Mendime
Faton Mehmeti: Lëvizja e grupeve islamike në Kosovë
E diele, 08.07.2012, 06:58 PM
A
RREZIKOHET KOSOVA NGA LËVIZJET E GRUPEVE ISLAMIKE
Shkruan Faton Mehmeti
Skema
mjaft e ndërlikuar e identiteteve etnogjuhësore të kombit shqiptar mbetet jo e
plotë po qe se nuk plotësohet me një aspekt qënësor siç është ai i identiteteve
fetare. Gjeografia e grupeve fetare s’është gjë tjetër veçse pasqyrim i
zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Përsa i përket kosovarëve, në shumicën dërrmuese
të tyre ata mbeten myslimanë. Vëllazëritë mistike sufi janë fort të rralla ndërsa
numri i ortodoksëve shqipfolës është i papërfillshëm. Katolikët në Kosovë përbëjnë
4-5% të popullatës (rreth 100.000 vetë) dhe jetojnë të përqëndruar në rrafshin
e Dukagjinit si dhe në qytetet e Gjakovës dhe të Prizrenit. Të tjerë katolikë mbijetojnë në Prishtinë dhe Gjilan.Përtej
një farë zhgënjimi të mjediseve anti-islamiste, mungesa e çdo motivi fetar gjatë
luftës së fundit të Kosovës si dhe gjatë trazirave të natyrës civile të vitit 1997
në Shqipëri, shërbeu si bazë e një pyetjeje të re : janë apo nuk janë myslimanë
të vërtetë shqiptarët ? Përgjigja mbetet fort e kontrastuar dhe si zakonisht i
nënshtrohet bindjeve të vëzhguesve. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e tyre janë të mendimit
se pesha e Islamit në jetën shoqërore ose politike si dhe shfaqjet e saj në hapësirën
publike ndryshojnë sipas vendit ku gjendemi dhe që shpirtëzimi mysliman jetohet
ndryshe në Shqipëri dhe ndryshe në Kosovë, pa harruar edhe Maqedoninë.
Duke qenë
prezent në Shqipëri, në një vend europian, për rreth 500 vjet, islamizmi ka
marre tiparet e një islamizmi europian, jo kopje e plotë e atij arab.Kjo nuk do
të thotë se islamizmi është nacionalizuar, ajo përsëri është fe universale, por
me disa tipare autoktone,të pranueshme dhe nga europianët.Islami, ashtu si dhe
besimet kryesore të tjera fetare është fe e paqes dhe e tolerancës. Por, imazhi
i fesë islame si fe e paqes po rrezikon të cënohet rëndë nga veprimet e
dhunshme të kryera apo të nxitura vitet e fundit, në emër të kësaj feje, nga
individë, organizata terroriste apo dhe shtete te vecanta. Ajo që na shqetëson
si shoqëri konsiston në faktin se islamizmi po identifikohet me radikalët
islamikë,të cilët në emër të Zotit vrasin dhe masakrojnë njerëz.Edhe në Kosovë ka
të dhënë se veprojnë grupe të ndryshme të tilla,të cilat financojnë ndërtimin e
xhamive,për të shërbyer si qerdhe për nga përhain urrejte fetare.
Një hulumtim
i kryer në disa komuna të Kosovës nga gazeta Jeta në Kosovë, ka zbuluar se në dhjetë
vjetet e fundit janë ndërtuar më shumë se 100 xhami pa pëlqim përkatës.Të shfaqësh
pikëpamje për gjëra që kanë të bëjnë me jetën dhe lëmitë e saja më kryesore siç
është çështja kombëtare, feja, politika, ekonomia, kultura, etj, është e drejtë
e patjetërsuar e çdo individi, Por liria e jote përfundon aty ku fillon lira e
tjetrit,
Nuk ndodh
askund në botë që në mes të lokalitetit në mes të shtëpive nëpër qytete të ndërtohen
xhami, dhe pastaj në emër të Azanit pesë herë në ditë t'iu prish rehatinë qytetare. Unë nuk mund të fle sa të dua në shëtpinë time,
pasi në ora 04.45 më nxjerr gjumin hoxha duke thirrë azan! Kjo sa është absurde
aq edhe e panevojshme,pasi ata që duan shkojnë
në xhami edhe pa i thirrë, ndërsa pjesa tjeter duhet t'i lëmë të qetë nëpër
shtëpitë e tyre.
Si shoqëri
gjendemi në krizë të thellë të krijimit të një shoqërie të vërtetë evropiane ku
edhe liria fetare konceptohet si e tillë.