E hene, 20.01.2025, 06:13 PM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Lëngon politika shqiptare në Mal të Zi

E merkure, 08.08.2012, 06:59 PM


Lëngon politika shqiptare në Mal të Zi

Shkruan: Shaban Peraj

Në politikën shqiptare në Mal të Zi, lexon e dëgjon deklarata nga më të ndryshmet, pikërisht nga ata që nuk do duhej ta bënin këtë. Të njëjtit i sheh sa në një krah, aq në tjetrin, jo për diçka që do ta bënte interesante hartën politike, po vetëm për të dëshmuar interesat e tyre personale, njëherë i përkëdhelën politikës aktuale, herën tjetër opozitës, e gjitha kjo për arsyet e tyre politike! Kjo dëshmon se jemi të vonuar, lëngojmë tash e 22 vjet dhe gjithnjë vazhdojmë të jemi të pranishëm në politikë falë makinacioneve, falë përvojës politike, edhepse asnjëherë nuk i përmbushëm premtimet e detyrimet e marra. Ajo që i bëri “të mëdhenj”  ishin privilegjet e fituara, rrogat e majme, llukset e tyre nëpër takime e prezantime si përfaqësues të popullit shqiptarë në Mal të Zi.

Nga e gjitha kjo shtrohet pyetja: Ku po shkon kështu politika e përfqësuesve shqiptarë në Mal të Zi, çfarë po bëhet me komunitetin e këtushëm? Dihet fare mirë se mungon parimi i demokracisë, mungon kultura e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të subjekteve politike shqiptare, e gjitha kjo për fajin e klasës politike. Sot jemi më të ndarë se kurrë, çfarë do na sjellë e nesërmja askush nuk mund ta thotë me saktësi, pavarësisht deklaratave se duhet të bashkohemi. Hë pra, kush i ndalon këta për t’u bashkuar, kush i pengon në realizim të programeve partiake, veçëse lakmia për të qenë të parët e lufta për poste të reja. E gjitha kjo mund dhe duhet të bëhet përmes zgjimit të vonuar të klasës politike, bashkëpunimit të sinqertë me diasporën shqiptare e cila tash e sa kohë po mundohet të kanalizojë rrjedhat politike në dobi të komunitetit, bashkëpunimit me shtetin amë me të cilin asnjëherë nuk u ulën këmbëkryq të gjithë përfaqësuesit për të biseduar se si të dilet nga situata e krijuar, përveçëse pati takime të ndara, e vrapime për përfitime personale! Kështu si jemi sot, jemi të pushtuar nga kjo klasë politike së cilës i intereson karriera politike personale, pa menduar e vepruar për komunitetin, duke bërë përpjekje që në vazhdimësi të qëndrojnë në pushtet e duke bërë veprime të kundërta nga ajo që deklarojnë në mediet malazeze.

Tani që po ofrohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 14 tetor 2012, duket sikur është mjaft e trazuar dhe e lënduar zemra dhe shpirti i çdo shqiptari këtu në Mal të Zi. Janë të shumtë ata që kanë çka të thonë, qoftë për vete, qoftë për bashkëkombasit, po në anën tjetër shprehin keqardhje për ata që u dhunojnë të drejtat e tyre individuale e kolektive, dhe saherë u dalin parasysh këta elitarë politik stepën duke pyetur vetën: a është e mundur që këta nuk kanë guxim e kurajo  për bashkim e bashkëveprim, e ti japin jetës gjallëri, shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Asnjëherë nuk na u dha rasti të shohim shembuj pozitiv nga veprimet e tyre, të shohim profesionalizëm të lartë, përgjegjësi e kompetenca konkrete, e duke i shërbyer komunitetit me urtësi, mençuri, gjithmonë me fakte bindëse si për vete, ashtu edhe për të tjerët. Nëse këta nuk mundohen të jenë të besueshëm për masën, për ata që do i votojnë nesër e nëse të njëjtit dalin me informata që janë të përshtatshme vetëm për veshët e tyre, atëherë shoqërinë tonë e mori lumi, e duke u shtypur atyre ndjenjat do t’i çojnë në një sëmundje të pashërueshme. Ata duhet të zgjedhin rrugën e tolerancës e mirëkuptimit dhe, përballë atyre që s’dinë se ç’është tradita duhet të tregohen bujar. Po nuk e pranuan si etalon trajtimin që u bënë populli nuk kanë për të qenë bashkë me ta dhe për të shpëtuar nga vetmia. Për të kënaqë komunitetin e këtushëm kërkohet të bëhen takime, ndeja të sinqerta, ku bashkarisht do të “luftonin” çdo kundërshtar që u cenon të drejtat dhe liritë të tjerëve, ndryshe kemi për të rënë në fund të greminës, do të “vdesim” të gjithë pa e drejtuar gishtin te fajtori, ai do të mbetet jetim...



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora