Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse i vranë Aristidh Kolën dhe ...
E hene, 06.08.2012, 07:22 PM
Biri i
Arbërit i njihte thellë deshirat e heshtura të saja qe flinin me shekuj në ëndrrat e deshirës per një të vertetë ; sepse
vuajtjet, vdekjet dhe zhdukjet na e kishin rënduar gjithmonë shpirtin.
Biri i Arbërit shpresonte ne lindjet e
bardha mbi errësirën verbuese,të lagura me
gjakun e nxehtë të vrasjës së së të
vërtetës. Edhe pse ishim të pafjetur ,në netët e gjata të ankthit ,në pritje të
llahtarisë ,vullkani i përvëluar i
mbrendisë shpirtërore së Birit tëArbërit
e prishte heshtjen e së paarritshmës. E njihte Arbërinë edhe në valët e Drinit ,dhe
kërcimet e tija mbi ujin e pafajshëm ,jepnin shenjën e dallandyshës në kërkim të lirisë ;lirinë që aq guximshëm e
kërkonte me vargjet e tija të mbushura
me thjeshtësi, me të rima e padukshme dhe simbolet e papritura.
Poeti nuk vdes sepse Drini ushton nga dhëmbja që i ai që ia dha vlerën valëve të tij nuk është më Poeti nuk vdes sepse Biri i Arbërit, në qiellin tonë i ka skalitur vargjet që i bëjnë dritë po atij Drini edhe në netët më të errëta të vërtetësisë sonë .Do ta lëmë të prehet i qetë shtat pash lartë në qiellin arbëror.
Pse i vranë Aristidh Kolën dhe Luka Çiçipin?
"Vritmeni ,po gjakun ma mblidhni...se do tu duhet niprave e mbesave per te shkruar gjuhen Shqipe !!" - Petro Nini Luarasi
Nga Fahri Xharra
Por edhe
bijtë e mëdhenj të kombit Aristidh Kolën dhe Luka Çiçipin , do t`i lëmë të qetë të prehen diku lartë në qiellin arbëror
,të prehen të qetë për punën e tyre të madhe se edhe këta shpresonin në lindjet
e bardha mbi errësirën verbuese të mohimit dhe stërmohimit të një pjese të madhe të Arbërisë dhe arvanitasve mu nga ata nga të cilët e panë dritën dhe kulturën
aty ku e vjedhën me themel. Që të dytë, si Aristidhi ashtu edhe Luka vdiqën në mënyrë
të njejtë ,nga e njejta ”sëmundje” e përgatitur në laboratoret antishqiptare
,nga një ”sumundje ” e cila e sjellë heshtjen e të tjerëve për të mos u dëgjuar
zëri i së vërtetës së mbyllur me shekuj në shtat pashët e thellësisë së harresës;
duhej patjetër të harrohej se:“ Ka pak njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” dhe
duhej që të mos përmendej se ”Greqia sot i ka 695 fshtra shqiptare ku jetohet
shqip ,frymohet shqip” duhe që të mos përmendur kurr që:” Çamët dhe arvanitasit
që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse
sot jo të gjithë flasin shqip”.
Duhej që të
vdisnin ,sepse e kthjellonin ujin e
turbulltë të historisë; duhej të vdisnin se pastaj në ujin e pastër do të rriteshin
troftat të cilat do ta ndërronin emrin e habitatit dhe në atë ujë të pastër
të gjithë
do ta shifnn valën e së vërtetës. Aristidhi dhe Luka e dinin se kur shkruanin nëpër
gazeta dhe dilnin në TV shkonin në shtigje me rreziqe të mëdha, por i kishin
marrë parasysh të gjitha si edhe dhe gjënë
më të keqe...! E ajo i gjeti ,se u munduan dhe patën sukses në rrugëtimin e
tyre.
Plotë akuza
dhe “shigjeta me helm” do të hidheshin kundër tij. Më 24 maj 2000, një ditë përpara
prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio
Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, Aristidh
Kola do të shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Me 11 Tetor të vitit 2000 në spitalin
Evangjelizmos në Athinë vdiq arvanitasi i shquar Aristidh Kola i cili rënkonte
prej një muaj. Aristidh Kola ishte studjues, shkrimtar, publicist dhe ka botuar
disa libra për çështjen e arvanitasve dhe të Kosovës. Ai gjatë viteve 1995-2000
ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte çështjen e Kosovës
duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek. Shërbimet dhe kujdestarët e
heshtjes ia arritën qëllimit.
E njejta ”sëmundje”
do ta ”gjenë” edhe Luka Çiçipin ,i cili
poashtu nuk deshti të heshtë ndaj në të vërteteje të madhe ; dhe në mënyrë shkencore e shpërndante polenin e kulturës së lashtë arvanite
në mënyrë që bletët e së ardhmës të dijnë saktë për emrin e luleve polendhënëse.
Luka Çiçipi
,profesor i Antropologjisë dhe i Gjuhësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut
(Greqi) vdiq të dielën, 14 shtator 2008. I lindur në Athinë në vitin 1946, ai u
doktoratua në antropologji nga Universiteti i Uiskonsinit, pas përfundimit të dy
magjistraturave, një në antropologji dhe një në gjuhësi, në të njëjtin
universitet (1981). Ka shkruar librin "Antropologjia gjuhësore e praktikës
dhe ndryshimit (dyndjes) gjuhësor: arbërishtja (shqipja) dhe greqishtja në kontakt’
'A Linguistic Anthropology of Praxis and Language Shift: Arvanitika (Albanian) and
Greek in Contact' (Clarendon Press, Oxford 1998) dhe dy libra në greqisht:
"Hyrje në antropologjinë e gjuhës: Gjuha ideologjisë dhe performansa' (Gutenberg,
Athens 1995) dhe "Nga gjuha si objekt në gjuhën si veprim '(Nissos, Athinë
2005), ndërsa një libër nën titullin "Gjuha, praktika, dhe ideologjia: Një
qasje dinamike e proceseve sociolinguistike' ishte në punë e sipër në kohën e
vdekjes së tij sipas kontratës me Palgrave Macmillanin. Ka publikuar gjerësisht
në revista të tilla si, Word, Language in Society, Journal of Pragmatics, Semiotica,
International Journal of the Sociology of Language, Anthropological
Linguistics, Journal of Sociolinguistics, Journal of Linguistic Anthropology,
Pragmatics etj., mbi çështje të tilla si ideologjitë gjuhësore, teoria politike
dhe gjuha, aspektet performuese të gjuhës, teoritë e veprimit shoqëror dhe gjuhësia
antropologjike. Ishte anëtar i shoqatave të ndryshme të Greqisë dhe ndërkombëtare
(duke përfshirë edhe Shoqatën Antropologjike Amerikane, Shoqatën Ndërkombëtare
Pragmatike dhe LSA).
Ai ishte pionier
në studimin e gjuhëve të pakicave në greqishte, në kontaktin gjuhësor. Si e
gjeti vdekjen ,qënuk e deshti por ia sollën? Sot në Greqi, ata që flasin në publik
në lidhje me marrëdhënieve të hegjemonisë, rreth arbërishtes apo cilësdo gjuhë tjetër
të pakicave është në shënjestër nga kërcënimet e stilit të Agut të Artë, i cili
veçohet dhe në fund të eliminohet fizikisht kudo ku është e mundur. Për fat të keq,
kjo është Greqia e sotme dhe e gjithëherëshme kur janë në pyetje Arvanitasit.Ç`bëri
Luka Çiçipi? Në një prej teksteve të tij të fundit mbi gjuhën si një 'praktikë’,
Luka huazon nocionin e' nënshtrimit të mbarështuar nga shkencëtarët politikë (Laclauja,
Mouffeja) për të përcaktuar hapësirën e mjegullt (të paqartë) në të cilin një subjekt
është në vartësi nga vendimet hegjemonike të ‘tjetrit’. Vendimet hegjemonike të
tjetrit: Harroje!
"Luka,
me punën e tij, na tregoi se si mekanizmat e hegjemonisë arrijnë të mbajnë larg
nga arena politike debatin e një çështjeje që nuk artikulohet fare.: Cila është
ajo qështje? Mos fol shqip. Mos e trego se nga lindi shqipja. Mos e përmend të kaluarën
tënde se me te e merr vesh bota se unë jamë i ardhur pas teje. Mos...mos...mos.
“Ne këtu
flasim vetëm greqisht” thuhet në Greqi e
referencat e tij të shfaqen në kontekstin komunikativ ku ironia është mbizotëruese
- ku arbërishtja po i humb folësit e saj amtarë të fundit, aktivë dhe passive.Lluka
Çiçipi vdiq me kancer ,mundet me i të njejtit lloj si si Aristidh Kolias ,dhe
vdiq ne kulmin shkencor..
Pse duhej
te vdiste Aristidh Kola në Greqi? Sepse “Arvanitete
të këndomi/ Gluhenë të mos harromi” -nuk lejohet.. Nuk guxon të jeshë arbëror dhe nëse je autor i veprave “Arvanitasit dhe
prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori
korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në
kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”,
“Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, atëherë të pret
vdekja.
”Pse ia
sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë krenohen fqinjët
duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare. Pasi na zvogëluan
gjeografikisht të tjerët, pse për fajin tonë, vazhdojmë të zvogëlohemi shpirtërisht.
E kryepseja: pse pra ne e kemi humbur shansin historik për t`u bërë qendra e
mbarë botës arbërore-arvanite-shqiptare?” - pyetet Kolec Tromboini dhe vazhdon: ”Parë në këtë sy, mund të them se diku përtej
gardhit tonë, në Greqi, patëm fatin të njohim Aristidh Kolën, personalitetin më
të madh arvanitas të shekullit XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit
tonë.” Vetëm pse mbronte shqiptarët e Kosovës në të drejtën e tyre për liri, u
kërcënua publikisht në një emision televiziv nga një gazetare. Për këtë ngjarje
skandaloze në median greke, shkruante.:
"Shumë
miq më telefonuan për të shprehur indinjatën për baltën që hodhi mbi mua zonja
Liana Kaneli gjatë emisionit televiziv në "Skaj" 5 Maj 1999, dhe më pyetën
përse e përballova me qetësi, kur duhej të kundërsulmoja... Miqtë e mi, mos u mërzisni
e mos u hidhëroni për këtë, sepse "e drejta del, vjen kur t`i vijë ora …(Nga
Rrënjet tona janë në Arbëri)
Aristidh
Kola me krenari ,me guxim dhem vetëdije të plotë thoshte:” Kam preferuar
gjithmonë të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat
. Nuk jam lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përmjerra dhe për këtë e
paguaj shtrenjtë dhe në mënyrë të përditëshme me nderin, dinjitetin dhe lirinë time..."
Studjuesi arbëresh Antonio Belushi në një akademi u shpreh: “I madhi Aristidh Kola është i pavdekshëm. Ai ndodhet shumë lartë në pavdekësi.