Mendime
Xhafer Leci: Portrete mërgimtarësh - Faton Zena
E diele, 08.07.2012, 08:35 AM
PORTRETE
MËRGIMTARËSH
INTEGRIMI I VËSHTIRË I BALLKANIT NË BE
Shqiptarët komuniteti më i vonuar për integrim në BE
Shkruan: Xhafer LECI
Mos respektimi i ligjit, kriminaliteti dhe korrupsioni janë faktorët kryesor të cilët po pengojnë ecjen përpara të disa vendeve e sidomos të Kosovës për integrim.
Si kusht i domosdoshëm për arritjen e sukseseve në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, ekonomike e politike të mërgimtarëve shqiptarë në Perëndim është shkollimi dhe integrimi në shoqërinë e vendeve Demokratike Euro-Perëndimore. Megjithatë, edhepse të pakët në numër, në raport me shumësinë e emigracionit shqiptarë, barrierat po thyhen dhe integrimi ka filluar.
Si
shembull të mirë për integrimin e mërgimtarëve tonë mora një çift të ri.
Inxhinier Faton Zena me bashkëshorten dhe dy fëmijtë jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Faton Zena ka lindur në vitin 1977 në fshatin Radostë, Komuna e Rahovecit. Babai i Fatonit, Rrahmani me gjithë bashkëshorten jetojnë dhe punojnë në Gjermani prej vitit 1970. Fatoni qysh në moshën 4 muajshe ka ardhur në Gjermani.Në moshën 7 vjeçe Fatonin babai i tij Rrahmani e dërgon në Kosovë, për ta filluar vitin e parë me mësim në gjuhën shqipe, 1984-1985.
Pasi
mbaron vitin e parë në Kosovë, ai kthehët në Gjermani dhe vazhdon shkollimin. Me të mbaruar shkollën e mesme,
regjistrohët në Fakultetin e Inxhinierisë në
Fatoni është
i martuar me Trëndëlina Aliu nga Gjilani. Çifti Zena kanë dy fëmijë:
Leronin, 4
vjeç dhe Laurin 1 vjeçar.
Fatoni veç
pagës të rregulltë mujore, me punë honorar, realizon edhe të ardhura tjera. Ndërsa
gruaja e Fatonit, Trëndëlina Zena, punon motër medicionale, në një ordinacë private
të mjekësisë.
Është kënaqësi
kur sheh një çift të ri si ka arritur, për një kohë të shkurtër, të integrohet
të bëjë një jetë të qetë e solide, shtëpi të re nga më të bukurat e lagjës së re
të Aixheim-it,
sa që edhe gjermanët ja kanë lakmi.
Është për
t`u përshëndetur arritja e sukseseve, si menaxhues të mirë që janë, për një kohë
kaq të shkurtër, në mnyrë të ndershme, të bësh shtëpi moderne, të blesh 2
vetura të reja dhe të paguajë borxhet e kredisë, për ndërtimin e shtëpisë dhe
blerjen e veturave.
Pamje nga
hyrja kryesore e shtëpisë
Faton e
Trëndëlina Zena me dy djemt e tyre
Pamje
mbrapa shtëpis,- me musafirë
Një pamje
tjetër në kopshtin për lojra të fëmijëve