Mendime
Bedri Blloshmi: Fundi mandatit me dinjitet i presidentit Bamir Topi
E hene, 23.07.2012, 05:00 PM
Fundi
mandatit me dinjitet i presidentit Bamir Topi
Nga Bedri Blloshmi
Me 20
korrik 2012 para presidencës janë një grumbull njerëzish. Burra , gra, fëmijë dhe
nga veshja kuptoheshin se ishin nga veriu. Të gjitha fytyrat e tyre ishin të lodhura
,balli me rrudha si të moshuarit dhe ata më të rinj. Çdo kush e kuptonte pa hyrë
në bisedë me ta se shpirtërisht ishin të vrarë dhe bënin pjesë ne klasën e përmbysur
nga vrulli i pamëshirshëm i historisë. Këta njerëz fisnikë e me plagë në zemër
se dikush kishte humbur vëllanë dikush
bashkëshortin apo babanë në kohën e luftës
civile ,apo mbas pushtimit nga terroristët komunistë në 1945 deri në 1990 të Shqipërisë
presin para presidencës .
Unë isha
i lajmëruar bashkë me disa miqtë e mi te burgut të Qafë-Barit-Pukë.Këta ishin
pjesa e atij grupi që më 22 maj 1984 guxuan të kundërshtojnë diktaturën dhe ju bënë krah dragonjve Sokol Sokoli dhe
Tom Ndoja të cilët së bashku gjunjëzuan policinë kriminele te diktatorit Hoxha.
Mbas
gjetjes së groposjes ,mbas pushkatimit të pathyeshmërisë Sokol Sokoli dhe Tom
Ndoja të cilët ditën e homazheve ,presidenti i Republikës i dekoroi për guximin dhe trimërinë që treguan ,pjesa
tjetër e këtyre guximtarëve ishin njoftuar më 20 korrik për të marrë dekoratat.Sapo
u futëm në sallën e pritjes ku do bëheshin dekorimet erdhi momenti që presidenti
Z.Bamir Topi u fut në sallë e cila gumëzhiu nga duartrokitjet .Ai nuk ishte i gëzueshëm
sepse ai që e ndjen dhe e vlerëson dhimbjen ,do të mbajë atë qëndrim që mbahet
në rastet e derdhjes së gjakut dhe dhimbjes të plagëve.
Dekorimi
filloi me të ekzekutuarit nga Velipoja që nuk ishin pak por plot 12 burra trima
që se deshën asnjëherë komunizmin as bijtë e saj terrorista komunistë.
Ata janë: Ilir
Dashi, Dedë Shabani, Nikollë Dashi, Dul Bajrami, Maliq Bajrami, Nikollë Mala, Fran
Imajli , Gjok Luli, Ndue Luli,G jon Sina, Ded Mala, Dom Mark Hasaj.
Të ekzekutuarit
nga Lezha janë: Mark Bajraktari Mark Vata, Prek Tahiri dhe Dedë Coku. Të gjithë ata
që paraqiteshin tek presidenti për të marrë dekoratën nuk pushonin së uruari e
falenderuar Z. Topi me fjalët e dala nga thellësia e zemrës të cilat tregonin
dhimbjen e freskët të asaj dite që humbën
njerëzit e tyre më të dashur të përlotur por dhe të gëzuar se kaluan plot 22
vjet nga gjunjëzimi i komunistave dhe këta trima, këta kundërshtarë fanatikë të
komunizmit që nuk kujtoheshin as se janë gjallë as të vdekur apo të zhdukur.
Këta të pushkatuar
nga terroristët komunistë që luftuan për një Shqipëri tjetër , krejt tjetër dhe
nga Shqipëria e sotme dhe fjala e tyre e fundit nëpërmes plumbave të skuadrës së
pushkatimit ishte “Të Rrojë Shqipëria”.
Këta që dhanë
jetën pa u dridhur qerpiku dhe shumë të tjerë nacionalistë do ti dekoronte ky president në fundin e mandatit të tij Presidenti Bamir
Topi dekoroi duke vlerësuar guximin dhe trimërinë dhe katër të dënuar për “terrorizëm”
në revoltën e Qafë Barit .Ata janë: Martin Leka ,Haxhi Bacinovski ,Bajram
Vuthaj dhe Kostandin Gjordeni ,u dekorua
dhe Hysen Shoshori për guximin që tregoi duke shpërndarë trakte kundër
komunizmit . Me propozimin e kryetarit të bashkisë së Librazhdit Z.Shefki Çota
u dekorua dhe Selman Blloshmi pas vdekjes.Të gjithë sa ishin në sallë nuk i
linin radhë njëri tjetrit për të takuar dhe falenderuar z.Topi.
“Për të bërë
punë të mira duhen njerëz të mirë “-thotë Napoleoni.I vetmi president që ka bërë
për shtresën e të burgosurve politik vlerësime reale.Duke përfunduar dua dhe unë
të shpreh urimet e mia për z.Bamir Topi.Falenderime të pakufi dhe suksese në vazhdimin
e udhës në politikë për një Shqipëri sic e deshën ata që s’janë më,u plotësoftë
pengu i tyre për një Shqipëri pa terroristët komunistë dhe pa bijtë e tyre që kanë
uzurpuar dhe sundojne Shqipërinë të cilët pasurohen e mbrojnë baballarët e tyre
vrasës dhe gjakatarë.Të dyja gjysmat e partisë komuniste nuk e prekin aspak
rezolutën e KE për dënimin e krimeve te komunistave as dhe ligjin e spiunëve
kur ne po presim.Po e përfundoj me Hygoin:
“Sado
që koha të kalojë
Sado që
rrobat e zisë të zbardhen nga larja
Për një
nënë që ka humbur fëmijën e saj
Është gjithmonë
dita e parë e dhimbjes
Dhe
zemra mbetet gjithmonë e zezë”
Viktor Hygo
Të gjithë
të rënët për një Shqipëri tjetër pushofshin në paqe .
Qoftë lëvdue Jezu Krishti
Gjithmonë do ju kujtojmë
Bedri
Blloshmi