Mendime
Dedë Preqi: Rugovizmi si koncept shkencor dhe historik
E diele, 29.07.2012, 07:07 PM
RUGOVIZMI SI
KONCEPT SHKENCORË DHE HISTORIK I SHQIPTARËVE
Nga Dedë Preqi
Të gjitha
përpjekjet dhe lëvizjet e mbështetura mbi vlerat e demokracisë dhe lirisë njerëzore,
si dhe përpjekjet për themelimin e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës, të udhëhequra
nga ideologu dr. Ibrahim Rugova, një definicion
më i qartë quhet „Rugovizëm“.
Rugovizmi
si koncept shkencorë dhe historik i lëvizjes së shqiptarëve për liri dhe pavarësi,
i udhëhequr nga ideologu Presidenti
Rugova , edhe më herët, ashtu edhe sot zgjon një interesim të madh
publik, i cili kërkon studim dhe analizim të vëmendshëm në arenat shoqërore dhe
shkencore. Thellësia e studimit dhe analizimit të „rugovizmit“, për shqiptarët
ka rëndësi të madhe, ashtu edhe për kombet e
botës së civilizuar, sepse përmes kësaj forme kuptojmë lëvizjet e një komuniteti të shtypur, në kushte të vështira ekonomike
dhe politike nga regjimi i egër sllavo-komunist. Dhe në këtë ambient të alarmuar
kjo lëvizje ndriqon me filozofinë e saj dhe projektet e mëdha për arritjen e qëllimëve
dhe vizioneve, për të dalë nga kjo errësirë.
Duke
filluar edhe më herët se në vitët e 90-ta, dhe deri në 99-tën, tregojnë më së miri
përpjekjet dhe lëvizjet e lidershipit shqiptarë, në kohën e okupimit dhe regjimit serbo-sllav, si dhe rebelimet e
disa shqiptarëve të „ndershëm“, si shërbëtorë të armikut, të cilët ishin kundërshtarë
të filozofisë dhe frymës rugovjane.
Nuk është e bafasishme, kur ka edhe sot tendosje nga njerëzit e tillë, që krekosen dhe hargjojnë frymë, në gjirin e LDK-së, dhe të shpërndarë në disa parti tjera shqiptare , të cilët dëshirojnë ta pronësojnë filozofinë rugovjane. Të njëjtit njerëz edhe sot, të cilët nuk e deshtën presidentin për së gjalli, dhe për së vdekuri nuk e lënë të qetë, duke alarmuar me emrin dhe filozofinë rugovjane, sepse nuk kanë rrugë tjetër, dhe nuk mund të krijojnë strategji më të përsosur, për të ardhmën e një populli.
Vitët e 90-ta,
në të cilat u bënë përpjekjet më të mëdha dhe përpjekjet e fundit të shqiptarëve, për të dalë nga
katraura e regjimit serb, për tu çlirue nga ky regjim i egër, edhe pse shqiptarët
në atë kohë kishin pak shansa të arrinin synimet e veta, nga kushtet ekonomike
dhe politike. Por, synimi i shqiptarëve përmes lëvizjeve për çlirimin kombëtarë,
në veqanti Lëvizja Rugovjane, së bashku
me ideatorin e saj Rugova, ishin të fokusuara
ta ngjallin identitetin e vet kombëtar, në parim sikur kombet tjera të botës,
që të çlirohen nga dhuna dhe të formojnë shtetin e tyre të pavarur. Edhe pse në
kushte dhe rrethana të rrezikshme, që mund të ndodhte deri te çfarosja e kombit
shqiptarë nga regjimi i Millosheviqit, kjo lëvizje kishte vullnet dhe synonte
vetëm një qëllim, për ta çliruar Kosovën nga agresori serb.
Ideologjia
e Rugovës e fitoj besimin edhe te popujt
tjerë të botës demokratike dhe civilizuese, sidomos në vendet perëndimore e
veqanarishtë te SHBA-të, të cilët u intertesuan më së shumti për çlirimin e
Kosovës. Përpjekjet dhe qëllimet e presidentit
Rugova ishin, që të krijojë marrëdhënje e raporte të mira me gjithë popujt
e demokratizuar të perëndimit, të krijojë raporte të mira ndërnjerëzore e miqësore,
të cilat raporte funksionuan në kohën më të vështirë dhe më të duhur që pati Kosova.
Një miqësi
permanente me SHBA-të, dhe aleatët e saj, të cilën e krijojë Rugova, u realizua
në ngjarjet e pastajme, të cilat e ndihmuan popullin shqiptarë, nga zhdukja
totale prej regjimit millosheviqian.
Veprimtaria
e Presidentit Rugova, ishte tërësishtë nacionale, e mbështetur mbi vlerat e
demokracisë dhe lirisë njerëzore. Politika e Rugovës ishte politikë paqësore,
ishte edhe politikë strategjike, për faktin se gjithëherë synonte ta ruaj
strukturën nacionale të popullit shqiptarë në Kosovë, duke iu shmangur
organizimëve të luftës së armatosur, sepse fare mirë e kuptonte qëllimin e
okupaztorit, cili dëshironte të bëjë me shqiptarët „mish për topa“. Presidenti
Rugova, e dinte shumë mirë strategjinë dhe
fuqinë e okupatorit, i cili e kishte një forcë agresive dhe më të përgaditur në
Ballkan, dhe vetëm një fuqi e madhe, sikur ishte fuqia e NATO-s, mund ta lëkundëte,
apo ta zbusë një egërsirë të rrezikshme,që i
kanoset popullatës së pa fajshme shqiptare.
Me ndihmën
e Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila i doli në ndihmë dhe mbrojtje popullatës kosovare,
në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, fuqia e NATO-s, e ndërpreu dhunën ,
masakrat, gjenocidin dhe gjithë eksodin ndaj popullatës shqiptare të Kosovës. Ky
ishte një opcion i vetëm për shpëtimin e popullatës së Kosovës, nga
gjenocidi i shkaktuar i forcave agresore
serbe, të cilin opcion e përsëriste edhe presidenti Rugova.
Presidenti
Rugova ishte simbol i unitetit të popullit të Kosovës, i cili kishte për qëllim
fukcionimin e një shteti të ri, të lirë , të pavarur dhe demokratik. Vizioni i
presidentit Rugova, ishte një mision i vazhdueshëm me miqtë ndërkombëtarë, i
cili kishte një plan paqësor të Kosovës dhe rajonit. Rruga e misionit të Presidentit
Rugova ishte shumë e vështirë, sepse me një popull të vogël dhe të shpërndarë në
gjitha vendet e botës, të luftojë kundra një agresori të madh dhe të armatosur
, ishte e pa mundur, por me gjithatë nuk e ndali rrugën e tij deri në fund,
deri në disfatën e fundit të armikut shekullor.
Presidenti
Rugova e krijojë Lëvizjen Paqësore , në kohën kur Kosova ishte në valët më të egëra të regjimit të Beogradit, i cili kishte për qëllim
shkatërrimin total të një populli, prandaj përmes kësaj lëvizje paqësore ,për
liri, demokraci dhe pavarësi, mbroheshin të drejtat nacionale shqiptare dhe
vlerat univerzale të një populli.
Presidenti
Rugova gjithherë thonte, Pavarësia e Kosovës , do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës
dhe botës, si edhe popullin e Kosovës, duke shpejtuar dhe proceset e mbrendshme
demokratike dhe zhvillimin ekonomik .
Presidenti
Rugova, ka sdhumë vlera të veqanta si
askush tjetër, i cili kishte një qëllim parimor dhe njerëzor, se vetëm me luftën paqësore do të ndihmonte të drejtat
njerëzore dhe çlirimin e tyre nga robëria. Ai, idealizoi dhe organizoi krijimin
e shtetit paralel – shtetin e Kosovës, mbrenda suazës së shtetit pushtues serb, që sot serbët e
veriut e kanë kuptuar dhe kopjuar falso.
Shumë vende
të Evropës dhe botës demokratike, si dhe SHBA-të, e vlerësuan vepren e Rugovës,
duke e mbështetur rrugën e tij paqësore, duke e marrë si parim, jo betejen
luftarake për shkatërrimin e njerëzimit, por rezistencën politike dhe filozofinë
e paqës. Presidenti Rugova, ishte njeri i paqës, i cili i hapi dyert paqësore
para botës, si kundërpërgjigje e rezistencës, që vlerësohet si modeli më i përsosur
dhe unikat në filozofinë e veprimit politik. Presidenti Rugova, ka pasur
gjithmonë qëndrim pozitiv, për gjithë lëvizjen e tij paqësore dhe angazhimin
deri në amshim, për të ardhmën e Kosovës, si njeri besnik i popullit dhe
atdheut të vet.
Presidenti
Rugova nuk ishte armik i asnjë populli, por për të gjallë të vet, nuk i deshti
një lloj të njerëzve, me dy fytyra, por
si gjithherë ishte tolerant e unifikues dhe udhërrëfyes i proqeseve të mëdha të qështjes vendimtare për
të ardhmën e shtetit të Kosovës, i cili i fitoi në këtë mënyrë shumë miqë të vërtetë
të mbrendshëm dhe të jashtëm.
Frontet
rugovjane
As një grup
i njerëzve nuk përbëhët vetëm nga njerëz
të ndershëm, apo njerëz me dy fytyra, por nga kjo thënje nxjerrim një püërfundim
se, Presidentin Rugova në kohën e vet, e
rrëthonin disa njerëz , jo vetëm me dy fytyra, por edhe më shumë fytyra , të cilët
sot krokatën në emër të tij, por në realitet, janë ata që janë, të cilëve nuk i
vie era fare » rugovizëm » as » njerizëm », të cilët
mundohen që ideologjinë rugovjane, ta ndajnë në disa fronte, apo parti , për interesat e tyre vetiake e partiake. Parimi
kryesor i « rugovizmit » mund ti afrohet njërës palë ,apo tjetres, pa marrë parasysh
dallimet partiake, nëse ajo parti, ose ata përsona nuk kanë qëllime satanare,
apo të keqpërdorimit të ideologjisë rugovjane, apo dhe krijimit të ndonjë përmbajtje
të pa ndërgjegjshme , duke u fshehur pas një figure shumë të rëndësishme, sepse
vetëvetiu do të nënqmohen.
Kur kemi
parasysh lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është çmimi më i madh që i jepet një populli, për liberalizimin e jetës së tij , prandaj i
këtillë ishte vizioni i Rugovës, që pas kësaj vinte buka dhe krypa, të cilat na
mundësojnë tryezën tonë bujare e krenare dhe tradicionale, që të shtrohet e lirë
përgjithmonë.
Mendësia
e Rugovës i shte e qiltër dhe e mprehtë, i cili kishte shpirt durimi dhe
besimi, me një madhështi të butë e të urtë, duke ruajtur forcën përballë gjërave
të pakëndshme, dhe amiqtë i mundi me buqzëqeshje e mirësjellje, duke i goditur
nga largë.
Rugovizmi
si koncept shkencorë dhe historik i shqiptarëve, ka nevojë gjithmonë të studiohet
dhe analizohet, sepse kemi të bëjmë me konceptet më thëmelore të themelimit historik të shtetit të drejt, të një
populli të shtypur me shekuj, sikur që ishte populli i Kosovës, apo Dardanija e
sotme.