E marte, 03.12.2024, 02:48 AM (GMT)

Mendime

Qerim Pllana: Histori hilesh 134 -100-vjeçare nga pavarësia e kombit të ndarë

E hene, 02.07.2012, 05:35 PM


Origjina e çdo populli është përcaktuese për fatin e së ardhmes të çdo kombi veç e veç

Histori hilesh 134 -100-vjeçare nga pavarësia e kombit të ndarë

Ribashkimi kombëtar është proces dialektik-natyror i pandashëm që do të ndodhë

Dialogu pakushte dhe i pa-konsoliduar Kosovën e sjell para aktit të kryer historik!

(Pjesa e tretë dhe e fundit)

Shkruan: Qerim Pllana

Historia e dhembjes 134, respektivisht 100-vjeçare e kombit të ndarë në 6 pjesë! Tani operacionet Paqësore duhet kuptuar si instrument të formës kolektive të sigurisë, siç veprohet në praktikën e instancave ndërkombëtare për këto qëllime, pas çdo lufte. Kur sesi siç veprohet me konflikt dhe pasiguri kundër KFOR-it dhe NATO-s në veri! Kjo histori dhembjeje po vazhdon qe 134 dhe 100, nga pavarësia e kombit të ndarë në 6 pjesë. Serbia ndaj Kosovës tash e 134-vjet, vazhdon strategjinë agresive-okupuese në tokat shqiptare. Tani tandemët Nikoliq-Daçiq, aktualisht udhëheqës të Serbisë, ish-nxitës të tri luftërave gjenocidesh për Serbinë e Madhe, e kanë më lehtë, të mohojnë sesa të pohojë çfarëdo etnocidi apo gjenocidi! Pasi vet ishin pjesëmarrës drejtpërdrejtë në luftërat në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Tani do të duhej të thirrej “Londra II dy, për tu pastruar padrejtësitë juridike dhe historike ndaj kombit shqiptar në Ballkan. Çfarë dialogu të vazhdohet me Serbinë, duke sjellë Kosovën si para 134, respektivisht 100-vjet më parë, para aktit të kryer!

Pas çdo lufte, dy a më shumë palë, pasojnë bisedimet dhe marrëveshjet paqësore. Pra palët ndërluftuese pas mbarimit të luftës apo konfliktit, duhet të ulën për të biseduar deri në arritjen e marrëveshjes paqësore, të mbështetur në ligjet mbi luftën, paqen dhe pasojat e ndërlidhura  me luftën. Me bisedimet të ashtuquajtura “teknike”, lëshimet të cilat ju bënë Serbisë, (akoma agresore me veriun), është tepër absurde! Sepse u veprua me bisedime të pakushtëzuara. Kjo i konvenojë Serbisë, BE-së dhe aleatëve të saj! Ballafaqimi me krimet e shkaktuara, duhet t`ishte hapi i parë i pranimit të fajësisë, përmes gjenocidit dhe etnocidit, jo sall të dëmeve në ekonomi, njerëz dhe viktima të shkaktuar, të fshehura e të pazbuluara nga Serbia!

Dialogu me Serbinë pa asnjë kusht dhe pa reciprocitet, kur sesi nuk do të duhej të ndodhte! Sepse, pasojat shihen nga politika agresive dhe shumë fytyrash ndaj Kosovës. Edhe pse palët ndërluftuese pas mbarimit të çdo lufte, duhet  të ulën e të bisedojnë për marrëveshje paqësore, gjithsesi me ndërmjetësimin, garancinë dhe respektimin e konventave ndërkombëtar, të marrëveshjeve të arritur me ligjet e luftërave, konflikteve, pasojave dhe dëmshpërblimeve të palës së dëmtuar në luftë. Rasti me Kroacinë, Bosnjën e sidomos me Kosovën gjatë viteve 1991-1999. Ndërkaq, kërkesat e partive shqiptare në Maqedoni, për pranim të këtij shteti në Strukturat e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), për shqiptarët në shtetin e brishtë, nuk është e vetmja alternativë! Maqedonia është krijesë artificiale e krijuar me ndihmën ruse. Pra një surrogat konglomerati pa garanci jetësimi, ngjashëm me federatat e krijuara me gjak dhe të shkatërruara me gjakderdhje. Për shqiptarët pason një tjetër pamundësi për ribashkim hapësinor kombëtar, sepse NATO këtë se lejon! Megjithatë, pas çdo lufte lokale, rajonale apo kontinentale me asnjë vend në botë, nuk ndodhë që me agresorin (pa asnjë garanci dhe pa asnjë kushte paraprak të bisedohet për paqe, marrëveshje apo dialog të ashtuquajtur “teknik”)! Kjo s`ndodhë në analët e diplomacisë ndërkombëtare, që shteti agresor të mos dënohet për shkatërrim të mirave materiale, gjenocid dhe etnocid njerëzor! Që të mos u nënshtrohet ligjeve të luftës, dëmshpërblimeve të shkaktuara në njerëz, ekonomi, bujqësi, industri, në miliarda dollarë dëme ekonomike, bankare dhe njerëzore!

Pas çdo lufte sado e gjatë, gjithëpërfshirëse e dëmshme dhe shkatërrimtare të jetë, në mes humbësit dhe fituesit pasojnë bisedimet, dialogu, marrëveshjet për arritjen e një paqe mes agresorit dhe vendit, i cili ka qenë pre okupimi, lufte apo konflikti, por vetëm me palën e tretë garantuese. Të kuptohemi në Kosovë kishte luftë mes agresorit, Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t`u çliruar nga okupim i gjatë shekullor. Do të thotë, Serbia ishte okupuese klasike e Kosovës etnike, duke filluar nga vitit 1844, respektivisht 1877-8, 1918, 1945, deri më 1999.

Degradimet e fitoreve të Luftës Çlirimtare nisin pas çlirimit të Kosovës

Fillimi degradues i sukseseve të arritura në Luftën Çlirimtare, nis pas qershorit të vitit 1999, kur Serbia kapitulloi me të ashtuquajturën Marrëveshje të Kumanovës. Duke mos u pranuar qeveria e përkohshme, duke u zhvesh  Ushtria Çlirimtare UÇK e Kosovës, dorëzimi i armatimit dhe kthimi (shndërrimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK-së). Për të vazhduar me anulimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, duke i shndërruar në Forcë të  Sigurisë të Kosovës (FSK), deri sot të papranuar si ushtri, por as si polici..! Ngjarjet e mars-prillit të vitit 2004, të cilat pasuan me viktima, kallje dhe rrënime në Kosovë, ishin skenar i përgatitur nga agjenturat e huaja, në veçanti nga sigurimi sekret serb. Të cilat ngjarje vonuan pavarësinë afro 4-vjet. Kurse për dëmet të cilat u shkaktuan në disa kisha dhe manastire me origjinë shqiptare, u paguan miliona dollarë nga buxheti i pa konsoliduar i Kosovës. Kjo ndodhi në pranin e UNMIK-ut, Rezolutës 1244, nën mbikëqyrjen e KFOR-it.

Për ngjarjet në fjalë nuk u shtrua asnjë kërkesë, që të hetohen deri në fund, për t`u zbuluar agjenda e përgatitjes nga trekëndëshi gjysmë-ilegal, që vepronte në Kosovë! Në Kosovë atëherë por edhe sot, veprojnë agjenci të fshehta serbe, greke, ruse dhe të tjera t`huaja jo sall në veri. Kosova s`kishte sigurim t`konsoliduar dhe të specializuar, siç nuk ka as sot. Me Policinë e paarmatosur të papërgatitur për çfarëdo krimi a incidenti serioz! U dëshmua më 25 korrik 2011. Kjo është befasi, duke u mbështetur sall në forcat e KFOR-it, EULEX-it, më herët UNMIK-u etj. Më 28 qershor këtë dhe grushtimet në kuvend i dëshmojnë mbas miri skandalet...

Bisedimet pa kushte zbehje tjetër e radhës për pavarësinë e mbikëqyrur

Për të filluar bisedimet me ish-agresorin, okupuesin dhe pushtuesin disa dekada, qeveria e Kosovës ishte e papërgatitur në të gjitha aspektet, që kërkon një marrëveshje historike mes agresorit kolonialist dhe territorit të pushtuar. Kosova etnike, ushtarakisht ishte e okupuar nga viti 1878, në fund të vitit 1912, 1918, 1945 dhe 1997-1999. Aq më keq u anashkalua, Kuvendi, opozita, opinioni, masmediat, të gjithë ata të cilët kërkuan të mos fillojnë bisedimet të ashtuquajtura “teknike” me Serbinë, pa u plotësuar të paktën disa nga kushtet qenësore siç janë: Kushtëzimi i pagesës së reparacioneve (dëmshpërblimi) i shkatërrimeve në të gjitha fushatë, në ekonomi, bujqësi, industri, kthimin e t`pagjeturve, paratë e plaçkitura të Fondit të Pensioneve, si detyrim për kthim. Grabitjet e parasë publike dhe private të pronarëve nëpër banka. Dëmshpërblimin për invalidë civilë te të gjitha moshave dhe gjinive të shkaktuara nga ushtria, policia paramilitarë dhe çetnik serb. Çështja e kufirit dhe largimi pakusht i forcave kriminele nga veriu. Çështja e energjetikës, kthimin e artefakteve arkeologjike, dëmshpërblimin e të gjitha faltoreve, te të gjitha besimeve fetare, kishave, xhamive, teqeve, varrezave dhe shtëpive të banimit etj.

Do pyetur z. E. Tahiri me ekipin e saj, cilat nga këto kërkesa u shtruan në tavolinën e bisedimeve një vjeçare me palën agresore?! Para se t` fillonin bisedimet në fjalë një si dialog “i shurdhmemecëve”!? A është biseduar me ndonjë institucion tjetër shtetëror? Pse nuk ka shkuar e tërë  proceduar aq me interes, (madje historikisht e gabuar), përmes Kuvendit, apo Komisionit Kombëtar për dialog me agresorin?! Pse, kur dihet se këto bisedime, Kosovës janë duke i sjellë dëme të pariparueshme  me favor të Serbia në arenën ndërkombëtare!? Kurse Kosova po dëmtohet në çdo takim apo agjendë bisedimesh! Atëherë, pse të vazhdohet verbërisht me bisedime, kundra të cilave ishte opozita, shumë analistë e qytetarë, i tërë populli!? Kush dhe kur do të bartë përgjegjësinë për dëmet, të cilat i janë shkaktuar Kosovës me bisedime shumë kuturu, pa logjik e pa asnjë studim të domosdoshëm paraprak?! Duke ditur se po hyhet në bisedime politike, strategjike dhe diplomatike me agresorin, i cili vendit i ka sjellë dëme ekonomike në miliarda dollarë, gjenocid, etnocid dhe kulturo-cid! Duke zhdukur me mira bashkatdhetar, të dy gjinive të gjitha moshave me afro 15.000 viktima, dymijë të pagjetura anekënd Kosovës dhe 1. milionë banorë të ndjekur nëpër botë. Kurse qeveritarët agresor serb as ndjesë nuk i kanë kërkua popullit të Kosovës.

Në demokraci opinionit asgjë si fshihet-gjithçka bëhet me transparencë!

Atëherë çka fshihet pas përuljes, para kujt do qoftë, për t`u hyrë këtyre bisedimeve me aq naivitet, duke pranuar diskriminim nga i njëjti agresor! Çfarë është shpërblimi i atyre që pranuan të futën në një gracke të tillë të kategorisë së shitur të vendit, sovranit, qytetarëve  dhe në përgjithësi të kombit?! Kush do të duhej ta merr përgjegjësinë e dëmeve kolosale me bisedime të tilla, të cilat Kosovën pas një periudhe të mëkëmbjes  e kthyen pothuajse në pikën zero?! Vazhdimi i bisedimeve pa asnjë kusht paraprak, është rrugë pa krye. Dëme kolosale që u bëhet qytetarëve, popullit, prestigjit kombëtar edhe ashtu të dëmtuar, nga vetë politika shqiptare e dhënë pas BE-së, i vjen erë ish-Jugosllavi, BRSS, të ashtuquajturës Bota e Tretë. Asociacionit të promovuar nga tiranët, kinse “ndërtues, arkitektë, konstruktorë apo “masonë”, nga J. B. Tito, G. A. Naser, I. Gandi, A. Sukarno, N. Sihanuk S. Bandaranaike, K. Nekrumah, K. D. Kaunda, A. Makarios etj. Politikë e demoluar dhe e shthuur mu ashtu siç u themeluar, nga mashtrues kombesh dhe sundues tiranësh! Kur Kosova dhe populli i saj shqiptar, as që dihej kush ishin dhe ku gjendeshin, deri me burgosjen e z. A. Demaçi me shokë. Të cilët u bën shkak për rrëzimin nga pushteti  të A. Rankoviqit më 1. korrik të vitit 1966. Mbase s`është politikë e ngjashme e BE-së, dhe politikanëve inkurajues shqiptarë pas saj?!

Bisedimet pa asnjë kusht me agresorin dhe politikën agresive serbe, do të kenë pasoja afatgjata për Kosovën dhe hapësirën kombëtare. Si të tilla do të duhej të ndërpriten pa pardon! Për të filluar më një kohë tjetër, kushtëzimesh reciprociteti më të arsyeshme të logjikshme, më të kapshme dhe më të favorshme për të ardhmen e popullit dhe qytetarëve të Kosovës, pa fusnotë e pa “rrush premtimesh boshe”! Pa kurrfarë dobish a përfitimesh për kombin dhe për atdheun. Nëse është përgatit ndryshe, d.m.th. është imponuar, atëherë pse mbahet fshehët, pse sovrani mashtrohet për t`satën herë në këto 134, respektivisht 100-vjet!?

Ardhje në pushtet e Nikoliq-Daçiq determinon krejtësisht politikë tjetër!

Presidenti aktual serb, T. Nikoliq, është një malok shumadinas, arkitekt dhe nxitës kryesor i irredentizmit nacionalist-fashistit me V. Sheshel, aktualisht në Hagë! I cili me kriminelin në fjalë, qysh nga viti 1989, filluan së kërkuari pastrimet në ish-Jugosllavi për krijimin e Serbisë së Madhe, nga Karlobagu në Selanik dhe nga Subotica në Durrës! Madje Sheshel, kërkojë ndjekjen e popullit të Kosovës përtej Alpeve Shqiptare, përtej deteve-refugjatë nëpër botë! Pra jo sall për në Shqipëri! Populli u ndoq anekënd botës, pikërisht kur filluan sulmet e NATO-s! Ideja e nacional-fashistit Sheshel mbështetur në Naçërtanjen serbe, (tani në krye më T. Nikoliq), determinon politikë te re ndaj Serbisë! Ky njeri s`ka mundësi të reflektojë për t`u inkorporuar në historinë e re serbe! Qëndrimin e vet s`mund ta ndryshoj në favor të palëve, pa egon dhe orekset e mëtejme për toka të huaja. Ai s`mund t`arsyetohet para pretenduesve irredentistë për ndjekjen e shqiptarëve dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Ai s`mund të thotë asgjë, tani kur bashkoj forcat në aleancën me nacional-socialistin Daçiq, vegël kryesore e kriminelet S. Milosheviq...

“Ishte vështirë për t`i shpëtuar klikës tiranike fashiste të S. Milosheviq, kundër kroatëve, boshnjakëve, sidomos shqiptarëve, duke i kërcënuar nga Gazimestani, më 28 qershor 1989, dhe “aktualisht, për një luftë të re shfarosëse”! Këtë s`mundën ta thonë. Sepse ishin të përzierë edhe vetë në krim! Me ardhjen në pushtet të këtyre nacionalistëve, Kosova duhet t`i ndërpres bisedimet pa pardon! Këta nacionalist duhet kushtëzuar së pari me: Kërkim falje popullit shqiptarë. Nënave, fëmijëve jetim, familjeve të pagjeturve dhe krimeve tjera të dhunës dhe dhunimit të shkaktuara me një pjesë të mirë të fajit te të dyve! Këta fashistë duhet kushtëzuar me reparacionet (dëmet e mëdha të shkaktuara gjatë luftës së fundit). Gjithashtu me fajin e tyre dhe të partive, të cilat atëbotë i udhëhiqnin Sheshel dhe S. Miloshevq, dy nacionalistë të tërbuar antishqiptar. Me Serbinë duhet ndërprerë çdo dialog, për derisa Nikoliq-Daçiq, të kërkojnë falje për ngjarjet aktuale në veriun e Mitrovicës. Me të cilat kërkojnë ngritje të dialogut nga ai “teknik”, në atë politikë! Ndarje të re të Kosovës, pa u kënaqur me okupimin e Kosovës Lindore, “Luginës së Preshevës”!

Bisedimet e zhvilluara një vjeçare, sa qe në krye të shtetit dinaku Tadiq, nuk sollën  asgjë të re. Me Serbinë duhet udhëhequr politikë krejtësisht tjetër, pavarësisht se ç`kërkojnë ndërkombëtaret! Sepse, është vetëm demagogji mashtruese, aty ku hasën mundësit, ku krijohen pushtetet kukulla, ku sovranit i hidhët hi syve, duke gjetur puthadorë të mjaftueshëm si zakonisht më 1918, 1928, 1945 dhe 1999, në hapësirën e tri qendrave kombëtare shqiptare, nga ana e BE-së!

Pozitë-opozita aktuale, udhëheqësit e tyre nuk kanë kohë sepse njëherë duhet qëruar hesapet mes vete! Ata s`janë të gatshme asgjë të sakrifikojnë për interes kombëtare, interes të përgjithshëm qytetarë dhe interes të Kosovës, Shqipërisë së vërtetë Natyrale. Siç e thekson tani edhe z. prof Philips, në UC të Tiranës, për irredentizmin serbe dhe bashkimin e tokave shqiptare më një Shqipëri Natyrale. Pozitë-opozitë si në Prishtinë, Shkup-Tetovë, aq më tepër në Tiranë, ku merren mësime fare pa interes, për çështjen esenciale kombëtare! Duke u dëshmuar në vepër me luftëra politike, përçarjeve dhe fyerjeve si grindjet rrufe të perëndive para Zeusit në Olimp! Duke kopjuar politikën bitiste-komuniste të shekullit të kaluar...

Shembujt konkretë me akademik R. Qosja, ”thirret, s`thirret”, nga Akademia me një Konferencë, pale se çfarë, K. Penal dhe nenet 37, 38, 39, zgjidhja e presidentit të Shqipërisë, kërkesat këmbëngulëse partive shqiptare “pozitë-opozitë”, Maqedoni! Që ai “shtet i brishtë” me strukturë antishqiptar nga kreu i shtetit, që sa më parë të futet në NATO, gjë që për shqiptarët nuk sjellë asgjë të re! Shqiptarët prapë mbesin kategori e dytë jashtë-shtet formues! Maqedonia ose duhet krijuar shtet i barabartë një federatë-konfederatë, ndonëse që të dy rastet janë treguar pa sukses! Ose do të shpërbëhet nga strukturat shoviniste, kërkesat politike jo-transparente ruse-bullgare, në veçanti serbe, greke në jug!

Do t`ishte gabim historik nëse me Serbinë bisedohet pa kushtëzime!

Çdo politikë pa kritere, program dhe strategji afatgjatë pune, dhe pa njohje të diplomacisë koherente, veprimeve kokë në vete, është e gjykuar dhe e dënuar të dështojë! Çdo politikë pa program imanent kombëtar për një perspektivë afatgjatë, kur sesi nënshtruese, nihiliste përçmuese në rajon, ndaj fqinjëve agresor, është e ftuar të dështojë. Si të gjitha tjerat deri me sot, në emër të tolerancës, “politikës, paqësore humanizmit vëllazëror bashkim-vëllazërimit”etj! Situata në rajon dhe politika për Bashkim më një Evropë, nuk është kah respekton politikën globale as  atë humanitare të së drejtës. Përderisa nuk e njeh të drejtën e shqiptarëve për bashkim, ribashkim dhe mirëbesim, në rajonin e trazuar nga politikat agresive, asgjësuese, shkombëtarizuese dhe kolonizuese sllavo-madhe serbe, greke në veçanti  maqedonase po pse jo dhe malazeze! Do të ishte gabim historik, nëse me Serbinë bisedohet pa kritere, kushtëzime dhe pa reciprocitet respektues ndërshtetëror..!

Për Kosovën, provat testimet dhe hilet nuk kanë përfunduar as për z. presidente A. Jahjaga, e cila në Zagreb shpërtheu, mbase kokë ne vete: “S`ka ndarje të Kosovës e as të Serbisë”! Kur dihet fare mirë  Serbia mban Sremin, pjesë të Sllavonisë, Fushën e Zemunit me atë të Surçinit, toka të okupuara Kroate! Sanxhakun e Jeni Pazarit, Homolet dhe K. Lindore, “Luginën e Preshevës” etj.! Është mjerim kur s`e njeh historinë e popullit tënd, por më mjerim është, të mos e njohësh historinë e popujve, që të rrethojnë në rajon! Pse të ofendohen miqtë kroatë më aq vrazhdësi?! Kjo është politikë e cila në vazhdimësi dhe në pafundësi e trullos kombin shqiptar nga palë udhëheqëse, nxjerrë nga zarfe xhepash për interesa personale t`huajave! Pse t`na intereson a ndahet Serbia e cila aktualisht mbanë territore të huaj bashkë me veriun e Kosovës?!

Për derisa Serbia përzihet në punë të brendshme të Kosovës në emër të  minoritarëve, “vidovdanave” mitoman! Për derisa veriun e mbanë të okupuar, përkundër pranimit të mbi 90-shteteve të botës, Kosovën në kufijtë aktual. Për derisa Serbia manipulon me mbi njëqindmijë shqiptarë të okupuar në Luginën e Preshevës dhe afro dymijë viktima të t`pagjeturve në krye me Ukshin Hoti, Bardhyl Qaushi dhe shumë të tjerë! Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe Presidenca duhet të jenë shumë më unik në vendimet imanente për interes të qytetarëve dhe kombit që i përkasin. Në të kundërtën janë historikisht fajtore institucionet, të cilat nuk respektojnë Gjykatën Supreme, Kushtetutën e vendit, dhe anasjelltas, lirinë dhe të drejtën absolute të sovranit, si palë kryesore e vendosjes në vendin dhe për vendin, të cilit i takojnë! Nuk respektohet gjaku i derdhur i martirëve, dëshmorëve, heronjve të luftërave nga vitet 1878-81, 1912/13, 1945/46, luftës së fundit 1997-1999!

Hilet e Konferencës Londra I duhet të përmirësohen me Londra II

Bisedimet me Serbinë pa tjetër të kushtëzohen qoftë edhe për një kohë prej një dy apo  tri vjet..! Sepse, bisedimet pa kushtëzime dhe pa një garanci të fuqishme ndërkombëtare, janë dialog kuturu, pa sukses. Kosova do të jetë palë shumë e dëmtuar nga pala agresore-okupuese serbe. Serbia vazhdon të mbaj cepin verior, duke mjeruar dhe inkriminuar jetë qytetarësh shqiptarë e serbë. Në atë pjesë të Qarkut të Mitrovicës janë grumbulluar krimi dhe kriminaliteti i llojit të vet jo sall nga Serbia! Ndërsa Kosova është kah bartë pasoja të pariparueshme ekonomike, politike e gjeostrategjike. Nga kjo gjendje është e mëkatuar dhe e anatemuar nga martirë, dëshmorë e heronj. Të cilët ranë gjatë dekadave, në veçanti, gjatë viteve 1998-1999, 2004, 2011, për atdhe liri demokratizim e ribashkim!

Hilet e Konferencës Londra I, duhet të përmirësohen më Konferencën“Londra-II”! Për t`u përmirësuar lëshimet juridike, historike, kombëtare e ndërkombëtare ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë reale për ribashkim. Dialogu me Serbinë duhet të kushtëzohet ose të ndërpritet për një kohë. Siç do të duhej kushtëzuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, respektivisht pesëshen e shteteve, të cila hezitojnë të pranojnë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, në prag të 100-vjetorit të gjysmë-pavarësisë. Që nga Lidhja Kombëtare e Prizrenit 1878, me hilet e po kësaj Evrope!

Bashkimi si proces dialektik-natyror për shqiptarë është alfa dhe omega!

Vazhdimi i bisedimeve si deri më tani, Kosovën e sjell para aktit të kryer. Duke futur në implementim të dialogut çështje tjera politike. Në vend që të jetë e kundërta. Që ka të bëj me veriun, kufijtë, doganat, reparacionet, të pagjeturit dhe shumë çka tjetër. Opinioni si deri më tani të mos gënjehet, duke mos u informuar deri në fazën përfundimtare, që ndryshe quhet finalizimi para aktit të kryer, aktit përfundimtar. Si në vitet; 1881, me okupimin e Ulqinit me Flotën angleze, marrja e Plavës, Gucisë dhe Luginës së Lumit Cem. Me 1913, Konferencën e Londrës, Jalltë 1945, kur gjysma e kombit dhe e atdheut u okupua.  Kosova etnike prapë mbet e okupuar  dhe e ndarë në tri pjesë nga e ashtu-quajtura Jugosllavi, përkatësisht “Serbi socialiste, në emër të bashkim vëllazërimit dhe komunizmit të përdalë. Së fundi më Mbledhjen e Kumanovë, qershor 1999, në të cilën takim s`u ftua as një shqiptar! U vendos ashtu siç thuhet me kapitullimin e ushtrisë serbe. Kosovës, duke mos ju pranuar as deri me sot sovraniteti, liria e lëvizjes, paqja dhe siguria në territorin e pranuar nga më shumë se 90-shtete të botës  GJND-ja etj.!

Evropë duhet ndalë këto hile, qoftë edhe me KFOR, forcën e NATO-s, ose edhe me bisedime patjetër të kushtëzuara. KFOR-i s`duhet t`i mbrojë kriminelët serbë, por Policinë zyrtare të Kosovës të dëmtuar me 30 a 50 policë,  nga huliganë serbë! Sepse luftërat, pësimet dhe shkatërrimet mund të jenë të paevitueshme, qoftë me cepin verior të qarkut të Mitrovicës, pse jo edhe me Luginën e Preshevës. Fushën e Kosovës me “Betejën” e kamufluar, në të cilën nëse kishte ndodhë, humbës dhe tradhti ishin vetë serbët! Veriu dhe “Lugina e Preshevës” janë dy tërësi të Kosovës së Re. Sepse që të dyja janë toka të cilat i takojnë Kosovës, madje jo asaj etnike, historike, që kap një territor më shumë sesa dy Kosova, në kufijtë aktual politik. S`ka mbarim lufte apo konflikti pa dialog. Por s`ka dialog pa kushte, siç pretendojnë qeveritë dhe nacionalistet serb, me hegjemonizëm dhe irredentizmin për shkëputje të mëtutjeshme të Kosovës. Kur Kosova e porsaformuar, i ka humb dy Kosova tjera! Si përfundim: Alfa dhe Omega për shqiptarët është ribashkimi-bashkimi kombëtar. BE duhet të angazhohet për të vërtetën e dhembshme  historike  të shqiptarëve! Sepse, ribashkimi  është proces i pandalshëm dhe i natyrshëm. Është lëvizje dialektike dhe politikë e domosdoshme, një ditë  për t`u realizuar qenësisht, në favor të shqiptarëve, rajonit (fqinjëve) dhe kontinentit të bashkuar evropian..!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora