Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Mos na e ngucni gjuhën shqipe!
E enjte, 12.07.2012, 07:56 PM
Mos na e ngucni gjuhën shqipe!
Nga Fahri Xharra
Sa hijerëndë
është shkronja Ë ! E dini se si ajo e
rritë mendjen në shkrimet tona; e ka një arsye se e bën Shqipen të lazdrohet në mesin e të gjitha gjuhëve
tjera. Sa lakmi ia kanë gjuhët sllave,
sa shumë e ndiejnë vetën të përulur gati të gjitha gjuhët europiane që nuk
iu dha zoti këtë mrekulli të ë-s dhe i la
ato të cunguara pa të . Sa e rris edhe unë mendjen që e flas dhe e kam për gjuhë të nënës një gjuhë me 36
shkronja dhe me këtë dhunti të natyrës pa vështirësi mund ti flasim gati të gjitha gjuhët e
shkruara të botës. Jemi krenar!
„Gjuha
shqipe është një, sepse veçoritë djalektet s’janë gjë tjetër veçse ç’faqje e
jashtme e një strukture te brendëshme që ka qenë dhe është gjithmonë e përbashkët
dhe në një.“ thoshte Ilia Dilo Sheperi. Krenari dhe mburrje.
Kur serbët
donin të na paraqisnin para botës e këtë e bëjnë edhe sot thonin:” Arnautët janë një konglomerat primitivësh që i
flasin 100 dialekte e nuk mirrën vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa kulturë,pa
trashëgimi as kulturore e as gjuhësore.Nuk kanë asgjë nga e kaluara se eshtrat
e tyre kanë mbetur nëpër male ku aty jetonin ,dhe shenjat e tyre të së kaluarës
janë si ato të arinjve dhe ujqërve”.(Jovan Deretiq, akademik serb). A jemi ne të
tillë ?
Sa jemi të
vetdijëshëm se gjuha e jonë është një…
Shkronja “
ë” që më bën t`a dalloj plakun prej plakës, Lezhën prej Lezhit, Gjakovin prej
Gjakovës, Tiranën prej Tiranit. . Kur e flas
fjalë me “ë” e dij se për kënd
dhe çka e kam fjalën. Kur e flas pa “ë” s`e dalloj se me çka kam të bëj.
Shqiptimin e ë-s na e la trashëgim Ilirishtja dhe na e përjetësoi At Gjergj
Fishta në Kongresin e Manastirit. Luigj Gurakuqi në Kongresin e alfabetit i ka
pasë thënë këto fjalë:” E kemi porosi nga Jeronim DeRada ,që herëdo kur do të bëjmë
alfabetin tonë , t`a hyejnojmë shkronjën
“ë”. Kjo nuk është e hundore ,por është “ë “ .
Ruana zot mendjen e kthjellët e mos të biejmë pre e ndonjë plani të llahtarshëm!
“Ndryshimet
e propozuara nga Këshilli Ndërakademik për Gjuhën në Akademinë e Shkencave nuk
do të prekim themelet e gjuhës shqipe. Ky është shpjegimi i profesor Kolec
Topalli i cili vjen menjëherë pas një zhurmë të madhe që u bë në lidhje me mundësitë
e ndërhyrjes në gjuhën shqipe.” Jo profesor Topalli! Vetëm me pjesëmarrjen gjthëkombëtare
mund të bëhën ndryshimet në gjuhën tonë.
.” O zot,
mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin
dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin...”- i thoshte
vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. A jemi
edhe sot në këtë gjendje?
Çfarë peshe çon në gjuhën tonë e cila po na bastardhohet çdo
ditë e më tepër me fjalë të huaja, nëse gojëtarin e shkruajmë gojëtar apo
gojtar.
Koleci
thotë se fjala hasm duhet shkruar hasëm, pasi askush nuk e thotë hasm,.! Çfarë ironie
,çfarë lyerje me akull !
Dashuria
ndaj atdheut, kulturës dhe popullit tonë nuk mund të jetë e sinqertë nëse nuk çmohet
dhe ruhet gjuha e jonë. Gjuha është një organizëm i gjallë dhe si e tillë, ajo
pëson ndryshime, zhvillohet dhe pasurohet. Ndaj këtij evolucioni duhet pasur
kujdes për rrugën nëpër të cilën kalon gjuha, kështu që në çastin e caktuar të merren
masa të duhura për t’i dhënë një trajtë më të përsosur dhe duke e ruajtur nga tëhuajsimi.
Gjuha është ajo që i vuan pasojat e jetës materiale dhe shpirtërore të një kombi,
të cilat duke u pasuruar me shpejtësi të madhe, sjellin çdo ditë dromca të reja.
Lerëni njëherë për një herë “angazhimin” e juaj të “sinqertë për” vendin e vërtetë
të “ë-s” në letrat tona.
Gjuhë indo-europiane,
me një gjërësi shumë të madhe .do ta quaj gjuhë e Teutës (shkodrane). Ilirët e
Ri, thonte Gustav Meyer (1850-1900) për shqiptarët.
“Gegë- toskë,
Toskë -gegë !Ë - si shtyllë e shumë fjalëve duhet bërë një mes t' arsyes me
rregulla bazë shkencore të gjuhës dhe të arrihet kompromis për letrarën tonë. Andaj
gjuhëtarët tanë donë një përkrahje po edhe një shtytje për shqyrtim të një gjuhe
letrare n' respekt të dy dialekteve, barazia e së cilave do pasuronte dhe do
hiqte dyshimet e cekura a të ndikuara nga sistemi politiko- ideologjik , n' varësi
nga etimologjia e fjalës ! (Musa Jupolli)”
“Shqipja është
një ndër gjuhët themeltare të Europës dhe këtë shqiptarët nuk e dinë”( Ismail
Kadare ) . E dijmë Z. Kadare. Por ndërhyrjet po na e thartojnë mendjen.
Kemi për çka
të bisedojmë ,por vetëm në nivelin mbarëkombëtar: Njeriu që e do kombin e vet,
duhet të gjejë shprehje të përshtatshme dhe të emërojë me emra shqip ato dromca
të reja të futura në gjuhën tonë. Nëse gjuhën e ngarkojmë me fjalë dhe emra të huaj,
ajo do t’i ngjajë një të sëmuri rëndë për të cilin vdekja është e pakapërcyeshme.
Dikur në mjediset
folëse e më vonë edhe në ato pamore, në të dy anët e kufirit flitej vetëm gjuha
e pastër letrare shqipe, folësi nuk guxonte të kishte përkatësi fonetike
dialekti, krahine apo vendore.
“Nuk due
me i hi argumentimit shkencor sepse nuk jam gjuhëtar profesionist,por edhe se
kete pune e kane ba para mejet te tjere qe kane kene apo jane studiues
t'mirfillte te g'juhs shqipe.Tashma e dijne te tane arsyen e shtrembnimit
t'madh qe i asht ba g'juhs shqipe.Problemi asht se ndersa n'1972 asht dashte me
i thane derrit daje,tashti nipat kane g'ja kah dajat e jane ba derra vete.Na,qe
kerkojme me t'madhe sot,qe ti jepet vendi i merituem gegnishtes,nuk e bajme per
arsye meskine te lokalizmit,por se e duem g'juhen shqipe.Dhe e duem t'bashkueme
,t'forte e moderne sepse ajo e meriton.Na nuk kerkojme revansh... Mundem me
permende paskajoren qe dialekti gege e permban,ndersa ai toske jo.E
megjithate,e persris,na nuk kerkojme me hjeke dialektin toske e me vu ate gege
si g'juhe zyrtare. Vetem kshtu mund ta prosperojme g'juhen tone. (Pjerin Ndreka)
Duke i dëgjuar
radiot e duke shikuar televizionet tona, në të dy anët e kufirit, mbetesh i
stepur nga “gara” që ka filluar se kush më keq e kush më për vete do ta flasë gjuhën
shqipe: dëgjon theks italian, grek, anglez, malazez, tiranas, shkodran,
beratas, prishtinas, llabjan, dibran, drenicak, anamoravës, anadrinës etj. etj.
Faktikisht, duke e dëgjuar folësin e kupton se nga është pronari i atij mjedisi
folës apo pamor, çfarë prejardhje ka gazetari apo me çfarë qëllimi është bërë ai
mjedis.
Përderisa
te realizohet nji gjuhë mbarkombëtare ajo gjithmonë do të dehë zemrat por jo
kurre arsyen. “Përse mua, si shqiptar që jam nga Kosova, nuk më pengon, dhe e
kuptoj pa asnjë problem gjuhën letrare shqipe që flitet në Shqipëri apo kudo
tjetër në trojet etnike shqiptare?!
Mendoja,
si mundet populli kinez me mbi një miliardë e gjysmë të ruajë gjuhën e vet të njësuar
e ne shqiptarët sa një “mëhallë” e Shangait nuk duam apo nuk mundemi ta ruajmë,
ta njësojmë gjuhën tonë mbarëkombëtare!
Problematika
e shjtjelluar, ka kohë që po gërryen shpirtin tonë. Pse? Sepse po vërehen dobësitë
tona me apo padashje në përdorim të kësaj zanoreje e qebesa aspak mangut edhe
me bashkëtingëlloren rr! Të dy dialektet tona, që unë i marr si pasuri dhe
vlera gjuhësore e kulturore, kanë edhe problemet e veta në përfshierje të drejtë
përdoruese. Unë mendoj se gjuhëtarët tanë nuk kanë thjeshtuar spjegimin e përdorimit
të drejt të zanores hundore Ë-ë. kur dhe si përdoren, ndonjë rregull më bindëse
siç e kanë gjuhët tjera si psh gjermanishtja (Mentor Thaqi)
Nuk ju
pengojnë lokalizmat ,fjalët e huaja ,por
juve ju pengon ë-ja të hasmi?
Kongresi
i Manastirit me At Gjergj Fishtën në krye e caktuan sipas natyrës së gjuhës sonë
që Nj-ja të jetë një bashkëtingëllore e gjuhës shqipe dhe shkronja e njëzetë e
alfabetit të saj. Vendimi i Kongresit të Manastirit është Kur`ani dhe Bibla e
drejtshkrimit tonë. Nuk ka zhvendosje, ndryshim apo ndërrim. Nuk mundet për nj-e-r-i-u-n
të shkruhet n-i-e-r-i-u, për dh-ë-nj-e dh-ë-n-i-e, për n-x-ë-nj-a n-x-ë-n-i-a për
Q-e-nj-a q-e-n-i-e, v-ë-nj-e v-e-n-i-e. Si ta shkruajmë numrin NJË? Sipas “dashamirëve”
të gjuhës pra, do të ishte NIË.
Pse nuk
mirreni me këtë ndrydhje të alfabetit?
Nje
studim me vlere te madhe nga ju i nderuar. Ilia Dilo Sheperi, me botimin e
vepres se tij "GRAMATIKA DHE SINDAKSA E GJUHES SHQIPE - LIBRI I SHEJTE QE
I QENDROI KOHES DHE I PARAPRIU GJUHES SE NJEHESUAR EDHE PSE VEPREN E VARROSEN
DHE AUTORIN E PUSHKATUAN NE VARR",(Dalip Greca- Gazeta "ILLYRIA"),
qysh me 1927, ngre për herë te parë problemin e gjuhës së njëhesuar, duke
insistuar qe te kemi "një gjuhë toskërishte te gegëzuar ose gegnishte të toskëzuar".(
Eduard M. Dilo) . E ne ku jemi?
Nuk ju
pengon një gjuhë shqipe e italianizuar plot “emocione, sfida, ingredienta,
gusto, puro, surpriza, grataçiela, butone, syrvejime, suportime, performime”,
një shqipe të cilën duhet ta përkthesh në shqip vetëm nëpërmjet të ndonjë fjalori
të vjetër Italisht-Shqip.
Nëna
Shqipëri, vend ku me të vërtetë balta është më e ëmbël se mjalta, por…me gjuhë s‘i
kemi punët mirë.