Mendime
Dedë Preqi: Mistere të shëmtuara që vërshojnë shoqërinë tonë
E premte, 29.06.2012, 06:59 PM
MISTERE TË SHËMTUARA QË VËRSHOJNË SHOQËRINË TONË
“Ekzistojnë gjëra, të cilat do t’ju shpiejnë që t’a humbni arsyen,ose nuk keni asgjë çka të humbëni” - Gotthold Ephraim.
Nga Dedë Preqi
Dikush
mund të thotë se, nuk është koha të shkruajsh, apo të mirresh me këto gjëra,
por, janë ato të cilat, deshe apo nuk deshe, të tërheqin zvarrë pas vetës në botën
e misterëve të tyre, dhe për njeriun normal i duhet forcë dhe energji për tu përballuar
kundra pengesave të natyrës psiqike dhe fizike, që shkakëtojnë këto dukuri në përkeqësimin
e gjendjes njerëzore. Atëherë, njeriu e kërkon të vërtetën, sepse çdo gjë për të,
është e çuditshme dhe mister, e çka tjetër,
kur vetëvetën mund ta quan një “depërsonalizëm“.Prandaj,
thuhet se ekzistojnë gjëra të fshehura te vet njeriu, të cilat janë analoge për
të kuptuar një të vërtetë, sepse paraqitet kompleks për njeriun e rëndomtë. Të gjithë
mund të thëmi se nuk ekzistojnë gjëra të tilla dhe nuk është kjo, që na
inkurajon dhe na jep kuptimin e asaj gjendje, por vuajtjet tona, sakrificat dhe
eksperiencat, me të cilat këta njerëz ballafaqohen dhe nuk i tejkalojnë lehtë, apo me ndihmën shumë rrugëve të cilat
njerëzit i shpjegojnë në mënyra të ndryshme, me ndihmën e psihiatrit,
mjekut,dhe në bazë të besimeve fetare, përmes priftit, apo hoxhës. Në këto
rrethana tronditja psikologjike mund të paraprijë një procesi të gjatë deri te
shërimi i mundshëm, por optimizmi duhet të qëndrojë shumë i fortë, i cili
kishte me i kontrollue ndjenjat tona në këto
situata dëshpëruese. Andaj, njeriu mbetët nganjëherë, apo në të shumtën e rastëve
i pa fuqishëm për tu përballur me këto mistere të rrezikshme, të cilat i krijon
vet njeriu, kundër tjetrit, për ti krijuar pengesa dhe rreziqe në jetë. Një ndër
këto mistere është mjeksija e rrejshme
dhe maxhitë, të cilat origjinën e tyre e kanë shumë të vjetër, atëherë kur nuk
ka pasë spitale dhe institucione tjera shëndetësore. Kështu njeriu, ka trillue
vet në raste të ndryshme diçka absurde për nevojat e njerëzimit, pa e pasur
aspak të njohur mjekësinë e vërtetë dhe shërbimet tjera medicinale, duke
krijuar barëra të rrejshme për dhimbjet e të sëmuarit, që në të kundërtën
pacientin e ka shpëtuar fati i vet, dhe njerëzit u kanë besuar këtyre mjekimeve
të rrejshme, duke e lënë fatin dhe jetën në duart e tyre. Është një thënje shumë
interesante e një mendimtari të vjetër Gotthold Ephraim, i cili thotë: „Ekzistojnë
gjëra të cilat do t’ju shpiejnë të humbni arsyen, ose nuk keni sgjë çka të humbni“.
Prandaj, njerëzit janë të gatshëm të trillojnë ëndërra dëfryese ,por edhe
trishtuese për të ardhmën e vet, por vetëdija njerëzore duhet të mos i lejojë dhe
të shërbehet në këto trillime të rrejshme, që servohen në të kundërtën e asaj që lumturinë njerëzore
ta shëndërrojë në tragjedi, apo kriza shpirtërore.Këto raste të mjekimit të rrejshëm, për fat të keq i
gjejmë edhe sot me një vërshim të pa ndalur, por dhe të reklamuara në të shumtën e rasteve nëpër
gazeta të ndryshme shqiptare, për të gjetur ende viktima të fitimit të ç’ndershëm,
duke shfrytëzuar shumë raste edhe fatkeqësitë e njerëzve, për të shkëputur sa më
shumë lek. Në ditët e sotme janë shtuar plot njerëz, mos të thomi edhe plot
shqiptarë, të cilët në mënyrë të hapur ushtrojnë veprimtaritë e tyre, duke
reklamuar barëra të ndryshme kundra sëmundjeve të njeriut, por në realitet, as
që kanë ndonjë efekt shërues, por vetëm për përfitime materiale.Në këtë grup të
këtyre njerëzve hynë edhe falltorë të ndryshëm,duke treguar veprimet e tyre të rrejshme
përmes letrave të fatit dhe vijëzave në fillxhanin e kafesë, duke mbjellë te
njerëzit shpresa të rrejshme, apo lumturinë e jetës, në të kundërtën dhe në tragjedi.
Në raste të tilla, nuk është vetëm dhimbja fizike që ndihet më së shumti, në krahasim
me dhimbjen shpirtërore, dhe indinjata mbi pa arsyeshmërinë është ajo që dhemb
më së shumti. Dhe në veqanti, ndër të gjitha këto veprime mashtruese dhe keqbërëse
të njerëzve, më të rrezikshme janë veprimet e atyre që merren me llojet e
magjive, të ashtuquajtura „magji të zeza“, të cilave njeriu i sotëm u beson me
një përqindje të madhe. Veprimet e atyre njerëzve, që bëjnë me vetëdije këtë lloj
veprimi kundër të tjerëve të pa fajshëm, me qëllim të keqësimit të gjendjes së tyre,
apo për t’a përvetësuar dikend në dashuri dhe shumë gjëra tjera të këtij
lloji,në anën tjetër,të njëjtit reklamojnë se jemi shërues të këtyre
magjive,dhe vetëm ne, kemi mundësi të ju lirojmë nga këto të liga, sikur dora e
zotit.
Çka tjetër
të thuhet, apo kujna ti besohet?
Njeriu i
cili e ka mendjen e shëndoshë, logjikën e pastër dhe besimin e vërtetë te një ZOT,
mundet lehtë të
Sot ,
njeriu i sotshëm jeton në shekullin e dijes dhe shkencës, dhe këto forma të rrejshme
të njerëzimit nuk duhet të ndikojnë në ndërgjegjën e tij, sepse nuk kanë lidhje
me arsyen njerëzore dhe besimin në një Zot. Çdo formë e këtyre veprimëve të rrejshme
paraqet një krim të madh në shoqërinë tonë dhe në çdo shoqëri tjetër të shëndoshë
njerëzore, dhe këtij krimi i bashkangjitën edhe ata njerëz që u besojnë njerëzve
të tillë, të cilët e meritojnë një denim... Denimi më i madh për këta njerëz është,
kur njeriu i ndërgjegjëshëm u largohet dhe nuk beson në këto mashtrime, duke
besuar në rrugën e drejtë shkencore, të cilën Zoti ua ka mndësuar njerëzve ta
vertetojnë formën e veprimit të vet, jo
në forma të liga, por në forma të shëndosha dhe në të mirën e njerëzimit pa
dallim. Përpjekja për t’ia drejtuar njeriu
kritikën vetëvetës dhe për ti shikuar gjërat në dritën e diellit, është një
lloj zotërimi i artit pozitiv dhe i qmuashëm njerëzor, për të jetuar më qetë dhe
më mirë, edhe pse dukuritë shëmtuese në mesin tonë janë omniprezente.