| E hene, 16.07.2012, 07:38 PM |
E bardha
dhe e zeza e akuzave të ndërsjella
Nga Blerim Rrecaj
Eshtë për
t'u çuditur se si në këtë kohë kur shumë "kunguj kanë dalë e po dalin mbi
ujë" ende nga shumë kënde gjërat shihen aq bardh në njërën anë dhe aq zi
nga ana tjetër. Po marr si shembull dy televizione: Top Chanel dhe Klan dhe
edicionet e tyre të lajmeve. E qe sa kohë në njërin televizion edicioni i
lajmeve është errësirë e tërë prej kronikave të zeza policore, vrasje, dhunë,
zjarre, aksidende, vjedhje, stagnime, moszhvillim, mjerime, faj i pushtetarëve
aktualë e që vargisen njëra pas tjetrës më pas për t'u lënë vend lajmeve ndërkombëtare,
showbizit, sportit, kulturës. Pas këtij edicioni që shohim edicionin tjetër të lajmeve
ku flitet për të arriturat, hapat e mëdhenj drejt BE-së, të metat e opozitës,turizmin
që lulëzon si asnjëherë më parë dhe më pas për të vazhduar me informacione
tjera nga sfera të ndryshme të lartcekura. Dhe po qe se shikojmë me vëmendje
mund të themi se si është e mundur që vetëm po qe se bëjmë një krahasim të thjeshtë
neve në të njejtën kohë na servohen "e zeza ekstreme" dhe e kundërta
e saj "e bardha ekstreme" që kacafyten me njëra tjetrën për të në luftën
e madhe për të fituar dhe manipuluar me opinionin publik e për llogari të atyre
që kanë synim pushtetin duke shkelur edhe mbi rregulla e parime e duke pas në mendje
edhe allashverishe koalicionesh. Në një intervistë në internet Shinasi Rama tha
se po përgatitet koalicioni i madh PD-PS-LSI për të ruajtur privilegjet e
fituara paligjshëm në kurriz të popullit. Gjë që mund të ndodh. Ne dikur përbenin
se kurrë s'do të kishte koalicion mes LDK-së e PDK-së dhe ai ndodhi, u prish,
mund të ndodh prapë e gjërat ka kohë që janë bërë çervish. Kam parë edhe disa
emisione në "Jeta në Kosovë" me kryetarë komunash, me të arriturat e
ngecjet. Më bëri përshtypje e si model se si duhet të jetë një kryetar komune
m'u duk kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma, ai u duk që me mundësitë që kishte
ka mbrojtur interesin kombëtar e qytetar, si në luftë ashtu dhe në paqe. Në njërin
nga emisionet kryetari i një komune akuzonte Jeta Xharrën për përfitim fondesh
gazetarie dhe edhe kjo paraqiste shkelje e konflikt interesi, pasi që Jeta
Xharra ia përmendi çerdhen e fëmijëve ku ishin të punësuar shumë gra të drejtorëve
të drejtorateve që punonin në komunë.Tash po m'u kujtohet fjala se kur dy vetë kundërdshtohen
në mes vete nuk do të thotë se patjetër njëri prej tyre ka të drejtë. Ndërkohë që
filozofi Gjergj Sinani në një intervistë
tha se sfida më e madhe e shqiptarëve mbetet jo shteti ligjor sepse sipas tij
shtete ligjore janë edhe diktaturat por shteti i së drejtës. S'po di more
vllazni a me vazhdu me thanë edhe ndonjë fjalë a jo. Rexhep Hoxha thotë se "kot
është çdo pushtet kur nuk është i pastër në shpirtin e vet".Ne jemi këta që
jemi, me të bardhat e të zezat tona. Na duhet bashkim për drejtësi. Nuk na
duhet përçarje. Sepse Mitrush Kuteli e vë në dukje se "përçarja është motër
e tradhëtisë".