E marte, 08.10.2024, 11:14 PM (GMT+1)

Mendime

Nora Gashi: Lëvizja për pavarësinë e Kosovës

E hene, 09.07.2012, 06:04 PM


LËVIZJA  PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

-  ËSHTË NËNË QË LINDI SHUMË SUBJEKTE POLITIKE ! POR, SECILA NGA KËTO  I KANË EMRAT DHE VEPRIMTARIN E VET KONRETE QË NUK MUND TË HESHTET E TË MOHOHET NGA ASKUSH!

Nga Nora Gashi

Çdo respekt për të gjithë veprimtaret e luftëtarët të  ish OMLK që kanë luftua  në ilegale dhe në UÇK  me besnikëri e heroizëm për realizimin e Programit të ish OMLK e të LPK, pas bashkimit  në 1982 dhe që nuk janë identifikua me të bëmat e  kreut prej disa vetave të  këtij Grupi kapitullantësh    ish OMLK që pas 1999 hoqën dore nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, që hoqën dore nga flamuri e himni kombëtar dhe që vazhduan të veprojnë si Grup për Negociata me Serbinë!

Nëse Mr. Metush Zenuni (mund ta lexoni Këtu) pretendon që të ruan titullin e vet shkencor dhe respektin e të tjerëve ndaj ti si shkencëtar, ai duhet të e ruan shkencën nga falsifikimit. Shkenca nuk është një disipline statike. Ajo vazhdimisht zhvillohet pasurohet me të dhëna e argumente të reja. Prandaj, edhe në këtë rast po e zëmë se  Mr. Metush Zenuni, në mungesë të informacioneve relevante, ka publikuar në këtë punim të ti (me pretendime shkencore)  edhe të dhëna që nuk përputhën me realitetin dhe  që janë joshkencore. Shkencat historike janë shkenca ekzakte dhe ato nuk durojnë pasaktësi dhe tjetërsime subjektive. Sepse atëherë ato mund të jen opinione personale por jo edhe punime shkencore. Çdo përpjekje  e qëllimshme për falsifikimin  e  historisë është e gjykuar të dështoi turpshëm.

Unë jam pretendente për titull në shkencat historike dhe jam marr intensivisht me  studimin e tera grupimeve ilegale  që kanë veprua në kuadër të  Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës, LPK si emërim dhe ombrellë e të gjitha grupeve e lëvizjeve ilegale në periudhën 1945 – 1999  - 2012. Para se t´a studioj ter punimin, këtu desha të ndalem vetëm në disa teza  që kërkojnë me tepër urgjencë për korrigjimin e disa çështjeve të prezantuara jo realisht dhe jo shkencëtarisht rreth grupeve dhe organizatave e liderëve të tyre  që janë organizatore të drejtë për së drejtë të demonstratave   me kërkesën për REPUBLIKEN E KOSOVËS, edhe në vitin 1968 edhe në vitin 1981, dhe që z. Mr. Metush Zenuni nuk i përmend fare. Pra, fjala është për:

-  formacionin ilegal qe i organizoi demonstratat e vitit 1968 që për lider kishte Osman Dumoshin dhe  për

-  formacionin ilegal  (PKMLSHJ) që i organizoi demonstratat e vitit 1981 që për lider kishte Abdullah Prapashticën.

-  Këtu është nisma e tera pasaktësive të me vonshme në këtë punim të Mr. Metush Zenuni . Historia  e Lëvizjes për  Organizimit e Demonstratave me kërkesën për REPUBLIKEN E KOSOVËS,  ku do të bashkoheshin tëra viset etnike shqiptare nën sundimin e ish RSFJ, nuk niset me tezat e ish GMLK të nxjerra pas demonstratave,   por  para historia e Demonstratave me kërkesën për REPUBLIKEN E KOSOVËS janë formacionet  e Osman Dumoshit dhe Abdullah Prapashtices  që përgatitjet për demonstrata i fillojnë shumë më here para se ato te shpërthejnë ne 1968 e 1981.

- Ish OMLK zyrtarisht ka veprua nga Platforma e vet për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë deri me 15 maj 1982 kur ju ka bashkua LRSSHJ në baze të Vendimeve të  Bashkimit dhe  Themelimit te LRSSHJ - LPK të 17 shkurtit  1982    janë edhe sot Program i LPK. Kështu që është plotësisht e pa vërtetë teza e z. Mr. Metush Zenuni se (citat): “...Duke u bazuar ne Tezat e frontit popullor, u formua, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës – LPRK...”!  Pra , kjo nuk është e vërtetë!

-  Bashkimi ne LRSSHJ  / LPK  mes PKMLSHJ e LRSSHJ  u arrit me iniciativën dhe Platformën e kërkesës për REPUBLIKEN E KOSOVËS të PKMLSHJ, lideri i se cilës me konitunitet  e konsekuencë morri pjese edhe në UÇK dhe e vazhdoi aktivitetin e vet në drejtim të realizimit të programit të LPK deri në ditët e sotme, duke ju kundërvu Planit te Ahtisarit publikisht. Liderët e ish OMLK braktisen LPK dhe u akomunduan në LDK, derisa  atje i eliminuan nga funksionet udhëheqëse,  dhe pas 1999 u kyçen në PDK dhe tani me zellin e Mahmut Bakallit me shoke,  po e zbatojnë planin antishqiptar të Ahtisarit. As një nga këta lider te OMLK nuk ju bashkuan gjatë luftës  UÇK, përveç te Jakup Krasniqit i cili pastaj i kyçi ata në grupin për Negociata me Serbin ne Rambuje. Nga ajo kohe ata filluan të identifikohen me rolin e Grupit te Fadil Hoxhës pas luftës se dyte botërore.

- Në fakt edhe demonstratat   me kërkesën për REPUBLIKEN E KOSOVËS  nuk kanë fillua me  11 mars  por kanë fillua me 26 mars 1981. Kjo është e saktë!  Sepse protesta e 11 marsit 1981 ka qen një shpërthim spontan me kërkesa sociale studentore për kushte me të mira në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Dihet saktësisht se në protestën e dyte, po ashtu  me  kërkesa sociale  studentore të 26 marsit 1981,  ndërhynë   PKMLSHJ dhe ato i shndërron në demonstrata  me kërkesën për REPUBLIKEN E KOSOVËS. Mbi këtë flasin dosjet gjyqësore, dokumentet e dëshmitë aktorëve konkret.

Historia është shkence vetëm kur ajo nuk falsifikohet. Por, unë po rezervohem që të mos akuzoi Mr. Metush Zenunin për falsifikim, por për devijime të pa qëllimta  (në disa teza - e jo ne tërësi)) në mungesë të informacioneve të sakta apo për mbështetje në burime dezinformative të qarqeve të ish GMLK në pushtetin vasal, të cilat  e kanë nise luftën e vet për bashkimin e Kosovës  me Shqipërinë dhe në Rambuje ne 1999 e kanë nënshkrua sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Ndërsa me 5 prill 2007 e kanë nënshkrua Deklaratën mbi pranimin Planit të Ahtisarit, qe nuk dallon prej Elaboratit të Qubrilloviqit dhe prej Deklaratës se Mbledhjes se Prizrenit të korrikut 1945. Njësoj si ata  që në Bujan kishin kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe në Prizren e bashkuan Kosovën  me Serbinë veproi edhen ky grup.

Përgjegjësia historike, morale,  politike, ideologjike, juridike e kombëtare   e kreut prej disa vetave të  këtij Grupi (ish OMLK)  për gjendjen aktuale në të cilën ka ra  vendi ynë nuk mundet të anashkalohet me thirrjen në të kaluarën e këtij grupi duke i m´veshur ati edhe ato merita e  veprime që  nuk janë  të tyre fare. Kreu prej disa vetave, i  këtij Grupi që merr pjesë në Grupin për Negociata me Serbinë, prej Rambujes e deri me sot, janë përgjigjes për tera që kanë ndodhur pas 1999 në Republikën e Kosovës, që nga detyrimi i UÇK  në kapitullim demilitarizim e derti te ndalimi i flamurit e himnit kombëtar në Kosovë.

Çdo respekt për të gjithë veprimtaret e luftëtarët të  ish OMLK që kanë luftua me heroizëm  në ilegale dhe në UÇK  me besnikëri e heroizëm për realizimin e Programit të ish OMLK e të LPK pas bashkimit  në 1982 dhe që nuk janë identifikua me të bëmat e  kreut prej disa vetave të  këtij Grupi kapitullantësh    ish OMLK që pas 1999 vazhduan të veprojnë si Grup për Negociata me Serbinë. Këta luftëtar besnik te ish OMLK i beje me dije se ky shkrim nuk ka te beje me  as ken tjetër pos me grupin që morri pjesë  në Rambuje dhe me përkrahësit e politikes se tyre pas 1999.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora