Mendime
Dedë Preqi: Betejat politike me Serbinë janë të ftohta
E premte, 24.08.2012, 07:20 PM
BETEJAT POLITIKE
ME SERBINË JANË TË FTOHTA
Nga Dedë Preqi
Zhvillimet e fundit në fushën politike dhe diplomatike në mes Kosovës dhe Serbisë, tregojnë se qështjet për Kosovën ende nuk kanë mbaruar, dhe qëndrimet e shtetit serb janë ende ato synime dhe ëndërralla që Kosovën ta mbajë nën kthetrat e mitëve të veta.
Pas
mendimit të GJND-së, si organi më i lartë
i një juridiksioni ndërkombëtarë, i cili
mendim ishte në favor të pavarësisë së Kosovës,atëherë , ç’farë kërkon
Por,
Kosova dhe qështja shqiptare ekziston dhe ajo është më e vjetër se shteti i saj
që mbanë emrin Serbi, dhe ashtu me sakrificat e veta të vazhdueshme, hap pas
hapi do ti bëjë ballë, që të mbrojë të drejtat
e veta për liri e demokraci dhe ta mbrojë
çdo pëllëmbë të teritorit të vet.
Serbija e
ka të ditur se e ka humbur moti Kosovën, edhe pse, juridikisht nuk ka qenë kurrë e saj, por këto
janë përpjekjet e fundit të politikës së
saj fashiste, që mendon të rrënohet gjithçka që është ndërtuar në shtetin e
Kosovës dhe ajo që është më hipokrite, tenton të destabilizojë Kosovën dhe
rajonin, duke e rrezikuar paqën në Evropë
dhe më gjerë.
Evropa
dhe politika e saj ledhatare ndaj Serbisë, po kërkon dha sajon kushte më shumë ndaj
Kosovës, njëherit duke e lënë të vetmin vend të izoluar dhe jashtë lëvizjes së lirë
në Evropë dhe më gjërë, që do të thotë, se të drejtat e popullit shqiptarë në këtë
mënyrë po shkelën e përbuzën brutalisht dhe
pa mëshirë.
Një pjesë
e popullit serb në veri të Mitrovicës, akoma qëndron në mjegull, të cilët nuk e pranojnë Kushtetutën
e Kosovës, dhe Beogradi po i mashtron sikur dhelpëra pulat, duke i lënë peng të
politikave dhe interesave të veta të përçudshme dhe shterpësore.
Në këtë kontekst
, me vite të tëra trumpetohet e vazhdohet
nga bërthama e përzier e
serbizmit, që të luftohet nacionalimi
shqiptarë në Kosovë, apo destabilizimi i këtyre trojeve dhe këtij populli të mbetët
prioritet i tyre, duke qenë të padëshirueshëm në truallin e tyre stërgjyshorë.
Njëherit,
trashëgimtarët dhe zëdhënësit e zellshëm
të zhurmës dhe diktatit millosheviqian,
sikur që janë në krye të politikës dhe qeverisë së sotme Nikoliq e Daçiç,
ata angazhohen jo për rimëkëmbjen e popullit serb në pjesën
veriore të Kosovës dhe për përmbushjen e kërkesave të tyre, por politika dhe
vizioni i tyre orientohet fuqimisht në pengimin dhe zhvillimin e proqeseve të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Pakoja e
z.Ahtisari, si një projekt ligjesh për shtetin e Kosovës, përditë e më shumë po
stërmoderohet nga OKB-ja, dhe moderatori
i saj Ban Ki Mun, duke prezentuar edhe një mori modelesh të reja, të cilat
e favorizojnë më shumë palën serbe, duke e cunguar sovranitetin teritorial të Kosovës,
kur mendohet ,apo planifikohet që pjesa veriore e Mitrovicës të fitojë një status
special.
Barikadat
e vendosura nga serbët antipaqësorë ,nëpër
rrugë-kalimet dhe pikat e qendrave në veriun
e Mitrovicës, janë politika të avancuara nga
forrume akademike dhe shkencore të Beogradit, të cilat financohen marrëzisht
dhe tinëzisht nga shteti serb, për të promovuar jo më pak se, fatkeqësinë e një
etnikumi.
Askush
nuk do të pajtohet, dhe as OKB-ja, që të hapen fronte të reja të krizave, përkundrazi
ato duhet luftuar dhe ndihmuar, sikur që është edhe Kosova me rajon.
Shtrirja
e EULEX-it, jo në gjithë teritorin e Kosovës, ka sjellë pasoja të mëdha, të cilat
pasoja trashigohen edhe nga UNMIK-u, të cilit
nuk po i dihet fundi, si rrjedhojë e politikës ndërkombëtare.
Vazhdimi
i negociatave në mes Serbisë dhe Kosovës është një kusht i demokracisë, por
edhe trysni e ndërkombëtarëve, por nëse negociatat janë të pa efekshme për njërën
palë,apo tjetrën, atëherë shpalohen dhe
shthurën kapituj të një politike që nuk përkojnë zgjidhje ,por shtojnë probleme
të reja.
Filozofija
politike e Serbisë gjithherë paraqitet e gatshme para ndërkombëtarëve për
negociata dhe marrëveshje me Kosovën, por realiteti është pika më e dobët e
tyre, duke mos realizuar në praktikë asnjë marrëveshje deri sot.
Është më se
e nevojshme dhe e arsyeshme, që Kosova ti ruaj dhe respektojë miqtë e vet ndërkombëtarë e në veqanti SHBA-të, sepse me ndihmën e tyre
ka arritur deri këtu ku është, dhe për të garantuar rrugën e lirisë dhe të barizisë shqiptare në tokat
e tyre.
Kosova
mund të hyjë në një fushë të minuar kësaj radhe, nëse nuk e trajton mirë qështjen
e kufijve të vet dhe pjesën veriore të Mitrovicës, para se gjithash duke e
respektuar çdo pikë gjaku të dëshmorëve
dhe martirëve të lirisë.
Kosova e
Pavarur dhe populli i saj, nuk ka rrugë tjetër, vetëm ti tregoj miqve të vet ndërkombëtarë,
por dhe armiqve të vet, se janë disa kufij që përcaktojnë ineresin e ngushtë kombëtarë, që duhet ti mbrojmë me
dinjitet deri në fund të fundit, dhe nuk kemi ku të shkojmë përtej këtyre
kufinjve, që i kemi trashëguar nga të parët tanë dhe vet Zoti i gjithsisë.