Mendime
Ismet Uka: Pensionistët - mjerim i rezervuar nga pushteti
E diele, 08.07.2012, 05:53 PM
Për pensionistët e Kosovës mjerim i rezervuar nga pushteti!
Nga Ismet Uka
Pensionistet
janë gjenerata e nderit në çdo shoqëri bashkëkohore dhe demokratike janë gjenerata
më e respektuar,dhe e nderuar përpos pensionit të tij personal pensionistet për
vene tira i gëzojnë shumë benifite me qellim që tu bëhet pleqëria sa më e lehtë
dhe pa brenga. Pensionistët për vendet demokratike,por edhe për shtetet tjera
pa marr parasysh çfarë rendi shoqëror kanë janë të respektuar dhe të nderur nga
pushteti dhe mileti me lloj lloj benefitesh dhe lehtësirash. Neper shumë vende
të botes pensionisti pa pagës e ka të garantuar
pushimin në det në banja apo në ndonjë mal
varësisht prej çfarë sëmundje lëngon,e ka të rregulluar çështjen e udhëtimit
urban dhe nder urban pa marr parasysh a hip pensionisti në autobus tren apo
aeroplan,a është mjeti i udhëtimit privat apo shtetëror pensionisti nuk guxon
të neper këmbeut dhe të nënçmohet.
Pensionisti
kosovar nen regjimin Serb ju pat kurdis presioni në rrugë,në ar ,në mal,në fushë,në
shëndetësi në pushim e në secilën fushë tjetër por pensionin në çdo muaj në lartësinë
që i takonte ja epke.
Tani ne
kit regjimin,qe dikush po e quan demokratik për të cilin besa edhe pensionistet
derdhen edhe djers e mund por edhe gjak, për tu çliruar nga regjimi Serb pos
represioneve të shumta që ua bënte Serbia,tani pensionistit kosovar ju shtua
edhe një masë diskriminuese nga pushteti kosovar duke ja mohuar drejtën
pensionistit në pensionin i cili i takon
edhe me kushtetutën e Kosovës,por edhe me konventat tira ndërkombëtare
mbi lirit dhe të drejtat e njeriut që paret e deponuara nga djersa e ti gjatë dekadave
të punës se ti efektive ti shfrytëzoj në ditët më të shtyra te pleqërisë.
Sodë pensionistin
e Kosovës e sheh duke shprush për kontejner të mbeturinave për të kërkuar ndonjë
gjë send për të ngrënë Shumë pensionist i shef duke u dergj për shtëpia të veta,pa
pasur mundësi që të vizitojnë mjekun ka raste kur pensionistin e sheh
kundukteri duke e zbrit nga autobusi në pa mundësi për ta pagur biletën,ka
raste kur nipin apo mesën e dëgjon duke e sharë gjyshin ose gjyshen i cili është
pensionist e i cili nuk është në gjendje mesës a nipit të ja plotësoj dëshirën
me një akullore e cila nuk kushton shumë që ja kërkon. Sodë kemi raste kur shumë
pensionist janë të braktisur edhe nga përkujdesi familjar në pa mundësi që fëmija
i tyre të kujdesen për të se edhe fëmijët i kanë të pa punë.
Pra
pensionistit kosovar si gjatë okupimit por edhe pas,çlirimit ju ka kurdis
mjerimi nga pushteti,dhe besoj që ne kit mjerim që janë pensionistet e Kosovës
duke e përjetuar edhe në shoqëritë më primitive nuk e përjeton. Fatkeqësisht
ketë mjerim të pensionistëve kosovar sipas disa gazetave kosovare,pos
parlamentit të Kosovës dhe qeveris po e përkrahka edhe fondi monetar ndërkombëtar
i cili nuk po lejojka me u rrit pensionet e kosovarëve deri në atë masën sa u
takon. Sepse ata të fondit kinse po ju
sygjerojkan pushtetarëve kosovar që ata me buxhetin e Kosovës,të bëjnë luks
dhe të vozisin kerre të shtrenjta,të harxhojnë buxhetin në kartela të telefonit,e
darka e dreka te luksit e pensionistëve t’ua rezervojnë mjerimin social e
ekonomik me të cilin mjerim pensionistët janë duke u ballafaqua qe 13 vite liri
të Kosovës.
Ky diskriminim
i cili është duke u ber mbi pensionistët
kosovar ke pasur mundësi ta hasësh vetëm në Holokaustin e Hitlerit ,Burrelin e
Enverit Goliotokun e Titos. Prandaj pensionistë të Kosovës qohuni në këmbë të gjithë
si një e mbrohu me mjete demokratike nga diskriminimi nga njerëzit e egër që veprojnë e punojnë kundër
prindërve të vet e kur punon kundër prindit atëherë far shteti synojnë të ndërtojnë
njerëzit e këtij pushteti diskriminues.