E marte, 08.10.2024, 04:31 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Popullata në terr

E enjte, 12.07.2012, 07:01 PM


Shitja e ndërmarrjes së distribucionit të energjisë elektrike tendencë për ta mbajte  popullatën në terr

Nga Ismet Uka, Vushtrri - Ish punëtor i Kombinatit Trepça

Pasurit e Kosovës nuk janë të askujt dhe askush nuk ka të drejt ti shet ato ose  tua grabis punëtorëve dhe qytetarëve nga dora në emër të privatizimit, sepse nëse veç duhet të privatizohen ato askush nuk ka te drejt që atë pronë ta blej përpos punëtorëve të cilët gjenden në marëdhënje pune aty që at pasuri e krijuan me djersen e tyre dhe ata janë faktorët numër një qe duhet të vendosin qa me pasurin e tyre ta shesin ose ta mbajnë.

Dihet se Kosova ka qen nen një okupim të ren dhe ndërmarrjet shoqërore në të cilat zot i secilës ndërmarrje ishin punëtoret dhe tendencën e qeveris Serbe që ti integroj ndërmarrjet si motra ato kosovare me ndërmarrje të Serbisë punëtoret kosovar ketë integrim e kundërshtojshin ma sa fuqi që kishin. Sepse qëllimet e Serbisë diheshin në atë kohë me ato integrime pushteti Serb insistonte për shkakun e vetëm të plaçkitjes së pasurisë së ndërmarrjeve kosovare e cila me mund te madh ishte krijuar nga punëtoria e saj.

Sodë janë krijuar do far agjensionesh për privatizim apo ma mirë me than agjensione për qpronsim të atyre që kanë të drejt mbi pronën e ndërmarrjes e ata që kanë të drejt janë punëtoret e askush tjetër. Por këto agjencione punëtorëve po javë grabitin pasurin nga duart dhe me një çmim fyes po javë shesin edhe atyre qe kapitalit te tyre nuk po i dihet prejardhja dhe ndërmarrjet e shitura ne vend që ti udhëheqin sipas marrëveshjes së blerjes pronaret e rinj ato ndërmarrje po i shkatërrojnë . Pra punëtorët në mënyrë të kundërligjshme po mbesin në rrugë dhe në Kosovë u krijua mjerim social krejt nga rrymat kriminele të cilat Kosovën e dërmuan ekonomikisht në emër të privatizimit.

çdo shitje e ndërmarrjes e cila u bë pa zgjedhjen e fatit të punëtorëve që punëtorit nuk ju ka sigurua paça sociale ky veprim dhe kjo shitje në ketë mënyrë apo grabitje e pasurisë të punëtorëve në ketë mënyrë është një shitje kriminele e cila e dëmton Kosovën e dëmton popullin e saj shkel dinjitetin qytetarit të saj por edhe e shkel edhe mi gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës.

Kosova dhe pasurit e saj janë shenduar në  një vend i pazareve të mëdha te grupeve kriminele, ku me këto pasuri po luajnë bixhoz ata që kurrë kush puna e mbar nuk ju ka than në punishtet e Kosovës po përmes opstrukcioneve te ndryshme e në emër të privatizimit pasurit e Kosovës u tjetërsuan dhe ashtu qysh regjimi kriminal Serb pohonte se shqiptarët janë qiraxhi në Kosovë edhe rrymat kriminele në emër të privatizimit popullatën kosovare po pretendojnë ta kthejnë në qiraxhi pa kurrfarë të drejte tjetër mbi atdheun e vet.

Çdo shitje në Kosovë mund të konstatohet edhe nga njeriu ma i thjesht i Kosovës që Kosovën e ka dëmtuar deri në at masë sa që qytetari i Kosovës dhe Kosova dëmin më të madh në njëqind vjetet e fundit e ka pësua nga privatizimi i pa studiuar mirë dhe ata njerëz që e kanë bar një privatizim të tillë grusht mate ranë i kanë dhanë Kosovës dhe ekonomisë së saj se Serbia,të veprosh në mënyrën në të cilën është vepruar me pasurit e Kosovës,dhe të deklarosh se po punon në interes të Kosovës dhe popullit të saj ky pohim është një pohim demagogjik sepse dëmin të cilin ja shkaktuan Kosovës grabitqaret përmes privatizimit dhe tendenca e tyre që këtë dëm ta paraqesin si fitore për veprimet e tyre të dënueshme drejtësia duhet të merret me to sepse pasurit e atdheut nuk shiten krye në vete qysh u veprua në Kosovë.

Kosova qe 13 vite liri të gjitha ligjet për trajtimin e fëmiut, për trajtimin e punëtorit qytetarit të papunë i mungojnë fondet e caktuar për ti trajtuar qytetarët në aspektin social asnjë fond i pa krijuar për ta trajtuar punëtorin qe jetë pa punë siç trajtohen punëtoret në shtete demokratike dhe lërja e punëtorit kosovar nen përkujdesjen e askujt kjo do të thotë krim i organizuar institucional kundër punëtorit kosovar me vetëdije ose pa të dhe tendencë për ta detyruar popullatën kosovare që të shpërngulet në shtetet perëndimore.

Keku dhe distribucioni i  tij edhe se me naze të mëdha qytetarin e pa punë qytetarin i cili nuk ka pasur mundësi ti kryej obligimet ndaj tij,edhe përkundra mos interesimit të qeveris ndaj këtyre kategorive keku qytetarin e Kosovës ata të pa fuqishmin për pagës se ka lën pa dritë. Sepse fundi i fundit edhe se nuk ka mundur me pagua ka qen qytetar i Kosovës dhe për vendet e mirëfillta demokratike shtete ku pushteti e ka pik nisje mirqenjen e qytetarëve. Qytetarëve në pa mundësi për ti paguar obligimet ndaj shoqërisë u ndihmohet.

Sodë me privatizimin e kësaj dege të kekut këtyre kategorive sociale dhe qytetarit të Kosovës po i grabitet drita po i grabitet gjëja ma e rëndësishme për një jetë normale dhe të dinjitetshëm po i grabitet liria e punës po i pamundësohet rritja e produktivitetit të ekonomive familjare .Populli i Kosovës dha shumë për lirin e saj dhe ky popull është i interesuar qe secili qytetar të jetë i lumtur dhe i sigurt në territorin e Kosovës si në aspektin material fizik dhe social,prandaj të gjithë ata që pasurit e Kosovës që i kanë shit dhe po i shesin duke pretendua që personalisht të pasurohen le ta din që populli i Kosovës  do të gjej rrugë dhe forma që pasurit e veta përsëri ti kthej ne fondin e vet e ata që po bëjnë këso veprimesh kriminele ku do t’ia gjejnë venin veti le të mendojnë mirë.

Prandaj ndaleni krimin ekonomik kundër popullatës të cilin jeni duke e bar qe sa vite sepse,ky popull është i obliguar ta mbroj pasurin e vet sepse askund nuk ka pasuri tjetër përpos Kosovës  dhe ketë pasuri ky popull nuk do të lejoj që për pasurit e ti të vendosin grupet kriminele të interesave të ngushta por frytet e kësaj pasurie do ti shijojnë të gjithë qytetaret.

Obligim e kemi ta ruajmë Kosovën dhe pasurit e saj ashtu qysh na mësuan  dëshmoret e kombit,të cilët për ti mbrojt këto pasuri nga pushtuesit e ndryshëm e derdhen edhe gjakun.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora