Mendime
Xhevat Rexhaj: Atdheu me pak Plaçkitje???
E enjte, 05.07.2012, 07:45 PM
MËRGIMTARËT- PUSHIMET- ATDHEU ME
PAK PLAQKITJE ???
Nga Xhevat Rexhaj
Kjo fjalë me burim nga latinishtja; Migratio- shperngulja, tregon fatet e miliona njerëzve të kombeve të ndryshme të cilët me shekuj ndërruan vendbanimet e tyre, duke u ikur problemeve te kohës, luftërave, gjenocideve, dhe të gjitha deformimeve shoqërore të përcjellura me të këqija.
Migrimi
ka qenë pjesë e zhvillimit të historisë njerëzore dhe në thelb ka qenë dhe
mbetet shprehja e dëshirës dhe vendosmërisë së individit për të dalë mbi vështirësitë,
me vështrimin e projektuar drejt një jete më të mirë për vete dhe familjen e
tij.
Në etapa
të ndryshme historike kanë ndryshuar edhe përbërja e flukseve migratore, qëllimet
dhe motivet e kësaj lëvizshmërie ndërkombëtare, drejtimet dhe senset e lëvizjes
për të ardhur në epokën tonë të globalizimit. Kjo epokë, së bashku me lehtësirat
në transport dhe komunikim ka sjellë edhe një rritje të numrit të njerëzve, që kanë
jo vetëm dëshirën, por edhe aftësitë për të jetuar edhe punuar në vende të ndryshëm
nga ai i origjinës, apo qëndrimit të tyre. Në rastin tonë konkret, pra ne
shqiptarëve migrimi ka kuptimin në dy aspekte ( pa u ndalur në migrimet
shekullore të kohëve pushtuese nga asmanlinjet dhe më vonë nga sllavet):
1. Në vitet
e 70 e tutje me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre jashtë Shqipërisë ia mësyen
perëndimit për punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë për Familjet e
tyre, si pamundësi e punësimit në ish shtetin pushtues jugosllav.
2. 2. Migrimet
e shqiptarëve si rezultat i represionit dhe terrorit që ushtrohej si në aspektin
politik ashtu edhe në atë ekonomik ndaj tyre nga pushtuesit sllavo-serb.
Pa marr
parasysh shtytjet dhe problemet që detyruan me qindra e mijëra shqiptarë që të migronin
jashtë atdheut të tyre, duhet thënë qartë se edhe ky migrim kishte disa anë pozitive,
dhe për këte do te jemi real. Në një apo tjetër mënyrë me këtë migrim shumë familje
shqiptare nuk u detyruan që të kërkonin lëmosh në zyrat e pushtuesve serbë, me
qindra e mijëra familje ishin disi të siguruara së paku materialishtë që mo të bëheshin
pre e politikës serbe dhe të luanin edhe me nderin e familjeve shqiptare. Migrimet
tona për në vendet demokratike dhe mike në shtetet e Evropës perëndimore në SHBA, Kanadë dhe Australi kaluan disi më lehtë
në shumë aspekte, ngase edhe kujdesi dhe solidariteti nga këto shtete ishte vërtet
i madh ,dhe për këtë ne duhet të u jemi gjithnji mirënjohës këtyre shteteve dhe
popujve mikë të ne shqiptarëve. Ne gjithë këtë lëmsh që ishte krijuar sidomos
pas viteve të 80 ta të shek. të kaluar, në realitet mërgata shqiptare krijoi një
opinion më shumë pozitiv sesa negativ në kancelaritë demokratike euro-atlantike.
Realishtë mund të themi se sot mërgata shqiptare në përgjithësi është pjesë legale
dhe luajale e sistemeve shoqërore të shteteve në të cilat jetojnë, sot shqiptarët
kudo në Evropë dhe Amerikë e më gjerë gjinden në pozita të lakmueshme që prej
profesioneve të forta me shkollime të larta e gjerë te pozitat e larta në kierarkitë
shtetërore të akcilit shtet. Një diçka e tillë meriton respektin, dhe tregon se
tani më shqiptarët janë pjesë integrale e zhvillimeve shoqërore, politike dhe
ekonomike të shteteve mike që pranuan me lumenjë shqiptarësh në kohë krizash. Sot
shqiptarët vërtet si në sport, artë, kulturë, ekonomi dhe besa politikë përbejnë
një grupim shume¨të fortë të zhvillimeve të gjithbarëshme të shteteve në të cilat
jetojnë, shtypi dhe fjala e lirë në gjuhën amtare nuk pengohet nga asnjë shtet,
përkundrazi ato stimulohen dhe ndihmohen nga organizata dhe ente të ndryshme për
të huajt edhe pse një numër i madh i shqiptarëve këto vitet e fundit edhe
fitojne të drejten e shtetësisë në shtetet ku jetojnë, dhe kjo duhet të kuptohet
si diç pozitive.
