E hene, 09.09.2024, 03:34 PM (GMT+1)

Mendime

Mustafë Shabani: Tolerancën e mbron krijimtaria

E premte, 13.07.2012, 08:14 PM


Tolerancën etikën moralin kulturën tonë e  mbron dhe kultivon krijimtarija e mirëfillët dhe shembulli më i mirë në këtë drejtim është Festivali Theatri  ndryshe

Kah po tretet etika e shqiptarit dhe ai vet me te

Nga Mustafë Shabani

Kush ishte shqiptari ?

Shqiptari ishte një popull i shtypur ndër shekuj.

Ai mbijetoj fal një qëndrese titanike, e cila kishte si mision të shtrenjët mbijetesën e cila si e tillë u be mbijetese e shenjet, e cila bazen e kishte te solidariteti me njeri tjeterin.

Etika dhe morali ishte dhe mbetet shpirti i shqiptarit .

Ajo në qendër të vëmendjes vendosi njeriun, dhe vlerat e tijë njerzore,humane dhe sociale si dhe ato krijuese, intelektuale .

Kah po tretet etika dhe kultura e shqiptarit ?

Kush ishte shqiptari ?

Shqiptari ishte dhe ka mbet një popull i shtypur ndër shekuj.

Gjuha dhe kultura e tijë e shenjeët mbijetuan fal një qëndrese titanike ,e cila si mision ët vetëm kishte mbijetesën, e cila në situata të caktuara ishte një ringjallje,rilindje

Ajo ishte një mbijetesë sa huamne dhe socaile aq edhe njerzore, dhe si e tillë në rastin tonë na del si diqka e shenjët hyjnore,kundruall katrahurave të cilave u mbijetoj një popull sa paqësor aq edhe bujar

Pikëmbështetëja e sajë ishte në solidaritetin me njëri tjeterin,si dhe toleranca e cila ishte e sklalitur në gjenin e shqiptarit dhe e kultivuar brez pas brezi ndër shekuj.

Tolernca Etika dhe morali ishin dhe mbeten kulturë e shqiptarit

Këtë shpirt fisnik e mbajti gjallë shpirti i sajë i shenjët -Kultura

Kultura ishte dhe mbetet shpirti i një populli.

Kultura e mirëfillet në qendër të vëmendjes ka njeriun, dhe vlerat e tijë njerzore,humane ,sociale krijuese, si dhe ato intelektuale .

Kultura e një populli jeton nga nga idet dhe projektet me vlera të larta intelektuale, me të cilat pastaj identifikohet populli,dhe kjo njihet si krijimtari e mirëfillët e tijë .

Helmi i sejcilës kuluturë jan krijimet e vjedhura dhe imitimet

Ato nuk jan vetëm degjeneruse dhe denigruese për shoqërin e nje populli te caktuar ,mirëpo si të tilla jan varri dhe gremina e saj dhe më gjerë.

Festivali internacional „Theatri ndryshe“ suksesi më i madh në krijimtarin vërtetë të beagt të regjisorit tanimë të mirënjohur Agron Gërgurit

Kultura-shpirti yne edhe pse në rrethana të caktuara u gjetë në një situtatë me të vërtetë të pallakmueshëme , të jetoj ose të mos jetoj,ajo kishte mbijetuar ,vetëm fal këmbngulësisë të atyre që u përkushtuan me tërë qenijen në këtë rrafsh .

Aktualisht një punë të tillë është duke e bërë regjisori tanime regjisori i mirenjohur Agron Gerguri me festivalin internacional:“Theatri Ndryshe“,ky eshte fryti dhe suksei ti ije me i madh me punën e tijë vërtetë të begat intelektuale dhe profesionale,

Njeriu i tille i duhet dhe kerkon koha e soteme.

Të tillët na dalin si heronjë të vërtetë,duke tejkaluar imazhin e njerëzve të thjeshtë, dhe mbërrijnë në një nivel i cili u jep atyre epitetin e njerëzve te shenjët.

Duke i luftuar fenonemenet denigruese të shoqërisë krijuesi luan rolin e heronjëve të vrtetëtë

Nuk jan të shenjët vetëm ata që falin jetën e tyre, për të jetuar të tjerët,po të shenjët jan ata ,të cilët duke jetuar vetë ,dhe duke u ballafaquar me fenomenet denigruese, të një shoqërie e cila sikur ka kaluar në një sëmundje kronike,i luftojnë në rrënjë defektet e saja.

Duke u vën në një pozitë të tillë krijuesi sakrifikon intersisn e vetë personal dhe bëhet kurban i intersit shoqëror dhe human.

Ai ne del si një zë i arsyes.

Si një zë i së djeshmes dhe i së nesermes.

Ai për bazë merrë të kaluarën e mirëfillët ,dhe atë e avancon për gjeneratat e reja, duke mos u larguar, ikur ,dhe shmangur nga brumi dhe rrënja e sajë.

Kështu ishte dje, është sot për të mos na humbur identiteti nesër.

Dje kishim situata,kur shumë gjëra kryheshin në mënyrë institucionale,edhe pse ato veprime humane në të shumtën e rasteve

kryheshin në rrethana dhe në gjendje të jashtzakonëshëme ,ato bazoheshin në vlera të mirëfillta,porë gjithnjë duke pasur

si lajtmotiv krijimin e kushteve të shëndosha me kritere të mirfillëta krijuese.

Ato kushte dhe mundësi u krijuan, me vetë faktin që rrethë vetes ofruam aq shume miq , me të cilët bashkrenditëm veprimtarin ,e cila solli rezultate pozitive ,duke e shmangur njëherë e përgjiëmonë ,pengesën e cila quhej hegjemonizmi dhe shovenizmi i sëmurë serb këndej kufirit me shtetin amë,dhe andej "gardhi" duke rrënuar regjimin totalitar Enverist

Ajo pengesë si e tillë, edhe pse tanimë e eleminuar me veprimtarin e sajë të hapur aktive dhe të dhunëshëme,sikur ndihmohet nga të tillë me veprimet e tyre jo humane josociale dhe jo kulturore duke shkelur në të djeshmen dhe të sotmen.

