Mendime
Zejdush Kastrati: Na ke ndihmu, por edhe na ke…!
E premte, 03.08.2012, 08:57 PM
Letër
lamtumirëse Ambasadorit Dell, e mirëseardhjeje Ambasadores z. Jacobson.
Na ke ndihmu, por edhe na ke…!
Diplomati është njeri që mendon dy herë para se të mos thotë asgjë. (W Churchill)
Nga Zejdush Kastrati
Eshtë vështirë,
të gjendet, ndonjë, shqiptarë,e veqanarisht nga Kosova, i cili, e ka në zemër
,e shpirt, Kosovën,kurse në anën tjetër, i akuzon , i urren, dhe i mallkon,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kuptohet,pa
SHBA-të, e ndonjë shtet tjetër, si Gjermania…të cilat, edhe janë, sponzoruesit
dhe akcionarët kryesorë, të kësaj lirie, që po e gëzojmë,dhe të cilat, me angazhimin, e tyre, jo vetëm më 1999,por
edhe më herët,e, edhe pas largimit të forcave sërbe nga Kosova, gjithnjë,për të
mirën tonë, sakrifikuan, edhe gjakun, edhe mundin por edhe kapitalin,andaj,me
plot të drejt, gëzojnë respekt, dhe janë, më të besueshmit e të respektueshmit,
në cdo aspekt.
Në veqanti,ushtarët
amerikanë,qofshin ata të kampit më të madhë ushtarak në Kosovë-atij të Bondstellit,më
herët edhe të atij Monteith në Gjilan, dhe një kampi tjetër ë Viti,në cdo
aspekt, gjatë cdo lëvizjeje, nëpër gjitha lokalitetet e sektorit të Lindjes, janë pritur si heronjë, ,dhe edhe sot, nuk
janë raste të rralla, kur, nëpër lokale hoteliere , ndeja e ahengje të ndryshme,me pietet flitet, për raportet
dhe sjelljet, shumë njerzore e humane,
mes ushtarëve amerikanë dhe popullatës lokale, duke përmendur edhe miqësi të reja
,martesa e koresponedenca, që kanë vazhduar
e po vazhdojnë, në vazhdimësi, edhe pas largimit të disa prej tyre, apo
transferimit të tyre, në shtetet tjera.
Zatën, këtë
konstatim, e fuqizojnë edhe shumë raste, që kanë ndodhur, e po ndodhin,
edhe tani, qoft në Veri të Mitrovicës,kur
me angazhimin e ushtarëve amerikan ,gjendja e sigurisë po merr dimenzion
shumë pozitiv,por edhe në lokalitete tjera,andaj besimi dhe respekti, sa i përket
SHBA-ve mund të themi, se nuk është luhatur dhe zbehur, përkundër, fërkimeve,polemikave
dhe ashpërsimit të gjuhës, mes Ambasadorit në largim, Christofer Dell, dhe
pronarëve të një mediumi elektronik,përkatësisht
një gazete ditore.
I
nderuari Ambasador Dell, dhe e nderuara
Amabasasore Jacobson?
Për të qenë
korekt me opinionin,dhe me të vetmin qëllim e dëshirë,si gazetar dhe banor i kësaj
Kosove, e i këtij vendi,dua të flas vetëm si vëzhgues dhe vlerësues neutral,që edhe
profesioni më obligon ta them e ta shprehi,(edhe nëse gaboj),e kuptohet, se në radhë
të parë, vetëm falë juve, kemi arritur, edhe të na krijohet mundësia të komunikojmë
lirshëm e të shprehim edhe mendimet e qëndrimet tona, pa pasoja të mëdha, edhe në raste, kur ato, nuk i përlqejnë dikujt,edhe
kur thuhet e vërteta,andaj,më lejoni, të
them e të paraqes, edhe disa veprime të Amabasadorit në largim, që në momente dhe raste të caktuara,gjatë
mandatit të tij, që po përfundon, patën marrë kahje të dëmshme, dhe fatkeqësisht,
patën krijuar herë -herë edhe huti e
dilema, por edhe situata e momentume, për
parashtrim pytjesh ,por pa kërkim decidiv edhe
të përgjegjieve, të cilat, nuk
besoj, se ky popull, do ti duronte, që dikush tjetër ti bënte, dhe ai ti kapërdinte.
Nuk dua të
detalizoj rastet, dhe të flazi vetëm “zi” për Ambasadorin në ikje,sepse me shumë
veprime, dhe ate shumë konkrete,në veqanti,
në momente delikate, që ka pasur Kosova, gjatë mandatit të tij, pa veprimin e
tij energjik,shumë gjëra do të eskalonin në ekstrem, dhe pasojat,do të ishin të
paparashikueshme, por janë edhe disa momente, të cilat, pothuaj me muaj të tërë
i ka kërkuar,e po i kërkon opinioni
kosovarë, që ti dijë dhe të njoftohet, se pse ndodhën dhe si ndodhën?
