Mendime
Sylë Arifi: ''Dialogu polik'' Imponim apo Presion
E premte, 24.08.2012, 07:30 PM
''Dialogu
polik'' Imponim apo Presion nderkombëtar!
Nga Sylë Arifi, Avokat-publicist
Si mund të
ndodh që të ashtuqujturat bisedime politike me serbin, edhe pse të përfunduara
që nga Shpallja e Kosovës Shtet sovran, tani po insistohet nga qarqe nderkombëtare
të bahen realitet. Ku po mbesin të gjitha ato deklarata, konfirmime dhe
kundershtime nga Institucjonet Shtetrore të Kosovës dhe në veqanti nga Liderët
institucional e politik se nuk mund të ketë negociata politike me serbin se ato
kan përfunduar ate dit kur është shpalluar pavarsia e Kosovës vite më parë.
A thue
pse me kaq lehtsi pranohet qfardo dalogu politik me serbin atehere kur dihet se
qdo gjë fillon nga e para, pra nga pozicjoni para shpalljës së pamvarsis së Kosovës,
dhe vetëm ky fakt i intereson Serbis dhe miqve të sajë. Serbia vazhdimisht që nga
pas lufta ka insistuar të zvarriti proqeset për të fituar në kohë me shpresë në
ndryshimin e rrethanave në favorin e sajë. Kaluan 14 vite nga qlirimi i Kosovës
dhe kater vite nga shpallja e pavarsis së Kosovës edhe pas 92 njohjeve, dhe ajo
ende pretendon ta kthen skenen politike dhe ate nderkombëtare në interesin e sajë.
Tani, e
pabesueshme se Qeveria e Kosovës kërkon një konsensus ndërpolitik për këto
bisedime politike të reja me serbin, duke harrura se disa here ka vertetuar se
kurr nuk do të ketë bisedime politike me serbin. Shumica e Partive politike
opozitare mbrenda dhe jasht Parlamentit si dhe shoqeria civile janë duke i kundërshtuar
këto negociata me Serbinë.
Nuk është
e quditshme se me „ndihmën e faktorit ndërkombëtar“ do të arrihet një konsensus
mes partivë politike për fillimin e dialogut politik, apo si zakonisht me
ndimen e mjeteve jo demoktarike „ me presion“ nga faktorit ndërkombëtar, do të arrihet një lloj
konsensusi i brendshëm, siq e kemi të fresket
fenomenin e qujtur „Fusnot“ dhe të tjera leshimeve në favorë të politikës
serbe, që nga pas lufta qlirimtare e deri me sot.
LDK-ja, e
cila momentalisht reziston zëshem duke shtuar se ka një politikë të ashpër kundër
dialogut politik me serbin, por gjykoim se siq e ka deshmuar historia e afert ajo mjaftohet me ni „piskam
diplomatike“ për ta dhan koncenzuesin edhe për këte qeshtje të dialogu politik
me serbin. Qfardo Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të sjellë pasoja
të rënda politike, diplomatike dhe gjeostrategjike për Shtetin e Kosovës.
Ky fakt është
vertetuar edhe nga bisedimet e ashtuquajtura teknike ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që patën filluar në mars të vitit
të kaluar dhe kanë ndikuar në ndaljen apo ngadalsimin e njohjeve të pavarsis së
Kosovës nga shumë Shtete. Edhe keto bisedime teknike jan kundershtuar nga ni
pjesë e subjektit politik të Kosovës, por ja se si jan evidente pasojat nga kjo
humbje kohe për ti krijuar vetem favore Serbis dhe disfavore për dinamiken
politike, institucionale dhe diplomatike të Kosovës si Shtet i ri në planin
nderkombëtar.
Synimet e
politikës serbe të përkrahura nga Rusia dhe disa shtete tjera për qfardo biseda
tani edhe të ketyre politike janë vetem vazhdim i përpjekjeve për të amortizuar
politikën dhe ndikimin gjeostrategjik të Shtetit të Kosovës për avancim
nderkombëtar drejt antarsimit të sajë në forume nderkombëtare dhe në OKB si
subjekt nderkombëtar i barabart me të gjitha Shtetet në botën demokratike.
Populli i
Kosovës, deshiron të ketë paqe dhe bashkëpunim ndërshtetëror me të gjitha
shtetet për rreth sajë por edhe me Serbinë, mbi bazën e reciprocitetit si
shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane. Sigurisht, se Shteti i Kosovës
duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara se shpejti vetem atehere kur e
kalon mbi gjysmen e Shteteve që e konfirmoin njohjen e pavarsis se Kosovës,
se atehere Shteti i jon mud të jetë edhe
nënshkruese e Konventave dhe traktateve nderkombëtare si subjekt nderkombëtar.
Takimet e
nivelit të lartë politik midis përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë nuk përjashtohen,
por nuk do të ketë biseda politike për çështje të brendshme të Kosovës. Integrimi
i serbëve, në veri të Kosovës, është obligim i institucioneve të Kosovës dhe si
proces do të ndodhë nëpërmjet një dialogu të brendshëm në Kosovë dhe për këtë gjë
nuk do të ketë negociata me Serbinë, atehere pse vall nuk po ndodh keshtu edhe
pas kater vitesh nga shpallja e pamvarsis dhe obligimet që dalin nga plani
Ahtisari, në zbatim të rendit ligjor dhe Kushtetutës. Prandaj, ky mos veprim
kushtetues po na krijon situata tjera jo të voltshme për forcimin e Shtetit
juridik të Kosovës në mbrojtje të intergritetit dhe sovranitetit Shtetror,
sidomos në veri ku po vepron Shteti i serbis me të gjith mekanizmin e sajë shtetror.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur seancën e rregullt për
Kosovën, në të cilën është diskutuar raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm,
ku është pëqendruar në tri çështjen: 1.Përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të
pavarësisë së Kosovës, 2.Situatën e veriut të Kosovës dhe 3. Dialogun ndërmjet
Prishtinës dhe Beogradit.
Kryeministri
Serb ka vazhduar me avazin e vjeter se “kurrë
dhe në asnjë rrethanë” nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, se “Zgjidhja e statusit final të Kosovës do të
jetë njëri nga prioritetet kryesore të Qeverisë serbe. Për dinunin e lexuesve,
keshtu nga ish kryeminstra të Serbis kan reaguar ndaj shpalljës se pavarsin Shtetrore nga ish
repuplikat e ish jugosllavisë, si për shembull Shteti i malit të zi.
Menihere,
i është përgjigjur kryeministri i Kosovës, duke konfirmuar se me 17 shkurt 2008
Kosova është Shtet. Kryeminstri ka than se prioritet ka normalizimin e marrëdhënieve
shtetërore me Serbinë, por duke mos vënë kurrë në diskutim pavarësinë,
sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës,
shkelqyshen atehere pysim se qka tani na duhen bisedimet politike me Serbin?
Kryeministri i Kosovës mir i ka kujtuar pjesmarresit në takimin e KS-OKB, se në
dialogun teknik, me mes të Prishtinës dhe Beogradit ku kanë arritur shtatë marrëveshje, por ato kanë mbetur vetëm në letër, sepse Serbia
i ka penguar zbatimin e tyre, pra kjo është serbia!
„Dialog
do të ketë nëse faktori ndërkombëtar insiston“ dialog apo bisedime mund të ketë
vetem atehere kur ekziston vullneti i dy palve pa imponime, se vetem atehere
mund të quhet i sukeseshem. Dialogu i
imponuar është logjik tani më e tejkaluar sepse normalizimi i raporteve ndërshtetrore
nuk mund të bahet pa njohje reciproke, këte e din qendrat e vendosjës por ja se
logjika pacifiste dhe nihiliste e disa intelektualve që jan në korpuse politike
bajn sygjerime apo kshillime se qka të kerkoin apo sygjeroin të tjerët neve pra
Institucjonet tona Shtetrore duhet ti pranoim,
Logjik e bartuar nga sistemi i komunizmit.