Mendime
Ilir Çumani: Kadri Alia, abuzues me jetimët
E marte, 10.07.2012, 07:51 PM
Kadri
Alia,
ky matrapaz social, abuzues me jetimët
- Kryetari i Shoqatës së Jetimëve Kadri Alia, fenomeni spekulativ që s’nguron të mashtroj edhe Presidentin e Republikës z. Bamir Topi, edhe Kryeministrin z. Sali Berisha -
Nga Ilir Çumani - Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
I ndodhur përmes dilemës nëse duhej të bëja replikë apo jo me z. Kadri
Alia, të vetëquajturin “president i jetimëve”, (Zoti na ruajt, është pak si
luks dhe ironi në të njëjtën kohë të thuash se edhe jetimët na paskan “PRESIDENT” ), zgjodha për transparencë,
në repekt të lexuesit dhe opinionit të gjerë publik t’a bëjë atë.
Vendosa të bëjë replikën në radhë të parë si
njeri publik, si njohës dhe respektues i
ligjit, por, edhe si përfaqësues i
medias, njëkohësisht edhe me obligimin moral e qytetar për të mos lejuar këdo
dhe cilindo të spekuloj dhe abuzoj me
atë pjesë të pambrojtur të shoqërisë, siç janë fëmijët pa kujdes prindëror.
Shkak për këtë replikë të detyruar, ka qenë
një shkrim i vonuar në përgjigje të
komentit tim me titull: “Këta hamës, me maskën e “bamirësisë”, botuar në
gazetën “Albania”, datë14.Tetor.2008.
Në të vërtetë, duke e njohur kodin etik të
gazetarit, jam përpjekur të mos e personalizoja atë shkrim, por të
merresha me thelbin e problemeve, shqetësimeve dhe halleve të shumta që kanë sot
jetimët në mbarë vendin, shkaqet që e kanë rënduar edhe më shumë dramën e jetës
së tyre.
Nga ana tjetër, nënvizoja ato fenomene
negative dhe dukuri spekulative, me karakter abuziv në kurriz të fëmijëve jetimë,
të shkaktuara nga ata njerëz që morali i vetëm i tyre është babëzia.
Para së gjithash, që në titullin e shkrimit, theksoja dukshëm se shkaktarët e vërtetë të dramës
së dhimbshme të jetimëve janë ata,
“baballarët” e shoqatës së jetimëve, të cilët, me sy të çapëlyer plot neps edhe epsh, prej 15 vjetësh “ushqehen” si hamës në “pjatën
e jetimëve”, por që në fund të fundit, asgjë nuk kanë bërë për të vegjëlit pa
kujdes prindëror.
Më lejoni të dashur lexues të citoj një pjesë
nga ai shkrim, për të cilin mendoj se kjo ka qënë edhe arsyeja që i ka çoroditur artikullshkruesit në përgjigjen e
tyre të vonuar:
Në komentin tim, shkruaj:
“Me
maskën e thinjave në kokë, ndonjërin prej tyre e dëgjon shpesh të “qajë” në
ekstazë me ulërimën ndjellakeqëse: “Jam babai i jetimëve, prandaj më
ndihmoni….”.
Mbase në
rrethana të ngjashme si kjo, ka lindur
edhe rrëfimi i mençur popullor me “Baba Aliun dhe 40 hajdutë…”. Ky rrëfim ka
brenda sarkazmën e dhimbshme që edhe sot e kësaj dite përcillet brez pasi brezi
me të qeshura therrëse.
A nuk
ishte Vehbi Alimuça, ky goxha burrë - trupëmadh, me flokë të bardhë si bora që
thërriste përmes delirit: “Jam babai i fukarenjëve, ndaj do t’i bëjë të gjithë
të pasur…?! Mirëpo Vehbiun dhe firmën e tij mashtruese e besuan të gjithë
shqiptarët. Ndaj, ç’të keqe ka që një tjetër “Ali Baba” të mashtroj edhe
fëmijët jetimë !?
Kjo
ngjan vërtetë si një ëndërr me
babagjyshin e Vitit te Ri. Mirëpo, ëndrra mbetet ëndërr. Ndonjëherë edhe vret…
Sidomos fëmijët pa kujdes prindëror.
Sepse
këta sharlatanë - social, ashtu si personazhi grotesk i Nastradinit, janë
kthyer në “gjobëvënës” të njerëzve të ndershëm të bisnesit dhe fondacioneve arabe
që veprojnë në Shqipëri, duke u
gllabëruar para me anë të mashtrimit në emër të “bamirësisë” për jetimët.
Të
njëjtën gjë bëjnë edhe me ambasadat e akredituara në vendin tonë. Mjerisht,
këto para përfundojnë në xhepat e tyre dhe nuk përdoren aspak për ata fëmijë.
Kjo është e trishtueshme, sepse ky nuk është vetëm një turp, por më së shumti
është edhe një krim social.
Lypset
më shumë vigjilencë nga ana e përfaqësuesve të bisnesit, fondacioneve dhe Trupi
Dipllomatik, me qëllim që kontributi i tyre të mos shpërdorohet nga këta
individë, të cilët, si pleq të lajthitur dhe të trullosur nga makutëria, sillen
vërdallë rrugëve të Tiranës dhe Durrësit në pritje të “gjahut” të radhës…”
Kjo ishte edhe fabula e këtij komenti, që me
sa duket, përmes metaforës dhe krahasimeve i ka përcëlluar dhe djegur keq hamësit
e vërtetë të jetimëve, Kadri Alinë dhe bashkëpunëtorin e tij fanatik, financierin
e shoqatës se jetimëve Rruzhdi Memaga.
Në fillim, dyshova për autorësinë e atyre
radhëve në gazetë. Dyshova, sepse e njoh mirë kulturën, formimin, shkollimin e
pakët dhe kapacitetin e z. Kadri Alia.
Në të kundërtën, nuk do të merrja mundimin të prekja tastierën e kompjuterit
dhe të radhisja këto radhë.
Në të vërtetë, shkrimi me titull “Me kë e ke,
z. Çumani?”, i botuar në gazetën “Albania”
datë 06.11.2008, dhe i ribotuar me të njëjtën përmbajtje në gazetën “SOT”, datë.
08.11.2008, ka për autor “kalemxhiun” e financave në shoqatën e jetimëve z. Ruzhdi Memaga.
Si “akrobat dhe mjeshtër i kopsitjes” së
shifrave me donacione të marra që prej 10 vjetësh në shoqatën e jetimëve, ai tentoi kësaj radhe
të ushtronte edhe “artin” e të shkruarit në gazetë. Por,
kësaj radhe, jo duke e hedhur
firmën si autor i shkrimit, (ashtu siç nënëshkruan rëndomë nëpër blloqe
faturash), por, duke i’a “dhuruar” kënaqësinë e autorësisë “PRESIDENTIT” të
jetimëve, “Baba Ali” – KADRI ALIA, i
cili ndonjëherë kënaqet edhe me “pak”.
Nga ana tjetër, shkrimi – replikë ishte mjeran,
fund e krye me pervesitete, nervozizëm, xhelozi, cinizëm, shpifje e përbaltje,
që nxirrte në pah natyrën e vërtetë perverse, karakterin e deformuar të
shashkë-artikullshkruesit Rruzhdi Memaga, dikur komisar i zellshëm e fanatik në format e edukimit politik në
ushtri.
Shashkë-artikullshkruesit Memaga - Alia, spekullojnë
në mënyrën më djallëzore, duke i atribuar shoqatës së jetimëve të gjitha akuzat që janë ngritur dhe ngrihen vetëm ndaj tyre.
Me instiktin e zanatit të vjetër të bufetierit
dhe kamarierit, Kadri Alia bën “avokatinë”
e shoqatës dhe “mbrojtësin” e disa njerëzve të korruptuar të shtetit të
përfshirë me të në marëdhënie okulte.
Ai tenton t’i transferojë të gjitha akuzat që
i adresohen në mënyrë publike, tek shoqata e jetimëve.
Këtë e bënë me shumë demagogji e keqdashje, për
të larguar vëmendjen e të gjithëve për abuzimet e tij me jetimët, dhe për të
penalizuar të gjithë shoqatën në mënyrë kolektive, pa asnjë bazë, me qëllimin e vetëm për të fituar imunitet nga
bëmat e tij. Këto bëma, ai i quan “shpifje”, por në të vërtetë, akuzat
ndaj tij vijnë drejtëpërsëdrejti nga njerëzit brenda shoqatës ku ai drejton.
Në fakt, gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm se
në shoqatën e jetimëve, ka edhe njerëz dinjitoz, të ndershëm dhe të
përkushtuar.
Por vetëm kaq është mundësia e tyre, sepse nëpër duar u kanë mbetur vetëm “çelësat
e kashtës”.
Ata
janë të detyruar të veprojnë ashtu si i porosit “Baba Ali” – Kadriu dhe
këshilltari i tij, financier Rruzhdiu.
Në atë artikull të lodhur dhe përpëlitës, nuk
mungojnë edhe citime me të ashtuquajtura shkresa e stërshkresa, me data e numra
vendimesh, të hartuara dhe vulosura plot nur e bukuri me shijen
e “kapter” Rruzhdiut dhe të “PRESIDENT” Kadriut.
Shkresa të cilat, “vërtetojnë luftën
triumfatore” mbi babëzinë që këta “baballarë me thinja” na paskan bërë “kundër
korrupsionit”, ndaj atyre individëve që
për hir të së vërtetës, s’kanë qenë gjë
tjetër, veçse kundërshtarë dhe viktima të pisllëqeve dhe orgjive që kanë për autor të vetëm dhe skenaristë “PRESIDENT Baba Ali” – Kadriun dhe kapter Rruzhdiun.
Shashkë-artikullshkruesit, përmes delirit dhe
egos të sëmurë, na mburren se na paskan marrë një dekoratë nga ish- Presidenti
Moisiu.
Duke patur respekt dhe simpati për
institucionin e Presidentit, më lejoni të bëjë me dije gjithë opinionin publik,
se ju dhe vetëm ju KADRI ALIA, e keni përbaltur këtë Institucion – Nderi,
pavarësisht se në ç’rrethana është marrë ajo dekoratë; mbi ç’merita dhe vlerash
është dhënë ajo; pavarësisht cili
titullar me influencë në MPÇSSHB - që ti e ke quajtur “Miku im Ministër” padrejtësisht ka penetruar deri tek Presidenti
i Republikës për të lëshuar atë
dekoratë.
Dhe ju, “PRESIDENT Baba Ali” - Kadri Alia, në
shenjë falenderimi e mirënjohjeje, i bëtë këtij ministri telefonatën e fundit “dëshpëruese
dhe ngushëlluese” pas largimit të tij nga detyra : - “Alo! Zoti Ministër! Jam Kadri
Alia. Më erdhi keq që të larguan nga detyra e
ministrit. Por këta pushtetarët e
korruptuar nuk i duan njerëzit e ndershëm si puna jote….”.
Të vjen edhe për të qarë, edhe për të qeshur.
Por këto nuk janë aspak çudira në Shqipërinë tonë të lodhur nga korrupsioni dhe tranzicioni
i gjatë. Sepse këtu tek ne, gjithçka
bënë vaki. Për këtë arsye ka dalë edhe një fjalë e urtë dhe e mençur e popullit
tonë për tranzicionin, kur thotë se në
këtë kohë: “…u ngritën halet, që të rrëzojnë Malet”.
Në njërën nga këto të dyja, zgjidhe veten se ku bënë pjesë z. “PRESIDENT
Baba Ali” -KADRI ALIA.
Në të vërtetë, mua nuk më shqetëson aspak kjo, por diçka tjetër
që është më serioze.
Për shkak të defiçencës morale, shoqërore,
kulturore dhe intelektuale, ju e keni përdorur atë dekoratë si një “relike
tregu” të këmbimit para – mall - para.
Për të qenë më i qartë më lexuesin, z. “PRESIDENT
Baba Ali” Kadri Alia, ju shëtitni si
Nastradini me atë dekoratë në çantën
tuaj rrugëve të Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, duke kërkuar dhe
lypur para pa dinjitet tek bisnesmenë,
fondacione apo edhe ambasada, kinse për “ndihma”
në emër të fëmijëve jetimë.
Mjafton vetëm kaq të marrë vesh i nderuari ish - Presidenti Moisiu, jam
i sigurt se edhe vetë ai do të bindet se
gabimi i vetëm dhe i paqëllimshëm në
ushtrimin e funksioneve të tij presidenciale është ajo dekoratë që ti e mban padrejtësisht
dhe pa asnjë lloj merite në emër të shoqatës.
Ju jeni bërë tepër qesharak dhe keni hyrë në
librin e barsoletave me atë dekoratë, të
cilën, herë e mbani në çantë kur ju
nevojitet për rrugë, dhe ndonjëherë e mbani në zyrë kur planifikoni ndonjë
takim me bisnesmenë dhe donatorë.
Kështu keni vepruar dhe veproni edhe me
portretet e personaliteteve shtetërore dhe shoqërore, duke i ndërruar çdo ditë
fotot e tyre në zyrën e shoqatës, sipas oreksit
dhe interesave tuaja meskine e të fëlliqura.
Për këto
arsye, kam të drejtë për të thënë se ju
luani me trafikun e influencës si një pehlivan dhe matrapaz social, në
përpjekjet tuaja të dëshpëruara për të
përbaltur edhe emrin e mirë të
Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë, që ka bërë dhe po bënë
një luftë të hapur dhe pa kompromis me
individët abuzues si puna juaj.
Lufta jonë e hapur ka qenë transparente, për të bërë
një avokati të pastër dhe të drejtë në mbrojtje të jetimëve nga abuzuesit
permanent si brenda institucioneve shtetërore, ashtu edhe brenda Shoqërisë
Civile, ku ju aderoni padrejtësisht dhe e mbani peng atë shoqatë që prej 10
vjetësh, me forma dhe mjete spekulative, pa zgjedhje e të zgjedhur, pa
mekanizma dhe struktura funksionale.
Ju jeni i kontestuar dhe i braktisur edhe nga
ata pak anëtarë që tashmë ju kanë mbetur, sepse nuk besojnë më tek ju.
Fakti se jeni i papranueshëm nga një pjesë e
mirë e degëve të shoqatave të jetimëve si në Tiranë, Sarandë, Korçë, Vlorë, Berat, Burrel, Laç, Lushnjë, Ersekë,
Elbasan, tregon se ju nuk jeni legjitim në detyrën që pretendoni se e meritoni.
Por, sfida më e madhe e Institutit tonë, është
rikuperimi i imazhit të përbaltur që ju i keni bërë komunitetit të jetimëve,
duke e çuar fatin e tyre tragjik në kufijt e ekstremit të mjerimit, të përbuzjes
kolektive, të indiferencës shtetërore dhe përjashtimit social.
Fakti se Instituti Kombëtar i Integrimit të
Jetimëve Shqiptarë është kthyer në një faktor të rëndësishëm dhe komplementar në zhvillimin shoqëror të vendit, si një
organizëm shpresëdhënës i vlerave dhe i dinjitetit
njerëzor për atë pjesë të brishtë dhe të pambrojtur siç janë fëmijët pa kujdes prindëror,
tregon më së miri se e ardhmja e jetimëve
nuk mund të përfaqësohet më nga ju, por nga ata njerëz intelektual dhe me integritet moral, që kanë përvoja jetësore
të njëjta me atë të fëmijëve jetimë, që në fund të fundit, kanë vizione e
potenciale, ide dhe kapacitete, alternativa dhe vlera morale të dobishme për të
gjithë ata që shpresojnë për një të ardhme akoma më të mirë.
Së fundi, duke marrë shkas nga disa ankesa dhe
letra të mbërritura në zyrën time që prej 2 vjetësh, me shpresën se do të ishte
në të mirën e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të opinonit publik thënia e
disa të vërtetave që e kanë përdhosur dhe cënuar rëndë institucionin
tradicional të bamirësisë së shqiptarit,
vendosa të flasë në mënyrë më të drejtëpërdrejtë me ju, jo duke ju
akuzuar, por duke ju pyetur publikisht:
1. z. “PRESIDENT Baba -
Ali”, KADRI ALIA, kur Shqipëria digjej në
vitin
11. Në takimin që
Kryeministri organizoi me OJF-të që merren me jetimët në sallën e Hotel Tirana
- International në qershor të këtij viti, a është e vërtetë që ju e mashtruat
z. Berisha se në Shqipëri ka 80.000 familje me fëmijë jetimë !? Nëse po, cila ishte arsyeja e këtij mashtrimi
publik dhe mediatik!?
12. Ju z.Kadri jeni shumë
i kujdesshëm në përdorimin e fondit prej 800.000 lekë të rinj që shteti i jep si
ndihmë çdo vit shoqatës së jetimëve për mbarëvajtjen e punëve.
Për këtë, ju mbani dokumentacion të rregullt
dhe shpesh mburreni se Kontrolli i Lartë i Shtetit ju ka gjetur në rregull.
Pyetja ime është: për pjesën e donimeve nga
bisnesmenë e fondacionet arabe, individë, persona fizik dhe juridik, ambasadat
e huaja, etj, (e cila është edhe pjesa
me e konsiderueshme e të ardhurave në shoqatën tuaj), pse nuk arkëtohen dhe pasqyrohen në librin e
arkëtimeve të shoqatës!?
A është e vërtetë se për këtë arsye, ju dhe ndihmësi juaj financieri Rruzhdi
Memaga keni zhdukur dokumentacionin financiar për pjesën e dokumentacionit
të donimeve sepse nuk e keni kurajon të përballeni
me donatorët për paratë e përfitura prej tyre për shkak të mirëbesimit që kanë
patur tek ju!?
Dhe në fakt, nëse do të ndërhynte këtu
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe krimi ekonomik, ju nuk do t’a kishit kurrë
shansin të mburreshit se KLSH ju ka gjetur në rregull.
13. Një pyetje kam edhe për ju z. shashkë-artikullshkrues
Rruzhdi Memaga. Në vitin 1995, kur ish-kryeministri Aleksandër Meksi akordoi 5
bursa për të drejta studimi në shkollat e larta për të rinjtë jetimë, përveç 2
jetimëve që i përfituan ato, të tjerat cilëve
j’ua keni shitur!?
Pyetje e ngjashme si kjo është edhe për ju z.
“PRESIDENT Baba-Ali”, KADRI ALIA. Në kohën e “Qeverisë Nano”, bursat për
shkollë të lartë që u dhanë nga Ministria e Arsimit për jetimët, disa prej tyre
kujt i’a keni shitur!?
14. Ndërsa kjo është një
pyetje pak “konfidenciale” për të dy ju.
Ç’farë ju lidh ju z. shashkë-artikullshkrues
Rruzhdi Memaga me vendin e quajtur “Ylli i Detit”, që ndodhet në vendin midis Plepave dhe Kavajës? A keni
ndonjë pronë ku ju çdo verë kaloni
pushimet tuaja plot relaks!? Po pronë tjetër pas ish - Ambasadës Jugosllave në
rrugën e “Durrësit” në Tiranë a keni, dhe në emër të kujt!? Nëse i keni këto dhe diçka më shumë se kaq, me ç’farë parash i keni blerë si i papunë prej
20 vitesh, tani në pension!?
Po ju z. “PRESIDENT Baba Ali” - KADRI ALIA, a
keni ndonjë pronë në Golem të Kavajës, përveç apartamentit 1+1 që ju thoni se e keni në Durrës!? Nëse e
keni, me ç’farë parash e keni blerë si i papunë prej 10 vjetësh në krye si “PRESIDENT – FALAS” i jetimëve!?
16. Ndërsa kjo e fundit
nuk është pyetje, por është një akuzë e drejtëpërdrejtë që unë ju bëjë në
publik si dëshmitar okular.
Përse mashtroni donatorët, institucionet shtetërore,
tryezat e rrumbullakëta dhe ngado që shkoni duke thënë dhe u mburrur se ju keni
qenë nismëtari i themelimit të Shoqatës së Jetimëve?
Ju kujtoj se kur ne, një grup nismëtarësh të vërtetë,
ish – fëmijë të rritur jetimë nëpër Shtëpitë e Fëmijëve të përbërë nga Hekuran
Hysa, Faik Bollati, Ilir Çumani, Shpetim Çarçani dhe Bashkim Rustemi, themeluam
atë shoqatë në Mars të vitit 1991 dhe
deri në janar të vitit 1997, fytyrën tuaj as e kemi parë dhe as e kemi
njohur deri atëherë, sepse ju punonit në zanatin tuaj të preferuar në lokalet e
Durrësit si bufetier dhe kamarier. Ndaj mos gënje, sepse të ka dalë boja me
kohë. Me këto mashtrime dhe protagonizma shterpë, je kthyer në një personazh
grotesk për të gjithë ata që të njohin.
Të njohin i madh e i vogël në qytetin tënd të
Durrësit. Ke vite që e braktis fshehurazi dhe vjedhurazi çdo ditë këtë qytet, sepse
del herët që në mëngjes nga shtëpia për
të ardhur në Tiranë. Në Tiranën e madhe e të zhurmëshme, ku ti vërdallitesh që prej 10 vjetësh si ujku
përmes mjegullës, i uritur dhe me dhëmbë
të skërmitura si grabitqar. Pastaj rikthehesh vonë në të ngrysur, në “strofkullën” tënde atje në Durrës, për të mos
parë askush nga ata që të njohin.
Pyetje të tjera si këto, kam shumë, por nuk dua të zgjatem.
Ndërsa për shpifjet dhe fyerjet në adresë të
personit tim pa baza dhe fakte, ju kujtoj se keni konsumuar veprat penale të fyerjes, (neni
119, Kodi Penal) dhe të shpifjes, (nenin 120 Kodi Penal), për të cilat ju
personalisht do të përballeni me mua përpara organeve të drejtësisë.
Dhe, për t’ju hequr merakun z. “PRESIDENT”
Baba Ali – Kadri ALIA, po të deklaroj publikisht se e vetmja pasuri e imja është
një apartament i blerë në vitin 2000, saktësisht 3 – vjet më parë se të merrja detyrën e
Drejtorit të Institutit.
Pasuria tjetër e imja është familja, bashkëshortja
dhe fëmijët të cilët i rrisim me dinjitet dhe pa cene e vese të shëmtuara si këto që u përmendën në këtë shkrim për ju.
Ju kujtoj gjithashtu, se në gjithë këto vite të
tranzicionit, kam punuar si asistent i çështjeve ligjore pranë zyrave të
shërbimit të avokatisë, ku kam qenë një nga tatimpaguesit e rregullt që nga
viti 1994 e deri tani. Ende vazhdoj të paguaj detyrimet si tatimpagues edhe për
ty z. “PRESIDENT-FALAS” i jetimëve, por edhe për kolegun tuaj shashkë-artikullushkruesin Rruzhdi Memaga, që prej 20 vjetësh jetoni me
asistencën dhe lëmoshat e jetimëve dhe
mbuloni kokën si struci në rërë.
Mbase, do të më duhej t’i kërkoja ndjesë lexuesit
për kohën që i mora. Ndoshta edhe për ndonjë shprehje që më detyruan të dalë
nga etika ime profesionale, por në fund,
po e mbyll sërish me një fjalë të urtë të popullit që thotë: “Mos u
zhyt në një llucë me derrat, se me derrat do të ngatërrojnë…”.
Ndaj, nuk kam ndërmend të zhytem në këtë llucë, sepse ngado që shkoni, kundërrmoni erën e keqe të pisllëkut tuaj social…
Shënim:
Ky Koment, është botuar në gazetën “Albania”, “Republika”, dhe ne gazetën “SOT”.