Mendime
Faton Mehmeti: Ali Podrimjën nuk e deshëm sa ishte gjallë
E merkure, 01.08.2012, 07:00 PM
Ali
Podrimjën nuk e deshtëm sa ishte gjallë
Shkruan: Faton MEHMETI
Turpi i
pushtetit përballë figurave të ndritura
të kombit
Lajmi për
zhdukjen e poetit të shquar Ali Podrimja,u prit me shumë habi dhe në shumë mënyra
të përceptimit nga qytetarët.Derisa qytetarët e rëndomtë ishin të shpërqendruar
në mendimet e tyre se “ si mund të zhduket
një njeri në moshën madhore !’’, për pjesën intelektuale dhe kolegët e tij
ishte jo e papritur, duke e ditur se
poeti vuante nga sëmundja e humbjes se kujtesës. Dhe kjo disi shpjegonte këtë enigma,
që sa ishte mediatike aq edhe e përjtimeve emocionale. Ndërsa lajmi që u dha
nga autoritet franceze se ‘’ Ali Podrimja u gjet i vdekur në një pyll në anën
perëndimore të qyteti të vogël e të qetë francez, Lodeve ‘’ bëri të ishte edhe
procesi i rikujtimit të qytetarëve për njohjën e Ali Podrimje si dhe ‘’ vlerësimit
të figurës së tij emblematike’’ nga ana e Qeverisë.Kjo e fundit në telegramin
ngushëllues për poetin shprehte keqardhjën
pasi ‘’ Ali Podrimja ishte lirik i lindur dhe i realizuar në veprën e tij
poetike, dhe preku majat e lirikës shqipe, duke u bërë edhe vetë vlerë kulmore ‘’.Kjo
deklaratë e Hashim Thacit,në emër të Qeverisë, ishte një përshkrim i vlerave të
Ali Podrimjes,do të ishte në rregull sikur në esencë të kishte një përmbajte të sinqert ,pasi vet mënyra e telegramit
ngushëllues ishte në esencë hipokite . Pasi
kaq shumë i paskan njohur vleratë e Ali Podrimjes , përse vallë nuk iu
shkoi asnjëherë mendja të bënin një përkujdese materiale apo shëndetësore por
mbi të gjitha morale.Pse u deshte të vdiste Ali Podrimja që t’i tregonin se i
njihenin vlerat e tija.Kjo krijon një dyshim , që duket se është edhe i vërtetë,
që mos të kishin lexuar asgjë nga poeti
i madh,por vetëm pasi dëgjuan se ka ndërruar jetë vrapuan të shfletonin ndonjë poezi
të tijën…?!
Në çdo
vend të botës, figurat e ndritura respektohen dhe nderohen, jo vetëm kur te
vdesin siç ndodh tek ne. Deri me tani shteti ynë nuk ka bërë asgjë për ndonjë figurë
të ndritur të kombit tonë. Marrim shembul Nexhmije Pagarushën, Aziz Salihun apo
ndonjë emer tejte. Ky i fundit endet pa punë, derisa qeveritarët tanë rrisin
pagat e tyre. Dhe pasuria e tyre çdo muaj
treshifrohet.
Është mjaft
irrituese qëndrimi i shtetit përballë figuarve të ndritura.
Në këtë vazhdë nuk është për t’u habitur se si nuk patë kurajo që shteti ynë, Presidentja të shpallë ditë zie për nder të poetit më të madh që kishte Kosova. Në këtë sens është e orientuar edhe logjika politike në Kosovë, ku vlerat amortizohen për të fuqizuar pozitën e politikanëve si diçka “sui generis”.Kjo shpërlarja truri, reflektohet deri në asimilimin kulturor,që poetët i njohin vetëm në bazë të ndonjë artikulli,edhe ashtu të rrallë në shtypin tonë.
Pamjaftueshmëria e mbulimit të aktivitete kulturore nga mediat e shkruara
Tani do t’i
kthehemi edhe poltikës edirotariale te gazetave ne Kosovë, të cilat shumë pak i
kushtojnë hapërsirë kuluturës dhe figuareve embalematike të artitn në vendin
tonë. Pasi është fjala për Ali Podrimjen, si rastin e fundit, duhet potencuar
se Ali Podrimjen shumë rrallë e kemi parë nëpër intervista në shytpin tone apo
ndonjë poezi të tij.
Edhe ato
pak revista kulturaore që janë tek ne nuk i japin hapërsia sa duhet elitës
intekulauale, pasi edhe këtu kemi të bejmë me një slogan partiak “është krah i
Rugovës, është krah i Thaci, i Ramushit ‘’ që realisht po ndikon keq. Çdo herë arti
ka qenë opozitë e politikës dhe keshtu duhet të mbetet.
Gazetat
tona më tepër i kushtojnë rëndësi se çfarë ka veshur sot Rihana e çfarë ka blerë
në shooping Bred Piti,se sa i japin hapësira
të prezentimit të ndonjë krijuesi të rinj.
Këtu asgjë
nuk është ne rregull…?!
Derisa
kjo shqoëri të krijojë kulturën si traditë,që të çmojmë vlerat e mirëfillta dhe
të kultivojmë fyzmen e respektimit te këtye vlerava. rijuesti e këyre vlerava
do permendën vetëm në ceremoninë e varrimit…!!!