Gjëja e
parë, dhe që vështirë, mund ti falet Ambasadorit Dell, është, se me dijen e këtij
Ambasadori, apo pa dijen e tij, si
gjithnjë ,rreziku më i madhë, për Kosovën,ka qenë, është, dhe do të jetë,kur,tipa njerëzish shumë dinakë,gjithnjë servilë, dhe
lakej e puthadorë,apo zvarranikë të ndryshëm janë shtirë dhe kanë mbështetur,
qoft përmes medias,debateve, në institucione… pikërisht këtë Ambasador, duke u
thirrur gjithnjë në emrin e tij përsonal, dhe të shtetit që ai përfaqëson, e në
anën tjetër ,kanë keqëpërdorë, keqëmenaxhu,kanë abuzu e vjedhë, pasurinë,kapitalin
e bugjetin e këtij vendi.
Rasti
tjetër,është ai , i një ish subjekti politik, i cili u pat mbështet me gjithë fuqinë
intelektuale dhe mediatike nga Ambasdori Dell, e që në fund pësoi fiasko me
rastin e zgjedhjeve( është fjala për Fer-in) në një anë,dhe përbuzja, apo
injoranca publike, që iu bë një subjekti tjetër politik ,po në atë kohë të fushatës
zgjedhore, e që sot ai subjekt është pjesë e Parlamentit të Kosovës,(flitet për
Vetëvendosjen) duke u deklaruar publikisht, se nuk do të vizitohet kurrsesi nga
ai,por ndërkohë, me rastin e vizitës së zëvëndës ndihmës sekretarit të Departamentit
të shtetit, edhe ky Ambasador ishte në vizitë,
dhe ky veprim ka lënë një pikëpytje të madhe ,se cili ishte qëndrimi amerikan për
këtë subjekt politik,apo Ambasadori veproi krye në vete ?!
Edhe një rast tjetër,që i “faturohet” Ambasadorit në ikje, e që nuk e ka “paguar”,është
edhe deklarata e tij, kur në zgjedhjet e fundit ,pikërisht,ky Ambasador, i pari, tha se në këto zgjedhje, janë ba “vjedhje
industriale të votave”.që ishte një e vërtet e pakontestueshme dhe e deklaruar
edhe nga mekanizma tjerë ndërkombëtarë e
vendorë,por sanksionimi dhe penalizimi i atyre që oragniazuan dhe zbatuan këtë strategji
e këtë skenar, asnjëherë nuk u përfillë në
praktikë.
Pse u
hesht dhe nuk u veprua në këtë rast ,edhe kjo qështje , është një pikëpytje e madhe,
që opinioni ka kërkuar ta dijë?
Lëndimi më
i madh, këtij vendi e këtij populli nga po ky Ambasador iu bë me rastin “Pacolli”,kur me veprime
,koordinime,shantazhime e “sms”,u “dhunua” Kuvendi dhe “me hu në krah” u
zgjodh Pacolli për President të Kosovës,një
skandal që po ky Ambasador tentoi ta zgjidh edhe me kercënim ndaj medias dhe
gazetarëve.
Pra, është
edhe ky, një nga veprimet që,me të drejt , shumica e kosovarëve, largimin e
Christofer Dellit e presin si lehtësim
,por me shpresë se Ju z. Ambasadore e re, do
të jeni shembull, jo vetëm i një diplomateje të rryer, por edhe si një përfaqësueseje, të një vendi, ku ka lind dhe është model demokracia e mirëfilltë,që
këtë frymë , ta mbillni edhe te ne.
Vendi
im,për momentin ka nevojë për shumëcka, por si për “bukën e krupën”,që ka njeriu nevojë, më së tepërmi,
Kosova, ka nevojë, për të qenë shtet i së drejtës dhe të sundimit të ligjit.Më në
fund, dikush, duhet treguar, liderëve kosovarë, se partitë politike, janë ba, për
popullin, e jo për ta.
Këtë mund
ta bëni realitet, dhe ta jetësoni, vetëm Ju,z.Ambasadore, me shtetin që përfaqësoni, dhe askush tjetër,sepse
keni dëshmuar shumë herë deri më tani,edhe në shumë vende tjer të botës.
Gjatë këtyre
ditëve kur po trumbetohet, se Eulexi, a
duhet të jetë brenda apo jashtë Kushtetutës së Kosovës,do të ishte mirë,pikërisht,
që SHBA-të, të jenë brenda kësaj Kushtetute,
sepse ata të parët e meritojnë një gjë të tillë,dhe janë garancë për
zhvillimin dhe mirëqenien tonë.
Suksese z Ambasadore.