Më lart e
ceka se shqiptarët sot dita ditës po bëhen faktorë pozitiv të rrjedhave të ndryshme
në shtetet ku kanë emigruar para dekadash, por me këtë kurrsesi nuk do të thotë
se shqiptarët me këtë u shkëputen fare nga trungu, pra nga atdheu i tyre, përkundrazi
sa më të fortë dhe më të fuqishëm që bëhen në shtetet evro-atlantike në të njejtën
kohë ata edhe më shumë po bëjnë për vendin e tyre të lindjesë, në këtë rast
flas për Kosovën, pa u ndalur për shqiptarët nga Shqipëria dhe trojet e tjera etnike ku besohet se edhe atje
situata do jetë e njëjtë në të mirë të atdheut.
Koha e
para luftës,dhe koha e luftës janë ngjarje në vete, dhe për këtë duhet thënë troç
se prej vitit 1990 Kosovën gjerë në çlirimin e saj materialishte e mbajti dhe e
furnizoi migracioni shqiptarë.
Eh pas
luftës dhe çlirimit definitiv edhe formalishtë të Kosovës nga pushtimi barbar
serbo-sllav, shqiptarët e migruar kudo në botë filluan që me të gjitha mjetet e
mundura të mbajnë, të rindertojnë, të furnizojnë dhe të përparojnë Familjet e
tyre në atdhe, u derdhën me miliarda shuma nga mërgata në shtetin tonë, në fillim
edhe me eufori marramendëse, dhe me një ndjenjë të fortë patriotizmi shtetëror
po edhe Familjar me shpejtësi ndryshoi gjendja dhe pas disa vitesh Kosova vetëm
aty këtu tregonte se kishte qenë e shkatërruar më se 80% të saj, pra falë ndihmave
të shteteve mike dhe falë mjeteve materiale të mërgatës ishte një ndyrshim
fantastik i gjendjesë në terren, saqë edhe shumë të huaj kur vizitonin Kosovën
pas viteve të 2004 e 2005, thonin se është e pamundëshme se çfarë ndryshimesh
rrënjësore kishin ndodhur me shtëpi të reja, dhe me ekonomi të re familjare
kudo në Kosovë. Që të ndalem me kaq, po shtoi vetëm edhe këtë; ishin djersa,
dashuria, vullneti dhe atdhedashuria ajo që mërgimtarët i shtyri të bëjnë çdo
gjë të mundëshme për familjarët e tyre që të kenë së paku një kulm mbi kokë dhe
një mirëqenje sado kudo normale, dhe besoi se kjo ishte arritur me shpejtësi
marramendëse.
-Vërtet mërgimtarët
ndihmuan familjet e tyre, por në të njëjtën kohë për mes këtyre ndihmave përfitoi
edhe shteti, pra Kosova dhe qeveritë ne vazhdimësi. Që prej vitit 1999, mërgimtarët
shqiptarë derdhën në Kosovë me miliarda mjete materiale, dhe nga gjithë kjo
shumë një përqindje shumë të madhe e fitoi edhe pushteti dhe shteti, por athua
se a mbeten ato mjete materiale në arkat legale të shtetit apo ranë të gjitha në
xhepat e pushtetarëve dhe hajnave ordinerë të veshurë me tesha pushtetarësh?
Realiteti e tregon të vërteten, nga e gjithë kjo derdhje enorme e parasë nga
djersa e mërgimtarëve më së shumti fituan kompani të ndryshme, ilegale dhe gjysëm
ilegale me emra kompani sigurimesh e gjerë te ministritë përkatëse të tyre. Nëse
bëhet një llogari sipas shumë institutesh që tregojne rrjedhat e hyrje daljeve
nga Kosova sidomos në sezonen e pushimeve të verës, se në Kosovë futen rreth 600
milion gjerë në 700 milion euro, athere del në shesh se realisht vetëm verës në
Kosovë futen në qarkullim nga prurja e mërgimtarëve dikund 1 miliard e 200
milion euro, duke llogaritur edhe shpenzimet e natyrave të ndryshme të tyre për
të cilat këto institute as nuk shkruajnë e as nuk bëjnë llogari, pra vetëm verës
tregu i Kosovës bënë bumin e madh në shumë fusha ekonomike dhe në shumë sfera të
tjera jetësore. Të gjitha këto kuptohen dhe nuk mund të kontestohen fare, dhe të
gjithë mërgimtarët e ndiejnë veten të lumturë që pushimet i kalojnë në atdheun
e tyre dhe devizat e tyre mbesin në Kosovë, pra mbesin në qarkullim brenda territorit
të shtetit tonë, por këtu mbetet një problem tjetër që i nevrikos shume¨dhe i
irriton mërgimtarët në përgjithësi, tentimi i administratës sonë në përgjithësi
që përmes formave të ndryshme të tyre të mjelin nga ndonjë euro për sherbimet që
duhet tua kryejnë mërgimtarëve edhe kur
ato nuk kushtojnë fare. Këtu realishtë problem madhor mbetet ende qështja me
dokumente të ndryshme personale e sidomos me leternjoftime dhe pasaporta edhe
pse këto dy vitet e fundit ka një përmirësim të dukshëm, dobësi ka edhe në shumë
aspekte, sidomos në ngritjen e qëllimshme të çmimeve të artikuve të ndryshëm
sidomos të materialeve ndërtimore, apo edhe orendive e çka jo tjetër me ato thënjet
bajate dhe perqeshëse duke thënë pas shpine: “ a ja lshova nja shacit hahahaa”,
vërtet po ka edhe gjëra të tilla që tregojnë një mosmirënjohje dhe një mosfalenderim
për të mirat që po i mjelin edhe ata nga mergimtarët. Megjithatë problemi më i
madh i mërgatës sonë mbete hajnia shtetërore dhe institucionale që u bëhet mërgimtarëve,
e ajo është vjedhja me sy hapur e sigurimeve fantome dhe ilegale që u bëhet
qysh në hyrje të kufirit të shtetit, për të cilin ata dhanë gjithä çka patën me
dekada të tëra. Si mund të sqarohet kjo dukuri kontrabnduese që na bëhet ne që duhet
pa asnjë arësye te paguajmë për sigurime banditeske shuma parash, me 30. 50 dhe
70 euro, kjo nuk ka fare logjikë kjo mbetet një plaqkitje marramendëse që prej
vitit 2002, kjo plaqkitje është edhe më frustruese kur për këto mjete nuk jep
kurr askush llogari, për këto mjete kurrë nuk është raportuar e as analizuar, këto
mjete thjeshtë shkojnë në xhepat dhe kontot e hajnave që mbajnë pushtetin dhe
institucionet. Sigurime të tilla fantome nuk ka askund në botë, sigurime të tilla
që nuk përgjigjen edhe nëse një mergimtari i
ndodh diç me automjet fare, këto sigurime nuk kanë as bazë ligjore e as
kushtetuese, dhe të tilla mbesin ilegale dhe korruptuese. Shumë mërgimtarë shprehen
se me më deshirë do i jepnin këto para sikur te dihej se ku shkojnë, sikur të shkonin
për rastet sociale, për familje të varfëra, për invalidë dhe për të sëmurë, por
jo këto mjete thjeshtë vidhen nga njerëz të pushtetit, andaj une mendoi se kësaj
vere do të mundohem që të shof mundësit kushtetuese që të bëjmë një kërkesë Gjykatës
Kushtetuese të Kosovës se a ka një bazë ligjore dhe kushtetuese kjo dukuri e
hajnisë së pastër që u bëhet mërgimtarëve qindramijërash që futen në shtetin e
tyre të quajtur Kosovë.
Mërgimtarët
dita ditës me të madhe po vërshojnë drejtë Kosovës, dita ditës ata ndalohen në pikat
kufitare dhe paguajnë haraq për asgjë, kur në të njejtën kohë futen ditën dhe
natën serb nga shteti fqinjë dhe nuk paguajnë as një centë për asgjë, me këtë po
del se ne mergimtarët jemi ma të këqinjë sesa serbët, dhe ne duhet ta paguajmë edhe
borxhin e serbëve për të vizituar vendlindjen tonë. Mërgmitarët që të gjithë i
kanë automjetet e tyre të siguruara në shtetet ku ata jetojnë dhe për këtë nuk
kërkohet sigurim shtesë në asnji vend të Europës, por ja që në Kosovë duhet të na
vjedhin ata që në realitet do të duhej të na përgëzonin për derdhjen tonë të mjeteve
brenda kufirit tonë për bashkëqytetarët tonë.
Pushime
po por edhe nga pak hajni duhet të përjetojmë edhe më tutje në Kosovën tonë të ushëhequr
nga hajnat dhe zhvatësit e djersës së mërgimtarëve....
Pushime të
këndshme të dashur bashkëatdhetarë kudo që shkoni.