Mendime
Elvin Luku: Nga Siria te Fevziu
E premte, 10.08.2012, 08:24 PM
NGA SIRIA
TE FEVZIU: SI
Nga Elvin LUKU
Ndonëse
lufta në Siri nisi si pjesë e të ashtëquajturës
“Pranverë Arabe”, më 15 Mars 2011, vetëm këtë fillimvit situata në Damask u
kthye në kryeqëndrën e vëmendjes së OKB-së. Kjo pasoi raportimet e vëzhguesve
dhe medias për vrasjet masive dhe masakrat e kryera nga mbështetësit e Al-Assad,
të cilët deri më tani raportohen të jenë mbi 20 mijë viktima.
Pse nisi
kaq vonë presioni ndërkombëtar, - pyeste me të drejtë një media e huaj, kur
shtetet perëndimore zotëronin të dhëna të përafërta në lidhje me krimet në Siri?
Pse masa e parë e ndërmarrë nga OKB-ja ishte ajo e dërgesës së grupit të monitoruesve
atje?
Përgjigja
ishte e thjeshtë: Së pari, komuniteti ndërkombëtar u përqëndrua tek Siria pasi
vuri nën kontroll vatrat e hapura në Libi, Egjipt, Tunizi e Bahrein; së dyti, dërgoi
median për të bindur mbarë opinionin botëror se regjimi i Assad duhet rrëzuar.
Për të legjitimuar
ndërhyrjen e pritshme ushtarake në Damask, Perëndimit i duhet të ndërtojë realitetin
tragjik sirian në sytë e botës. Dhe këtë realitet e ndërton përmes medias, pa
praninë e të cilës ekzekutimet, vrasjet çnjerëzore, varrezat massive, - janë ngjarje
të rënda sa më s’ka, që duhen dënuar për krime lufte, por, fatkeqësisht, të destinuara
të mbesin ngjarje lokale. Krimi në vetvete, pa median, humb mesazhin: 20 mijë të
vdekur që janë ekzekutuar që prej një viti në Siri, për botën (deri vonë) nuk
kishin asnjë domethënie, asnjë vlerë; një statistikë tragjike, që pa fokusin e
medias, nuk ekziston.
Sakaq, për
shkak të vëmendjes së madhe të medias, gjatë vitit 2011 bota ka ndjekur me
interes martesën e Princit William, zhvillimet për krizën ekonomike, vdekjen e
Elizabet Taylor, vrasjen e Osama Bin Laden, festimet për Krishtlindje dhe
Ramazan, “Pranverën Arabe” (pak raportime për Sirinë), fituesit e çmimeve “Oskar”,
kurorëzimin e skuadrave kampione në futbollin evropian etj...
Shprehja
ku ka media, ka ngjarje, nuk nënkupton që mesazhi vjen nga lajmi por nga fokusi
i medias. Një situatë, bie fjala një shpërthim, protestë, përleshje me policinë
apo një vrasje, sado e rendë mund të jetë, pa median, është e destinuar të qëndrojë
e tillë vetëm për një komunitet, aktorët pjesëmarrës, ose në rastin më të keq,
pa jehonë.
Me “rastin
sirian” kuptojmë që media nga mjet për të përcjellë mesazhin, - sikurse e kemi
konceptuar deri vonë, është vetë mesazhi.
Kalojmë në
një shembull tjetër, realitetin e të cilit shikuesit shqiptarë e kanë ndjekur
me vëmendje. Kur në shkurt të këtij viti gazetari Ardi Bita i Vizion Plus,
trasmeton kronikën e parë mbi problematkën e bllokimit të rrugëve në Lurë e më pas
në Pukë, atje banorët,- siç pohojnë vetë, kishin të paktën 10 ditë të izoluar…
Ndërsa
shqiptarët në Pukë, Kukës, Tropojë e më gjerë jetonin të rrethuar nga bora,
pjesa tjetër e popullsisë as që e kishte indenë se çfarë ndodhte me
bashkekombasit e tyre në veri. U desh vëmendja e medias që ky realitet të ndërtohej
në rang kombëtar.
Media
thjesht e pasqyroi situatën në veri, - konstaton dikush, nuk e krijoi
realitetin. Askush nuk e vë në dyshim synimin qëllim mirë të gazetarëve për të përcjellë
realitetin ashtu siç është. Dhe, në fakt, ata këtë bëjnë. Por efekti që i jep
media këtij realiteti, kalon fuqinë dhe mundësitë e gazetarit. TV-ja dhe gazeta
e kthen lajmin në “çështjen e ditës”. Në rastin konkret nga një problematikë lokale,
bllokimi i rrugëve u kthye në ngjarje kombëtare: U angazua kryeministri,
ministrat, ndërkombëtarët, të gjithë digasteret u vunë në lëvizje, u dërguan
helikopterë me ndihma, nisën të pastroheshin rrugët etj…
Pasi
publikua në gazeta dhe u trasmetua në TV e gjithë Shqipëria fliste për
bllokimin e qyteteve në veri.
Nuk është
rastësi cilësimi “pushtet i katërt” që i bëjmë medias në tërësi. Me vëzhgimin,
fokusin, dhe filtrimin e infromacionit, televizioni dhe gazetat kanë mundësi jo
vetëm të orientojnë opinionin publik, por të mbajnë në këmbë demokracinë.
Madje,
disa studiues të komunikimit shkojnë edhe më tëj kur analizojnë median si
prodhuese të realitetit dhe si biznes, duke e cilesiar atë (shpesh herë me
prirje komerciale), si një kërcënim për shoqërinë.
Pa dashur
të kalojmë në një temë më të gjerë gjykojmë se, ishte media ajo që prodhoi
realitetin e reshjeve dhe bllokimit të rrugëve në veri të vendit. Pa fokusin e
saj vëllezërit tanë atje, nuk do të kishin marrë as bukë, as ujë, as ilaçe, që ky
shtet i’a dha me aq kursim…
Le të marrim
një tjetër shembull tjetër: gjatë kësaj periudhe kam punuar për një rubrikë me
intervista të botuara në një nga të përditshme tona. Si zakonisht, dërgoj
intervistën për botim. Ndryshe nga herët e tjera, drejtuesi i gazetës nuk e
boton intervistën duke më renditur një rradhë të gjatë argumentash, të cilat,
unë, ndonëse i gjykoja absurde, nuk e kundërshtova. Në fund të fundit, ishte
opinioni i tij…
Jo më larg
se dy ditë më vonë, i intervistuari, një publicist dhe profresor i njohur, i dërgon
drejtuesit të gazetës të njëtjën intervistë për botim…
Ndodhi çudia!
Drejtuesi
i gazetës e falenderon përzemërsisht dhe të nesërmen publikoi intervistën, duke
i kushtuar një hapësirë të lakmueshme në faqen e parë.
Pra, e njëjta
intervistë e dërguar nga dy mediume të ndryshme (në rastin konkret unë dhe
profesori im), ka mesazh tjetër për botuesin.
Po kështu
ndodh edhe me lexuesin: ai do të joshej më shumë nga një shkrim, bie fjala i
Mustafa Nanos, sesa i njëjti shkrim, por, këtë rradhë, me emrin tim…
Meqë jemi
te lexuesit, le të flasim pak për librin bestseller të Blendi Fevziut: Si dhe
pse u kthye libri “Enver Hoxha”, në një kohë
fare të shkurtër, në një libër kaq të shitshëm?
Në pak
muaj librin e Fevziut, e blenë mbi 35 mijë lexues. Një bum i vërtetë. As
Kadare, Agolli, Eko, Pamuk etj., apo edhe autorë me botime historike Puto,
Frashëri, Duka, Fisher etj., nuk kanë patur një shitjë të tillë.
Të ketë ardhur
ky bum nga cilësia e librit apo nga cilësia e autorit? Këtë nuk e dimë. Por dimë
që autorët e tjerë të sipërpërmendur dhe librat e tyre, janë ndër më të mirët në
qarkullim. Të ketë qënë fama e diktatorit Hoxha? Ndoshta, por nuk besojmë se
jehona e diktatorit i ka shtyrë masivisht shqiptarët të blejnë këtë libër.
Atëherë çfarë
e ka bërë Fevziun dhe Enverin kaq të shitshëm?
Me
siguri, media.
Një kronikë
për Kadarenë, Ekon, Puton, Fisherin janë shumë pak krahasuar me emisione,
kronika të përditshme lajmesh, speciale, kritika e recensa në disa gazeta njëherësh
në shtypin e përditshëm. Pa përmenduar këtu reklamat dhe hapësirat publicitare,
- që, disa herë, u bënë edhe të bezdisshmë për shikuesin.
Nëse ia
ka vlejtur ose jo gjithë ky publicitet, këtë e di vetëm lexuesi…
Me këtë rast,
edhe unë po përfitoj pak nga fama e Fevziut. Titullin e këtij artikulli zgjodha
ta vendos pak “pikant”, pikërisht sepse mediumi (në këtë rast titulli), ndërton
mesazhin.