Mendime
Remzi Limani: Individualiteti krijues dhe shoqëria (3)
E merkure, 25.07.2012, 07:59 PM
INDIVIDUALITETI
KRIJUES DHE SHOQËRIA (3)
(Liria e fjalës dhe e shtypit)
Nga Remzi Limani
Njeriu
lind natyrshëm dhe natyrshëm fillon të mësoj bëlbëzimet e para për ta formuluar
fjalinë e memdimit të lirë. Në kontekst të fjalës dhe shprehjes së lirë individuale,
njeriu jep dhe merr mendime nga më të ndryshmet, në cilësinë e socializimit, në
funksion të së vertvetës dhe të shoqërisë. Pra, fjala në cilësinë e lajmit të mirëfillt
duhet t`i ketë krihët e fluturës së lirë. Mendimet e ndërsjella, opinionet, vështrimet
analitike dhe investigimet duhet të kuptohen si shtjellime studioze për të arritur
deri tek e vërteta e mundshme... Pra, në kuptimin e së vërtetës, shpeshherë informata
na vjen si torzo lajm, i dalë nga kabinetet qeveritare dhe kasnecët e tyre dhe
pa ndonjë arsyetim të shëndoshë na sevohen nëpër gazeta dhe masmediat të sponsoruara
nga vet pushteti. Atëherë, nga ky këndngushtë, për ta nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe,
natyrshëm se etika gazetareske na shpien drejt ivestigimeve të reja, ngase, kështu
bëhet hulumtimi i së vërtetës si reakcion i natyrshëm, nga i cili dalin në pah
të fshehurat dhe ato që nuk u thanë drejtë... Andaj, roli i një gazetari
investigues është hulumtimi i së vërtetës, për ta bërë publike dhe të qartë atë
që fshihej nën rrogoz... Kjo qasje e gazetarisë profesionele, assesi nuk duhet
kuptuar si përzierje në punët e shtetit – përkundrazi, duhet shpërblyer për
kontributin e dhënë në zbardhjen e fakteve dhe të vërtetës sonë, ngase, të fshehurat
e qëllimshme në terrinën informative, na bëjnë të mos ndihemi komod në rrugëtimin
tonë nëpër dritë hëne... Andaj, shtypi i lirë e ka një rol të veçantë shoqërorë
dhe si i tillë duhet të pranohet, të përkrahet dhe të sponsorizohet nga vet
shoqëria, sepse është në dobi të saj dhe në dëm të manipulatorëve brenda saj.
“Shtypi
i lirë, natyrisht mund të jetë i mirë edhe i keq, por çfarë është e sigurt, pa
qenë i lirë nuk do të ishte asgjë tjetër pos shtyp i keq... skllavëria është vërtetësi
e së keqes”. (Albert Camus).
Në kuptim
të kësaj, megjithatë shtypi duhet të jetë i lirë së bashku me fjalën dhe peshën
e saj... Nga të pavërtetat e mundshme të shtypit, të cilat pa të drejtë na
mvishen si të pa qena, nuk duhet të shqetësohemi asnjëherë, ngase, trillimet
nuk zë gjumi – ato flejnë të pa mbuluara... ato, për pak kohë i zë flama dhe...
nga teshtitjet e tyre të vazhdueshme do t`i kuptojmë lakuriqësitë e tyre banale...
Nga kjo, duhet të kuptojmë: se ne duhet të frikohemi nga vetvetja jonë dhe, për
ta eliminuar frikën nga vetvetja duhet të zhveshemi nga pasionet e sëmuara... dhe,
pa frikë, me njerëzorën nën sqetull mund të ecim gjithë dynjanë nëpër shkëlqimin
e dritës - drejt dhe krahas botës së qytetëruar...
Së këndejmi, çdo ndërmarrje për ngulfatjen e zërit dhe arsyes, është ngulfatje e vetvetës dhe veshja e fronit me petkun e një imazhi të keq dhe të papranueshëm për botën demokratike, fjalën e lirë dhe zhvillimeve të mëtejme shoqërore..