E merkure, 11.09.2024, 10:51 AM (GMT+1)

Mendime

Kolë Krasniqi: Terrorizmi Ndërkombëtar (I)

E diele, 15.07.2012, 09:00 PM


TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Botim i dytë

Prishtinë

2010

NGA DR. SC. KOLË KRASNIQI

Studim i lejuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Vjenës Version i zgjeruar i temës së doktoraturës “Terrorizmi ndërkombëtar me vështrim të posaçëm të sulmeve terroriste në Austri dhe masave efikase për zbulimin dhe luftimin e terrorizmit ndërkombëtar”, të mbrojtur në korrik të vitit 1998 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës.

Mentorë:

Prof. Dr. Franz CSÀSZÁR

Prof Dr. Frank HÖPFEL

Recensentë:

Uni. Prof. Dr. Franz CSÀSZÁR

Fakulteti Juridik i Universitetit të Vjenës

Prof. Dr. Ismet SALIHU

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës

Uni. Prof. Dr. James F. ALBRECHT

St. John’s University (NYC), USA

Lektorë:

Dr. Ragip MULAKU

Instituti Albanologjik i Prishtinës

Dr. Shukrie RAMA

Universiteti për Paqe dhe Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

Dizajni:

Hekuran Rexhepi

FALËNDERIM

Falënderoj të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre kontribuuan në përfundimin e këtij studimi.

Për ndihmën dhe këshillat e ofruara profesionale, falënderoj profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Vjenës, Prof. Dr. Franz Császár dhe Prof. Dr. Frank Höpfel. Ndërkaq, për përkrahjen e ofruar morale, falënderoj profesorin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ismet Salihun dhe Prof. Dr. James F. Albrecht nga St. John's University të Nju Jorkut. Gjithashtu, çmoj lart edhe vendimet e Prokurorisë Austriake dhe ato të kryetarit të Gjykatës Penale të Vjenës për lejimin e studimit të lëndëve dhe akteve të ndryshme zyrtare, që ishin objekt i këtij studimi. Me një falënderim të posaçëm i drejtohem Kryetarit të Senatit të Gjykatës së Lartë Civile të Vjenës Dr. Herald Krammer, i cili, edhe pse isha shtetas i huaj, më punësoi në cilësinë e praktikantit gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Vjenës, dhe kështu ndikoi në zgjidhjen përfundimtare të problemeve të qëndrimit dhe financimit të studimeve të mia të doktoraturës në Austri.

Për mirëkuptimin e treguar, falënderoj bashkëshorten time dhe fëmijët e mi.

Dr. Kolë KRASNIQI

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE ... 14

HYRJE ... 15

KRIMINALITETI POLITIK ... 18

1. Kuptimi ... 18

2. Format e manifestimit të kriminalitetit politik ... 19

3. Terrorizmi si formë e kriminalitet politik ... 20

TERRORI DHE TERRORIZMI ... 22

1. Kuptimet historike .... 22

2. Kufijtë e dallimit të terrorit nga terrorizmi ... 23

2.1. Kuptimi i terrorit ... 24

2.2. Kuptimi i terrorizmit ... 25

3. Faktorët e shfaqjes së terrorizmit ... 28

3.1. Shkaqet sulmeve bashkëkohore terroriste ... 31

4. Përpjekjet për përkufizimin e terrorizmit ... 32

5. Tipologjia e dhunës terroriste ... 34

5.1. Terrorizmi nacionalist ... 36

5.2. Lëvizjet terroriste si metodë e luftës nacionalçlirimtare ... 37

5.3. Lëvizjet terroriste në shtetet demokratike ... 38

6. Dallimi në mes të terrorizmit dhe luftës guerile ... 38

7. Dallimi i terrorizmit dhe luftës guerile sipas të drejtës ndërkombëtare ... 41

7.1. Ushtria Çlirimtare e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare ... 42

8. Terrorizmi si alternativë e luftës së armatosur ... 43

TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR NË VËSHTRIM TË PËRGJITHSHËM ... 45

KUPTIMI I TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR ... 45

1. Kuptimi i përgjithshëm ... 45

1.1. Kuptimi sipas objektit të veprimit ... 46

1.2. Kuptimi sipas viktimës, vendit të ngjarjes, kryesit të veprës dhe qëllimit të veprimit ... 46

2. Qëllimet e veprimeve terroriste ndërkombëtare ... 47

3. Perkufizi.mi i terrorizmit ndërkombëtar ...48

4. Karakteri transnacional i terrorizmit ndërkombëtar ... 50

4.1. Elementet karakteristike të terrorizmit transnacional ...52

5. Terrorizmi ndërkombëtar si problem i paqes dhe sigurisë botërore ... 53

5.1. Kuptimi dhe përmbajtja e sigurisë shoqërore ... 54

5.2. Siguria nacionale dhe ndërkombëtare ... 55

TERRORIZMI BASHKËKOHOR NDËRKOMBËTAR ... 57

1. Rrymat terroriste ndërkombëtare ... 59

2. Bashkëpunimi terrorist ndërkombëtar ... 60

3. Bashkëpunimi mes grupeve terroriste në Evropë (Euroterrorizmi) ... 62

3.1. Ideologjia e Euroterrorizmit ... 64

3.2. Koordinimi i dhunës terroriste në Evropë ... 65

4. Terrorizmi postmodern ndërkombëtar ... 67

LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE ... 69

EUROTERRORISTËT

1. Euroterroristët gjermanë ...69

1.1. Fraksioni i Armatës së Kuqe ... 71

1.2. Celulat Revolucionare dhe Zora e Kuqe ... 77

1.3. Kronikë e sulmeve terroriste të grupeve majtiste gjermane ... 80

2. Euroterroristët francezë ... 83

2.1. Aksioni Direkt (AD) ... 84

3. Belgjikë .......... 86

3.1. Celulat Komuniste Luftarake ... 86

4. Itali ... 88

4.1. Brigadat e Kuqe ... 89

TERRORIZMI NACIONALIST ... 94

1. Irlanda Veriore ... 95

1.1. Armata Republikane Irlandeze ... 97

1.2. Kronikë e sulmeve terroriste të IRA-s ...102

2. Spanjë ... 105

2.1. Euskadi Ta Askatasuna ... 107

2.2. Sulmet kryesore terroriste të Euskadi Ta Askatasuna ... 112

TERRORIZMI PALESTINEZ ... 117

1. Rrënjët historike ...  117

1.1. Lëvizja cioniste dhe palestinezët ... 117

1.2. Themelimi i shtetit izraelit ... 118

1.3. Lindja e Organizatave Çlirimtare Palestineze ... 120

2. Organizata për Çlirimin e Palestinës ... 121

3. Levizja për Çlirimin e Palestinës ... 125

4. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) ... 127

4.1. Sulmet terroriste ndërkombëtare të „FPÇP“ ... 131

5. Vetëtima (Al - Saika) ... 134

6. Shtatori i Zi ... 135

6.1. Sulmet terroriste ndërkombëtare të „Shtatorit të Zi“ ... 137

7. NAYLP „Rinia Kombëtare Arabe për Çlirimin e Palestinës“ ... 139

8. Brigadat e Martirëve Al - Aqsa ... 140

8.1. Kronikë e sulmeve të Brigadave të Martirëve Al - Aqsa ... 143

9. Grupi i Abu Nidalit ... 145

9.1. Sulmet kryesore terroriste ndërkombëtare të grupit të Abu Nidalit ... 150

10. Grupet aktuale politike dhe formacionet e armatosura palestineze ...153

11. Strategjia e operacioneve terroriste ndërkombëtare palestineze ... 154

12. Sulmet e grupeve tjera terroriste ndërkombëtare palestineze ... 156

13. Bilanci i konfiktit izraelito – palestinez ... 157

TERRORIZMI ARMEN ... 159

1. Grupet terroriste armene ...162

2. Strategjia e sulmeve terroriste armene  ... 165

3. Metoda dhe taktika e sulmeve terroriste ... 167

4. Sulmet gjakmarrëse të grupeve terroriste armene ... 168

TERRORIZMI ISLAMIK ... 173

1. Kontestet mbi ekzistimin e terrorizmit islamik ... 173

2. Rrënjët e terrorizmit islamik ... 175

3. Nocionet e ndryshme fetare në kontekst të terrorizmit islamik ... 178

4. Karakteristikat themelore të terrorizmit islamik ... 180

5. Taktika e sulmeve vetëvrasëse ... 181

5.1. Aktorët e sulmeve vetëvrasëse  ... 183

5.2. Taktikat e tjera të veprimit të terroristëve islamikë ... 185

6. Shfaqja e terrorizmit bashkëkohor islamik ... 188

7. Irani dhe terrorizmi islamik ... 189

ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE ... 193

1. Afwaj al-muqawama al-lubananiya (Al - Amal) ...193

2. Hezb-Allah (Partia e Allahut) ... 194

2.1. Kronikë e raporteve ndërmjet organizatave Al - Amal dhe Hezb-Allah ... 200

2.2. Kronikë e sulmeve terroriste të organizatave Al - Amal dhe Hezb-Allah ... 201

3. Harakat Al - Muquawama Al - Islamiya ... 203

3.1. Kronikë e zgjedhur e sulmeve terrotiste të Hamasit ... 209

4. Xhihadi Islamik Palestinez ... 215

4.1. Kronikë e sulmeve terrotiste të Xhihadit Islamik Palestinez ... 218

5. Al - Qa´ida ... 221

5.1. Degët e Al-Qa´idës ... 232

5.2. Kush është Osama bin Laden? .236

5.3. Sulmet terroriste që mund t’i përshkruhen Al - Qa’idas ... 243

6. Vëllazërimi Mysliman ... 247

7. Al-Gama’a al-Islamiyya ... 251

7.1. Kronikë e sulmeve terroriste të Grupit Islamik ... 256

8. Al-Jihad Al Islami ... 258

8.1. Kronikë e zgjedhur e sulmeve terroriste të Al-Xhihad Al Islami ... 261

9. Procesi gjyqësor kundër „të dëbuarve nga Shqipëria” ... 262

10. Front Islamique du Salut (FIS) ... 264

11. Mujahedeen-e Khalq (MEK) ... 268

12. Muxhahedinët arabë ... 270

13. Grupet terroriste islamike pakistaneze ... 272

14. Jemaah Islamiyah (JI) ... 273

15. Grupi Abu Sayyaf ... 276

16. Ushtria Islamike nga Adeni ... 279

17. Sulmet e grupeve tjera terroriste islamike ... 280

TERRORIZMI DJATHTIST ... 290

1. Kuptimi i ekstremizmit djathtist ... 290

2. Elementet ideologjike të ekstremizmit djathtist ... 291

3. Terrorizmi djathtist në Evropë ... 292

4. Eurofashizmi ... 294

SULMET E GRUPEVE TË TJERA TERRORISTE ... 296

SULMET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE NË AUSTRI ...317

SULMET TERRORISTE PALESTINEZE NË AUSTRI ... 319

1. Rrëmbimi në Marchegg ... 319

2. Sulmi kundër selisë së OPEC-ut në Vjenë .... 320

3. Sulmi kundër një sinagoge në Vjenë .... 325

4. Atentati kundër Heinz Nittel ... 325

5. Sulmi i dytë kundër një sinagoge në Vjenë ... 325

6. Sulmi terrorist në aeroportin e Vjenës ... 326

7. Taktika e sulmeve terroriste palestineze në Austri ... 327

SULMET TERRORISTE ARMENE NË AUSTRI ... 328

1. Vrasja e ambasadorit Tunligyl ... 328

2. Sulmi kundër Erdogan Özen ... 329

3. Atentati kundër Enver Ergun ... 330

SULMET TERRORISTE ISLAMIKE NË AUSTRI ... 332

1. Sulmi kundër përfaqësive franceze në Vjenë ... 332

2. Një sulm i pasqaruar terrorist ... 332

3. Rrëmbimi i një aeroplani të kompanisë Air France ... 333

4. Vrasja e te kurdëve në Vjenë ... 333

SULMET E TERRORISTËVE MAJTISTË NË AUSTRI ... 335

1. Plaçkitja në Landek ... 335

2. Plaçkitja e një banke në Vjenë ... 335

3. Sulmi kundër Drejtorisë së Policisë Federale të Vjenës ... 336

4. Rrëmbimi i Palmersit ... 336

SULMET E TERRORISTËVE DJATHTISTË NË AUSTRI ... 339

1. Montimi i bombës në shtëpinë e Simon Wiesenthalit ... 339

2. Montimi i një bombe në shtëpinë e prof. Alexander Giese ... 339

3. Sulmi kundër firmës Schöps në Salzburg ... 340

4. Sulmi kundër firmës Schöps në Vjenë ... 340

5. Sulmi kundër Qendrës Dokumentare Izraelite ... 340

SULMET TJERA TERRORISTE NË AUSTRI .... 342

1. Sulmi kundër përfaqësisë spanjolle të fluturimeve Iberia ... 342

2. Vëna e zjarrit në Ambasadën e Afrikës Jugore ... 342

3. Sulmi kundër përfaqësive irakiane në Vjenë ... 343

4. Përpjekja për kryerjen e një sulmi terrorist në Vjenë ... 343

5. Sulmi kundër Ambasadës Angleze dhe përfaqësisë izraelite EL - AL ... 345

6. Përpjekja e parë për vrasjen e Al Ghadansit ...346

7. Bombardimi i një institucioni financiar hungarez në Vjenë ... 347

8. Sulmi kundër Saudi-Arabien Airlinies në Vjenë ... 347

9. Ardhja e një letre të Allahut në Vjenë ... 348

10. Përpjekja e dytë për vrasjen e Al Ghadansi ... 348

11. Sulmi terrorist kundër Ambasadës së Perusë në Vjenë ... 349

12. Vendosja e zjarrit në përfaqësinë e një zyre turke të fluturimeve ...349

13. Vrasja e Umar Israilov në Vjenë ... 350

ANALIZË E PËRGJITHSHME E SULMEVE TË HUAJA

TERRORRISTE NË AUSTRI ... 351

1. Koha e kryerjes ... 351

2. Bartja e konflikteve nacionale në arenën ndërkombëtare ... 352

3. Rekrutimi i terroristëve ndërkombëtarë ... 352

4. Zgjedhja e objektit të sulmit terrorist ... 353

5. Vrasjet ... 353

6. Rrëmbimet e personave ... 353

7. Vënia e mjeteve eksplozive ... 354

8. Bilanci i sulmeve terroriste ... 354

9. Motivet e sulmeve terroriste ... 355

10. Sqarimi dhe reagimi ... 356

PERSONALITETI I TERRORISTIT NDËRKOMBËTAR ... 358

1. Elementet subjektive ... 358

2. Formimi i organizatave terroriste ... 360

2.1. Numri i anëtarëve të organizatave terroriste ...361

2.2. Elementet kriminale në organizatat terroriste ... 362

2.3. Ndarja e organizatave terroriste ... 362

3. Komandimi i organizatës terroriste ... 363

4. Planifikimi i operacioneve terroriste ndërkombëtare ... 364

5. Burimet financiare të terroristëve ndërkombëtarë ... 365

6. Armatimi i terroristëve ndërkombëtarë ... 367

PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR ... 370

1. Irani ... 371

2. Kuba ...  373

3. Sudani ... 374

4. Siria ... 375

5. Libia ... 377

6. Iraku ... 381

GRUPET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE ... 384

RESUME ...387

SHKURTESAT ... 392

LITERATURA ... 396

VORWORT

„Internationaler Terrorismus“, also weltumspannend auftretende, oft tödliche Gewalt zum Erreichen überindividueller politischer Ziele ist zum Alltagsereignis geworden. Auf den unterschiedlichsten Ursachen beruhend und in vielfältigen Formen auftretend, weist der Internationale Terrorismus allzu oft ein durchgängiges Charakteristikum auf: Der hohe Blutzoll, den Unbeteiligte zu entrichten haben, sei es, dass sie gezielt als Mittel zum Zweck missbraucht werden, sei es, dass sie zufällig einem Anschlag zum Opfer fallen. Die vorliegende Arbeit von Professor Dr. Kolë Krasniqi beruht auf seiner vor zehn Jahren in Wien verfassten Dissertation. Zwar entzieht sich letztlich das Phänomen des Internationalen Terrorismus einer vollständigen und kategorial klaren Erfassung nach eindeutigen Kriterien. Dr. Krasniqi ist aber eine wissenschaftlich fundierte, lebensnahe und anschauliche Darstellung gelungen von Geschichte und Erscheinungsformen dieses universellen Krieges ohne Militär, ohne Kriegsrecht und ohne Völkerrecht, der heute jeden von uns an jedem Platz der Welt erreichen kann. In der Vielfalt der konkreten Vorfälle treten die zu  Grunde liegenden allgemeinen Kriterien hervor. Die weltweiten Bemühungen zur Eindämmung des Internationalen Terrorismus werden dargestellt. In diesem letzteren Zusammenhang darf allerdings nicht verschwiegen werden, dass viele der heute aktuellen oder diskutierten Bekämpfungsmaßnahmen zugleich ein beträchtliches Gefahrenpotential für die Privatsphäre des Staatsbürgers bergen. Dieses Risiko nimmt in dem Ausmaß zu, in dem der Internationale Terrorismus seine Angriffe ausweitet und intensiviert. Staatliche Maßnahmen gegen Terrorismus können so gerade jenes demokratischrechtsstaatliche Zusammenleben schädigen, das sie schützen sollen. Sie dürfen daher stets nur nach kritischer, verantwortungsbewusster Abwägung und äußerst maßhaltend eingesetzt werden. Ich freue mich, dass Dr. Krasniqi seine wissenschaftliche Karriere auf einem theoretisch anspruchsvollen und praktisch sehr bedeutsamen Gebiet fortgesetzt hat. Für seine akademische Lehrtätigkeit wird die Arbeit über den Internationalen Terrorismus eine wertvolle Hilfe sein. Ich wünsche dem Buch viel Erfolg!

Dr. Franz Császár

Professor i. R. für Kriminologie

Universität Wien, Rechtswissenschaftliche Fakultät

PARATHËNIE

„Terrorizmi ndërkombëtar“ si dhunë vdekjeprurëse, e manifestuar kudo në botë me qëllim të realizimit së interesave jopersonale, është bërë dukuri e përditshme. Ky fenomen që bazohet për shkaqe të shumta dhe paraqitet në forma të ndryshme, ka një karakteristikë permanente: gjakderdhjen e njerëzve të pafajshëm, si në rastet kur ata keqpërdoren si mjet për realizimin e qëllimeve të caktuara, ashtu edhe në rastet kur ata bëhen viktima të rastësishme të një sulmi terrorist.

Ky studim i profesor Dr. Kolë Krasniqit, është i bazuar në temën e tij të doktoraturës së shkruar para dhjetë vjetëve në Vjenë. Fenomeni i terrorizmit ndërkombëtar kohëve të fundit është paraqitur me një kuptim më të plotë dhe me një përmbajtje më të diferencuar. Kështu edhe Dr. Krasniqi përmes këtij studimi të thelluar shkencor, e ka përshkruar qartë dhe në mënyrë objektive zhvillimin historik dhe format e manifestimit të kësaj lufte globale, që zhvillohet pa ushtri dhe pa respektuar të drejtën ndërkombëtare të luftës dhe rregullat tjera të së drejtës ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë terrorizmi ndërkombëtar mund të zbatohet në të gjitha pjesët e botës dhe kundër çdo personi. Në shumëllojshmërinë e rasteve të studiuara, janë manifestuar edhe kriteret e përgjithshme të terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë drejtim vërehen edhe përpjekjet e shtuara në nivel global për pengimin e shfaqjes së terrorizmit ndërkombëtar.

Në këtë aspekt nuk duhet heshtur përballë disa masave të kontestuara për luftimin e terrorizmit, të cilat mund të paraqesin edhe rrezik potencial për të drejtat dhe liritë private të qytetarit.

Në realitet, këto masa mund të marrin përpjesëtime të mëdha, vetëm atëherë kur terrorizmi ndërkombëtar i intensifikon dhe i zgjeron sulmet e veta terroriste. Mirëpo, masat e tilla shtetërore në qoftë se zbatohen pa kritere të caktuara atëherë mund ta dëmtojnë shtetin ligjor dhe demokratik, në vend që ta mbrojnë atë. Për këto arsye, të gjitha masat shtetërore për luftimin e terrorizmit, duhet zbatuar vetëm pas vlerësimit kritik të arsyeshmërisë së tyre dhe gjithmonë në mënyrë adekuate dhe proporcionale me nevojat e tyre.

Më vjen mirë që Dr. Krasniqi e ka vazhduar karrierën e vet shkencore në këtë lëmi aq pretenduese teorike dhe aq kuptimore praktike. Padyshim se ky studim i terrorizmit ndërkombëtar, do të jetë  një ndihmesë e madhe për punën e tij akademike. Andaj këtij libri i dëshiroj shumë suksese.

Dr. Franz Császár

Profesor i Kriminologjisë

Fakulteti Juridik, Universiteti i Vjenës

HYRJE

Zbatimi i dhunës së motivuar politike kundër rendit juridik ndërkombëtar, nuk është dukuri e re. Gjatë të gjitha kohëve të kaluara historike janë evidentuar sulme të ndryshme terroriste, mirëpo për dallim nga sulmet e kohëve të mëparshme, këto të fundit, për shkak të formave dhe përmasave të reja, që manifestohen në çdo aksion terrorist, ndikojnë, jo vetëm në çorganizimin e jetës politike të një shteti, por edhe në shkaktimin e krizave dhe konflikteve të ndryshme ndërshtetërore me pasoja të gjera ndërkombëtare. Kështu, për shembull, vrasja e Franc Ferdinandit në Sarajevë shkaktoi Luftën e Parë Botërore; vrasja e 241 ushtarëve amerikanë në Bejrut, solli tërheqjen e bazave ushtarake amerikane nga Libani; shpërthimi i një bombe në Berlinin Perëndimor, provokoi sulmin ushtarak amerikan kundër Libisë; minimi i disa ndërtesave në Rusi ishte shfrytëzuar si pretekst për okupimin e Çeçenisë; sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001, kundër ShBA-së, shkaktoi një recesion global ekonomik të përcjellë me kriza të shumta politike; vendosja e mjeteve shpërthyese në disa trena të udhëtarëve në Madrid, ndikoi në ndërrimin e forcave politike në Spanjë dhe tërheqjen e ushtarëve të tyre nga Iraku, etj.

Ky fenomen, i cili pa dyshim që hyn në radhën e veprave më të rënda kriminale, gjithmonë në të kaluarën historike është shfaqur atëherë, kur personat radikalë ose grupe të ndryshme terroriste, të pakënaqura me raportet ekzistuese nacionale ose ndërkombëtare, janë përpjekur për ndryshimin e tyre. Mirëpo, në drejtim të realizimit të këtij qëllimi të tyre revolucionar, terroristët ose grupet e ndryshme radikale politike, nacionale ose fetare, si dhe regjimet e shumta diktatoriale, duke mos zotëruar mundësi (reale) institucionale, kanë zbatuar forma të ndryshme të dhunës terroriste me qëllim të ndërrimit ose ruajtjes së raporteve të caktuara politike. Në këtë drejtim, për njërën palë, zbatimi i dhunës terroriste konsiderohej si mjet i domosdoshëm dhe legjitim për fitimin e të drejtave të uzurpuara politike, ndërsa për palën tjetër, vijimi i një politike agresive ndërkombëtare, të karakterizuar edhe me mënjanimin fizik të kundërshtarëve politikë, kishte qëllim parësor ruajtjen e stabilitetit, respektivisht forcimin e pushtetit të tyre shtetëror. Vala e konflikteve politike, e cila e kishte kapluar njerëzimin gjatë viteve ‘60 të shekullit XX, solli edhe  kristalizimin e terrorizmit ndërkombëtar, duke i dhënë atij një shkëlqim krejtësisht të ri. Posaçërisht shkalla e lartë e rrezikshmërisë, e shoqëruar me elementin tejet dinamik të ndërkombëtarizimit, kishin ndikuar që fenomeni terrorist, në asnjë variant të manifestimit të vet, tashmë të mos kuptohej ose trajtohej vetëm si problem nacional, por si proces i filluar ndërkombëtar, gjegjësisht si dukuri kriminale ndërkombëtare, e cila nuk respekton rregulla të veprimit dhe kufij politikë. Kjo mund të kuptohet edhe nga fakti se mjetet moderne të komunikimit dhe lidhjeve, me anën e të cilave, qytetarët brenda disa orëve mund të lëvizin nga njëra pjesë në pjesën tjetër të botës, u mundësojnë edhe grupeve të ndryshme terroriste lëvizje maksimale dhe  propagandë optimale gjatë kryerjes së veprave të tyre gjakatare. Këtu, pra, kemi të bëjmë me një fenomen unikat kriminal, në të cilin vendi i veprimit dhe ai i pasojës mund të jenë mijëra kilometra larg njëri-tjetrit.

Numri gjithnjë e më i madh i grupeve terroriste, qëllimi dhe karakteri i tyre i komplikuar politik, viktimat e shumta, si dhe kuptimet e ndryshme të nocionit terrorist, e parashtrojnë kërkesën imperative për përkufizimin ekzakt të kuptimit të terrorizmit në përgjithësi, dhe të atij ndërkombëtar, në veçanti. Pra, duhet flakur praktikat e deritashme, kur i njëjti person, në të njëjtën kohë dhe për të njëjtën vepër në njërën bashkësi shoqërore, është trajtuar dhe gjykuar si kriminel, ndërsa në tjetrën është respektuar si hero dhe patriot. Një përkufizim universal i kuptimit të terrorizmit, pa dyshim që do të kishte ndikuar në gjykimin unik dhe luftimin efikas të këtij fenomeni kriminal ndërkombëtar.

***

Një studim i mirëfilltë i terrorizmit ndërkombëtar, për shkak të kompleksiteteve të ndryshme, që përmbante në vete, nuk ishte e mundur që të bëhej duke e vështruar këtë fenomen vetëm nga një kohë, pozicion ose aspekt i caktuar. Ky realitet, e sidomos dëshira që të jap një kontribut modest shkencor, më detyruan që nga pozita e një studiuesi pragmatik, të konsultoj literaturën e autorëve me pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme ideologjike. Përveç shumë burimeve të tilla krahasimtare, janë shfrytëzuar edhe materiale të shërbimeve të ndryshme profesionale, si dhe raporte nga simpoziumet ndërkombëtare.

Që në fillim të studimit të këtyre burimeve, ishte kuptuar mesazhi shqetësues i prezantuar në hipotezën e skicuar si në vijim:

- terrorizmi me tërë kompleksitetin dhe format e manifestimit të vet, gjithmonë kishte qenë produkt i konflikteve të ndryshme nacionale, gjegjësisht brendashtetërore ose i atyre ndërshtetërore;

- terrorizmi ndërkombëtar nuk është asgjë tjetër veçse reflektim i konflikteve të ndryshme nacionale, gjegjësisht brendashtetërore në arenën ndërkombëtare;

- terrorizmi në të gjitha kohët dhe format e manifestimit të vet, ishte shfrytëzuar si mjet i luftës ideologjike në mes sistemeve ose rrymave të ndryshme politike.

***

Nga aspekti metodik, varësisht nga tematika e shqyrtuar, është bërë edhe ndarja e këtij punimi në pjesë, kapituj dhe nënkapituj të ndryshëm. Këtu fillimisht dhe në mënyrë të detajuar është shqyrtuar kuptimi i përgjithshëm i fenomenit terrorist dhe kufijtë e ndarjes së tij nga të gjitha format e tjera të dhunës politike.

Pastaj janë shtjelluar karakteristikat themelore të terrorizmit nacional, në përgjithësi, dhe atij ndërkombëtar, në veçanti, si dhe janë shpjeguar faktorët relevantë dhe favorizues, që kanë ndikuar në paraqitjen e grupeve dhe autorëve të ndryshëm terroristë. Me qëllim të kuptimit më të mirë të kësaj problematike, në nënkapituj dhe kapituj të ndryshëm, varësisht nga tipi i tyre, janë paraqitur edhe organizatat kryesore terroriste ndërkombëtare.

Nisur nga fakti se kjo dukuri komplekse si temë e doktoraturës është studiuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës, me një vështrim të posaçëm, janë analizuar edhe sulmet e grupeve të huaja terroriste në Austri. Për studimin e këtyre rasteve, si burime shkencore janë shfrytëzuar aktet zyrtare të gjykatave, prokurorive dhe organeve të tjera kompetente shtetërore si dhe materiali informativ i shërbimit të sigurimit shtetëror austriak. Ishte kënaqësi e veçantë kur në këto akte, krahas përshkrimeve të detajuara të rrjedhës së ngjarjeve, ishin gjetur të prezantuara edhe informacionet kryesore të siguruara nga shërbimet e ndryshme profesionale nacionale dhe atyre ndërkombëtare, që kishin të bënin me organizimin, veprimin dhe financimin e grupeve ose organizatave të huaja terroriste, të cilat kishin vepruar në territorin austriak ose kundër interesave austriake. Në akte të tilla zyrtare, ishin depozituar edhe dekretet shtetërore ose ishin përshkruar në mënyrë të autorizuar qëndrimet e kreut shtetëror austriak lidhur me zgjidhjen e krizave të ndryshme politike, përkatësisht diplomatike, të shkaktuara nga kryerja e sulmeve të ndryshme terroriste ndërkombëtare në Austri. Në të njëjtat akte zyrtare, në mënyrë tejet taksative, ishin paraqitur edhe autorizimet juridike në bazë të të cilave, organet kompetente austriake i kishin ndërmarrë aksionet e tyre komplekse taktiko-operative në drejtim të zbulimit ose burgosjes së personave dhe grupeve të huaja terroriste, që kishin operuar në territorin austriak.

KRIMINALITETI POLITIK

1. Kuptimi

Termi ”kriminalitet politik“ për herë të parë është përdorur gjatë Revolucionit Borgjez - Francez në kuptimin e përshkrimit të agjitacionit politik, i cili zhvillohej kundër Republikës se Re.

Kriminaliteti politik, si aktivitet i orientuar kundërshtetëror, pa dyshim që ka një motiv krejtësisht tjetër nga aktivitetet e zakonshme kriminale si, p.sh., nga veprat penale kundër jetës dhe trupit, vepratpenale kundër pasurisë, veprat penale kundër shëndetit të qytetarëve, veprat penalekundër sigurisë së personave dhe pasurisë së tyre, etj. Kjo do të thotë se vepratpenale politike, për dallim nga format e tjera të veprimit kriminal, janë të karakterizuara me motivimin politik të kryesve të tyre. Motivi i kryerjes së veprave penale politike, sado që të jetë i fshehur në vendin e ngjarjes, para gjykatës paraqitet qartë ngase kriminelët e rëndomtë, për dallim nga kryesit e veprave penale politike, zakonisht me ndihmën e gënjeshtrave, korrupsionit ose ndikimeve të ndryshme në dëshmitarë, përpiqen që t’i mohojnë veprat e tyre.Ndërkaq, kryesit e veprave penale politike parimisht qëndrojnë pas veprave të kryera.Këta, duke e mbrojtur publikisht doktrinën e tyre politike, pra edhe para trupit gjykues, përpiqen edhe në këtë mënyrë të ndikojnë si në drejtim të rritjes së simpatisë së tyre politike ashtu edhe në rekrutimin e anëtarëve të rinj. Në bazë të motivit të kryesve të veprave penale politike, mund të konkludojmë se kriminaliteti politik në thelbin e vet nuk ka karakter privat, por është i natyrës publike. Kjo do të thotë se këtu kemi të bëjmë me “një formë specifike të reagimit ndaj rrethanave konkrete të jetës shoqërore, respektivisht me një alternativë të caktuar politike“. Përveç elementit specifik të motivit, kriminaliteti politik dallohetnga të gjitha format e tjera të veprimit kriminal edhe në bazë të përkufizimit të tij.Në shkencën bashkëkohore janë të njohura këto përkufizime të kriminalitetit politik:

- Përkufizimi juridiko-ligjor. Sipas këtij përcaktimi me nocionin kriminalitet politik, nënkuptohen të gjitha deliktet dhe veprat penale politike të cilat, si të tilla, shprehimisht janë të parapara me ligjin penal të një shteti.

- Përkufizimi psikologjik. Në bazë të këtij përcaktimi, për karakterizimine një vepre penale është me rëndësi vendimtare motivi i kryesit. Pra, pavarësisht nga vepra e kryer, në qoftë se autori i saj ka motiv politik, atëherë edhe vepra e tij duhet cilësuar si vepër penale politike.

- Përkufizimi realist. Ky përcaktim, i quajtur edhe si psiko-sociald-inamik, e cilëson një vepër penale si politike në të gjitha rastet kur autori, viktima ose ndonjë institucion i strukturuar shoqëror e cilëson atësi vepër penale politike. Që nga çasti i cilësimit të parë të veprës së caktuar penale si politike, ajo duhet trajtuar si e tillë edhe nga pjesëmarrësite tjerë në procedurë.

Çdo shoqëri, kohë dhe shtet, e ka kriminalitetin e vet politik. Kjo formë eveprimit kriminal është paraqitur gjithmonë kur forcat e caktuara politike me mjetetë ndryshme kriminale, janë përpjekur për ndërrimin ose ruajtjen e rendit ekzistues shoqëroro-politik. Pra, në të gjitha kohët dhe shtetet ka ekzistuar një strukturë alternative politike, manifestimet kriminale të së cilës, në dallim nga format e tjeratë aktivitetit kriminal, janë emërtuar si “kriminalitet politik“. Thjesht, me nocionin kriminalitet politik kuptohen të gjitha “aktivitetet kriminale të drejtuara kundër një  sistemi shtetëror, regjimeve politike, përfaqësuesve shtetërorë, vendimeve si dhe orientimeve të ndryshme politike“. Në shumë aspekte të jetës shoqërore, kriminaliteti politik është pasqyrë reale e sistemit politik.

2. Format e manifestimit të kriminalitetit politik

Në dallim nga veprat e tjera penale, kriminaliteti politik zakonisht manifestohet në mënyrë kolektive. Kjo do të thotë se, shumë rrallë kryhen vepra penale politike në mënyrë individuale. Pra, veprat penale politike, kryhen nga organizata ose grupe të ndryshme personash, të cilët veprojnë jo me qëllim të zgjidhjes së problemeve të tyre individuale, por për ndërrimin e raporteve të caktuara shoqërore.

Veprat penale politike kryesisht janë të karakterizuara me shkallë të lartë të planifikimit, përgatitjes dhe ekzekutimit brutal të tyre. Zakonisht, ekzekutimi i veprave penale, është i karakterizuar me një stil të pazakonshëm aksional të shoqëruar me agresivitet, brutalitet dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pikërisht,

në bazë të këtyre elementeve jonormale, synohet edhe ndikimi në rritjen e simpatisë dhe përkrahjes së dëshiruar shoqërore.

Në praktikën bashkëkohore, janë të njohura këto forma të manifestimit të kriminalitetit politik:

- Veprat penale politike, të kryera nga pushtetet demokratike ose në kuadër të tyre. Këto vepra zakonisht janë të drejtuara kundër qytetarëve ose sistemit shtetëror të një shteti demokratik, kundër qytetarëve të huaj ose shteteve të huaja. Karakteristikë kryesore e këtyre veprave penale është keqpërdorimi i aparatit shtetëror për interesa të ndryshme egoiste politike. Këtu është fjala për korrupsionin dhe keqpërdorimet e shërbimeve të ndryshme shtetërore në drejtim të spiunimit, dëmtimit dhe komprometimit të kundërshtarëve politikë.

- Veprat penale politike, të drejtuara kundër aparatit shtetëror ose përfaqësuesve të tij. Këto vepra penale, zakonisht, kryhen nga grupe të ndryshme të rebeluara politike dhe, si të tilla, janë të parapara në mënyrë të qartë dhe taksative edhe me ligjin penal të një shteti. Këtu kemi të bëjmë me veprat klasike penale politike si, p.sh., atentatet, sabotimet, spiunimet, rrëmbimet, etj.

Në bazë të elementit të dhunës së zbatuar politike, këto vepra penale quhen ndryshe edhe vepra terroriste.

- Veprat penale politike të kryera nga aparati shtetëror i një shteti diktatorial kundër shtetasve të vet. Këtu është fjala për terrorin e ushtruar shtetëror, i cili zakonisht ushtrohet me qëllim të ruajtjes së pushtetit të caktuar politik8. Në shtetet e ndryshme totalitare shkelen në mënyra brutale të drejtat kushtetuese dhe ato elementare qytetare. Madje, nuk janë të rralla as rastet e improvizimit të kryerjes së veprave të ndryshme penale me qëllim të dënimit të kundërshtarëve politikë ose të krijimit të preteksteve për mënjanimin e tyre.

3. Terrorizmi si formë e kriminalitet politik

Në përgjithësi, kuptimi i veprave penale politike varet nga sistemi politik i një shteti. Në një shtet, një vepër penale mund të cilësohet si vepër terroriste, ndërsa në të njëjtën kohë, në një shtet tjetër, vepra e njëjtë, mund të vlerësohet si akt heroik ose anasjelltas. Ky rivalitet, në kuptimin ose karakterizimin e kriminalitet politik, nuk ka ekzistuar vetëm në shtetet me sisteme të ndryshme shoqërore-politike. Ekzistojnë edhe rastet kur në të njëjtin shtet, një vepër e cilësuar si terroriste, pas një kohe të caktuar është trajtuar dhe vlerësuar si heroike ose anasjelltas.

Kjo vihet re sidomos kohëve të fundit kur kuptimi i veprave penale politike dhe ai i terrorizmit gjithnjë e më tepër po merr kahje të njëanshme. Në realitet, kuptimi i terrorizmit është shqyrtuar dhe analizuar në mënyra të ndryshme, mirëpo shumë pak vërehen diskutimet kritike lidhur me veprat penale politike, të kryera në kuadër ose nga përfaqësuesit e ndryshëm shtetërorë të sistemeve demokratike.

Në këtë drejtim vërehet edhe përpjekja e autorëve të ndryshëm për unifikimin e kuptimit të kriminalitetit politik me terrorizmin dhe terrorizmit me lëvizjet revolucionare, përkatësisht me luftërat çlirimtare. Këta autorë, në punimet e tyre të shumta, nuk e kanë shqyrtuar terrorin shtetëror, por kryesisht janë orientuar në studimin dhe gjykimin e veprave të ndryshme penale politike të drejtuara kundër shtetit.

Këtë mangësi shkencore, ata e argumentojnë me tezën se shumica e shteteve e zbatojnë terrorin shtetëror si përgjigje ose reagim natyror ndaj terrorizmit.

Nga shumë aspekte, qëndrimet e tilla paraqesin vetëm njëanshmëri të qartë politike. Këtu nuk synoj të kontestoj të drejtën e ndonjë autori për studimin e dukurive të ndryshme kriminale dhe përgjithësisht shoqërore, nga aspekti i dëshiruar, por të theksoj se në mes formave të ndryshme të veprimit terrorist, nuk ekziston ndonjë dallim cilësor. Dallimi i vetëm që ekziston në mes terrorit shtetëror dhe terrorizmit, ka të bëjë me organizimin dhe qëllimin e dhunës së ushtruar politike.

Së paku dy elemente duhet të plotësohen në mënyrë që një vepër penale politike të cilësohet ose të trajtohet në kontekst të veprës terroriste. Elementi i parë ka të bëjë me shkallën, përkatësisht, nivelin e organizimit të kryerësit, ndërsa i dyti ka të bëjë më strukturën dhe përmasat e reagimit shoqëror, respektivisht shtetëror ndaj veprës së kryer. Pra, vetëm atëherë kur „aktiviteti i dhunshëm politik avancohet në qendër të vëmendjes, reagimit dhe të frikës shoqërore, flasim për aktivitet terroriste“. Të gjitha aktivitetet terroriste, duhet t’i nënshtrohen gjykimit të drejtë dhe dënimit të merituar nga e tërë bashkësia ndërkombëtare.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora