Mendime
Vladimir Shyti: Mund të jetë gjithçka imuniteti?
E hene, 06.08.2012, 07:59 PM
Mund të jetë
gjithçka imuniteti?
Nga Vladimir Shyti
Politika
shqiptare po tërhiqet zvarrë, dhe s’po dihet se nga kush drejtohet aq bukur e
mirë, duke i kthyer njërzit e politikës sonë në aktorë të zot, sa që populli është
bërë lëmsh e li.Sikur të mos mjaftojnë problemet e shumta dhe rënia tej mase e
ekonomisë, shpikin teorira për përmisimin e gjëndjes në vend. Ndër këto është dhe
heqja e imunitetit të deputetëve që sërviret nga partia në pushtet, si luftë kundër
korrupsionit e tjerë.
Eshtë plotësisht
e vetëdijshme për këtë kufizim të vullnetshëm ata që duan të vendosin këtë ligj,
se do të arrijnë atë që nuk u arrit në këto njëzet vjet.Apo ky udhëzim erdhi
nga këshilli i fshehtë dhe duhet zbatuar me domosdo.Kush e ka penguar shtetin të
luftojë korrupsionin e tjera e tjera?Imuniteti?Jo, unë mendoj, se vetëm mos
zbatimi i ligjeve, dhe mbulimi i akteve kriminale nga njerëz të caktuar.Janë përsëritur
pandërprerje në variante të ndryshme shkeljet e ligjit dhe mbulimet e fajtorëve
edhe kur gjykatat u kanë hequr imunitetin personave të ngarkuar me përgjegjësi.Dhe
shejtanët, domethënë të akuzuarit, janë mbrojtur pa pikë turpi me justifikime që
vërtiten rreth natyrës apo rrethanave edhe pse ato janë kontradiktore.Ata e
gjejnë mbrojtjen te ligësia, dhe nguten të gjykojnë të tjerët që të mos
gjykohen vet.
Kjo është
aq e vërtetë, saqë ata u hapen shumë rrallë edhe atyre që u japin udhëzimet
derisa kalojnë në nënështrim sa mund të falin edhe diçka nga prona e madhe atëdhe.Pra
këta tipa të politikës shqiptare, s’duan të ndreqen, as të përmisohen:piksëpari
do të lypsej të gjykoheshin pa u paraqitur fare në gjyq.Dëshirojnë vetëm të ankohen
dhe të nxiten në rrugën e tyre.Me një fjalë dalin të pa lagur, s’janë fajtorë dhe
s’bëjnë aspak përpjekje për të qenë njerëz të kulluar, për t’i shërbyer
popullit dhe vendit të tyre.
Pra, a
mund të jetë gjithçka imuniteti?Ligjet janë, por mungojnë virtyet, ka humbur e
vërteta dhe kryeson gënjeshtra, mashtrimi, mospërfillja, egoizmi, dhe kjo po
vertetohet më së miri këtu në vendin tonë.
Të tjerë tipa
trumbetojnë besnikërinë, sinqerisht e kanë? Vetëm ngushëllime sipërfaqsore,
mundohen të nxjerrin përfundime në favor të të tjerëve, por vetëm përfundimin
se si të shkëlqejnë në përbuzje e
nxjerrin shpejt në pah.
Me thënë të
vërtetën kurrë s’kam besuar thellësisht në fjalët e tyre edhe në ato më seriozet.Ku
ështe serioziteti, jam ende i përhumbur, asgjë s’po di, veç nuk është në të gjitha
ato që unë dalloj dhe shikoj, madje më duken si lodra të këndshme ose të bezdishme.Ndoshta
ka vërtetë përpjekje dhe bindje që unë ende s’i kam kuptuar kurrë.Vështroj
gjithmonë i habitur dhe me dyshim ato qenie politike, këto krijesa të çuditshme
që vdesin për para ose dëshpërohen për humbjen e një pozite apo flijohen për
begatinë e familjes së tyre, por asnjëherë nuk hetova të hidhet një kazëm e mirëfilltë
në ekonominë e përbashkët që ata vet e drejtojnë.