E shtune, 27.04.2024, 09:48 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kacafytja e shqiptarëve ndihmon serbët

E hene, 23.07.2012, 09:09 PM


DERISA SHQIPTARËT  KACAFYTEN MES VETE   -  SERBËT E MAQEDONASIT PIJNË SHLIVOVICË

Nga Xhevat Rexhaj

Sa shumë popujë  ka në këtë rruzullin tonë tokësor, sa shumë kombe, sa shumë nacionalitete, sa shumë fise e sa shumë grupe njerëzish të papërcaktuar apo etni, saqë njeriu e ka të vështirë të merret me fenomene dhe me përshkrime të nocioneve se kush ku dhe si jeton, si mendon, si vepron dhe si e sa te veten e don. Vërtet ka shumë popujë që mburren me të kaluarën dhe të tashmen e tyre, duke shtruar rrugën që e ardhmëja e tyre të jetë gjithashtu me mburrje, ka popujë që kishin të kaluar të ndritëshme, por  në një apo tjetër mënyrë sot gjenden në margjina të përditshmërisë, ngase sigurisht ne ecjet shekullore ata kishin pësuar ndryshime apo asimilime të mëdha saqë sot nuk kanë se si ta mendojnë të ardhmën. Ka popuj të cilët nuk kishin të kaluar të bujshme, por sot kanë krijuar baza dhe ecje të forta drejtë të ardhmës. Po ku jemi ne shqiptarët që kishim vërtet një të kaluar të bujshme, ishim pjesë e civilizimeve të së kaluarës, ishim pjesë e një Evrope dhe kishim histori me të cilën shumë popuj të botës do të na lodhnin duke u krekosur dhe mburrur me të kaluarën siq e patëm ne shqiptarët, pra ku jemi sot

Sot shqiptaria në të gjitha trojet e veta etnike, të tkurrura me shekuj , fatmirësishtë gjendet në një pozitë shumë më të favorshme sesa disa shekuj më parë, sot shqiptarët në shumë fusha të jetës janë një faktorë i qëndrueshëm dhe shumë i predisponuar për një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e tashme dhe sidomos ato të ardhmët. Sot shqiptarët në Shqipëri e  Kosovë kanë dy shtete sovrane, kanë vëllezërit e tyre në trojet e tjera etnike me disa mundësi evoluimi dhe zhvillimi të tyre për të ardhmën, duke paraparë që ajo e ardhme në një apo tjetër mënyrë do të sjelli  gjerë te bashkimi i tyre edhe fizikë. Nëse vërtet jemi real dhe i shofim gjërat me një sy të drejtë ,atëhere momentumi në të cilin gjinden sot shqiptarët është më se i favorshëm që kombi i ynë të jetë koshient se nga kjo situatë ka mundësi shumë të mëdha që të ecet shumë më mirë përpara duke krijuar mirëqenje dhe demokraci për veten e tyre. Që kjo të ndodh ne duhet të lëshojmë edhe një sy kritik rrethë të kaluarës sonë, duhet të nxjerrim mësime nga pësimet e dikurshme, duhet të mësojmë nga ato gabime të cilat dikur i kishin kushtuar mjaftë kombit, pësime që na lanë pasoja edhe ne ditët e sotme.

Pa bërë as më të voglin tentim që të merrem me histori, ngase edhe nuk i përkas kësaj lëmie fare, por duke shfrytëzuar të drejtën që të them diç rreth atyre gjërave të cilat i kam lexuar dhe mësuar në jetën time rreth të kaluarës sonë , mendoi se më lejohet që të bëj vetëm disa vështrime të vogla rreth të kaluarës. Në kohën e ilirëve, paraardhësve të tanë, sipas shkrimeve historike dhe dokumenteve të shumta arkivore, thuhet e shkruhet se edhe në ata shekuj problemi më i madh i ilirëve ishte të bashkuarit e fiseve të tyre si një, për të mbrojtur trojet dhe qënjen e tyre, shi për këtë ndoshta armiqët e kohës e patëm edhe më të lehtë që të coptonin tokat ilire-dardane dhe të na sillnin në pozitën ku gjendemi sot. Në kohën e pushtimit fatkeq osmano-turk ndodhi thauja se e njëjta gjë, dhe ishin përseritur po të njëjtat gabime rreth rruajtjesë dhe mbijetesës së qenjës kombëtare shqiptare. Dihet mirëfilli se gjithë ata shekuj osmanlinjët luajtën në kartën e ndasive dhe krijimit të problemit ndërvëllazëror, pra ndërshqiptarë. Në fillim armiku osmanlinjë me nguti filloi të ndërroi  bindjet fetare, kur dihet mirëfilli se deri në ato shekuj shqiptarët ishin që të gjithë të besimeve të krishtera, por si mundësi për të krijuar hendek dhe jo tolerancë ndërvëllazërore turku futi thikën në mes shqiptarëve, kur dihet se ne ata shekuj aspekti fetar luante edhe rolin politik dhe ekonomik në zhvillimin e një etnie-kombi. Më se 5 shekuj turku e pati më të lehtë të mbajë të pushtuar trojet shqiptare dhe kombin tonë në terësi, por çuditërishtë  turku gjakpirës këtë thikë nuk e futi në etnin e serbëve, por siq do të kuptohet më vonë turku ishte gjithë ata shekuj aleat dhe mik i serbëve në dëm të shqiptarëve. Me këtë desha të them se edhe 5 shekuj nën pushtimin turk shqiptaria pësoi shumë dëme, shqiptaria trashëgoi ndasit fetare, dhe ato krahinore të asaj kohe, e njëjta gjë ndodhi edhe gjatë pushtimit të shovenistëve serbo-slavë mbi tokat tona, ngase edhe serbët gjithnji e patën më të lehtë të na mbanin nëne sundim duke gjetur bashkëpunëtor dhe interesgjinjë që shitnin çdo gjë kombëtare për para dhe lukse. Mjerishtë gjatë pushtimeve fatkeqe  si ato osmane po ashtu edhe ato sllave, pati shumë ngjarje tragjike që për personazhe kishin vet shqiptarët. Dihet mirëfilli se pos që armiqët tanë vrisnin, varnin, sakatonin, digjnin dhe shuanin me Familje të tëra shqiptare, patëm edhe shqiptarë të cilët vranë vëllezërit e tyre, patëm shqiptarë që bënin atentate ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë, ndaj figurave kombëtare, ndaj njerëzve të kohës që luftonin me të gjitha mjetet e mundëshme për çlirim nga robëruesit. Janë me mijëra shqipëtarë që gjatë dy shekujve të kaluar ishin viktima nga vet dora shqiptare, nga të shiturit te armiqët, pra mjerishtë historia na dëshmon se në raste dhe kthesa historike për kombin gjindeshin mercenarë shqiptarë që shuanin jetëra dhe vizione kombëtare. Katrahura të tilla ndodhën sidomos edhe gjatë dhe pas LDB-së, si në shtetin tonë amë Shqipëri ashtu edhe në të gjitha trojet e tjera etnike që mbetën nën pushtimet sllave e greke, po edhe pas luftës në kohën e socio-komunizmit famëkeq, me mijëra shqiptarë ishin viktima të vet shqiptarëve, të vet bashkëkombësve të tyre, me mijëra figura të shqiptarisë ishin viktima të degjenerimit socio-kominist kudo ne trojet tona, me këto të thëna nuk mëtoj aspak të lë anash gjenocidet dhe masakrat e panumërta që na ndodhën nga armiqët tanë, mirëpo në këtë shkrim bëhte fjalë kryekëput për veten tonë, për gabimet dhe dëmet që i sollëm vetes vet ne shqiptarët. Atentate e vrasje mjerishtë ndodhën edhe vitet e fundit të këtij shekulli, shumë figura të forta kombëtare u vranë si rezultat i zënkave dhe jo bindjeve ideologjike brenda shqiptare, shume njerëz të politikës dhe artit mbetën viktima të jo tolerancës dhe jo racionalitetit brenda shqiptarë.

Në gjithë këtë vorbullë të ngjarjeve asesi nuk duhet të mohohen shumë të arritura të mëdha që e përcollën kombin tonë në përgjithësi  shekullin e kaluar, dhe këto vite të këtij shekulli, vërtet kemi të arritura fenomenale në të gjitha fushat e duhura të jetës, shqiptarët realizuan ëndërren për Kosovën shtet dhe shqiptarët ne trojet e tjera etnike filluan të bëhen faktorë vendimëmarrjeje për veten e tyre. Këto ndryshime dhe këto të arritura do të ishin edhe më të mëdha sikur në mesin tonë mos të jetë prezente ende e keqja e së kaluarës, jo toleranca dhe jo mundësia e të punuarit së bashku për qëllimin e përbashkët, jo uniteti i i atyre që zgjidhen nga vota për të punuar për të mirën dhe të ardhmën e duhur, pra edhe sot e kësaj dite ne shqiptarëve na përcjell një dobësi e madhe, e ajo është , të pamundurit dhe jo dëshira për të punuar dhe vepruar si grup, rrethë qështjeve madhore , për qytetarinë dhe kombinë në përgjithësi.

Shqipëra- Jemi dëshmitarë se qysh prej fitmit të lirisë demokratike, pra qysh prej rënjës së diktaturës shkatërruese dhe degraduese për kombin, e gjerë më sot atje shqiptarët janë kompletë të ndarë në dy taborre. Sot e gjithë ditën në Shqipëri mbretëron një klimë aq e tendosur në mes kampit demokrat dhe atij socialist, saqë Shqipëria gjendet edhe pas vendeve të tjera të Ballkanit, pra edhe pas Serbisë gjenocidiale, në integrime demokratike evro-perëndimore. Në Shqipëri thuaja se gjysma e popullit ende e ka në shpirtë Enver Hoxhën, gjysma e popullit atje jetojnë dhe frymojnë me diktaturën dhe proletariatin leninisto- maoist- enverist, duke i sjellë dëme të pariparueara ecjesë së drejtë shqiptare. Me këtë ata le se e pengojnë fuqizimin dhe demokratizimin e shtetit, por njëherit me sjelljet e tyre ata po dëmtojnë rëndë edhe integrimet gjithë shqiptare, ngase ata po japin mesazhe fatkeqe botës demokratike se vërtet ne shqiptarët nuk jemi të zotët të ecim përpara se nuk dijmë të merremi vesh në mes vetes.

Në vitet e pista të vitit 1997 e më pas, në Shqipëri u vranë më shumë se 2 000 shqiptarë në mes veti, ishte kohë lufte kur shqiptarët e Kosovës vriteshin e masakroheshin nga bandat dhe çetnikët serbë, ndersa në Shqipëri vriteshin shqiptarët në mes vetes, ku edhe u vranë  edhe Burra të mëdhenjë të kombit si ata nga Shqipëria ashtu edhe figura nga Kosova. Sot në vitin 2012, shqiptarët në Shqipëri ende mbeten peng i mospajtimit, ose thënë shul shqip mbeten të armiqësuar në mes vetes sikur të ishin në luftë dy kombe të tjera për shtetet e tyre!!! Shqipëria sot mbetet mbrapa me shumë çka, ne do të dëshironim të kemi një Shqipëri të fortë edhe pse Shqipëria u fut në Nato ajo ende mbetët pjesë e së keqës në kancelaritë botërore, dhe te miqët e shqiptarëve, është më se e vërtet se këto vitet e fundit me Qeverinë e te djathtëve Shqipëria ka bërë hapa madhorë në infrastrukturën e përgjithëshme shtetërore, por duke parë ndërskamcat dhe marrëzit që bëhen , kinse për inati të qeverisë nga ana e socialistëve, atëhere po pëson e tërë shoqëria shqiptare, pra po pëson i tërë shteti shqiptarë dhe me këte indirekt edhe i tërë populli shqiptarë kudo jeton. Kjo më së miri u vërejt vitin e kaluar kur për të dytën herë radhazi socialaistët me makinacionet dhe ligësit e tyre e larguan futjen e Shqipëris si vend kandidatë për ne BE, përkundrazi këtë të mirë e fitoi armiku i shqiptarëve Serbia që kishte masakruar me qindra mijëra njerëz të kombeve të tjera në luftërat e fundit, por me këte Serbia dhe serbët treguan pjekurinë dhe atdhedashurinë e tyre për shtetin duke u pajtuar ne mes vetes për hirë të interesit të tyre të përgjithëshem, e mjerishte diç e tillë nuk ndodh në mesin e partive dhe vet shqiptarëve në Shqipëri. Në vend që sot Shqipëria të ishte katalizatore e ecjesë dhe zhvillimit ekonomik dhe demokratike të kësaj pjese të Evropës  si shkak i “ luftës” së pandershme që bëjnë taborret e ndryshme, Shqipëria në shumë kancelari demokratike evro-perëndimore mbetet edhe pas Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë, dhe e gjitha kjo nuk do shumë koment por donë të thuhet troç, derisa shqiptarët e shkatërrojne njëri tjetrin ,armiqët tanë fërkojnë duart dhe gëzohen me marrëzit tona.

Kosovë- Një gjendje thuaja e nj¨jetë sot për sot si në Shqipëri egzistion edhe në shtetin e Kosovës. Menjëhere pas luftës në Kosovën e pa ushtarë dhe policë serb u vranë në mënyra misterioze me qindra shqiptarë, në mesin e tyre edhe shumë veprimtarë dhe Burra të fort të shqiptarisë. Në Kosovën e pasluftës u krijuan banda dhe grupe të caktuara kriminale që mjerishtë për interesa vetanake dhe klanore bashkëpunuan dhe bashkëkjetojnë me kriminelët serb, biznese, kontrabandë, kriminalitet dhe çka jo tjetër, duke dëmtuar shumë interesat e shtetit dhe vet qytetarëve të Kosovës, të cilët shumica dolen të traumatizuar, të vrarë, të plaguar nga lufta dhe vrasjet që na i bënë serbët. Në Kosovë sot sot klasa politike për interesa meskine, për interesa personale dhe klanore dhe për perfitime enorme nga buxheti i shtetit, nuk duan dhe nuk dëshirojnë që të lëshojnë rrugë për njerëz te duhur, të përgatitur dhe të mbushur me nacionalizëm modern e profesionalizëm ,për të udhëhequr me shtetin, jo përkundrazi këta të sotmit, të të gjitha partive politike qështjen e parë e kanë se si të fitojnë pushtet dhe të fitojnë para në kurriz të popullit. Partit politike, ashtu si në Shqipëri nuk duan të pajtohen së paku për disa qështje krruciale shtetërore, por bëjenë makinacione akrobatike duke sulmuar njëri tjetrin për spiunazh, tradhëti, agjentura, hajni e fëlliqësira të tjera, të tillët shumë here më shumë merren me sharje dhe fyerj ederi në kërcenime ne mes vetes sesa ndaj armikut tonë që dëshiron të na e marri një pjesë toke të Kosoves tonë, ashtu se ashtu të vogël, shkurt politikanët shqiptarë të Kosovës shahen e vrahen në mes vetes duke u krijuar kënaqësin armiqëve tanë të cilët gjithnji kanë trumpetuar se shqiptarët nuk janë të zotët të mbajnë shtet.

Shqiptarët  ne Maqedoni-  Mbase këtu armiqësit ndërshqiptare e ndërpartiake janë më të theksuarat, e kjo lë pasoja edhe më të mëdhaja kur kihet parasysh se shumicë janë maqedonasit, dhe se ata udhëheqin me të gjitha Institucionet e shtetit edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërshqiptare. Shqiptarët e Maqedonisë edhe 22 vjet pas disa fitoreve nga demokracia, dhe pas sukseseve që duhej ti mjelnin nga lufta e Ushtrisë Kombëtare, ende nuk janë në nivelin e kulturës kombëtare, ende mbetën larg unifikimit të tyre për të realizuar suksese në shumë fusha ku ju ofrohet mundësia, jo mjerishte ata kacafyten edhe në parlament të shtetit, dhe gjithnji në mes vetes, ndërsa maqedonasit  ngazëllejnë nga kënaqësia se si shqiptarët qallamitën në mes vetes. Në vend që të jenë një ose më së shumti dy parti, atje jane 5 a 6 parti shqiptare, ngase gjithsecili dëshiron të jet bajraktarë po qoftë edhe me nga një autobusë anëtarësh, kryesore vetëm që ta përqajnë popullin atje, vetëm që të përfitojnë materialisht nga maqedonasit, dhe kështu shumë shqiptarë mjerishtë të pakënaqur me gjithë këto poshtërsira i kthehen një rruge tjetër, gjithashtu me shumë rreziqe, asaj të religjionit duke bërë një asimilim të pa vetëdijshëm kombëtar në atë religjioz si islamik, e që kjo do të ketë pasoja fatale për të ardhmën e tyre. Në gjithë këtë ecje fatale të shqiptarëve në Maqedoni, fitoren e gëzojnë maqedonasit duke thënë haptas nepër kancelaritë e eEvropës, se ja ne u kemi dhënë shqiptarëve të gjitha të drejtat por ata kanë probleme me veten e tyre, dhe se ata nuk janë të interesuar për demokraci ,por për islam dhe Arabi??

Gjendje dhe situatë mjerane e llojit të tillë është edhe në Luginën e Preshevës dhe në Malësin e Malit të Zi, ku më shumë ka parti politike sesa shkolla ku rinia e tyre do të shkollohej. Si pasojë e kacafytjeve ndërshqiptare, si pasoj e mos tolerancës ndërvëllazërore sot ne shqiptarët me vështirësi po arrijmë të jemi faktori më i fuqishëm i  Ballkanit, çka ishte dashur të ishte kështu. Me këto gabime të cilat po përseriten ende në mendjet dhe trojet tona nga politikanët, intelektualët e besa edhe një shtresë e polpullit, pasojat do të jenë afatgjata, sot edhe rinia e jonë po gjënë prehje në sekte dhe grupe kinse fetare të të gjitha ngjyrave e sidomos po drejtohen kah islami fanatik, i cili nuk ofron asnjë të mirë për kombin tonë, përkundrazi vetëm se na sjell plagë të reja në trupin dhe trungun tonë të lashtë.

Derisa ne shqiptarët e luftojmë njëri tjetrin , armiqët tanë lirishtë mund të festojnë me raki dhe me bertima  këto budallëkit tona, e ne kur nuk kemi se çfarë i bëjmë kalit i mëshojmë samarit, kombet e forta dhe të zhvilluar edhe sot e kësaj dite mësojne nga gabimet e tyre të së kaluarës, ndërsa ne shqiptarët pësojmë ende nga mos mësimet  dhe mos përmirësimet e së kaluarës.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora