Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Zonja e Europës! Zonja Doris Pack!
E hene, 30.07.2012, 07:59 PM
Zonja e Europës! Zonja Doris Pack!
Nga Fahri Xharra
Në Europë ka Europë dhe “Europë”. Është një dallim i madh në mes të këtyre dy europave; por fatbardhësisht Ora e Shqiptarëve po përkrahet nga Europa. Jemi krenar! tek e fundit ne shqiptarët ia kemi dhënë Europës, Europën.
Në Marsin (3) të vitit 1942, ne shqiptarët nuk e kemi dijtur se në Schiffweiler/Saar të Gjermanisë kishte lindur Dorisi,në familjen Pack; një Zonjë e madhe ardhëshme e Europës. Ishin kohë të turbullta,ishin kohë të vështira ;dhe shqiptarët nuk e dinim se na kishte lindur një mike e madhe e kombit tonë. I kishim do shenja, por parashikimi ishte shumë i vështirë. Nga një mësuese e madhe,përgatitej një kuadër i lartë ; një politikane e hekurt në qëndrimet e saja,një mike e madhe e shqiptarëve e Partisë së Unionit Kristian Demokrat( CDU) e cila me zemrën e saj të madhe të një politikani të vërtetë do të del vazhdimisht në mbrojtjen tonë ; do të ngrit zërin e saj dhe me qëndrimin e saj pragmatik nga Parlamenti Europian si politikane Gjermane (1989) do të bëj qështjen shqiptare qështje të Europës. Fat i madh për ne!
“Greqia të lejojë çamët të kthehen në vendlindje. Parlamenti Evropian e hap diskutimin e çështjes çame Për herë të parë pas 64 vjetësh, në institucionin më të rëndësishëm evropian, shtrohet për diskutim çështja e komunitetit çam.
Doris Pack tha se Greqia duhet të lejojë përfaqësuesit e këtij komuniteti të vizitojnë atdheun e tyre dhe ky është një problem i madh njerëzor. Ajo tha se Greqia duhet të lejojë komunitetin çam të vizitojë dhe vendosë lule në varret e të parëve të tyre. Pack nënvizoi se tashmë, dosja e çamëve ka mbërritur në Evropë dhe kërkon zgjidhje demokratike. ”
E
arrijtur e madhe të flitet për çamët!
Pse folët oj Zonjë e Europës? Pse folët Frau Doris Pack? E keni dijtur qështjen çame? Ju ka brengosur heshtja 64 vjeqare e kësaj qështjeje? Jeni lodhur edhe ju,është lodhur Europa me rrenat greke. Boll mo! Nuk mëshifet muzrraku në thes!
Na e
dinim kete?
Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritët që 28000 çamë te jenë larguar për në Shqiperi, ku u vendosen në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa qindra çamë u vendosen gjatë bregut te Himares, në prona të lena nga familjet që u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kundër pushtuesve te Boshtit dhe më pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Çlirimit te Epirit te Veriut dhe luftëtareve te Ballit Kombëtar të Shqiperiseë. Disa nga çamet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi. . Çamë të tjerë krijuan fshatra krejtësisht të reja, si Vrina afer kufirit grek” . Vezhgues nderkombetarë kanë konstatuar brutalitetin e perdorur gjatë dëbimeve të çamëve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan ne Shqipëri (1945-1946) shkruan: “Në mars 1945 njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga pakica shqiptare. Sipas të gjitha të dhënave, që kam mundur të i mbledh mbi çeshtjën çame, në vjështën e 1944-es dhe gjatë muajve të parë të 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25000 çamë – banorë te Çamerisë nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj çamë të moshave 15 deri 70 vjeç u internuan në ishujt e Detit Egje. Autoritetet greke miratuan më pas një ligj që sanksiononte shpronësimin e pronave të çamëve, duke iu referuar bashkëpunimit të bashkësisë së tyre me forcat pushtuese të Boshtit, si një arsye kryesore për marrjen e këtij vendimi. . . ”. . . Absurditeti nuk njeh kufinj. .!
Oh Zot! .
. . Por Zonja e Europës e dinte edhe
historikun shqiptar të Çamerisë:”Çamëria e sotme është Thesprotia e lashtë ilire.
Ajo përbën grupin e katërt të krahinave
etnografike që formojnë Toskërinë. Në Enciklopedinë
e Madhe Helenike, vëll. XXIII, faqe 405, thuhet: “Çamëria përfshin krahinat e
Paramithisë, Filatit, Pargës dhe Margaritit, si dhe disa fshatra të krahinës së
Delvinës, që përfundojnë në bregdet, që prej grykave të Akeronit deri në Butrint”.
Mehdi Frashëri, në librin “Historia e
lashtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, f. 55, thotë: “Thesprotët (çamët e sotëm)
me kryeqytet Dodonën, kanë qenë pellazgët autoktonë”. Studiuesi grek, Jani Sharra, në librin “Istoria
periohis Igumenicas, 1500-1900, Athinë 1985, thotë: “Çamët me origjinë shqiptare,
banorë të Çamërisë (Thesprotisë) nga shek. 17-18 përkrahën besimin mysliman”. Ndërsa V. Krapsiti, në librin “I muslimani
Camidhes tis Thesprotias, Athinë 1986, thotë: “Pranojmë se në tërësinë e tyre
myslimanët çamë të Thesprotisë rrjedhin nga të krishterët
Edhe e tërë
Europa vendimmarrëse e vitit 1878, 1913
e dinin se:” Çamëria e sotme shtrihet në vendin që në lashtësi quhej
Epir. Me emrin Epir quhej një zonë që shtrihej
nga Malet Akrakeraune (Llogoraja e sotme (në veri), deri në gjirin e Ambakisë në
Jug dhe nga malet e Pindit në lindje, deri në Detin Jon në Perëndim. Pra kap një territor rreth 15 mijë km katrorë.
Emri Epir, që në greqisht do të thotë tokë,
stere, ishte emri me të cilin banorët e ishujve grekë quanin ata që jetonin përballë
tyre. Në kohën arkaike (shek. 8-6 p. e. s. ) ky vend nuk njihej me këtë emër,
por, sipas burimeve letrare, njiheshin vetëm kaonët dhe vendi i kaonëve,
thesprotët dhe vendi i thesprotëve, molosët dhe vendi i molosëve etj. Por nuk ekzistonin Epiri dhe epirotët. Në luftën e Peloponezit, në vitet 432-404 p. e.
s. kaonët, molosët etj. , shfaqen si
etnitete politike më vete. Në vitin 429
p. e. s. shfaqen si aleatë të Spartës,
apo të Athinës. Gjatë sundimit të mbretit
Tharypa, gjatë viteve 439-390 p. e. s. molosët
vendosën hegjemoni mbi fise të tjera dhe krijuan Lidhjen Molose. Pas mesit të shek. 4 p. e. s. mbreti Aleksandër, i mbiquajtur Molosi (362-321
p. e. s. ), e shtriu sovranitetin e tij deri te thesprotët. Aleanca e re u quajt në këtë kohë “Aleanca
Epirote”. Kjo aleancë krijonte mbrojtje
dhe barazi formale në federatë. Lavdinë e
tij shteti epirot e arriti nën udhëheqjen e Pirros së madh të Epirit, gjatë viteve
307-272 p. e. s. Në këtë kohë Epiri u
fuqizua dhe rriti gjithnjë e më shumë shtrirjen e tij. Marrëdhëniet me Ilirinë shteti i Epirit i
kishte të mira për dy arsye: së pari, Pirroja ishte rritur në oborrin e mbretit
Glaukia të Ilirisë dhe së dyti, Iliria e ndihmoi atë të kthehej në fronin e tij
të uzurpuar nga kundërshtarët politikë. Roli
politik i Pirros i kaloi kufijtë e Epirit, duke vendosur edhe për politikën e
Greqisë dhe të Maqedonisë. Pas vdekjes së
Pirros, Epiri u dobësua mjaft dhe në vitin 232 p. e. s. monarkia e Akidëve ra dhe vendin e saj e zuri
Lidhja Epirote. Kjo ishte një formë qeverisjeje
republikane. Shumë shpejt në kurriz të këtij
shteti ranë pasojat e luftërave iliro-maqedonase, si dhe iliro-romake. Në këto luftëra Epiri nuk u ndie aspak si fuqi
ushtarake, deri sa më 167 p. e. s. ra nën
sundimin romak. Në ndarjen e re
administrative të vitit 148 p. e. s. , Perandoria Romake e konsideronte Epirin
si tokë maqedonase. Ndërsa, duke kaluar
në shekullin e dytë të erës sonë, Epiri doli më vete nga Maqedonia dhe në shek.
e tretë p. e. s. u krijua Epiri i Ri, që shtrihej nga lumi Vjosë
deri në Mat. Interesant mbetet fakti se
si Epiri i vjetër (aty ku
Të lumtë, Frau Doris Pack! Të falënderon populli shqiptar. E dijmë shumë mirë edhe kontributin tënd të madh për Kosovën. Të jemi mirënjohës, Zonjë eEuropës! Frau Doris!