Andaj sot duke mos u vërejtur haptazi ajo makineri shkatërruese ,porë duke u ndihmuar ajo me ose pa qëllim bëhet dhe na del si diqka edhe më e rrezikshëme.

Deri dje e kishim qëllimin dhe motivin të liroheshim nga ajo shëmti, sot kur prezenca fizike e sajë nuk shihet është shumë e vështirë të motivosh veten e vetë, se le më të tjerë për të realizuar synimin tonë

Po kush e mban fajin ?

Dikush do të thoshte ai është jetim.

Jo nuk është i tillë.

Ai ka një emër dhe mbiemër,dhe ajo quhet klasa e semure politike,dhe dembelet e Stambollit te cilet u mësuan keq , duke përfituar nga djerësa dhe mundi i të tjerëve, ata hypën në majat më të larta të karrierës,i cili ishte qëllimi i tyre i vetëm, e jo kultura dhe humanja ,po pikërisht egoja e dhe intersi i tyre personal ishin dhe mbetën qellimi i tyre i fundit.

Egoja e sëmurë smira dhe antivlera solli agonin

Kjo solli agonin dhe antivlerën.

Ajo mbolli shumë të kqija ne shpirtin tonë (kulturën) që u ruajt me aq gjelozi dhe sakrifica të papara.

Edhe pse ajo u pagua me shumë gjak të njomë,ajo u harrua sikur të na pikëte nga qielli,ose sikur ta kishim gjetur në baltë.

Kultura është ajo që e mban të gjallë individin në veqanti, dhe popullin në përgjithësi.

Po ajo aty këtu mjerisht u atentua dhe u vra e po vritet qdo dite ngapak

Duke rënë në një situatë të tillë ,dhe duke mbetur pa njerzit që ishin alfa dhe omega e rrugëtimit tonë të kulturuar dhe të ngritur profesionalisht dhe kombëtarisht,populli u gjet paprimtas në një mjegull aq të dendur e cila po bëhej armiku i tijë.

Kishte dhe ka zëra të tillë që kurr nuk u ndalën dhe nuk ndalen.

Mërgata edhe pse ishte magjja e këtijë nënqielli ajo sikur u harrua

Të tillët erdhën edhe nga mërgata.

Edhe pse të tillët ishin katandisur nëpër dhena të huaja, ata i kishin tanimë simbolet e tyre,si Enver Hadrin,Jusuf,Bardhosh dh Kadri Zekën,të cilët u harruan tërsisht,porëse të tillët i kujton me mall dashuri dhe rrespekt të paparë vetë mërgata,e cila dje ishte magjja e ktijë nënqillelli i cilli si duket gati sa i ka harruar.

Sot pa krijuesin tonë të mirfillët si regjisorin Agron Gërgurin i cili ne vetn e tijë ende udhëhiqet jo vetëm me profesinalizmin e tijë porëse edhe me një vukllnet të qelnikët për punë,dhe projekte dhe ide të mirfillta

Ai në festivalin e tijë ka edhe mërgatën e harruar dhe të lën ënash

Shpresojmë qe sado pak kujdes do i ksuhtohet edhe Dushit tonë shpirtit dhe shejnëtorit të malësisë së llapit.

Për fund:

Shqipëria me shqiptarët e saj kishte tolerance dhe mirëkuptim,buzëqeshje dhe dashuri.

Shqiptarët kishin paqe dhe jetë .

Kishin Zot.

Ku kishte dhe ka Zot, kishte dhe ka ardhmëri

Kështu ishin shqiptarët dje, kështu janë dhe duhet të jenë edhe sot, kështu do jenë dhe duhet të jenë edhe nesër.

Po gjithmonë, si dje ashtu edhe sot ishin dhe janë, sa që gjithmonë u paraprijnë gjërave dhe ngjarjeve.

Ashtu sikur ishin dhe janë edhe ca të tjerë që i dalin pengesë karvanit të mirëkuptimit, të tolerancës, dashurisë,humanizmit,të paqes dhe rrënjës shekullore.

Po fatlumnisht këta dikur ishin të pakët në numër, e sot fatkeqësisht janë duke u shtuar me një shpejtësi marramendëse dhe alarmuese.

Krijuesi-njeriu i vërtetë, intelektuali, misionari dje dhe sot i shkroi dhe i shkruan tolerancës.Ai poashtu i shkroi dhe i shkruan mirëkuptimit, buzëqeshjes dhe dashurisë.

Ai e deshi dhe e do paqen, dhe i shkroi e i shkruan asaj dhe jetës.Historisë së saj, pa të cilën nuk ka as Zot as ardhmëri.

Pa krijuesin e vërtetë, intelektualin, këto parime të jetës i mbulon myku.

Ai që nuk u shkruan këtyre parimeve,ai i ka harruar Zotin,dhe nuk di për ardhmërinë.

Atij i mungon qetësia dhe durimi për të bërë atë që kërkohet nga ai.

Atij i mungon kurajoja për të ndryshuar veten e tij.

Tolerancën etikën moralin kulturën tonë e mbron dhe kultivon krijimtarija e mirëfillët dhe shembulli më i mirë në këtë drejtim është Festivali ndryshe

Andaj shfrytëzoj rastin tëpërgëzoj nga thellësia e shpirtit ideatorin dhe krijuesin e tijë si dhe gjiuthë stafin i cili i qëndron përball.

Urime dhe gëzuar



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora