E diele, 28.04.2024, 09:53 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Familja Hamdiji - shembull për mirë në Zvicër

E merkure, 18.07.2012, 07:58 PM


FAMILJA SHQIPTARE HAMDIJI-SHEMBULL PËR TË MIRË NË ZVICERR

Nga Xhevat Rexhaj

Mërgimi, thuhet dhe shtjellohet se ishte dhe mbetët një plagë e rëndë për shumë popuj të botës. Në këtë qështje bëjmë pjesë edhe ne shqiptarët, si popullë që qysh para shekujsh kishin shijuar shijenë e hidhur të lëshimit të trojeve të tyre, si rezultat i ndjekjeve dhe gjenocideve që ishin ushtruar ndaj tyre nga armiqët e ndryshëm barbarë, të cilët me shekuj kishin pushtuar dhe katrauhuar trojet tona. Pa u ndalur shumë rrethë këtij fenomeni duhet të thuhet një gjë, mërgimi i shekujve të kaluar kishte dimensinone dhe tronditje fatale, për ata që kishin lëshuar trojet e veta, por të mërguarit e fundit të shekullit të kaluar duhet të shikohen dhe trajtohen në një tjetër aspekt, pra duhet të shifet qartë se ato ndryshojne shumë nga emigrimet e dikurshme.

Ne shqiptarët u desh që në vitet e 70 dhe 80 ta të emigronim nga vise të ndryshme të trojeve tona, këto emigrime aso kohe lidheshin me problematikën politike si dhe atë ekonomike. Atyre viteve edhe shqiptarët e fituan mundësin që të dalin në shtete të ndryshem të Evropës demokratike ,dhe të kërkonin punë për të siguruar një jetë më të mirë për Familjet e tyre. Si shumë të tjerë përëndimit atyre viteve të 80 ta ia kishte mësyer edhe një shqiptar nga Kumanova, përndryshe prindërit e tij ishin nga një fshat i Gjilanit të cilët në kohën e Rankoviqit për hir të sigurisë kishin bërë përgatitjet që të niseshin për në Turqi, por fatmirësishtë babai i tij kishte vendosur që të ndaleshin në Kumanovë dhe aty të rifillonin jetën e re duke mos lëshuar trojet shqiptare për të shkuar në Turqi, ku sigurshtë se sot do të ishin thuaja të gjithë të asimiluar në Anadollin e largët dhe të shëmtuar.

Ishte pra ky shqiptari Isak Hamdiji, i cili edhe pse aso kohe kishte qenë një nxënës shumë i mirë gjerë në shkollën e mesme, por për hir të kushteve të vështira ekonomike e besa edhe politike si rezultat i diskriminimit të pushtetit të atëhershëm maqedonas,vendos të niset për në perëndim, për të siguruar një punë dhe për të mbajtur ekonomikishtë familjen e gjërë në Kumanovë. Në fund të viteve të  80 ta Isaku vendoset në qytetin e Schaffhausenit, ku edhe gjenë punën dhe me vite të tëra punon me vullnet që të jetë burim i ndihmës për familjen e tij. Më pastaj Isaku sjell në Zvicerr gruan dhe fëmijët e tij të vegjël që të jenë së bashku të gjithë, me mundësit për shkollim të fëmijëve të tij. Në vitet e 90 ta Isak Hamdiji pos ndihmës familjesë së tij ishte edhe përkrahës i fortë i qështjesë shqiptare në përgjithësi, dhe sidomos asaj të Kosovës në veqanti. Qysh në fillim të viteve të 90 ta Z. Hamdiji e përqafoi me vrull lëvizjen shtetëformues të Kosovës më në krye me Presidentin Ibrahim Rugova, Isaku ndihmoi çdo aksion të duhur rrethe këtyre qështjeve, përkrahte Fondin e qeverisë dhe në fund përkrahu edhe luftën si në Kosovë ashtu edhe atë në Maqedoni . Isaku vërtet gjithnji ishte një njeri shumë i qetë pa zhurmë të madhe, por me bindje të forta demokratike, vërtet ai kishte edhe vullnetin por edhe dijen që të përkrahte të drejten dhe vlerën e kombit, ishte dhe mbeti  besnik i fortë i rugovizmit dhe pavarësisë së Kosovës, por në të njejtën kohë Isaku me gruan e tij Allgjylen bënin të pamundurën që të kujdeseshin për 5 fëmijët e tyre, që ata të kishin të gjitha gjërat e duhura për tu shkolluar dhe për të jetuar një jetë normale.

Bashkëshortët Hamdiji ishin shembullë se si kujdesen prindërit për fëmijët e tyre, ata ishin të gatshëm që tua plotësonin të gjitha dëshirat atyre vetëme e vetëm që ata të korrnin rezultate të shkelqyera në shkollë. Shi për këte kjo edhe ndodhi, fëmijët e prindërve Hamdiji ishin shembulli më i mirë në rrethinën e Schaffhausenit për shkollim me nota të mira, që të gjithë femijët e tyre pas klasave të nënta vazhduan shkollimin në shkollen superiore të Knatonit, pra këtu quhen “Sekundar Schule” shkolla e mesme sekundare, apo thën ndryshe një shkallë më lartë sesa “Real Schule” shkolla e mesme reale. Vërtet është për tu përshendetur intelekti dhe dija e fëmijëve të tyre të cilët që të 5 it i kryen këto shkolla me nota shumë të mira, dhe me provimet e maturës, diçka e tillë nuk ka ndodhë as te zvicerranët që 5 fëmijë të një Familjejej të jenë aq të suksesshem në shkollim. Sot 3 fëmijët e mëdhenjë punojnë  në banka të njohura të Zvicrrës si dhe vazhdojnë shkollimin tutje, ndërsa Isaku dhe Zonja Allgjyle nuk fshehin kënaqësin dhe krenarinë me suksesin e fëmijëve të tyre. Puna dhe rezultati i ketyre prindërve duhet të sherbej si shembull për shumë prindër të tjerë se si një Familje shqiptare mundet të ia rrit autoritetin kombit, se si duken sukseset kur bashkëpunimi prindër-fëmijë është në nivelin e duhur, pra shkurt ky është një shembull shumë pozitiv për emrin shqiptarë. Kjo Familje ka autoritet edhe te shoqëria dhe organet zvicerrane, më ka rastisur shpesh të më përmendin miqët e ndryshëm zvicerranë shembullin e kësaj  Familjeje shembullore, dhe sinqerishte gjithmonë jam ndier shumë mirë për këtë. Në realitet kjo Familje është edhe ndër Familjet e para shqiptare që kanë fituar shtetësin zvicerrane pa asnjë problem, thjeshtë edhe shteti zvicerran respekton dhe çmon ata të huaj që jo vetëm se mundohen të jenë mirë të integruar, por njiherit edhe janë shembullë për rrethin dhe vet emrin e të huajve në këtë shtet. Familja Hamdiji jetonë një jetë modeste dhe shumë ngjyrëshe sa i përket të gjitha aktiviteteve që e pcaktojnë një Familje, këta e duan sportin, bjeshken, detin dhe aktivitete të ndryshme kulturore, shkurt prindërit Hamdiji kurr nuk kursyen që ti dëmtojnë deshirat dhe nevojat elementare të fëmijëve te tyre, përkundrazi këta e bënë të mundurën që tu ofrojnë fëmijëve të tyre hapësirë dhe mundësi për të mbërritur aty ku janë sot, dhe vërtet sot të 5 fëmijët e bashkëshortëve Hamdiji jane shembull i të mirës së familjes shqiptare, kështu që me këtë ndihen mirë të gjithe ata shqiptarë që e duan jetën e mirë dhe e respektojnë shtetin ku jetojnë e njiherit duke respektuar këte¨shtet dhe shoqëri që ne shqiptarëve na ofroi mundësi të pakufizueshme, duhet dhe respektohet edhe atëdheu, dhe këtu nuk ka mëdyshje se Familja Hamdiji ishin dhe mbesin shqiptarë të respektuar në rrethinën e Schaffhausenit, si shembulli tipik se për fëmijët kur sakrifikohet atëher edhe më shumë fitohet në ardhmëri, këtë e kanë fituar familja Hamdiji. Në realitet sot fatmirësishtë në Zvicerr ka shumë Familje të tilla, ka shumë fëmij shqipëtar që po na e zbardhin fytyren dhe po na e nderojne kombin me sukseset e tyre, për këto një here tjetër. Kësaj radhe ishte më se e domosdoshme që së paku si falenderim për këtë Familje dhe sidomos për baben dhe nënen e këtyre fëmijëve të shkruhen disa rreshta.

Respekt Isak, Allgjyle, Fitore, Leonore, Aki, Valon dhe Lule Hamdiji, suksese të mëtutjeshme ju dëshirojmë kudo dhe kurdo.




(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora