dhe rrinë të hapura procese gjyqësore, akuza dhe dosje të rënda krimi, gjë qe e rëndon,
e demoralizon të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve të saj.
Këto
procese në vend, duhet të ndodhin, të zhvillohen dhe të përfundohen sa më parë,
aq më mirë, për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit.
Ndërkohë,
që po zvarriten në mënyrë të pakuptueshme dhe në mënyrë të çuditshme nga vet
autoriteti politik përfaqësues. Po zvarriten këto procese duke gjetur shkase të
ndryshme, duke gjetur bashkëpunëtor të tjerë, të cilët janë po ashtu të gatshëm
ta bëjnë atë apo këtë të zvarritshme, madje për të përfituar sa më shumë, sa më
shpejtë në kohë, dhe të gjitha këto janë veçse profite të paligjshme në vend.
Autoriteti
aktual politik, i cili me gjasat qe ka, fund e krye është përcaktuar për të mos
bërë ligjin, për të mos bërë shtetin ligjor, sepse e thamë më lartë se është i
inkriminuar, për këtë tash e dimë të gjithë, janë qerosur fytyra emblematike të
UÇK-urëve politik. Dhe ata vet të vetëdijshëm se çdo ndërtim i një shteti
ligjor, do të përbënte kërcënim për të ardhmen e tyre, dhe ata të inkriminuar
vet nuk mund ta duan shtetin ligjor, sepse ai në të kundërtën nuk do të mund të
nxirrte tolerancën për ta dhe faljen e tyre.
Pra, ky
autoriteti politik, nuk do të mund të kishte atë liri nesër, qe e duan me çdo
kusht sot ta kenë vetëm për vetën e tyre. Nëse, në shtetin e tyre ka ligje të njëmendta,
që vërtetë e definojnë shtetin e të drejtës, ata do ta bënin strucin. Shteti i
të drejtës në Kosovë është i largët, madje edhe më turpshëm qëndron fakti dhe kërkesa
jonë për një drejtësi, për një drejtësi edhe nga të tjerët.
Me ligje
tallëse po bëhet shteti i Kosovës, sepse po e shohim primitivizmin politik të zyrtarëve
shtetëror qe kur tu teket atyre, qe kur tu cenohen interesat personal të tyre,
e shndërron atë apo këtë ligji në invaliditet të tyre, dhe i gjithë shteti bëhet
si të ishte një mulli prej ere.
Deri më tani,
provat e zyrtarëve (e fytyrave emblematike të UÇK-urëve politik) për shtetin
ligjor të Kosovës, kanë qenë vërtetë tallëse, ata më shumë janë orvatur që shtetin
ta pronësojnë në çdo cep të mundshëm dhe vetëm për vetën e tyre. Të gjitha
ligjet shtetërore i kanë konceptuar, i kanë përshtatur si një mundësi, madje përfundimisht
për tu pasuruar shpejtë dhe lehtë, për ti rritur dhe përforcuar interesat e
tyre individuale e klanore.
Nuk ka
dyshim se përpjekjet e tyre ishin dhe mbesin për një shtetin përfundimisht pronë
e tyre. Ndërsa më thjeshtë qytetari akoma nuk i kanë prekur apo shijuar gjërat
e dobishme nga shteti nga pritshmëria e tyre për shtetin. Qytetari tashmë është
ndarë dhe beson se shteti i tyre, i pritjeve të tyre, po shndërrohet përfundimisht
në një ndërmarrje në cilën aksioni i qytetarit nuk vije në shprehje, sepse në të
ka vend vetëm për grupe mafioze dhe klane politike. Qytetari mbetet serish
skllav i regjimit, por me emra të tjetër, me kombësi tjetër, ndërsa dihet se
regjimet nuk dallojnë
Shqiptaret
e Kosovës dhimbshëm mbesin akoma pa ndryshime, pa iu ndryshuar gjendjen e tyre
e rëndë ekonomike edhe përkundër kontributit dhe sakrificës qe bënë ata për
vendin e tyre...
Në Kosovë
e kemi më shpesh se si shtyllë e parë e aksionit vihen vet qytetarët, madje pa
ndihmën e institucioneve, ata viktimizohen në proceset e shtetzimit. Derisa e
kundërta do të duhej të ishte autoriteti shtylla e aksionit në interes të shtetit
dhe qytetarit. Kjo bashkërenditje shtet-qytetar mungon, më këta politikan duket
se do të mungoj edhe për kohë të tjera, fatkeqësisht.
Shkalla e
lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar, nuk mund të mohohet për kohë të
gjata, nuk mund të mos ndëshkohen hajnat e mëdhenj dhe vrasësit me paramendim,
sepse kjo gjendje le të kuptoj se shteti ynë, qytetaret tanë nuk kanë merita të
tjera, ata janë një valixhe e parëndësishme në dorezën politike.
Ky mëshikëzimi
i Kosovës në emër të luftës çlirimtare, duhet të ndërpritet sa më parë, sepse
duhet ti hapet rrugë e domosdoshme proceseve kombëtare të zhvillimit dhe jo
limitimit të fatit nacional, për interesa personale e klanore të individëve të caktuar,
që nuk shquhen si racional dhe si rezonues. Ndërsa definicioni për shtetin është
organizim racional dhe rezonues (moral) i një komuniteti, të cilit nuk mund t’i
shtrohen qëllime të tjera...