E merkure, 04.12.2024, 06:07 PM (GMT)

Mendime

Avdi Ibrahimi: Ndryshimi i kursit të partive

E diele, 01.07.2012, 06:10 AM


KUSH DUHET TU NDRYSHOJ KURSIN PARTIVE POLITIKE NË HAPSIRAT SHQIPTARE?

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Përkundër zhvillimit të tri luftrave çlirimtare,ajo e UÇK-së në Kosovë,ajo e UÇK-së në trojet shqiptare në Maqedoni,si dhe ajo e UÇPMB-së në trojet shqiptare në Serbi, ne shqiptarët po vazhdojm të jetojmë të ndarë në shqiptarë të Shqipërisë,shqiptarë të Kosovës,shqiptarë në trojet e tyre në Serbi,Mal të Zi,Maqedoni si dhe shqiptarët çamë në Greçi,njëkohësisht kështu të ndarë po bejmë jetë të veshtir,dhe për këtë gjendje të pafavorshme mbase jemi fajtor vetë ne shqiptarët sepse udhheqësit tan politik,janë ata të cilët nuk po punojnë sa duhet për interesat e përbashkëta  kombëtare, por po punojnë për interesa partiake e interesa personale.Ndërsa populli po ndihet i lodhur dhe mosbesues që po flasin në emër të tij,ndërsa këta politikanë mbase fare pak bëjnë për të mirën e popullit. Është e dhimbshme por ja ky është realiteti.

Mbase tashmë të gjithëve na është bërë e njohur funksionimi i demokracisë  e sidomos i partive tona politike në mbarë hapsirat shqiptare sidomos i partive të”mëdha”,siç ua kënda ti quajnë vetë liderët e këtyre partive të cilët vendosin gjithçka sipas qejfeve të tyre,përderisa funksionimi i organeve  partiake janë vetëm një dekor i demokracisë në sytë e publikut.

Prandaj shtrohet pyetja,kush duhet të ndryshoj kursin e këtyre partive?

Kjo gjë na është bërë tashme e kuptueshme se këto parti të”mëdha”,dhe liderët e tyre japin për çdo ditë mesazhe të çarta se nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë kursin e tyre politik të korruptueshëm,çka tregon se populli shqiptar është në krizë të thellë politike,dhe në një ndjesi lodhjeje shpirtërore,si ajo e gjendjes së rëndë sociale e ekonomike.Ata intelektualet të cilët duhet ta kuptojnë drejtë këtë krizë të thellë politike,të jenë mu ata të parët që duhet ta ngrisin zërin,por mjerisht disa nga këta intelektual në një fare mënyre janë të varur mu nga kjo politikë që po udhëhiqet aktualisht në mbarë trojet shqiptare.Por le t,i lëmë anash këta intelektual që u mungon guximi për ta thënë në mënyrë të drejtë situatën e vështir politike ku ndodhet aktualisht kombi shqiptar.Por ata intelektual të mirëfilltë që nëpër shekuj kanë patur guximin të ngrejnë zërin kritik e të argumentuar,janë e vetmja mundësi për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve për të mirën e atdheut dhe kombit shqiptar.

Atëherë çfarë të bëjmë?

Më duket se demokracia tek ne ka marrë forma tribale e bajrakësh,që sistemin qevereisës e kanë bërë të korruptueshëm, mbase ka edhe për këtë një zgjidhje e kjo zgjidhje është sovrani popull me mendje të ndriçuar.kjo mendje e ndritur e dalur nga populli do të ringriste një sistem vlerash konkurrence,të një konkurrence vlerash të ndershme ekonomike,për ta bërë transformimin e sistemit nga lart posht.Për këtë duhen njerëz të aftë e professional,të ndershëm e me integritet,njerëz që janë kompatibël, të përputhshëm, me sistemin e vlerave profesionale  konkurruese.

Mundësia e vteme për ndryshimin e rrjedhës së këtyre ngjarjeve ,karshi problemeve që na rrethojnë në të gjitha hapsirat shqiptare,shprehja ankuese nuk është zgjidhje,por të bashkohemi për të vepruar drejtë dhe qartazi në mënyrë më aktive për ta ndryshuar njëherazi të ardhmën tone politike dhe ekonomike.Kjo liri individuale dhe kolektive duhet të jetë më gjithpërfshirëse si ajo me punëtor-e,mergimtar-e, intelektual-e,akademik-e,profesor-e,arsimtar-e,mësues-e,student-e,nxënës-e,shkrimtar-e,artist-e,veteran-e,invalid-e,të UÇK-së, familjar-e të dëshmorëve të kombit shqiptar,bujk,biznesmen, zejtar, pensionist dhe të gjitha shtresat tjera popullore të afta për ta bërë ndryshimin në dobi të së mires së përgjithshme mbarshqiptare.

Pra përkundër asj që bënë në tri luftra çlirimtare shqiptarët megjithate u bë shumë pakë punë që krahas çlirimit nacional të realizohet edhe ai social e ekonomik.kjo mbase i goditi më së shumti intelektualet e ndershëm dhe të qëndrueshëm kombëtarisht,pastaj vlerat e kategorive të dalur nga tri luftrat çlirimtare,të burgosurit politik të ndërgjegjës kombëtare shqiptare,si dhe shtresën e varfër të mbarë popullit shqiptarë.Këta njerëz me sytë e tyre pane se njeriu mund ta ketë atdheun e vet,mund ta kenë edhe shtetin e vetë,udhëheqësit e vetë dhe prap të mbetën skllav të mjeruar karshi profiterve të këtyre pushteteve që po pasurohen duke e zhvatur pasurin tone kombëtare.

Dëshpërimi i këtyre njerëzve bëhen edhe më të tmerrshme kur pseudointelektualët titist të deri djeshëm u kuçën në strukturat udhëheqëse dhe udheheqjet në fuqi në mbarë hapsirat shqiptare po i quajnë”demokraci e ndritur”,ashtu siç vepruan më pare me titizmin-rankoviçizmin-millosheviçizmin të cilët i quanin”diktaturë e ndritur”.Kjo nënkupton se këta kameleon janë pjesa e errësirës së djallosur,por besonin dhe besojnë se janë në dritën e “Diellit”.Ç,është e vërteta këta njerëz minorë utulitarë i banalizojnë i komprometojnë me aq sa mundën njerëzit me taban të forte kombëtar.në këtë rast Unë do të thosha se çmoj më shumë nderimin e arsyes se sa frikën e këtyre të verbërve.Për shkak se këtyre të verbërve nuk u intereson gjeneza se një burrë dhe një grua e bashkuar,përderisa bashkohen një një mish i vetëm,i japin jetë një tjetre.ata nuk dine dhe nuk kuptojnë se embrioni ka një shpirt dhe kështu është një qenie njerëzore me të drejtën për të jetuar një jetë normale ashtu siç jetojnë edhe bashkëmoshatarët e tyre.

Shpirtrat e heronjëve dhe dëshmorëve  e të gjitha kohërave që nga pellazgët-ilirët-shqiptarët, që dhanë jetën e tyre për të mirën e kombit dhe atdheut shqiptar,që më duket se po ngritën nga varret parajsore,për ti dënuar këta mëkatarë kameleonist që i bashkangjitjen ngaherë çdo qeverisje për interesa të tyre personale,këta shpirtra të humbur që asnjë të mire nuk bënë për interesa kombëtare,këta shpirtzinjë të tërhiqen zvarrë nga djalli drejt ferrit të skëterrshëm,për të dhënë llogari për mijëra vjet që penguan bashkimin e mbarshqiptarëve në një shtet të vetëm të quajtur SHQIPËRI NATYRALE.Prandaj për inat të këtyre djajve kameleon të gjithë shqiptarët kudo që janë të bashkohen ne idealet e larta kombëtare shqiptare për një Beslidhje të Re për ta bërë realitet Shipërinë Natyrale.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora