Mendime
Sylë Arifi: Interpretimet famoze të Kushtetuses!
E shtune, 21.07.2012, 08:45 AM
INTERPRETIMET
FAMOZE TË KUSHTETUSES !
-Jo pa ndikime në rrafshin e siguris dhe reforma zgjedhore?
Nga Sylë Arifi, Avokat
Vazhdoin
Vendimet famoze të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës, tani edhe për mandatin e
plotë të presidentes Atifete Jahjaga. Dihet se zgjedhja e Presidentës doli si
rezulltat i një marrëvshje të arritur ndërmjet liderëve politikë, Thaçit,
Mustafa dhe Pacolli ku parashihej mandat
i përkohshem për postin e presidentës.
Qudetrisht,
Gjykata Kushtetuse jep interpretimin se marraveshja e liderëve politikë ishte në
kundërshtim me aktin më të lartë juridik-Kushtetutën, pa e spjeguar qart se marraveshtja politike e
legalizuar nga séanca parlamentare me shumicë prej 80 votash.
Konstatimi
i Kushtetueses se mandati i
institucioneve nuk mund të ndryshohet me marrëveshje politike, është plotsisht
i gabuar sepse në rastin konkret qendron e kunderta, se po ky mandat i
Institucjonit të Presidentes ka rezulltuar nga marravshtja politike.
Prandaj,tani
mund të na veshtersohet funksionimi normal i institucjoneve, kur është në pytje
reforma që ka të bëjnë me sistemin e ardhshëm zgjedhor. Tani, kemi vlersime të ndryshme
mvarsishtë nga subjektet politike parlamentare për interpretimin e Kushtetuses.
Ka opinion në skenën politike që subjektet politike të diskutojnë për një marrëveshje
të re, se qka më tutje !
Veprimet
e tilla sigurisht se do të ken ndikim në proqeset e mëtejme sa i përket
prioriteteve që Komisioni Evropian ia ka vënë Kosovës si parakusht për vlerësim
pozitiv në kuadër të studimit të fizibilitetit, krahas reformës së administratës
publike, sundimit të ligjit, zhvillimit të tregtisë së lirë dhe trajtimit të minoriteteve.
Gjithashtu, ndikimet e ketyre vendimeve nga Kushtetuesia do të rreflektoin edhe
në sigurin e përgjithshme nacionale dhe rajonale.
Qfardo
nisme nderkombëtare për ta luajtur apo rikorigjuar kufirin e Republikës së Kosovës
në kufizim me Serbin sigurisht se hapët mundsia e rikthimit të konflikteve jo
vetëm diplomatike, politike dhe strategjike por dhe të armatosura në përmasa
regjionale. Ky akt padyshim se do ti kaloi kufit shtetror të dy shteteve dhe
konflikti do të jetë ballkanik dhe nderkombëtar.
Bazuar në
zhvillimet e fundit nga situatën aktuale
politike dhe e sigurisë në Ballkan, dukej se qendrat nderkombëtare të vendosjës së siguris
rajonale duhet ta ngrisin shkallën e përgjegjësis për ta siguruar qetësinë rajonale dhe problemet
e parashikuar nga shteti serb të parandalohen për tu eleminuar tërsisht.
Në favor të kësaj sigurisht se është edhe nisma apo paralajmrimi i SHBA-s dhe
Shtetit të Gjermanis drejtuar Serbis se ata duhet të kontriboin në realizimin e
atryre marravshtjeve me Shtetin e Kosovës, fillimishtë duke i larguar forcat e
siguris serbe nga teritori I Kosovës.
Kohë më parë
bashkësia ndërkombëtar në Vjen e paralajmroi apo e dorëzoi heqjen e mbikëqyrjes
së pavarsis së Kosovës. Arsyet ishin se Shteti ligjor i Kosovës është forcuar
dhe vendi po bëhet gjithnjë e më shumë i njohur në forumet ndërkombëtare. Brukseli vazhdimisht ka kerkuar të negocioi marrëveshtje midis Kosovës e Serbisë, për ti
hapur mundesit e bashkëpunimit
rajonal. Institucjonet tona tani duhet të reflektoin guxim ne veprime
shtetrore, pas kalimit të mbikqyrjës nderkombëtare në shtator të këti viti.
Prandaj,
e domosdoshme për sigurin rajonale në keto faza të proqeseve nderkombëtare që po
i kaloin keto dy shtete është pranimi i kufijve ekzistues që është kushtë krucial për paqen,stabilitetin dhe
sigurin e rajonit tonë. Kufijtë e Kosovës dhe integriteti territorial i saj
duhet të respektohen jo vetëm nga banoret serb dhe nga Shteti Serb por edhe
nga bashkësija nderkombëtare, konform
rezulutave dhe rendit juridik nderkombëtar. Ndërkohë, atehere kur partitë politike
parlamentare në Kosovë, i bajnë lojrat-akrobacjonet e tyre për pushtin e tashëm
dhe të arshëm, miqët tan si SHBA-të dhe Gjermania,po interesohen intenzivisht për
fatin e vendit tonë në relacjone nderkombëtare.
Si pjesë e
ketyre zhvillimeve padyshim se është edhe lirimi në mungesë të provave për z.Fatmir
limaj nga akuzat apsurde të ndertuara mbi skenaret serbe, si politik
antishqiptare vetem e vetem për ta demtuar imazhin e luftës qlirimtare. Vazhdim
i ketyre synimeve serbe dhe miqve të tyre, ishte edhe rasti mbajtjës
padrejtsisht i z.Ramush Haradinaj në Hagë, që disa vite, por ja se drejtsia
mund të vonohet por duhet të dali në dritë. Komandat, politikan dhe burrshtetas
i Repuplikës së Kosovës do të shpallët i pafajshëm duke u liruar nga akuzat
apsurde sipas skenareve serbe. Sigurisht se keto dy proqese të montuara nuk
ishin ligjore por politike me parapavi për ta destabilizua sigurin dhe rendin Ligjor në Repuplikën e Kosovës. Pra,
synim i Serbis ishte të sulmohen bartsit apo komandantet e rrespektuar të UQK-s,
me tendenc për të krijuar destabilitet jo vetem politik, kombëtar por edhe
shtetror në Kosovës. Në vazhdën e ketyre skenarve hyn edhe akuza apsurde kundër
grupit të Llapit, për qka në kuadër të ketyre
zhvillimeve politike ka ndikim pa dyshim rigjykimi për Grupin e Llapit sipas
skenareve Serbe të konstruktuar edhe nga
qarqe vendore dhe atyre nderkombëtare.
Nisma e Rusisë
të debatohet në Kombet e Bashkuara për vrasjen e dy serbëve në një fshat
të Ferizajt, që kërkoi se kjo vrasje të konsiderohet me motive etnike, padyshim
se dështoi, meq shumë ambasadorë nga shumë Shtete antare të KS- të OKB-s, e kan
trajtuar si teori të parsyeshme, sespe nuk janë ndriçuar ende motivet e vrasjes.
Iniciativa e Rusisë, nuk është përkrahur dhe jan kualifikuar si hipoteza të pabazuara,
si çdo herë, duke u kundërshtuar fuqishëm nga SHBA-të, Anglia, Gjermania,
Franca dhe shumë shtete tjera.
Ndersa
sipas kumtesave të policis vendore na është than se ky akt vrastar ka ndodhur në
mes të kujshive serb për shkaqe pronsie. Shiqo, se qfar bën serbia dhe argatët
e sajë vetem e vetëm për ta komprimentuar rendin ligjor në Kosovë, se kinse
pakica serbe nuk ka siguri të plotë të garantuar nga Institucjonet e siguris
Shtetrore. Konform gjendjës së krijuar pas zgjedhjeve serbe dhe me fitorën e
krahut më radikal në Serbi, si dhe fushatave të tyre të okestruara menihere pas
marrjës së mandateve nga Presideti dhe kryeministri serb, disi i ka lekundur
edhe qarqët nderkombëtare se diqka duhet ndryshuar në politiken dhe strategjin
e tyre karrshi raporteve ndershtetrore Serbi Kosovë. Vazhdimishtë ketyre ditve
jan shpeshtuar vizitat e disa perfaqesuesve të misjoneve nderkombëtare dhe
Shtetrore nga vende të ndryshme, si dhe është paralajmruar edhe ardhja për
vizitë e Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
Poashtu,
jan intensifikuar edhe takimet e liderve institucional të Kosovës me shum lider
dhe qendra të vendosjës, dhe në vazhden e till ishte edhe takimi i sotem në mes
të Presidentit të Bashkimit Evropian,
Herman Von Rompoy me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga,ku është than
konstatimi se dialogu ndërmjet Prishtinës
dhe Beogradit është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës, por qudetrishtë pa
kurrfar analize, apo kushtesh për Serbin se
qka duhet ajo të veproi apo të plotesoi për tu krijuar mundesia sipas
standateve nderkombëtare për qfardo vazhdim dialogu mes tyre. vazhdimi i
dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit pa kushte nuk jepë rezulltate sikur deri
me tani, dhe për tu arritur progres në këte drejtim duhtë që bashkesija nderkombëtare
të jetë aktive dhe serioze ndaj serbis që ajo se pari ti permbush ato obligime
që dalin nga ato 6-7 marraveshtjet e arritura, dhe më pastai mund të kemi përmirsim
të siguris, rendit dhe të krijohet mundesia për
njohje reciproke mes të ketyre dy shteteve edhe në dobi të stabilitetit
rajonal.