Mendime
Zejdush Kastrati: A ka dinjitet institucional?
E hene, 30.07.2012, 07:55 PM
A ka
dinjitet institucional ?
Pushteti më i madh është të zotërosh veten. (I.A.Seneca)
Nga Zejdush Kastrati
Kosova, në
gjithë periudhen pas vitit 1999 ,por në veqani
pas 17 shkurtit 2oo8, më së shumti ka nevojë,
bile për pak dinjitet institucional.
Jo vetëm
disa liderë,apo bartës institucionesh të ndryshme, qofshin ekzekutive,
legjislative, arsimore , publike,nga sfera e diplomacisë… që shumë herë kanë shkel
“me dy këmbët”, mbi parimet dhe rregullat bazë të këtyre institucioneve,por fatkeqësisht, vargu
i degradimeve të vlerave në disa
institucione ka shkuar shumë largë, dhe
ka reflektuar në shumë raste, edhe në mënyre zingjirore, edhe në nivelin më të ultë, të vartësve, të këtyre
institucioneve.
Megjithate,tema
më e përfolur dhe shumë aktuale e javëve
dhe ditëve të fundit, është Institucioni i Presidencës, Institucion, që në kontinuitet,
që me rastin e zgjedhjeve të para, pas përfundimit të luftës, e deri me rastin
e fundit, apo 7 prillit, të vitit të kaluar,
kur u zgjodh presidentja aktuale,z. Atifete Jahjaga në këtë post,gjithnjë,ka qenë “mollë sherri” mes subjekteve politike, dhe apetiteve
të shumta, prapaskenave e skenarëve të ndryshëm, që gjithnjë, përcollën, emërimin e gjithë atyre, që synuan dhe u ulën, në postin e të parit të Kosovës.
Marrëveshja
me shumë ”qejf e shumë dëshirë”,që u patë prezentuar para opinionit , e
udhehequr nga kryeprotagonisti apo
kryetrajneri, Christofer Dell, dhe lojtarët Thaci (kapiten) ,Mustafa(portier) e
Pacolli(sulmues), që rezultoi vitin të kaluar,
me emërimin e Z Atifete Jahjaga për Presidente të Kosovës,për shumë kend, ishte
një befasi dhe një surprizë,pasi që publikimi i zarfit me këtë emër ,(një përsonalitet anonimus për
opinionin e gjërë )është fakt i pamohueshëm dhe një befasi, dhe në parim por edhe juridikisht, paraqet shkelje të të drejtave
të njeriut,dhe pothuaj, tani e mbi një vit,
prej se z Jahjaga, ushtron këtë post,(që nuk është për tu kritikuar shumë se po
e keqëpërdor e keqëmenagjon ),jo rrallë herë,jo vetëm nga oponentët e ndryshëm politik,por edhe të tjerë, është quajtur,
edhe Presidente e “zarfit”.
Por kur
jemi te zarfi,duhet cekur edhe një fakt,
që nuk është vështirë të dëshmohet e argumentohet, se pothuaj, gati të gjithë
liderët e Kosovës, edhe pse jo në formë, modaltet dhe mënyrë publike, si me
rastin e Presidentes aktuale, i janë nënshtruar, gjithashtu procedurës së “zarfit”
dhe skanimit detal,andaj,rasti i Jahjagës, nuk është “sui generis” për liderët
tjerë kosovarë dhe Kosovën në përgjithësi.
Bile ,nëse
duam ta zbërthejmë në detaje, dhe ta themi të vërtetën, vërtet,z Atifete, është
zgjedhur me zarf të nxjerrur nga xhepi i kryetrajnerit të ekipit të Kosovës amabasadorit Dell,por, nuk janë për të mos u
besuar disa burimeve, se ka raste, kur për tu zgjedhur në postin e Presidentit,
janë dërguar zarfe jo vetëm me listën e përsonit,por edhe me “lekë”,në shkëmbim të këtij posti të mallkuar
e shumë të adhuruar, edhe në këtë Kosovë.
Kurse, sa
është e dinjitetshme ,thyerja apo shkelja e Marrëveshjes nga Presidentja, që u aktualizua ditëve të fundit,
dhe reagimi dhe thirrja e saj,vetëm në vendimin
apo mendimin e Gjykatës Kushtetuese, është
gjithashtu, një cështje dhe temë, e cila hapë me të drejtë debat, dhe
bazuar në reagimet dhe arësyetimet e Z Jahjaga
duke u thirrë gjithnjë në Kushtetutën e Kosovës.si duket, në radhë të parë,
kjo zonjë nuk i kontrollon apetit e saja përsonale,por i imiton pothuaj gjithë liderëve tjerë,lakmon
privilegjet e të mirat, që përjetoi e shijoi, gjatë këtij njëvjeqari, si e para
e vendit,dhe u joshë dhe u “infektua” nga “virusi” “Oh sa mirë me qenë në pushtet…”.
Por,Marrëveshja
e 7 prillit. e aprovuar në Kuvendin e Kosovës gjithashtu,ka peshën dhe
legjitimitetin e saj edhe juridik,por në një shkallë edhe moral, dhe nese
respektojmë këto institucione që janë krijuar dhe po thirremi në to , duhet
domosdo ti respektojmë edhe ato vendime
që nxjerrura nga ky organ më i lartë legjislativ i vendit, na konvenuan apo
jo,dhe gjithashtu, duhet pranuar, se edhe zgjedhja e saj “me zarf’ është një emërim
klandestin,që nëse e shoshisim në aspektin juridik është jolegjitim dhe pa fuqi
juridike.
Dorën në zemër,
Presidentja aktuale Atifete Jahjaga në raport
me faktorin ndërkombëtar është ndër përsonalitet më të pranuara, dhe kjo
po dëshmohet,edhe me vizitat dhe kontaktet që ka pasur dhe
zhvilluar, gjatë këtij viti, prej se po udhëheq me vendin,pastaj po e përsërisë,
ajo nuk po na vjedh e dëmton
materialisht si shumë liderë tjerë kosovarë, por”kokëfortësia” e saj,
dhe insistimi, se po respekton Kushtetutën
e vendit, për të mbajtur këtë post, është një aryetim , që vlen të respektohet
edhe me momentin e zgjedhjes së saj e që është në kundërshtim të plot me këtë Kushtetutë
që po thirret Presidentja.
Mosërespektimi
i Marrëveshjes,në të ardhmen, pothuaj definitivisht, mbyll procesin e marrëveshjeve
tjera eventuale, që i duhen Kosovës, mes faktorit vendimmarrës në vend,meqë si
duket, tash e tutje, më tepër, do të vlej, thënja popullore”më ka djeg tamli po
i fryej kosit”,andaj pasojat do të reflektohen edhe në të ardhmen.
Si duket,
Presidentja Jahjaga,është inspiruar nga
libri”Sekreti i sundimit të botës”,të shkruar nga pleqnarë sionistë,të cilët në kapitullin e parë pos
shumë qështjeve tjera që lidhen me pushtetin dhe pushtetarët thonë edhe këtë:
”Pushtetari
i cili i përmbahet moralit,nuk është politikan mendjemprehte, dhe pozita e tij
udhëheqëse, nuk është as e qëndrueshme,as afatëgjatë.Ai,i cili dëshiron të udhëheqë
duhet të dijë të mashtrojë dhe të shtiret.Ndershmëria
dhe sinqeriteti,si dy cilësi të krenarisë popullore,në politikë quhen dobësi”.
Megjithate
zonja Presidente,dhashtë zoti, Ju të qëndroni në këtë post edhe 2 mandate, sa
ju lejon Kushtetuta, në të cilën po thirreni,por këtë mandat nuk e keni nga
populli dhe nga vota,por nga Ambasadori Dell,një ambasador në ikje , të cilin
edhe e shpërblyet ditë më parë, një ambasador, që në Kosovë, u soll dhe veproi
si shumë komandanta lokal!
Një gjë, është më se e vërtetë,që po e shohim dhe po e përjetojmë gjithnjë në këtë Kosovë. Paaftësia profesionale, është garancë, për të qenë i sukseshëm në politik.