E enjte, 01.05.2025, 08:30 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: E bardha dhe e zeza e akuzave të ndërsjella

E hene, 16.07.2012, 07:38 PM


E bardha dhe e zeza e akuzave të ndërsjella

Nga Blerim Rrecaj

Eshtë për t'u çuditur se si në këtë kohë kur shumë "kunguj kanë dalë e po dalin mbi ujë" ende nga shumë kënde gjërat shihen aq bardh në njërën anë dhe aq zi nga ana tjetër. Po marr si shembull dy televizione: Top Chanel dhe Klan dhe edicionet e tyre të lajmeve. E qe sa kohë në njërin televizion edicioni i lajmeve është errësirë e tërë prej kronikave të zeza policore, vrasje, dhunë, zjarre, aksidende, vjedhje, stagnime, moszhvillim, mjerime, faj i pushtetarëve aktualë e që vargisen njëra pas tjetrës më pas për t'u lënë vend lajmeve ndërkombëtare, showbizit, sportit, kulturës. Pas këtij edicioni që shohim edicionin tjetër të lajmeve ku flitet për të arriturat, hapat e mëdhenj drejt BE-së, të metat e opozitës,turizmin që lulëzon si asnjëherë më parë dhe më pas për të vazhduar me informacione tjera nga sfera të ndryshme të lartcekura. Dhe po qe se shikojmë me vëmendje mund të themi se si është e mundur që vetëm po qe se bëjmë një krahasim të thjeshtë neve në të njejtën kohë na servohen "e zeza ekstreme" dhe e kundërta e saj "e bardha ekstreme" që kacafyten me njëra tjetrën për të në luftën e madhe për të fituar dhe manipuluar me opinionin publik e për llogari të atyre që kanë synim pushtetin duke shkelur edhe mbi rregulla e parime e duke pas në mendje edhe allashverishe koalicionesh. Në një intervistë në internet Shinasi Rama tha se po përgatitet koalicioni i madh PD-PS-LSI për të ruajtur privilegjet e fituara paligjshëm në kurriz të popullit. Gjë që mund të ndodh. Ne dikur përbenin se kurrë s'do të kishte koalicion mes LDK-së e PDK-së dhe ai ndodhi, u prish, mund të ndodh prapë e gjërat ka kohë që janë bërë çervish. Kam parë edhe disa emisione në "Jeta në Kosovë" me kryetarë komunash, me të arriturat e ngecjet. Më bëri përshtypje e si model se si duhet të jetë një kryetar komune m'u duk kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma, ai u duk që me mundësitë që kishte ka mbrojtur interesin kombëtar e qytetar, si në luftë ashtu dhe në paqe. Në njërin nga emisionet kryetari i një komune akuzonte Jeta Xharrën për përfitim fondesh gazetarie dhe edhe kjo paraqiste shkelje e konflikt interesi, pasi që Jeta Xharra ia përmendi çerdhen e fëmijëve ku ishin të punësuar shumë gra të drejtorëve të drejtorateve që punonin në komunë.Tash po m'u kujtohet fjala se kur dy vetë kundërdshtohen në mes vete nuk do të thotë se patjetër njëri prej tyre ka të drejtë. Ndërkohë që filozofi  Gjergj Sinani në një intervistë tha se sfida më e madhe e shqiptarëve mbetet jo shteti ligjor sepse sipas tij shtete ligjore janë edhe diktaturat por shteti i së drejtës. S'po di more vllazni a me vazhdu me thanë edhe ndonjë fjalë a jo. Rexhep Hoxha thotë se "kot është çdo pushtet kur nuk është i pastër në shpirtin e vet".Ne jemi këta që jemi, me të bardhat e të zezat tona. Na duhet bashkim për drejtësi. Nuk na duhet përçarje. Sepse Mitrush Kuteli e vë në dukje se "përçarja është motër e tradhëtisë".



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx