Mendime
Hasan & Lajde Blakaj: Lisi i djegur me histori vdekje
E hene, 16.07.2012, 07:26 PM
Lisi i djegur me histori vdekje
Jemi
munduar që ngjarja të jetë në formën e një tregimi, duke pas parasysh që edhe
emrat e personazheve dhe ngjarjet në përgjithësi janë të vërteta.
”Në shenjë respekti dhe dashurie për kombin nuk do të pushojmë kurrë ta duam dhe të punojmë për te, duke qëndruar gjithmonë më nderë, të këmbët e tij”. Hasan dhe Lajde Blakaj
Nga Hasan dhe Lajde Blakaj
Drita
kishte depërtuar nëpër plasat e stanit dhe dita kishte filluar agimin e sajë. Vesa
e mëngjesit dukej qartë më gjithë mbulesën e sajë gjerë të përroi që ndante
lugjet dhe vazhdonte gjerë të gurrat. Axha Tahir kishte përgatitur sheken për
ti mjelë dhentë dhe ne kishim ngrënë mëngjesin. Si punë rutinore në i grahnim
delet gjerë të dera e vathës për ti mjel tre herë në ditë. Edhe tani e bënim të
njëjtën rutinë dhe më pastaj shkonim se bashku më axhën herë unë herë vëllazëritë
të mijë më rend për ti ruajtur dhentë. Delet kaluan plehninë pa kërkuar fije
bari sepse në ju grahnim më të shpejtë të kalojnë përtej përroit që të mos hanë
barin më lagështi. Ato lan prapa vetes vija të holla më hije më të mbyllet, në vesën
që kishte mbuluar livadhin. Kaluan përroin dhe ju veshën shpatit më bredha të lartë,
më gllinjë, e me bar plotë lule. Dita tregonte që në menjës se do të ishte e
mirë dhe e nxehtë. Qentë e gëzuar loznin sa andej prapa tufës sa para tufës sa duke u afruar pran nesh për ti përdhelur. Ogiçët
si gjithmonë prinin të parët dhe lugjet oshtinin shumë larg nga këmborët që ata mbanin në qafë. Ndjenja
ishte tepër e veçantë kur shihje numër kaq të madh delesh që i visheshin
shpatit dhe kur dëgjoje zërin e fyellit apo gajdes të rapsodit Tahir A. Maraj që luante më mjeshtri të rrallë. Delet malluan më
ngadalë dhe arritën gjerë të maja e lisit rroshë që ne e quanim lahutë. Nga aty
shiheshin shumë bjeshkë të tjera që ja shtonin bukurinë pejsazhit në horizont. Nga
aty mund ti shihje si në pëllëmbë të dorës edhe stanet e Marajve, Bicajve, të Mavriqëve,
Palushve bile edhe lisat e Sokolve që ishin lisa të rrallë por shumë masiv. Ju
afruam atij lisi të djegur që ishte në formë shtrati dhe rreth tij një lendinë e
rroshë shumë e bukur më një leke të vogël në mes. Në të djathtë ishin vathët e
Perkiqit ku dikur Binak Perkiqi i kishte mrizuar dhëntë. Ai kishte qenë kaçaku
i kësaj ane emër i njohur dhe shumë i dashur që kishte luftuar kundër serbit. Për
habinë time pran atij lisi vërejta disa gurë të grumbulluar mu në të mbaruar të
lëndinës. Axha fillojë ti rregullojë më mirë ata gurë në formë shtrati dhe
drejtojë një gurë shumë të madh në mbarim të atyre gurëve. U bëra tepër kurioz
dhe nuk u durova pa e pyetur. Axhë i thash, varr është ky? Po tha djali axhës. Jo
pa qellim i solla dhëntë këndej pari sepse tregimi për Niman Shabanit dje na ngeli në gjysmë apo jo!. Pasi i
rregullojë mirë e me përkushtim ata gurë ju afruam atij lisi që ishte në formë shtrati.
Lisi ishte shumë i madh dhe pothuaj mund ti zinte 2 deri 3 njerëz brenda bile më
lehtësi. Ishte i tëri i djegur nga brenda duke formuar një zgurë të madh por gjelbërimin e kishte ruajtur ende në formën
më të mirë. U futa brenda tij dhe pashë shumë iniciale të shkruara në trupin e
tij më maje brisku. Dola jashtë zgavrës dhe ju ngjitem lisit lartë. Ishte kënaqësi
e veçantë të sodisje nga andej pamjet aq të bukura të Alpeve Shqiptare. Butësia
e çetinave dhe aroma e brejave të kuqe të bënin sikur fluturoje. Axha im u ul përbri
dhe më mbante dorën duke më thënë: ”Nipi im
kur dje ishim pas vathëve ta tregova një varr shumë të madh atë e
rregulloj për çdo vit, tani të solla këtu të një varr tjetër dhe pas disa ditëve
do ta vizitojmë varrin e Beqir Musë Januzajt babëgjyshit të nënës tënde që e
vranë serbët në Qarrishtë. Au sa varre paskan bjeshkët tona i thashë. Po po
edhe Babëgjyshi im u vra në luftë më serbët atje afër ku tani është tre kufiri
Mali i zi, Kosovë, Serbi dhe zgjati dorën e tij si degë hormoqi duke treguar
drejtimin. Ti nuk e di por duhet të mbash mend që unë e kam emrin e tij Tahir e
ti emrin e tim vëlla. Pra unë i biri i Salihut, Salihu i biri i Tahirit që ishte
djalë hasreti dhe e thërrisnin Keçë sikur ty tani Canë. Tahiri i biri i
Selmanit, Selmani i biri i Tahirit , Tahiri i biri i Gjonit dhe Gjoni i biri
Lekës. Dhe kur të rritesh dhe të bëhesh baba, po ja vure emrin djalit tënd Gjon
nuk ke bërë asnjë të keqe përpos që e ke përtëri emrin e katragjyshit tënd nipi
im. Pra ky, babëgjyshi im u vra që atë sene që u vranë shumë burra të kësaj ane duke i mbrojt këto toka nga serbi
si Latif Zeqir Demaj kushëri i parë i yni. E mbante në mend mirë atë mixha
Selman, kishte mustaqet veshëm vesh atje e kishin stanin duke bërë më dorë në drejtim
të tij. Aha ai varri që është pas vathëve është i tij pyeta unë?. Po po u gjegj
axha. Serbët kishin ra në tri drejtime nga Mbas Bjeshka . Një drejtim kah
Qarrishta për të dalë në Istog , një këtu ku jemi dhe një kah Qafa e Kullës. Atje
kah gryka e shkallës i priten më pushkë dhe nuk i thyen dot edhe pse u vranë shumë
burra nga kjo anë e bashkë me ta ra edhe babëgjyshi im pra Tahiri. Ai i la të mitur
tre djem e dy vajza dhe gruan e re Azen. E Latifi bëri rezistencë sa mundi por
kishin qenë pak veta dhe fishekët ju
ishin harxhuar. Ai nuk e lëshojë pozicionin gjersa ju harxhua edhe fisheku i
fundit. Thonë që luftojë edhe më gurë, dhe sa herë qe kalojë aty pari më duket
qe po e shohë më atë pamje kreshnike atë burrë të Demajve. E lidhen dhe e
pushkatuan mu në atë vend. Eh, serbi babo, serbi, është barbar, i pa besë. Gjersa
axha tregonte ngjarjen delet ishin larguar bukur shumë nga ne, dhe ne vetëm sa
mund ti shihnim më sy. Por ai nuk brengosej shumë sepse ato do të kullosnin kah
mrizat mbasqafe dhe do silleshin prapë kah rrugët e love afër malit zi që e
quanim ne, kah shpati i bicajve lugut
butë e të krojet. Aty do ta shuanin etjen dhe prapë do të vinin të stanet tona.
Si pa dashje dhe më dhembje të madhe fillojë të më tregojë ngjarjen që dje
kishte filluar për të ma treguar për Niman Shabant. ”Këtu Babo, këtu nuk ka pas
qetësi kurrë deri më sot. Njëherë turku që nuk na la ta shohim dritën e diellit
duke na shpuar në hanxhar duke na djegur e pjekur duke na lënë pa vajza e pa djem që i dërgonte nizam edhe
nga dymbëdhjetë vite. Vuajtjet tona nuk kishin fund nga kjo bishë që edhi përtej
shtatë bjeshkëve përtej shtatë qiejve e që na ndërrojë emër e fe. E më vonë serbi
që na dogji më zjarr, që na zuri diellin e na vodhi token, ujin, gjithçka
kishim bile edhe miellin në magje na e mori. Që kur erdhën këto bisha në
tokat tona rahat nuk u bëmë. Eh ! kohë o kohë. E pse nuk ka pas qetësi axhë?
pyeta unë. Sepse jemi pa krah babo jemi popull i vogël veç puna e pushka çka ka
bërë punë për këtë popull jetim. Këta barbarë gjithmonë kanë lakmuar tokat tona
krejt çka ne kemi pasur, malin, fushën bile edhe lumenjtë e detin. A e sheh atë
lendinë afër lisit atje? pyeti ai. Po i thashë. Aty afër atyre dy gurëve të mëdhenj?
Po, prapë i thash! Ka qenë vera sikur
tani, diku kah fundi i korrikut. Aroma e luleve dhe brejave mu si tani ti
ngopte mushkëritë më ajër të pastër. Mu aty serbët i vranë dy të rinj që kishin
ikur prej Istogut mbase i kishin dhënë besën
njëri tjetrit për tu martuar. Një djalë i shtëpisë se Niman Shabanit dhe një vajzë
e Lushiqëve të lugut shkive. E di mirë atë ngjarje sepse e kam pasur një teze të
martuar në familjen e Niman Shabanëve. Sokol e kishte emrin ai djali që i
kishte dhënë besën Verës. Ai ishte djalë
e përtej djali, i gjatë e i bukur krahët e tij një martinë si zoti që e kishte
falë. Ditën punonte punët e fushës dhe natën shpesh rrinte në mulli, për të bluar
drithin që vinte nga Dukagjini e Drenica.
Meqë ishin shumë afër më Lushiqët komshi pra, bien në dashuri këta dy të rinj
pa fajin e tyre dhe më bekim të zotit. Ku kishte faj Sokol Regja djali i Rexhë Nimanit
që u dashurua në atë vajzë të shkive. Ku kishte faj ai që nuk i kishte dalluar
këta shkie nga shqiptarët sepse pothuaj të gjithë e flisnin shqipen e pastër mu sikur ne sepse nuk kishin pasur asnjë gjuhë
tjetër ata përpos shqipes. Ku kishte faj ky i ri që nuk dinte ti dallonte
rrobat e tyre që i bartnin mu sikur rrobat tona plis të bardhë e tirq më gajtanë mu sikur Sretku që e vrau
Isuf Bajri pushkë taliane kamën dorë sepse Sretku e kishte sharë më nënë. Përpos
rrobave shqiptare e plisit bardhë ai barte edhe qostek sahati bile. Po edhe tek
e fundi dashuria nuk pyet nganjëherë. Njeriu mund të ishte dashuruar edhe në rumune,
malazeze edhe cigane, bile edhe taliane. Po sidoqoftë ai nuk kishte bërë asnjë mëkat
për pikë të besë. Shumë kohë kishin që e donin njëri tjetrin. Shumë kohë kishte
që serbët e lugut në krye më gjakpirësit popa e kalluxherë mundoheshin ta
ndanin Verën nga Sokoli. Por ajo kishte rezistuar dhe për asnjë çmim nuk kishte
pranuar të ndahej nga Sokoli. Dhe ishte e natyrshme sepse besa e dhënë ishte
pjellë e traditave shekullore shqiptare. Serbët kishin vendosur ta martonin Verën
për një serb të ardhur raje nga larg, diku përtej shtatë bjeshkëve. Ai ishte i
zi futë dhe asfare më dukje si ne. Po Vera e bukur dhe e bardhë si tambli i borës
ishte betuar se do e vras veten në atë moment që të pihen kafetë e fejesës. Pas
torturave të shumta që serbët i bënin kësaj vajze ata vendosin të marrin ikjen
drejtë bjeshkëve të Istogut. Disa net flenë në stanet e Idriz Sakëve por aty
nuk ndjehen të sigurt ngase njerëzit ishin të rrethit të tyre dhe mund ti
njihnin. Atëherë vendosin të kalojnë gurrat të bardha, qarrishtat, malin e
shkaut dhe të dalin në bjeshkët e fshatit Buron(Vrellës). Ditën rrinin lëndinave
të hurdhave e natën flinin në shtrat të këtij
lisi mbi postajë të ogiçit. Bukë e ushqime ua sillnin stanet afër. Kalojnë disa
ditë dhe më në fund serbët e diktojnë vendndodhjen e tyre. Mblidhen Serbët e
lugut dhe marrin rrugën për në bjeshkë. Kalojnë stanet e Palushve livadhet e
kodrës thatë kah gropat dhe dalin të stanet e Marajve. Për të mos u diktuar nga
stanishta dalin mbi lisa të Sokolve dhe marrin ujë të krojet përmbi stane të Blakajve.
Ngjiten hurdhave të lëndinës rroshë dhe aty pushojnë dhe studiojnë terrenin
rreth lëkenit. Nuk u besojnë syve kur i shohin duke fjetur këta dy të rinj në gji
të shojshojt të përqafuar gjerë në amshim. Ju afrohen fare pa u diktuar prej
tyre, serbët e zi, shtrihen barkas dhe u drejtojnë dy pushkë drejtë në trupin e
njomë të këtyre dy të rinjve. Që të dy pushkët zbrazen përnjëherë duke mos ua
nxjerr gjumin kurrë këtyre të pa fateve. Që të dy vdesin nga të njëjtët plumba
që e përshkojnë njëri tjetrin duke lënë plagë të thella në këto bjeshkë të thata. I lanë të vrarë mbi
dhe dhë kthehen për në Istog duke ulëritur
si bishat e egra. Vinë Vrellë e Studenicë
dhe i varrosen mu në këtë varr, të dytë se bashku ashtu si ishin dashtë dikur.
I varrosin këtu sepse në varre shqiptare në Istog nuk kishte varr për ta ngase
nuk i lejonin ti varrosnin as serbët e
as hoxha. Andaj kur të rritësh e unë nuk jetojë më mos preto dhe përkujdesu
bile ky varr mos t´ju humbas. Sepse serbëve babo nuk ju dhembshin as Niman
Shabant dhe as Lushiqët shkie sepse asnjëra palë nuk kishte gjak serbi. Tek e
fundit pse kishin nevojë të ju dhembshin….
Ashtu si
jemi ne, edhe Ljushiqt kanë qenë shqiptarë
djali axhës që deri vonë e kanë bartë plisin bardhë si bora bile në cep
të syrit. Tirq me gajtanë dhe shokë e xhamadan më sumbulla. Edhe shtëpitë i kanë
pas si tonat, kulla të gurit dy e tri
katesh më frëngji, e më dyshekllak në divanhane. E pse tash janë serb axhë?
Pyeta unë. E kjo është histori e gjatë ta shpjegojë tani, djali axhës, por do të
vi dita kur ti të rritesh e të mbarosh ndonjë shkollë të lartë e besojë që do
ti mësosh të gjitha. Njëherë turku e më vonë serbi edhe më ndihmën e turkut na
la kaq prapa, po besa edhe më fajin tonë jo të vogël. Këta ishin si ne, bile
edhe mbiemrin e kishin Lushaj ishin me fe ortodokse me rite e gjene shqiptare të
pastra si loti. Por, kur erdhën serbët prej atje përmbi Rashkë diku, ne themi
kur ranë raja prej pas Bjeshke, shumicën i solli turku, shumë erdhën si rrogëtarë
të punonin të agallarët e bejlerët që ishin në Pejë më rrethinë. Pra një pjesë e
këtyre shqiptarëve u sllavizuan një pjesë u shpërngulen për të mos e ndërruar
fenë duke ikur diku në toka afer Maxharrisë sepse atëherë Serbi as që ka pas. I ke
parë kullat e tyre në Lug të Shkieve në Istog e Lubozhdë (Nengurrë), edhe atë kullën tre katesh te Pantiqëve në Cerrcë
? po i thashë, eh ajo është kulla e Begut
t´ begve shqiptarë të Pejës, tri katesh më frëngji, shkallë përjashta
krejt sikur kullat tona apo jo? Vërtetë ashtu është u gjegja unë. Kemi edhe
shumë e shumë kulla të tjera pasha axhën që na i morën e na i dogjën rrafsh më tokë,
njëherë turku e tash serbi, po sendet e huaja nuk të mbajnë he tu gëzoftë rrita.
Një ditë të gjitha kanë më i lanë, e si kanë ardhur kanë për të shkuar siç shkoj
turku e bugari sepse nuk ka pëllëmbë të kësaj toke që s´është vaditur më gjakun
ton. E axhë a flasin serbisht këta Lushiqtë a? Po tash po, gati krejt lugu i
shkieve flet serbisht, prej mullirit të Bytyqëve krejt afër burimit kah spitali
e deri të mulliri i Niman Shabanit krejt ai lug janë shkie që dikur kurrë serbisht
s´kanë folur. Po edhe ne pasha axhën nuk jemi për mashalla edhe ne luajtëm në b….
bukur shumë. Se si ka ndodhë gjatë kohës turkut që na pushtuan dhe na e ndërruan
fenë e emrat nuk di mirë, sepse është kohë
e largët, prej kohës së pushtimit osman e gjerë më sot, por e di që kemi qenë shumica
dërmuese më fe katolike, e disa më fe ortodokse këtë ma pat treguar baba , që ne
shkojmë deri në katër pesë faqe e ndeshemi në Gjonin qysh ti tregova më parë. Edhe
sot kemi shumë familje më emra myslimanësh që janë të besimit katolik i mbajnë ritualet
katolike në shtëpi dhe i quajnë si malësorë, pra shkojnë në kishë dhe i luten
Krishtit. E na axhë a i lutem Krishtit,
paj jo jo se kanë kaluar shumë vite që kurë të parët tanë kanë kaluar në
fenë myslimane më ”hatër” a me zor këtë nuk e dijë po ne jemi të një gjaku bile
më afër më ta së më kushëri që i kemi një mur në mes nesh. Traditat i kemi të njëjta më Kanun të Lekës, si në deka dasma, festa të
ndryshme darka të lamës, veshje kombëtare, numërojmë të njëjtat kohë si Shën
Pjeter e Shën Gjergj , Shën Nikollë , pra pa as më të voglin ndryshim sepse
jemi shqiptarë vëllezër të një gjaku të një gjuhe të një nëne të një kombi. E
tani mos më pyet më shumë së m´lodhe….dhe
më një ledhatim të butë dhe duke qeshur ma vuri dorën mbi krah. Eja tani të shkojmë
se u bë vonë kumbojë zëri i tij i ëmbël dhe aq i dashur…
Sa për sqarim:
”Të gjitha kishat ortodokse në Kosovë kanë qenë aty dhe janë shumë kohë para shpikjes së „serbëve“. Ato janë ndërtuar gjatë kohës së sundimit të Bizantit në këto treva, të banuara me popullsi autoktone dardane, illire dhe pellazge, dmth. shqiptare. Këto monumente kulturore vendase i ka përvetësuar elementi ortodoks dhe skizmatikë, të vetëquajtur më vonë „kombi Serb“ dhe ia paraqet botës si monumente historike të vetat. Sundimtarë të dinastisë së Nemanjiqëve (Nimani), disa nga këto kisha i ka meremetuar ose zgjeruar, por jo ndërtuar nga themelet[26]). Qeveritarët e dinastisë së Nimanjëve (Nimanasit-Nemanasit, dhe nga shekulli i XIXNemanjiqët) dhe Stefan Nimani ishin ilirë, triballë, dardanë[27]), dmth. shqiptarë ortodoks. „Serbët“ e Kosovës janë shqiptarë ski-zmatikë dhe kushërinj të shqiptarëve musliman dhe katolikë.”Brahim Avdyli
”Emri serbë ka shpjegim nga etimologjia turke (serbez=i lirë), ose latine (serpente=gjarpër), që do me thënë se përshkruan veti të natyrës dhe të sjelljes së këtij populli, që godet papriturazi (nën dushk, kur nuk e pret), si gjarpër.”Brahim Avdyli
”Kjo është baza historike pellazge, ilire apo shqiptare e Kosovës aktualle, e cila nuk përfshinë as gjysmën e shtrirjes së vet antike. E ashtuquajtura “Serbi”- si shtet dhe as si territor etnik e kombëtar nuk ka ekzistuar. Në shekullin e XV e deri në shekullin e XIX ka luajtur një rol të fryrë vetë Patrikana ekumene e Stambollit e krijuar në Perandorinë Bizantine prej Mbretërisë Dardane, pasi e ndanë Perandorinë Romake në Perandori të Lindjes dhe të Përëndimit, me shqiptarët ortodoksë. Në shekullin e XIX përkatësia kishtare filloi gradualisht të shndërrohej në përkatësi kombëtare. Shqiptarët ordodoksë u bënë gradualisht serbë, greke, malazias, bullgarë armenë; shqiptarët katolikë u bënë kroatë, italianë; ndërsa shqiptarët mysliman u bënë boshnjak, turq e arabë. [11]). Emri serb nuk tregonte përkatësinë etnike dhe kombëtare, por sociale. Të parët tanë (gegët) u kanë thënë shkja (raje). Shkijet kanë qenë skllavët dhe kanë qenë ata që i afroheshin kishës ortodokse, sepse ajo i pranonte.”
Brahim Avdyli : Se r bët, Serbia dhe Kombi Shqiptar
”Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës , Malit të Zi , Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë shkizmës. Mirëpo , a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqipëtar? Dhe me kalimin kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën vehten diku tjetër, me të njejtën fe por me një gjuhë tjetër.” Fahri Xharra, Kush janë shkijet ose pse Serbia duhet të heshtë?