Mendime
Edgar Frashëri: A duhet çamët tu kërkojnë falje pronarëve shqiptarë
E premte, 29.06.2012, 07:05 PM
A duhet çamet tu kerkojne falje pronareve shqiptare.
Nga Edgar Frasheri
Nder
lajmet qe me terhoqen vemendjen ca dite me pare, ishte ai qe vinte nga shtypi i
huaj lidhur me nje deklarate te Znj.
Teme e
dites u be edhe ceshtja çame, e cila eshte fokusuar ne media, nepermjet
veprimtarive te organizuara tashma nga ajo force politike e krijuar per kete
qellim e cila ka arritur suksesshem te behet edhe pjese e qeverisjes se vendit. Kryeqyteti keto dite ishte zbukuruar me dekor
si rralle here. Pra çeshtja çame tashma nuk eshte perkatesi vetem e atij
grupimi politik ose asaj pjese te popullsise me prejardhje çame qe rivendikon
pronat e veta atje ku i ka pasur ( ne shtetin grek) por eshte bere pjese e
politikes mbare kombetare te shtetit e te qeverise shqiptare gje e cila
percakton edhe nivelin e maredhenjeve ne aspektin zyrtar me shtetin fqinje. Deri
sa kjo teme trajtohej nga grupime joqeveritare ( shoqata “çameria”), angazhimi
i shtetit tone per dhenjen rruge te ketij problem ka qene i vaket dhe
siperfaqesor. Tani puna eshte ndryshe. Keta te “Çamerise” kane sajuar ndonje
deputet edhe kane marre ndonje post
ministror prandaj dhe shpresojne qe te shtyjne qeverine ne veprime konkrete,
mbase duke e ditur qe ceshtja e tyre eshte
me e koklavitur sesa duket.
Keta te
partise me shoqaten, sa dij une, per dy gjera ngrejne pretendime: çamet te
njihen si ish shtetas greke shqip foles te larguar me dhune te masakruar nga
Greqia, pra tju njihet shtetesia greke, si dhe tju njihet prona e tyre ne ato
territore te rrembyera me dhune. Pra me pak fjale çamet pretendojne qe ne
Shqiperi te jene si te debuar nga territoret e tyre ne kohe lufte dhe po te mos
ishin strehuar nga shteti shqiptar ne ate kohe ( 1923-25 dhe 1945), ata edhe
sot do te ishin si cifutet te shperndare ne vende te ndryshme. Pra pervec
faktit qe ata jane shqipfoles, nga pikepamja e te drejtes nderkombetare, kete
problem nuk e zgjidh shteti shqiptar por ata vete, pra ceshtja çame nuk eshte
aspak ceshtje kombetare por problem qe zgjidhet nga Greqia dhe ne Greqi. Shteti
shqiptar si shtet teper “human” qe eshte!,
ka detyren morale te asistoje kete kategori te popullsise sone te
zgjidhe ceshtjet e mbetura pezull ne
toka te huaja. Cdo intrepretim tjeter mendoj se eshte spekullues.
Personalisht
njoh dhe kam shume miq çame. Ne femijeri jam rritur ne fqinjesi me keto familje.
Jane familje te nderuara e te respektuara, dhe te pocaqisura sepse sipas se
vertetes se pa thene kane qene te ndjekur se pari nga shteti grek qe i ka debuar,
dhe se dyti nuk jane ndjere ngrohte as dhe nga shteti shqiptar, te cilet i ka
pare e trajtuar me “syrin e njerkes” Edhe ne shqiptaret e vendas i kemi
trajtuar me nje fare mosbesimi dhe ata nuk kane arritur te integrohen mbas kaqe brezash, sikunder ka ndodhur me
shqiptaret e merguar ne vendet e tjera. Ne kohen e diktatures kjo ceshtje as qe
i shkonte ndonje çami ne mendje te permendej, kurse tani mbas njezet vitesh
post diktature, çamet fituan te drejten te shprehen dhe te degjohen per
kalvarin e tyre. Aqe me teper qe tani e kane ngritur nivelin e
perfaqesimit duke i dhene ngjyrim politik te drejtes se tyre, zeri i tyre eshte
edhe i institucionalizuar, sepse kur shpallet “Java çame” ne Shqiperi nuk eshte
njelloj si te shpallet “Java e homoseksualeve”, sepse flet partia ne pushtet.
Duke e
pare pra kete çeshtje nga kendveshtrimi i shtetasit te thjeshte pa angazhim
politik te zyrtarizuar, pra pa asnje kompleks lidhjeje ose ndikimi personal,
mendoj qe ti qasem permbledhtas problemit nga dy ane: nje nga ana ligjore-shteterore
dhe tjetra nga ana morale.
Ana
shteterore –ligjore eshte ajo qe me jep me pak shprese e bindje se kjo ceshtje
do te gjeje zgjidhjen e desheruar nga çamet. Po te bejme pak historikun e
ketyre dy dekadave kur kjo teme eshte bere publike dhe per aqe sa percepton
shtetasi shqiptar, se pari ndonese çamet kane ngritur shkallen e organizimit te
tyre ( nga shoqate ne parti), shteti shqiptar nuk ka ndermarrre ndonje hap
zyrtar te bujshem bindes se e ka serjozisht e per zemer zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.
Nga viti 1992 e ketej asnje qeveri nuk ka bere asgje, sepse per rrethana te
caktuara i ka pasur duart e lidhura. Mendoj se nismat ligjore nderkombetare nuk
kane taban ligjor per tu ndermarre nga shteti yne sepse eshte e drejte
ekskluzive vetem e komunitetit ose individe came ta bejne nje
gje te tille. Bile mbaj mend qe ne nje bisede miqesore me nje mik qeveritar te
viteve 92-97, nga pala greke ishte keshilluar qe çamet mbase mund ti
drejtoheshin shtetit grek jo ne emer te
shoqates, por individualisht me
dokumenta ne dore, per te kerkuar pronat e veta. Kjo nuk u be, ose sepse çamet
nuk kishin dokumenta te mirefillta, ose sepse brenda shoqates mund te jene
perzjere edhe te tjere pak te besueshem qe duan te perfitojne nga turma. Fakti
qe ne keto njezet vite, une nuk dij qe
nga individe çame ose grup te tyre te
kete adresime per pronat ne seline e Gjykates
Evropiane te te Drejtave te Njeriut apo tjeter institucioni
nderkombetar, me ben te dyshoj se duhet
te kete mangesi te theksuar dokumentare qe te mbeshtese kerkesat, sepse deri
tani shteti grek nuk eshte treguar i gatshem
te prodhoje dokumenta te asaj kohe nga arkivat e veta ne favor te kesaj
popullsie. Pra ligji nuk punon ne favor
te çameve!
Ndersa
ana morale e problemit eshte ajo qe nuk te jep fare shprese se mund te kete
zgjidhje. Sepse duke ditur qe jemi pjese
e Ballkanit, eshte pikerisht mungesa e moralit te institucionalizuar mbi
parimet themelore te te drejtave te njeriut e te respektimit te dinjitetit
njerezor i cili e ka bere kete zone gjeografike vater te vazhdueshme
konfliktesh, grindjesh e ngaterresash te
cilat mbasi jane trasheguar deri ne ditet e sotme, e bejne kete rajon te mbetet po aqe
problematik e konflikt -prodhues si ne arenen nderkombetare ashtu dhe ne planin
e marredhenjeve ndermjet vete shteteve ballkanike, sa edhe me pare. Pra shtetet ballkanike nuk kane vullnetin dhe
as moralin qe te bejne “sakrifica” te tilla madhore si ajo e popullit gjerman
apo afrikano jugor per te mbyllur nje flete te histories dhe te hapin nje tjeter.….
Kjo pra eshte aresyeja se pse Znj. Clinton nuk vjen as ne Greqi e as Shqiperi
te thote: “Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin fuqimisht kthimin ose
kompensimin e pronave te çameve qe iu konfiskuan dhe ata vete u maskaruan nga
greket”.
Por pyetja
e thjeshte qe me ka ngecur ende pa u bere ka lidhje perseri me aspektin moral
te ketij problemi. Dihet qe camet ne dy
periudha te ndryshme te histories erdhen ne Shqiperi si te debuar nga pronat e
veta ne Greqi. Per hall apo per moral apo edhe per politike, shtetet shqiptare
kesaj popullsie te masakruar e dhunuar shqipfolese, ju siguroi toke, fillimisht
publike dhe me pas ne trojet e shtetezuara nga
komunizmi, te cilat edhe mund te kishin qene prone private. Çamet
vertetuan se jane njerez punetore dhe ndryshe nga dembelat shqiptare, bene
prokopi dhe kapercyen gjendjen e varferise me shpejt se ne. Per gjysem shekulli
komunizem jo vetem qe çamet nuk permenden pronat e tyre ne Greqi, por edhe shqiptaret e Shqiperise i fshehen ato
per te treguar se ishin shtrese e varfer. Askush nuk dukej se kishte prone.
Mbas
permbysjes te sistemit diktatorial
komunist dhe rivendosjes se shtetit
ligjor pluralist, ishte e drejta e prones ajo qe u sanksionua me ligj. Sesi u
kthye prona ne keto dy dekada, nuk kam ndermend ta analizoj sepse katraura
dihet. Por vetem se nje gje dihet: camet jane perzene nga tokat e tyre ne Greqi
dhe jane vendosur ne toka qe nuk kane qene te tyret ne Shqiperi. Ata nuk i kane
zaptuar ato toka siç bene shqiptaret e shekullit te njezet njete kur vershyen
nga malet. Perkundrazi ata sot jane ne troje ligjerisht te tyret, por qe dikur
kane qene prone e dikujt tjeter, te vertetuara bile me dokumenta qe nga Perandoria Turke si dhe ata ne Greqi. Per
keta zaptuesit moderne eshte ky shtet
hajdut qe shpiku ligjin e legalizimit, duke kujtuar se qetesoi ndergjegjen ndaj pronareve te vertete, me gjoja kocken qe
ju hodhi. Dhe kjo mund te quhet nje lloj perpjekje qesharake per te kerkuar
falje per demin qe beri. Ky eshte morali i veprimit.
Po çamet
valle, per te qene te lare me ndergjegjen e vetvehtes dhe me moralin e
pergjithshem, a nuk duhet qe ne keto kohe te etheshme ndryshimesh te kishin
falenderuar publiksht popullin shqiptar qe i shtriu doren dhe i dha prone ne
ditet e veshtira duke u vendosur edhe ne prona te tjeterkujt, ne emer te te
gjithe brezave çame qe kane lindur,
jetuar punuar e vdekur ne kete truall,?
Kjo eshte pyetja qe me ngacmon. Nese kjo qendron, atehere per kete veprim
asnjehere nuk mund te jete vone, dhe çamet tashme me te organizuar, do te jene
disa here me te respektuar.
Mjafton te kujtojme qe ishte Papa Vojtila i cili dha nje shembull te shkelqyer te clirimit te ndergjegjes se institucionit kur kerkoi falje boterisht per krimet qe Kisha Katolike kishte kryer ne periudhen e erret te inkuizicionit. A nuk eshte nje shembull per tu ndjekur?