Mendime
Astrit Lulushi: Trup e vetëdije
E diele, 01.07.2012, 09:15 AM
Trup e vetëdije
Nga
Astrit Lulushi
Biseda
të gjata - televizive -debate - më shumë politike - sharje, rrahje - mendimesh dhe debatuesit
ndahen më këmbëngulës, dëgjuesit ikin më të paqartë sesa më parë. Mospërputhje
pikëpamjesh. Po të ishte kështu, çështjet me kohë do të ishte zgjidhur; përndjekja,
hakmarrja, larja e hesapit, si traditë ekzistojnë.
Problemi mund të jetë shumë
më
i thellë dhe gjetkë, jo në mendësi, por në trup pa vetëdije, i pa parë ndonjëhere
në pasqyrë.
Dihet
se kur njerëzit nuk thonë qartë çfarë duan të thonë, ndoshta nuk kanë gjë për të
thëne. Vetëm qartësia nuk mjafton. Ka që flasin qartë, por pa kuptim. Edhe pse e nevojshme, qartësia nuk është e
mjaftueshme që dy veta të merren vesh. Shumë gjëra që njerëzit i thonë njëri
tjetrit mund të mos jenë të qarta, por arrijnë kryesisht të përçojnë
kuptim.
"Fjalët japin më të mirën e mundshme " thotë maksima, sepse vetë gjuha
që përdoret është më e mira e mundshme që mendja prodhon.
Si
çdo individi që për të folur i duhet një pasuri fjalesh, fjalor, kështu edhe një
kulture. Kur qartësia në të folur mungon, kultura gjuhësore ndodhet në fazë foshnjore.
Dhe papjekuri gjuhësore, thotë Sokrati, është kur qeveritarët, edhe pse të kualifikuar,
janë të
pa-aftë
nëse nuk janë në gjendje të konkretizojnë idetë e tyre.
Problemi
bëhet veçanërisht i dukshëm kur një gjuhë ka burime që tjetrës i mungojnë ose
thuajse e kundërta. Ndonjëherë fjalët harrohen, tjetër herë vijnë lehtësisht. Fakti
që një fjalë ekziston dhe pret, nuk është garanci se ajo do të përdoret për të shprehur
atë që do.
Disa
fjalë mbeten, ashtu siç kanë qenë, të vjedhura, false, premtojnë më shumë sesa
japin.
Fjala
rrjedh nga të menduarit, proces i vetëdijshëm në tru. Dhe truri nëse nuk përdoret,
humbet; është vërtet thesar, por jo i kyçur. Çdo fjalë është emërtim për të përcaktuar
kuptim, ide a perceptimin për një objekt të dhënë; dhe sapo fjala krijohet, ajo
që ishte 'gjësendi' merr emër të përveçëm, njihet, bëhet fenomen, ekziston.
Ndërgjegjia
ose vetëdija cilësohet si shpikja më e madhe e historisë së jetës; është si
pasqyra që e lejon njeriun të shohë vetëveten. Para lindjes së jetës, 4 miliardë
vjet të shkuara, kur Planeti Tokë u formua, mendja nuk ekzistonte, bota ishte
plotësisht pa përvojë dhe e panjohur. Asgjë brenda saj nuk ishte parë, dëgjuar,
prekur, nuhatur,
menduar,
përfaqësuar ose përshkruar. Si rrjedhim asgjë nuk ekzistonte si 'fenomen' - nga
greq. 'phainien' 'pamje', siç shfaqet në syrin e vëzhguesit.
Pra,
në atë periudhë të historisë së Tokës, 'pamja' - që krijon ndjenjën subjektive -
nuk ekzistonte, sepse për ndjenja të tilla dikush duhet të jetë që ngjarjet të marrin
kuptim. Kjo nuk do të thotë se asgjë nuk ndodhte, por vetëm nuk kishte njeri që
t'a shihte. Faza
të
historisë ku njerëzit edhe pse shohin, heshtin, nuk reagojnë, quhen periudha
pamendje, pandjenjë, pavetëdije. Kjo e bën atë pjesë të historisë të humbur, të
ngurtë, pashpirt, jo ekzistente, këmbëngulëse të përsëritëshme deri sa të shihet.
Si shpërthimi i Madh, në kohën që ndodhi askush nuk e pa, prandaj Bing Bang do
të mbetet hije dyshimi,
vetëm
thënie, teori.
Të
parit e bën njeriun të ndjeshëm, reagues, përgjegjës ndaj asaj që ndodh. Por është
niveli i këtij reagimi që përballë të keqes dikush rrudhet e zvogëlohet, ndonjë
ngrihet kundërshton, tjetri ikën e të tjerë përshtaten. Ndjeshmëria dhe reagimi
janë të lidhura ngushtë, ndërsa qëndrimi që njeriu zgjedh varet nga mendimi.
Mendja
është si një lloj magazine ku njeriu ruan përvojat e veta dhe shkon aty e merr
prej saj sa herë që ka nevojë për të kryer një punë a veprim të ri. Eshtë evoluimi
i këtij dualiteti, mendje - veprim, përse njeriu është gjithmonë në mëdyshje të
përzgjedhë; sasi apo cilësi, ndjenjë apo realitetit, ujë apo verë, fjalë vendase
apo të huaj. Siç thotë Pikaso, natyra dhe arti duke qenë dy gjëra të ndryshme,
nuk mund të jenë e njëjta gjë. Kështu edhe ndjenja dhe realiteti, si dy të ndryshme,
nuk mund të përfaqësojnë të njëjten gjë.
Për
ribotim- Kadri Mani