Mendime
Kadri Mani: Një ‘’front’’ fantazmë!
E enjte, 12.07.2012, 08:04 PM
NJË “FRONT” FANTAZMË!
Nga Kadri
Mani
kadrimanii@hotmail.com
(Vec nji
qellim i nalte t'ban me durue e zemren te
forcon;
nder kundershtime s'vyen
kurr me u ligshtue, mjere ai qi nuk duron!)
(Luigj Gurakuqi)
Duke filluar me cungimin vargjeve të Luigj
Gurakuqit, njëfarë “Kryesie” e njëfarë
“FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR”, na
përrallis për kinse një përvjetor “Jubilar”, kinse të themeluar (më 12-13
korrik 2002 (në Pallatin e Kongreseve të Tiranës) të ngritur mbi çati nga disa
hanerë që tentojnë ta zënë hënën!
Që në titull këtij
“FRONTI” i mungon zanorja-I (BASHKIMIT)... e se çfarë “pune” ka bërë, do të na
tregojnë vetë ata sinjerëz!
Pronarët e kësaj krijese
mjerane në internet, ka qenë Gafurr Adili e Hidajet Beqiri, të cilët pastaj “e
krijuan” edhe AKSH-në dhe volën para të majme në mërgata, duke rekrutuar do simajmunë të vonuar për t’u bërë
njerëz!
Ata ishin të ndarë e të
përçarë në grupe, por që i bashkonte kryevampiri Bedri Islami, e mbante
mbledhje në banesën e vet në Wendlingen në Gjermani, ku bënin regjistra për
likuidimin e atdhetarëve të radhës!
Ata e patën dënuar me
vdekje rapsodin tonë të mirënjohur Agim Gashin, për shkak të këngës që ia thuri
dhe ia këndonte me sharkinë e vet “sigulinov” Dr. Ibrahim Rugovës, nëpër
tubimet e mërgatës!
(Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Koosovë dhe në Hagë!!”, Prizren, 2002, f.
142, me numrin rendorë 111 për likuidime!!!)
“në rrethan(a) e kushte shumë të rënda(.)”- po përse ato rrethana e kushte aq të rënda!?!
“bazuar në Platformën politike – strategjike
vazhdon aktivitetin për realizimin e misionit dhe përgjegjësive në Ribashkimin
e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm të quajtur SHQIPËRI Për këtë
Ribashkim duhet të angazhohemi të gjithë pa dallim feje, gjinie krahine, ideje
dhe bindjesh politike.”- këto fraza të kota
mishmashe s’janë gjë tjetër pos kaçamk shtrigash me lesh, me thonj e me mut!!!!
“Çdo përpjekje tjetër e rrymave dhe forcave
të ndryshme politike shqiptare që do të synojë në shmangien e këtij qëllimi, do
të konsiderohet tradhti e lartë ndaj çështjes kombëtare dhe do të ndëshkohet
rreptë me forcën e argumentit historik, do të shpallet tradhtar(ë) duke e mallkuar atë edhe historia kombëtare shqiptare.”- ky përpilim terrorist jua çjerr maskant maskarenjve!
Hetohet dialekti kërçovar!
Aty kanë marrë pjesë ose
janë në dijeni (të informuar mirë): Arban Hoxha, Begzad Gashi, Remzi Bunjaku,
Osmani Osmani, Faton Topalli, Nysret Hajdari...
Lexoni e (mos) besoni!
FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR
SHQIPTAR
/Kryesia/
Prishtinë
“Veç një qëllim i nalt t’ban e zemrën ta
forcon
Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligështua
mjerë ai që nuk qëndron”
Luigj Gurakuqi
Tash e dhjetë vite i pa lëkundur për asnjë
çast, i vendosur më shumë se kurdoherë, vazhdon punën dhe veprimtarin(ë) e vetë Fronti Bashkimit Kombtar
Shqiptar.(FBKSH), në rrethan(a) e kushte shumë të rënda(.)
FBKSH-ja, që nga themelimi më 12-13 korrik
2002 (në Pallatin e Kongreseve të Tiranës) dhe gjerë më sot, bazuar në
Platformën politike – strategjike vazhdon aktivitetin për realizimin e misionit
dhe përgjegjësive në Ribashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm të
quajtur SHQIPËRI Për këtë Ribashkim duhet të angazhohemi të gjithë pa dallim
feje, gjinie krahine, ideje dhe bindjesh politike.
Çdo përpjekje tjetër e rrymave dhe forcave të
ndryshme politike shqiptare që do të synojë në shmangien e këtij qëllimi, do të
konsiderohet tradhti e lartë ndaj çështjes kombëtare dhe do të ndëshkohet
rreptë me forcën e argumentit historik, do të shpallet tradhtar duke e mallkuar
atë edhe historia kombëtare shqiptare.
Rëndësia dhe roli i FBKSH-së gjatë kësaj
periudhe 10 vjeçare ka qenë dhe është i jashtëzakonshëm, në veçanti në
kontributin e pa mohueshëm dhe të fuqishëm për shpalljen e Pavarësisë së
Republikës së Kosovës (28.02. 2008). Edhe në të kaluarën FBKSH-ja ka marrë
goditje (thikë pas shpine), siç ishte Deklarata për shpalljen e Detantës nga i
ashtuquajturi “Sekreteraiati Vendimmarrës (10 05. 2009).
-Një deklaratë e tillë e ka goditur FBKSH-në
mu në shtyllën kurrizore të saj, pas kësaj pasuan edhe përpjekje të tjera, siç
ishte përpjekja për shndërrimin e FBKSH-së në Parti Politike në FDBK, dt. 27n e
28 nëntor të vitit 2009. Mirëpo falë njerëzve të ditur të FBKSH-së kësaj
përpjekjeje FBKSH-ja i kundërpërgjigjet shumë fuqishëm, duke u zotuar për
vazhdimin e rrugës drejt bërjes së Shqipërisë Etnike.
FBKSH-ja u organizua dhe nëpërmjet të
strukturave të saja solli, Vendimin e kryesisë së FBKSH-së – zona nr. 2 Kosova
Historike, dt. 10 06. 2009.
- Konkluzat dhe vendimet e kuvendit të
II-të të FBKSH-së për Zonën nr. Kosova Historike.
- -Kuvendi i III-të mbarëkombëtar i
FBKSH-së i mbajtur në Himar më 24 04. 2010
- Protesta paqësore e FBKSH-së e mbajtur
dhe organizuar nga FBKSH-ja, siç ishte edhe ky i fundit në Prizren me rastin e
Përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 06.2012.
- Edhe sot, si atëherë FBKSH-ja vazhdon
të goditet pas shpine nga injorantët dhe karrierist(ë) të ndryshëm, nga
matrapaz(ë) dhe përfitues të ndryshëm që kanë vetëm një
emër, tradhtar(ë) të Kombit, të cilët do të përfundojnë me
turp si tradhtar(ë) të gjykuar nga Kombi dhe Historia e ynë Kombëtare.
- Përkundër të gjitha këtyre pengesave
që i bëhen FBKSH-së ajo vazhdon aktivitetin e drejtë të pastër të pa kompromis
për të arritur vizionin e tyre-Ribashkimin e Kombit Shqiptar në një shtet në
një flamur, një gjuhë, zaten kjo është e vetmja e arritur dhe qëllimi i vetëm
që ia vlen edhe të vdiset, dhe ballë hapur dhe i pastër për t’i shikuar të
gjithë në ballë, dhe për të u ballafaquar me të gjitha që vazhdojnë edhe më
tutje të përbaltin FBKSH-në dhe bijtë dhe bijat e saj.
Ibush Hetemi, FBKSH