Mendime
Isuf Bajrami: Iftarët e bashkimit politik!
E merkure, 15.08.2012, 07:06 PM
IFTARËT E BASHKIMIT POLITIK!
Shkruan: Isuf B. Bajrami
Këshilli
i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Bujanocit,shtroi një iftar në Hotelin
luksoz “Rozafa”, kulla qind për qind shqiptare.
Organizatori
i iftarit në emër të “bashkimit”, rreth sofrës me një meny të pasur, mblodhi “drejtuesit”
e pushtetit lokalë, këshillit “nacional” jolegal, “liderë” partiakë, “përfaqësues”
të Këshillit të Bashkësisë Islame, xhematlinj, drejtorë, studentë e gazetarë.
Në këtë iftar
nuk ishin ftuar ata që duhej të ishin më kryesorët, perfaqësuesit e Bashkësisë Islame
për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët
para Ramazanit u dakorduan për unifikimin e
Bashkësive Islame të Luginës me perkrahjen e Naim Tërnavës. Pastaj në këtë
iftar munguan “deputeti” jo-legjitim
Riza Halimi dhe stafi i PVD-në me në krye Kamberin dhe LPD-në, të cilët po i bëjnë obstruksion pushtetit lokal në Bujanoc .
Vlen të theksohet se në këtë muaj të “shenjtë” politika e përçarjeve në Luginë, prap po fiton, sepse
nëpërmes organizimeve të Iftareve në Bujanoc dhe Preshevë e
Kosovë kanë dalë shumë organizatorë,
që pretendojnë të dalin në skenë, ashtu si nga sektori jo
qeveritar, bashkësitë islame, selefët
dhe vehabistët, duke garuar shtëpi për
shtëpi me qëllim përmes iftareve
të përfitojnë aleatë dhe bashkëpuntorë.
Por, sihariqi
më i madh që i bie Luginës për këtë
Ramazan, ftesa që iu bë nga përfaqesuesit
e bibliotekës së xhamisë “ Ilmuddin” në fshatin Lluçan të Bujanocit, si dhe përfaqësuesit
e Shoqates “Dituria” nga Presheva, në mungësë
të Imamit Ragmi Destani , ligjëruesve me
orientme selefiste dhe vehabiste për të marre pjesë në Tribunën Fetare, Irfan
Salihu nga Prizreni dhe Ahmed Kalaja nga Tirana, ku ky skenar u realizua pasi që Naim Ternava u deklaru haptas nëpër
media se: “VEHABITË” NE KOSOVE DHE LUGINE TE PRESHEVES PJELLE E PROPAGANDES
SERBE?’.
Fillimisht,
nikoqiri i këtij iftari politik, elaboroi për rolin dhe rëndësinë e muajit të shenjtë
të Ramazanit.
- Muaji i
Ramazanit është muaj i sabrit, muaji i pendimit, muaji i durimit, muaji i
unitetit dhe bashkimit – dakord, por jo vetëm rreth sofrës së mbushur për plot
gjëra ushqimore dhe pije pa fund, por edhe në qeverisjen lokale, në projekte të
ndryshme kapitale, në veprimtari të ndryshme me interes qytetar e kombëtar, pa
përjashtuar as shuarjen e zjarreve, të cilat po na i gudulisin hundët me tymin
dhe shkrumbin e pyjeve të djegura e fshatrave të ngelura në errësirë pa drita
elektrike.
Në këtë muaj,
gjithashtu, tha organiozatori, kanë ndodhur ngjarje me rëndësi për muslimanët
siç është Beteja e Bedrit, çlirimi i Mekës, pastaj është Nata e Kadrit në të cilën
Zoti e zbriti Kuranin, ngjarje këto që e kthyen historinë e ndritshme islame, për
pak sa nuk u përmendën edhe Referendumi dhe Marrëveshja e Konçulit.
Por,
iftarë e bashkimit politik, ndodhin rrallë, një herë në motmot. Ky është një shembull
i mirë sikur të ndodh për ditë: në punë, në aksione si dhe në institucione të ndryshme
kulturore, arsimore, fetare, shëndetësore, sportive, etj.
Nuk bëhet
uniteti me një darkë, qoftë ai edhe iftar, si i Bujanocit, i cili sa për sy e
faqe i bëri “bashk” njerëzit, disa prej të cilëve jo vetëm që nuk agjëronin,
por edhe punojnë për ta prishur bashkimin e shqiptarëve edhe në atë botë.
Pa i nënvlerësuar
rëndësitë e iftareve, të cilat, vërtet, kanë një mesazh të fort bujarie,
solidarësie, dashurie njerëzore, ato, thjesht nga disa institucione dhe individë
të caktuar, keqpërdoren për qëllime politike dhe komerciale.
Ne duhet t’i shohim shqiptarët e Bujanocit bashkë jo vetëm në inftare, në varrime, në të pame, në dasma e gazmende, në syneti e festa të tjera shoqërore, nacionale e fetare, por edhe në veprime të përditshme jetike për njerëzit e këtij nënqielli, të cilët zgjohen e bien me ëndrrat se do të bëhet mirë një ditë edhe për banorët e këtyre zonave të krahut lindor të Kosovës.