Mendime
Pirro Prifti: Kleri shqiptar- vendimtar në Pavarësinë e Shqipërisë
E premte, 06.07.2012, 07:43 PM
Kleri shqiptar- vendimtar në Pavarësinë e
Shqipërisë
Nga Pirro Prifti
Kleri shqiptar dhe përfaqësuesit
intelektualë të të tre komunitetet përkatëse më të mëdha të Shqipërisë u
përfshinë në luftën për pavarësinë e Shqipërisë e cila u arrit formalisht më 28
nëntor 1912.
Nuk mund të lëmë pa përmëndur aspektin
kryesor, se po të mos qene intelektualët më të mirë të klerit Ortodoks, Mysliman, dhe katolik, po të
mos ishin përfshirë në rilindjen e Shqipërisë që e filloi aktivitetin kryesisht
pas vitit 1878 me përpjekjet e Abdyl
Frashërit dhe të patriotëve shqiptare për të shkëputur trojet dhe popullatën
shqiptare nga Perandoria Turke e cila u
mund në luftën ruso-turke, po të mos ishin intelektualët më të mirë të këtyre
komuniteteve religjioze të cilët më vonë u quajtën Rilindasit shqiptarë, po të
mos ishin vetë përfaqësues të nderuar të Klerit Ortodoks shqiptar, Klerit Mysliman shqiptar, Klerit Katolik
shqiptar që muarën pjesë vetë duke dhënë kontribut e deri duke dhënë jetën e
tyre, pavarësia e Shqipërisë nuk do të vinte.
Edhe para shekullit të XIX kanë qënë
iluministë shqiptarë të vjetër si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, dhe më vonë si, para 1878 Jeronim De Rada, Naim Frashëri,
dhe Sami Frashëri . Andon Zako Cajupi, etj,të cilët ngritën zërin për
Shqipërinë shqiptarët dhe gjuëhn shqipe.
Viti
1878 njihet si viti i shpresës
për pavarësi për kombet nën pushtimin
turk, por dhe viti i frikës së klasave sunduese tradhtare dhe kolaboracioniste
se mos humbitnin privilegjet dhe pasuritë nga shembja e një perandorie të
kalbur në shëmbje, që gjithsesi dëmtoi rëndë Shqipërinë dhe Shqipëtarët.
Njihet botërisht dhe zyrtarisht se klasa
e pasur shqiptare e fund shekullit të XIX ishte lidhur kryekëput me Perandorinë
Turke që po jepte shpirt dhe si të tillë
klasa e pasur shqiptare kryesisht me fe myslimane me privilegje e tituj
nga më të lartët si Pasha, Bej, dhe shumë agallare dhe klerikë pro-turq , u
përpoqën nëpërmjet Lidhjes së Prizrenit ti vinin lakun Shqipërisë duke kërkuar
nëpërmjet Kahrarname-së mbrojtjen e trojeve me anë të ligjit Sharia. Njihet
botërisht se Memorandumi i dërguar në Kongresin e Berlinit nga Lidhja e
Prizrenit nuk fliste fare për shqiptarët dhe trojet e tye, as për ndonjë
kryeqytet të mundshëm shqiptar, dhe as për qeveri shqiptare, as për gjuhën
shqipe,por fliste vetëm për toka turke, mbrojtjen e tyre me anë të ligjit islamik Sharia, dhe ruajtjen e
territoreve fetare nën mbrojtjen turke?!?!.
Ky Memorandom katastrofik detyroi Abdyl
Frashërin të realizonte një lidhje të dytë vetëm shqiptare por që nuk pati
sukses.
Njihet mirë që para lidhje së Prizrenit
që intelektualët shqiptarë krijuan në maj 1878 , një Komitet në Stamboll në të
cilin muarën pjese Pashko Vasa,
Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija
Prishtina, Sami Frashëri,
Ahmet
Koronica, Mihal Harito,
Iljaz Dibra,
Mehmet Ali
Vrioni, Seid Toptani,
Mustafa Nuri
Vlora, Mane Tahiri,
Ali Ibra etj. Ky komitet lëshoi një Proklamatë që në Maj 1878 nga Stambolli pra
3 javë para fillimit të Lidhjes së
Prizrenit më 10 qershor në të cilën Proklamata përfundonte: “Ne dëshirojmë
nxehtësisht të jetojmë në paqe me të gjithë fqinjët tanë, Malin e Zi dhe
Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. Ne nuk kërkojmë, nuk dëshirojmë asgjë prej
tyre, por jemi krejtësisht të vendosur të mbajmë me këmbëngulje çdo gjë që
është jona. T’u lihet pra shqiptarëve toka shqiptare!”
Menjëherë pas kësaj inteligjenca
shqiptare e asaj kohe e të tre komuniteteve, klerikët e mëncur të të tre
feve,organizuan shoqata, ceta, takime,, luftra lokale në veri e jug të drejtuar
kryesisht nga degët shqiptare të Lidhjes së Prizrenit, si ajo e Dibrës, e
Pargës, e Shkodrës, ku spikatën cetat e Ded Gjon Luli, cetat e Cerciz Topulli
dhe Mihal Grameno, cetat e Sali
Butkës Themistokli Gërmenji, cetat në
Vlorë, dhe plot patriotë të tjerë.
Rilindja shqiptare dhe Rilindasit
shqiptarë ( kryesisht ata ortodoksë), por në bashkëpunim të ngushtë me ata myslimanë dhe katolikë krijuan
shoqatat në Bukuresht, Sofie, Misir, në Itali, në SHBA kryesisht shoqata e nderuar VATRA, që i dha nxitjen kryesore idesë për
pavarësi , për flamurin shqiptar, dhe për kishën që të ishte e pavarur dhe të
fliste shqip. Këto shoqata ishin pro-pavarësisë së Shqiptërisë, krijuan
cetat që luftuan kundër Turqisë. Sipas
tyre kjo pavarësi e cila do të bëhej nëpërmjet realizimit të dy objektivave:
- krijimit të gjuhës shqipe të shkruar,
- sensibilizimit të Europës dhe SHBA për
faktorin shqiptar i cili nuk është popullatë turke por popullatë shqiptare e
ndare në tre fe që jetojnë në tolerancë dhe bashkëpunim me nëra tjetrën.
Pika e parë u realizua nëpërmjet
Kongresit të Manastirit i mbajtur më 14 nëntor -21 nëntor 1908 në Manastir
(Bitola). Pjesmarrësit ishin fetarë ortodoksë, myslimanë dhe katolikë, si
intelektualët më të ndritur të të tre feve:
http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Lista_e_pjes%C3%ABmarr%C3%ABsve_t%C3%AB_Kongresit_t%C3%AB_Manastirit)
Pjesëmarrësi |
Funksioni |
Shënime |
Kryetar i Komisionit |
|
|
Kryetar i Kongresit; Sekretar i komisionit[1] |
|
|
Anëtar i Komisionit |
|
|
Sekretare e Komisionit për abcenë |
|
|
Nënkryetar[1] |
|
|
Nënkryetar i Kongresit[1] |
|
|
Sekretar i Kongresit për shqipen[1] |
|
|
Sekretar i Kongresit për shqipen[1] |
|
|
Fjala Hyrse |
(kryetari i klubit "Bashkimi" të
Manastirit)[1] |
|
Sekretar i Kongresit për turqishten[1] |
|
|
Vëzhguese e Kongresit[1] |
|
|
Anëtar i Komisionit |
|
|
Anëtar i Komisionit |
|
|
Nënkryetar i Kongresit; Anëtar i Komisionit |
|
|
Anëtar i Komisionit |
|
|
Dh. Buda |
-/- |
|
Përfaqsues nga Klubi
i Korçës [2] |
|
|
Përfaqsues nga Klubi
i Korçës [2] |
|
|
Përfaqsues nga Klubi
i Korçës [2] |
|
|
Përfaqsues nga Klubi
i Korçës [2] |
|
|
Fillomena A. Bonati |
-/- |
shoqëruese e përfaqsuesve nga Klubi
i Korçës |
Emrat e mësipërm janë emrat e rilindësve
më të dalluar të të tre feve të cilët bashkëpunuan ngushtë për gjuhën shqipe
sepse gjuha e shkruar ishte arma më e forttë kundër cdo pushtuesi dhe lejonte
të kristalizonte identitetin e
shqiptarit.
Emra të tjerë të nderuar janë të panumërt më shumë ortodoksë por dhe
myslimanë dhe katolikë si: i madhi Fan
Noli, Petro Nini Luarasi, Jani Vreto, Kristo Luarasi , Ligor Marko Borova, Spiro
Garo, Dervish Hima, Dhimitër Mole, Kosta Jani Trebicka, Aleksander Stavri
Drenova - Asdreni, Jani Vruho, Mihail Xoxe, Mihail Grameno, Petro Nini Luarasi,
Hil Mosi, Loni Logori, Josif Bageri,
Kristo Luarasi, Nikolla Lako, Stefan Kondillari, Spiro Dine, si dhe Adham
Shkaba, Kostë Jani Trebicka, Dhimiter Mole, Pando Llazar Treni, Preng Doci,
Fehmi Zavalani dhe Shahin Kolonja, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Ismail bej
Qemali, Andreniqi Grameno, Helidhona
Zado, Katerina Cilka, Eftali Petro, Fanka Eftemiu, Evriviqi Kristaqi, Eftali
Petro, Efigjeni Padavinji, Polikseni Luarasi, Qelidhona Falli e motra e saj
Marigo Llazo Theodhori; nga arbëreshët e Italisë ishte Agostino Ribeko,
Guidera Trifoni, Gjuzepe Sqiro.
Kleri Mysliman dhe Pavarësia
"Na
shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi të tanë vllazën gjaku dhe vllazën
(vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me shoq si jemi tue shkue, do
të punojmë së bashku për lulëzimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me
gjakun Haxhi vehbi Dibra (agolli)
Haxhi
Vehbi Agolli (Dibra). Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në
fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike etj, angazhohet
maksimalisht në levizjet kombëtare.
Në
vitin 1909 merr pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij.
Më
1912 shkon delegat në Kuvendin Historik të Vlorës, ku zgjidhet kryetar i
Pleqësisë (Senatit) (Organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë së Përkohshme
të Vlorës),zëvendësonte Ismail Qemalin kur ai mungonte.
Eshte
e qarte qe edhe kleri musliman ka dhene nje kontribut te vecante
per ekzistencen e popullit dhe te kombit shqiptar. Ne perpjekjet dhe ne luften
e gjate per ruajtjen e identitetit kombetar ai ka marre pjese ne te
gjitha ngjarjet me te rendesishme. Mjafton te hedhim nje sy me kujdes, ne te
gjitha ngjarjet me karakter historik dhe politik dhe do veme re
se prania e klerikeve myslimane eshte kudo e pashmangeshme. Mund te
fillosh nga Hoxha Tahsini i madh – erudit e te vazhdohet me tej me Daut Efendi
Boricin ( ne Lidhjen e Prizrenit ), me Hafiz Ibrahim Shkupin ( ne Kongresin e
Manastirit), me Myfti Vehbi Dibren e Sheh Ahmet Pazarin (ne shpalljen e
Pavaresise me 1912 dhe ngritjen e flamurit ), me Hafiz Ali Korcen dhe Ismail
Efendi Ndroqin (ne Kongresin e Durresit me 1918), me Mutesin Kelliqin ( ne Kongresin
e vitit 1920) etj.
Luigj
Gurakuqi shkruan se “normalja e Elbasanit kishte në themelet e saj djersen e
mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, të Aleksandër Xhuvanit, Sotir Pecit, e
të atdhetarëve të tjerë”.[10] Edhe në ngjarjet e Nëntorit 1912, hafizi
kishte rol flamurtar. Meqenëse ushtria serbe ishte në Lezhë dhe po marshonte në
drejtim të Tiranës, ai thirri një mbledhje të popullit me urgjencë në mëngjesin
e 25 nëntorit në fushën e Namazgjahut, ku dhe u vendos që të nesërmën (pra, 26
nëntor 1912) të shpallej Pavarësia Kombëtare dhe të ngrihej flamuri.
Kleri Ortodoks dhe Pavarësia
(http://noa.al/neës/artikull.php?id=174503)
Fortlumturi Fan Stilian Noli (dhe Shoaqata
Vatra), Grigor Gjirokastriti, Papa
Kristi Negovani, At Stathi Melani, dhe Fortlumturi Visarion Xhuvani. At Dhimter
Dhimitruka, dhe te gjithe Rilindasve ortodokse, si Mihal Grameno I cili krijoi
I pari (lidhjenKishtare Ortodokse ne Korce për pavarësinë e Shqipërisë), te cilët edhe pse ishin te religionit
ortodoks punuan bashkarisht me klerin
shqiptar mysliman dhe katolik per pavarësinë e Shqipërisë
Kleri Katolik dhe Pavarësia
(http://ëëë.forumishqiptar.com/shoëthread.php?t=71887)
Krahas klerikëve katolikë që lftuan për fenë e
krishterë dhe gjuhën shqipe si Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, etj, tëpriftërinjtë
katolikë që luftuan për pavarësinë e Shqipërisë janë nga mëndjet më të ndritura
dhe më stoike përsa I përket përpjekjve për pavarësi dhe bashkëpunim midis
komuniteteve fetare, aq sa Pashko Vasa
përmëndi frazën utopike por të bukur për atë kohë: `feja e shqyptarit
është shqyptaria`, sigurisht një frazë brilante e thënë për të kristalizuar
indetitetin shqiptar krahas atij fetar.
Ata nuk menduan e punuan duke qenë nëpunës
jashtë, nëpër Evropë a më tej, por në Mirdite, si Abat Doçi, luftëtar i lirisë,
apo në Lurë si Dom Nikoll Kaçorri, luftëtari i Pavarësisë, në Kallmet të Lezhës
si Imzot Luigj Bumçi, luftëtari për tërësinë e tokës shqiptare. Ata nuk shkruan
në qytetet apo kryeqytetet e huaja por në fshatrat e atdheut, si Dom Ndoc
Nikaj, Imzot Vinçenc Prennushi, Pader Marin Sirdani, Pader Bernardin Palaj e të
tjerët me radhë. Ata nuk shijuan jetën e Amerikës, por punuan në Kukël si Dom
Ndre Mjeda, apo në Troshan si Pader Gjergj Fishta.
Këtu nuk duhet përmëndur dhe rilindasi Luigj
Gurakuqi I cili mori pjesë dhe në qeverisje së bashku më Nolin deri në dhjetor
1924, kur Ahmet Zogu hyri `triumfalisht` në Tiranë me trupat serbe e ruse të
bardha.
Lufta e Rilindasve dha frutet e saj: u bë
Shqipëria e cunguar më 28 nentor 1912 me Kryeminister Ismail be Vlorendhe në
atë ditë firmosën rreth 40 pjesmarrës në ngritjen e flamurit.
Jo të gjithë liderët shpiretrorë
fetarë të të tre feve ishin të
pranishëm: Fan Noli, Dom Nikoll Kacorri
( ishte i pranishëm), Gjergj Fishta,
Haxhi Vehbi Agolli, Hafiz Ibrahim Dalliut.
Dhe Shqipëria u bë, por në qeveri hynë
politikanët dhe jo udheheqësit shpirtërorë gjë që e cila krijoi divergjencat e
parë sepse Shqipëria u krijua me shpirtin e rilindësve, dhe jo me interesat e
politikanëve, Shqipëria u krijua me gjakun e patriotëve dhe jo me tradhëtite e
klasave të pasurta, Shqipëria u njoh në botë nga përfaqësuesit më të mirë inteligjencias shqiptare fetare dhe jo nga pro-turqit dhe pro-ndarësit
e Shqipërisë.
Kështu mori rrugë shteti shqiptar i cili
nuk ka gjetur kurrë prehje dhe ka qënë tërësisht i destabilizuar ekonomikisht
dhe politikisht cdo 10-17 vjet, dhe kjo gjë do të vazhdojë sepse drejtues nuk
janë udhëheqësit shpirtërorë me ideale të mëdha por disa ateistë ish-komunistë apo servilë të të
ish-drejtuesve të klasave sunduese.
Shqipëria në 100 vjetorin e saj mbetet e përcarë shpirtërisht, e cunguar në
kufij, por e qëndrueshme gjeo-politikisht sepse duan fuqitë
e mëdha.
Nëse u krijua Shqipëria ajo lindi si një
peng i lënë nga katragjyshërit që nuk mundën ta shihnin atë të lirë nga turku,
lindi si shtet sepse kështu deshi shpirti i rilindësve, lindi si realizim i një
ëndëre 450 vjecare që e shihnin jo vetëm shqiptarët, por dhe arbëreshët,
arvanitasit, shqiptarët e konvertuar në sllave shqiptarët e konvertuar në
myslimanë, shqiptarët e emigruar në shumë vende të botës- të cilët kërkonin
krijimin e një Shqipërie të lirë, e të pavaruar, ku shqiptarët e cdo feje të
rrojnë së bashku në tolerancë dhe në dashuri.
Diferenca e Shqipërisë së krijuar nga
Rilindasit e sipërpërmëndur më Shqipërinë e sotme është: se
Shqipëria lindi si shpirt i lirë e i pavarur pro që sot nuk është as e
lirë dhe as e pavarur as brenda kufijve dhe as jashtë tyre.
Të shpresojmë që idealet e rilindësve të plotësohen vetëm kur shtetin ta drejtojnë intelektualët më të mirë të tre komuniteteve më të mëdha fetare të cilët e kanë mundësinë e stabilizimit të shtetit shqiptar nëpërmjet rotacionit të barabartë të tre pushteteve bazuar në demokracinë perëndimore.