Mendime
Ramiz Dërmaku: Thelbi i jetës është liria
E marte, 10.07.2012, 07:12 PM
NË FOKUS –
THELBI I JETËS ËSHTË LIRIA.
SI TË PRIVOHJET NGA JETA VËLLAU .. , SI TË VRASIM NJERIUN...
Nga: Ramiz DËRMAKU
Secili shqipëtar i cili plumbin e përdorë për
vrasjen e vëllaut, mikut, shokut, shkurt ndaj shqipëtarit për motive të ulta
duhet të dënohet unanimishtë nga të gjithë
ne. Problemiet, akuzat, shpifjet, mosëmarveshjet në mes vete nuk zgjidhen me
vrasje por ato zgjidhen përmes dialogut,
Të gjithë
shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, trojet etnike e diasporë duhet bërë përpjekje
maksimale që ta dënojmë dhe luftojmë gjakmarrjen - ose themi shkurtë vëllavrasjen..
Kushdo qoft, kryetar shteti, lider, kryeministër, ministër, fanatik, punëtor,
militant, i papunë, emigrant, biznismen, intelektual, milioner, gazetar,
minator, qytetar, malësor, fshatar e cilido çoft nga këta vëllavrasës, ne duhet
dënuar, kështu e jep ligji por edhe Kanuni. Ditë më parë u vra i riu 34 - vjeqar nipi i Sali Ramës nga Karaqeva, Komuna e Dardanës . Në ditën e
vrasjes i ndjeri ishte duke i ruajtur kopen e deleve, dhe paprimtmas qëllohet
nga largësia me armë zjarri, tinëz.., dhe vdes: Policia pasë vrasjes së tij
ka filluar hulumtimet për gjetjen apo thënë shkurtë zbulimin e vrasësit. Policia
po i merrë në biseda informative disa bashkëfshatarë të tij dhe disa banorë të fshatërave
rreth Karaqevës, me të cilët i ndjeri para se të privohej nga jeta kishte patur mosëmarrëveshje. Bashkëfshtarë,
qytetarë, punëtorë, intelektualë .., të nderuarë vëllëzër t’i hapim sytë ti qetësojmë
mendjet dhe ti tejkalojmë mosëmarveshjet në mes vete jo me dhunë, jo me forcë,
jo me gjakmarrje e vrasje por me anën e
dialogut. O.., njerëz, gjakmarrja është rrënimi
më kriminal i moralit Prandaj të gjithë
ne, por edhe organet kompetente shtetërore, të angazhohemi maksimalishtë në luftimin
e kësaj dukurije të shëmtuar të cilën na e mbolli armiku ynë shekullor. Si të privohet
nga jeta vëllau.., si të vrasim, njeriun…, sepse ne duke vrarë njëri tjetërin përsëri
i kthehemi gjakmarrjes ngjallim vdekjen
dhe varrosim jetën. Problemiet, akuzat, shpifjet, mosëmarveshjet në mes vete
nuk zgjidhen me vrasje por ato zgjidhen përmes dialogut dhe metodave qofshin ato kanunore, ligjore dhe ne
mënyrë demokratike. Kjo tragjedi nuk kufizohet vetëm me të vrarët për gjak. As
me të ngujuarit. Katastrofa morale është më e gjerë, më gjithëpërfshirëse. Sepse
jemi ne ata që duhet ta ngrisim zërin dhe ti ndalojmë vrasjet, gjkmarrjet,
poqese ne heshtim, apo siq thotë populli; Benzinit i qesim zjarrë dëmet janë më
të mëdha. Ne të gjallët nuk guxojmë të heshtim, Duhet që sa më parë tek ne të lindë
një ANTON ÇETË.., një ZEKIRIJA
Ne
jemi ata
që po vrasim veten, ardhmërinë dhe jetën tonë.
Është koha që pësëri të fillojë pajtimi kombëtarë,
Iniciatori dhe ideatori i denjë,
atdhetari e intelektuali i madh z ANTON ÇETA, me djemtë e vajzat e tij që palodhur
nuk u ndalen deri në pajtimin e familjes së fundit, vetëm e vetëm mos të ketë hasmëri
e vrasje në mes shqiptarëve. Kjo die e qëlluar e intelektualit të madh të çështjes
kombëtare z. Anton Çeta, dhe Zekirijah Cana, u përkrahë nga të gjitha
strukturat politike e jo politike, të cilat
e ndihmuan në forma të ndryshme, me të vetmin qëllim që për të gjitha dukurit e
negative sa të dëmshme po aq edhe të prapambetura jo që pengojnë procesin e
zhvillimieve demokratike por edhe ndertimin e unitetion popullit tonë.Është koha
dhe momenti që në Kosovë.Shqipëri dhe anë e kendë ku ndodhen shqipëtarët të fillojë
aksioni humanitar për pajtimin e gjaqeve.