E marte, 03.12.2024, 03:14 AM (GMT)

Mendime

Fejzulla Arifi: Vetërobërimi

E hene, 02.07.2012, 06:17 PM


VETËROBËRIMI

Shkruan: Fejzulla Arifi

Natyra njerëzore është shumë komplekse dhe e vështirë për t`u definuar dhe për tu  përcaktuar me ndonjë skemë eventuale. Shumë dimenzionaliteti i saj e bënë atë një materje shumë të hulumtuar dhe të studjuar nga shumë fusha dhe aspekte, gjë që e  ka zgjeruar edhe më shumë duke e bërë edhe më të komplikuar për studjim. Sidoqoftë ky shumë dimenzionalitet dhe kjo hapësirë e madhe  na jep mundësi që sadopak të marrim pjesë në këtë hulumtim dhe t`i përkushtohemi shumë problemeve që hasen në të dhe ajo që vetë ne jemi pjesë e saj është një piknisje e mirë  në këtë rrugë. Dy komponentet dikotomike, si liria dhe robëria, janë dy anët e medaljes që gjithmonë janë në një situatë  të ekzistencës së njërës dhe mos ekzistencë së tjetrës pra kur mungon liria aty është robëia dhe e kundërta kur mungon robëria aty është liria. Liria në kuptimin e plot të fjalës, pra absolute, nuk ekziston në këtë botë mteriale sepse ajo është e kushtëzuar nga shumë faktorë e mbi të gjitha vetë natyra njerzore pamjaftueshme në vetëvete e bënë atë shumë relative, por  edhe tjetra, pra robëria nuk është e plotë dhe absolute pasi që ana shpirtërore e njeriut e bënë këtë të jet gjithashtu relative dhe e kufizuar. Megjithatë edhe pse njëra  me tjetrën janë opozitare, prapë se prap brenda njërës ekziston një dozë që atë e bënë jo të plotë, sikur brenda lirisë ekziston një lloj robërie po ashtu edhe brenda robërisë ekziston një lloj lirie. Sado që të jet njeriu i lirë atë nuk mun ta përjetoj plotësisht nëse njerëz tjerë që jetojnë rreth tij nuk jan edhe aq të lirë , mos më tepër, së paku atë e përkujtojn në robërim dhe ndjenjat e kapluar nga frika prej një robërie eventuale, e bëjnë të mos jetë plotësisht i lirë. Gjithashtu edhe ai që është i robëruar nëse këtë robëri e ka fituar për hirë që tëtjerët të jenë të lirë, atëher ai nga ndnjena  për kët liri nulk është plotësisht i robëruar. Duke u nisur nga ky fakt personi në tendenc për t`u çliruan nga kjo gjendje pra bënë perpjekje që të arrij një liri sa më të madhe, sa më të vetmjaftueshme , mirpo nga fakti se liria shtrihet ne anën shpirtërore , atëherë  rruga drejt vetëçlirimit arrihet me elemente  shpirtërore dhe e kundërta nëse përpjekjet për të arritur atë vetëçlirim bëhen me mjete jo shpirtërore gjegjësisht materiale në atë rast personi arrinë në pikën e quajtur vetërobërim.

Tema qendrore e këtij hulumtimi nuk është vetëçlirimi port vetërobëria  nga fakti se nëse mbrohemi prej vetërobërimit atëher padyshim se do ta gjejmë veten në vetëçlirim. Nga vetë fakti që thamë edhe në fillim se natyra njerëzore është shumë komplekse dhe shumë dimenzionale , atëherë edhe rrugët dhe rrugicat që na dërgojnë te vetërobërimi janë të shumëllojshme. Të gjitha këto qëndrojnë varrurr në rrugën e jetës sonë sikur grepa që presin sa më parë të ngatrrohemi në to dhe të mos arrijmë drejt qëllimit tonë pra vetëclirimit. Humnera më e madhe që ekziston në këtë rrugë është prirja drejt formës  dhe jo drejt essences, gjë që derivatet e këtij problemi janë  të shumta. Një ndër derivatet më të fuqishme dhe që më së shumti sot shkaktojnë probleme në jetën shoqërore është pamja e jashtme apo dukja. Gati çdo njeri sot vuan nga kjo sëmundje  moderne e cila çdo ditë e më shumë është duke përcaktuart kursin e jetës sonë , është duke na bërë të varur tejmase dhe rezultati i saj i vetëm është vetërobërimi. Sot bota moderne është duke u ndërtuat mbi këtë ves. Shtrëpit tona, veshbmathja jonë, ushqimi jonë , mënyra e të folurit tone, me një fjalë e tërë jeta e njriut të kësaj periudhe është plotësisht e nënshtruat nga ky fenomen. Më shumë brengosemi se si dukemi se sa si jemi, më shumë për formën se sa për esencën , më shumë për atë se si na shohin të tjerët se sa si jemi në të vërtetë, Kjo është reflektuar edhe në mardhënjet sociale, në kultur, në art etj. Përderisa një pjesë e popullatës botërore vdes për ushqim pjesa tjetër harxhon me miliarda për modë , për gara në ndërtimin e ndërtesave të larta dhe luksosze, për makina futuristike dhe të kushtueshme. Sikur që po ndodhë te bota mashkullore po ashtu e njëjta qëndron te bota femërore. Harxhime të medha në veshje , bizhuteri, frizura dhe parfumeri . Dëshira e madhe që të dukemi perfekt para të tjerëve ndërlidhet me të gjitha aspektet  e jetës sonë. Pak rëndësi i kushtohet edukatës dhe sjelljes së mirë se sa veshjes dhe modës dhe brengosemi  se vallë si do të na shohin të tjerët. Shtëpitë tona mundohemi që t`i pastrojmë, t`i zbukurojmë sepse ndoshta do të përgojohemi nga të tjerët se sa nevoja higjienike për to. Mobilimi I tyre është bërë jo sipas traditave dhe nevojavet tona shoqërore por sipas modës dhe asaj që paraqitet nëpër filma , e cila gje  krijon një disbalanc mes gjendjes reale ku gjendet populli jonë dhe asaj që jemi në të vërtetë, duke e krijuar në mënyrë artificiale që për pasojë shkakton prishje të asaj që është e natyrshme dhe normale me një stil jo adekuat dhe të papërballueshëm për gjendjen tonë qoftë finansiare por pse jo edhe kulturore. Kjo garë e pa mëshirshme për të arritur këtë pseudostandard i fut njerzit në rrugë të pamoralshme dhe kriminale për përfitim dhe arritjen e këtyre të mirave materiale që mendojmë se gjoja do të na bëjnë më të lumtur. Nga presioni për të arritur këtë, tek njerzit rritet hipkorizia, rrena , tradhtija , mashtrimet dhe çdo ves tjetër. Nga e gjithë kjo padyshim se individi por edhe shoqëria shkojnë në një rrugë të pakthim drejt vetërobërimit, pra e robërojnë veten me gjëra materiale në vend se ta çlirojnë veten nga grepat e kësaj bote materiale. Në vend të vetëçlirmit që mund ta arrijmë nëpërmjet  botës shpirtërore ku dominon liria , ne vetërobërohemi me mjete e botës matriale ku ekziston robëria. Nuk ka lumturi deri sa këto vese dhe ky model i jetës dominon tek ne . Nuk ka bashkëjetesë dhe rrespekt të ndërsjellt mes njerzve deri sa  nuk bëhemi më modest, më shpirtëgjërë, më tolerant dhe të sinqert mes vete, deri sa t`i jept përparësi më shumë të tjerëve se vetvetës, deri sa të luftohet e keqa në mesin tonë dhe të bëhet thirrje për të mirë dhe paqë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora